Hoxhaj falënderon Füle-n për përkrahjen e Kosovës

Fyle-HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Štefan Füle.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen që komisionari Füle dhe Komisioni Evropian po japin për Kosovën, me theks të posaçëm pas hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ai ka folur për rëndësinë që ka për shtetin e Kosovës avancimi i gjithanshëm i proceseve integruese evropiane, të cilat, siç u shpreh ministri Hoxhaj, janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e Kosovës evropiane si dhe për reformimin e vendit.

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore Evropiane, Štefan Füle, ka vlerësuar progresin në Kosovë.

Füle po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit Evropian për Kosovën në proceset integruese evropiane.

Ministri Hoxhaj dhe komisionari Füle kanë biseduar edhe për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal dhe proceset konkrete që kanë ndikim në këtë drejtim në rajon. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit