18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sot nis edicioni i 11-të i ”Skena UP”

SkenaUP2013Sot nis në Prishtinë festivali i filmit dhe teatrit “Skena UP”, organizuar nga “International Students Film and Theater Festival”. Në kuadër të festivalit do të jepen 11 shfaqje teatrore, 100 filma dhe punëtori të ndryshme. Festivali do të ketë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, ndërsa Kosova do të marrë pjesë me dy filma, transmeton Koha. Ceremonia e hapjes së edicionit të 11-të të Festivalit “Skena UP” nis në orën 17.00.

Sipas drejtorit të këtij festivali, Arben Zharku, interesimi i filmbërësve dhe i atyre që bëjnë shfaqje për këtë festival, çdo vit sa vjen e shtohet.Krahas filmit dhe teatrit festivali Skena Up ka për qëllim edhe edukimin e artistëve kosovarë, por edhe atyre ndërkombëtarë që vijnë në Kosovë.

Hana Qena, menaxhere e festivalit, thotë se kanë konkurruar 50 shfaqje nga vendet e ndryshe të botës dhe janë selektuar 11 shfaqje në programin zyrtar të teatrit, regjitë e të cilave janë bërë nga studentët e fakulteteve të ndryshme të arteve nëpër Evropë.

Shfaqjet do të luhen ne Teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombëtar. Të gjitha shfaqjet janë prej orës 18.00 dhe prej orës 20.00 çdo natë.

Organizatorët shquajnë një shfaqje e cila vjen nga Irani. Edhe në zhanrin e filmit, në “Skena Up”, kanë konkurruar regjisorë nga e gjithë bota dhe e veçanta e këtij viti, sipas koordinatores së programit të filmit, Vesa Qena, është se këtë vit ka filma edhe nga Taivani.

Në konkurrencën ndërkombëtare janë edhe dy filma nga Kosova që vijnë nga Fakulteti i Arteve, regjia e filmit, ndërsa programin speciale është edhe French Day – Dita e Francës. Filmat endryshëm të studentëve të shkollave të Francës do të shfaqen në Teatrin Oda, nga ora 13.00

Gjatë festivalit do të prezantohet edhe marrëveshja midis Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës me Pragën, që studentëve nga Kosova iu mundëson të studiojnë atje nga viti i ardhshëm.

Festivali “Skena Up” do të jetë i hapur nga data 5 deri më 11 dhjetor.

Më Shumë

Qytetarët e Rahovecit dalin zbathur për ta larguar ujin – pusetat e mbyllura

Shiu i madh i cili ka filluar tashmë në komunën e Rahovecit menjëherë ka bllokuar rrugët e qytetit nga uji i madh dhe për...

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Lajmet e Fundit