Home Blog Page 889

Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

0

Tri javë nga zhdukja, profesori Gani Rudaj nga Prizreni ende mbetet i pa gjurmë. Herën e fundit, ai është parë në QKUK në Prishtinë.

Familja e profesorit Rudaj ka pranuar disa telefonata nga qytetarët, mirëpo nuk kanë arritur të gjejnë .

“Kemi pranuar disa telefonata nga qytetarë që kanë deklaruar se e kanë parë në Prishtinë, mirëpo nuk kemi arritur të gjejmë as ne si familje, as policia,” tregon familja e profesorit Rudaj për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, policia po vazhdon kërkimin e tij.

“Ne kemi zhvilluar kërkime në disa lokacione në Prishtinë dhe në Prizren, por deri më tani nuk kemi arritur ta gjejmë personin e zhdukur,” ka njoftuar Policia e Kosovës për “PrizrenPress”.

Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohen dy burra në Suharekë, sulmuan tre zyrtarë policorë

0

Dy burra janë arrestuar në Suharekë, të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Si pasojë, policët kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit njërit të dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për shkak të asfaltimit

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se rruga rajonale R-115, konkretisht segmenti Prizren-Prevallë, do të jetë e mbyllur me rastin e asfaltimit të saj.

Mbyllja do të përfshijë lokacionin nga dalja e Prizrenit, lagjja Marashi, deri tek tunel i parë i rrugës për Llokvicë.

“Mbyllja e rrugës për qarkullimin e automjeteve do të bëhet nga 23-25 shtator 2024, në intervalin kohor nga ora 9.00  deri në 17.00”, thuhet në komunikatë.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Zhuri pa shërbim shëndetësor në fundjavë

0

Zhuri i Prizrenit nuk disponon shërbim shëndetësor gjatë fundjavës dhe ditëve të festave.

Banorët ankohen se në këto ditë duhet të udhëtojnë deri në Prizren për të marrë shërbime shëndetësore.

“Nëse kemi nevojë për shërbime shëndetësore, duhet të shkojmë në Prizren,” thotë Xhemajli Susuri.

Ai përmend se ambulanca funksionon në ditë të caktuara, por nuk është në dispozicion të shtunave dhe të dielave.

“Natyrisht që ka nevojë, sidomos tani në dimër me gripin dhe sëmundje të tjera. Kur kemi raste emergjente, na duhet të shkojmë në Prizren për të çuar pacientët në qendrën e emergjencës ose në spital,” thekson Asllan Badallaj, një tjetër banor.

Rrahim Memaj, gjithashtu banor i Zhurit, shpjegon se udhëtimi për në Prizren zgjat rreth 5 deri në 7 minuta me makinë.

“Do ishte mirë që të kishte një mjek edhe gjatë vikendeve, por kjo varet nga disponueshmëria e ambulancave,” shton ai.

Drejtor i Shëndetësisë në Prizren, Simir Krasniqi, shpjegon se është e pamundur të plotësohet kërkesa e banorëve për shërbime në fundjavë për shkak të kufizimeve nga udhëzimi administrativ.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Ai thekson se QKMF në Zhur funksionon pesë ditë në javë, me dy ndërrime, dhe për shërbimet në ditët e festave, banorët mund të drejtohen në qendrën kryesore të mjekësisë familjare.

“Ne nuk mund të lejojmë punë gjatë vikendeve në QKMF, siç kërkojnë banorët e fshatit Zhur,” përfundon Krasniqi.

Bashkësia lokale e Zhurit është një nga më të mëdhatë në Kosovë dhe vazhdon të kërkojë zgjidhje për nevojat e saj shëndetësore./RTK/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përballë Dubois

0

Anthony Joshua do të ketë një avantazh të lehtë në peshë ndaj Daniel Dubois të shtunën mbrëma pasi rivalët u ngjitën në peshore.

Joshua peshonte 114.5 kilogramë krahasuar me 112 kilogramë të Dubois para qindra fansave në sheshin Trafalgar të Londrës.

Më pas, të dy rivalët u përballën për herë të fundit përpara se Dubois të vendosë titullin e tij botëror në peshën e rëndë përpara 96,000 tifozëve në Wembley këtë fundjavë.


Anthony Joshua do të përballet me Daniel Dubois në Wembley më 22 shtator në ora 00:00 sipas kohës tonë lokale.

Duke folur nga skena, Joshua tha: “Kjo është energjia. Thjesht dua t’ju jap një falënderim masiv për ju djema që qëndroni me mua në të keq dhe në të mirë. Dhe nëse mund të kërkoj një nder, shkoni në shtëpi dhe lutuni për mua që të bëhem tre herë kampion i botës në peshat e rënda”.

Ndërkohë, Dubois dëshiron ta tërheqë Joshuan në “vendin e errët” ku ishte pas humbjes së tij të dytë nga Oleksandr Usyk dy vjet më parë. /Telegrafi/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizreni shënon “Ditën pa Makina”

0

Sot në Prizren u shënua “Dita pa Makina,” aktivitet i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, pjesë e një nisme ndërkombëtare që synon promovimin e një jete më të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Gjatë kësaj dite, qytetarët u inkurajuan të lëvizin pa automjete, duke përdorur biçikleta, karroca ose duke ecur, për të reduktuar ndotjen dhe për të inkurajuar transportin alternativ.

Ngjarja, e cila festohet në shumë vende të botës, ka për qëllim të ndërgjegjësojë komunitetin për përfitimet e aktiviteteve fizike dhe rëndësinë e një ambienti më të pastër.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Me një aktivitet të organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, sot u shënua “Dita pa Makina” që kremtohet në shumë vende të botës, në të cilën qytetarët lëvizin pa makina dhe në vend të tyre ngasin biçikleta, karroca apo edhe ecin. Kjo ngjarje ndërkombëtare që inkurajon qytetarët të lëvizin pa automjete, promovon një stil jetese më të shëndetshme, aktive dhe rekreative”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes

0

Në Rahovec u shënua Dita Ndërkombëtare e Paqes me një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Drejtorinë Komunale për Rini dhe Sport (DKRS).

Ngjarja kishte për qëllim të reflektonte mbi rëndësinë e paqes, me theks të veçantë për komunën e Rahovecit, e cila njihet si një shembull i stabilitetit dhe bashkëpunimit.

“Në këtë ngjarje, së bashku me kryetarin Latifi morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, të LMT-së dhe të Policisë së Kosovës, ku theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e sigurisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Miratohet logoja e Kuvendit të Republikës së Kosovës

0

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.

Sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.

Koncepti i logos

Simboli i shtëpisë në logon e Kuvendit simbolizon ndërtesën kryesore të shtetit, Kuvendin, si instutcioni më i lartë ligjvënës dhe përfaqësues i Republikës së Kosovës. Pjesa e poshtme e logos simbolizon rreshtat e ulëseve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa vija e mesme në pjesën e sipërme të simbolit paraqet ulësen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. Vijat anash, po ashtu në pjesën e sipërme, simbolizojnë ulëset e anëtarëve të qeverisë.

Me bashkimin e të gjitha pjesëve, simboli pasqyron në mes hartën e Republikës së Kosovës, që, së bashku me yjet, simbolizon flamurin e Kosovës.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit ndryshon mënyrën e anëtarësisë vjetore

0

Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit njofton lexuesit e saj se, me kërkesë të tyre, do të ndryshohet mënyrën e anëtarësisë vjetore.

Ky ndryshim nënkupton se anëtarësimi për lexuesit e rregullt nuk do të jetë më i vlefshëm nga janari deri në dhjetor, si më parë.

“Tashmë, anëtarësimi do të vlejë për një vit të plotë, duke filluar nga data dhe muaji kur lexuesi regjistrohet, deri në të njëjtën datë dhe muaj të vitit pasardhës”, njofton Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.

“Ky vendim u mor duke marrë parasysh që lexuesit hezitonin të regjistroheshin në gjysmën e dytë të vitit, për shkak të periudhës së shkurtuar të anëtarësisë. Me kërkesë të lexuesve, propozimin e stafit të bibliotekës dhe miratimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), anëtarësimi tani ofron më shumë fleksibilitet dhe mundësi për shfrytëzimin e bibliotekës”.

“Ky ndryshim synon të rrisë numrin e lexuesve të rregullt dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet e bibliotekës.