Home Blog Page 888

Sot fillon vjeshta, moti me diell

0

Mot më stabil do të ketë gjatë javës vijuese. Temperaturat me trend të rritjes deri fundjavën e ardhshme.

Pas reshjeve që pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë, të javës së ardhshme, në pjesën e dytë të javës, vazhdon të paraqitet periudhë e motit më stabil, me më shumë diell nga dita e premte dhe fundjavën e ardhshme.

Temperaturat pas një rënie të lehtë të mërkurën, shënojnë rritje, madje edhe në temperatura verore, me maksimale deri në 26C e 27C.

Në ditët e para të tetorit, pritet mot më i ndryshueshëm, ku nuk duhet përjashtuar mundësi për të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat zbresin përreth vlerave mesatare, në 20C e 21C, maksimalet, e minimalet në 8C e 9C.

Këtë të diel më 22 shtator në hemisferën veriore fillon stina e vjeshtës, në orën 14:44.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Doubis e nokauton Joshuan

0

Daniel Doubis e ka fituar meçin për titullin e IBF-së të peshave të rënda në boks, pasi e mposhti Anthony Joshuan me nokaut.

Doubis u tregua më i mirë që nga fillimi, ku në rundin e parë arriti që ta rrëzojë Joshuan.

Në rundin e dytë, Doubis sërish nisi me goditje të furishme, por Joshua arriti që ta neutralizonte paksa.

Kurse, në rundet tre dhe katër, Doubis sërish arriti që ta rrëzonte Joshuan, madje në rundin e katërt dy herë, por Joshua, pavarësisht numërimit të gjyqtarit, e vazhdoi garën.

Nokauti për Joshuan erdhi tek në rundin e pestë, ku Doubis i dha disa goditje të forta, nga të cilat Joshua s’arriti të këndellet.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria barazon ndaj Drenicës në një ndeshje dramatike

0

KF Liria ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në përballjen e zhvilluar në Skenderaj ndaj KF Drenicës, me rezultatin 1:1.

Fiton Hajdari shënoi golin e epërsisë për Lirinë në minutën e 23-të, duke e vendosur ekipin në avantazh të hershëm. Mirëpo, situata ndryshoi pas minutës së 60-të, kur Liria mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Në një ndeshje të tensionuar, KF Drenica shfrytëzoi epërsinë numerike dhe arriti të barazonte në minutat shtesë. Egzon Fazliu shënoi golin e barazimit në minutën 90+7, pas një asistimi nga Kreshnik Uka.

Pavarësisht se ishin pranë fitores, Liria u desh të kënaqej me një pikë në këtë përballje, pas një loje të luftuar deri në fund./PrizrenPress.com/

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Suhareka merr “timonin” e Superligës

0

Suhareka është lideri i ri i Superligës së Kosovës pas fitores ndaj Feronikelit ’74 (2:0), derisa Llapi mposhti në udhëtim te Ferizaj (0:1).

Skuadra nga Theranda që po mahnit të gjithë në kampionatin kosovar triumfoi me rezultat 2:0.

Vendasit ishin më të mirë se klubi nga Drenasi dhe me plot meritë dhe arkëtuan pikët e plota.

Ishte Mevlan Zeka që kaloi vendasit në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë në përfundimin e pjesës së parë (45+6’).

I njëjti më pas vulosi fitoren pas asistimit të bukur të Endrit Krasniqit (56’).

Me këtë fitore, Suhareka është përkohësisht lider i vetëm me 13 pikë derisa Nikli mbetet në fund pa asnjë fitore këtë edicion./Nacionale

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Po vuan për futbollistin?”, Vesa me përgjigje epike!

0

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu duket se është në një lidhje dashurie.

Ajo është përfolur shumë në mediat rozë, si shkak i ndarjes nga ish i fejuari, Mergim Berisha, historinë me të cilin e rrëfeu gjerë e gjatë në BBVK.

E lidhur me futbollistin, Vesa merr në mënyrë konstante komente në mediat sociale, që kinse ajo po e vuan ende këtë ndarje.

Me një të tillë ajo u përball edhe së fundmi, e replikimi i saj ishte epik!

Prizreni i pandalshëm

0

FC Prizreni ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Ligën e Dytë të Kosovës, duke triumfuar 2-0 ndaj KF Kosova VR, përcjell PrizrenPress.

Sulmuesi Ylli Myrtezani ishte njeriu i momentit, duke realizuar të dy golat e ndeshjes. Goli i parë erdhi pas një asistimi të bukur nga Joao, ndërsa i dyti u shënua nga pika e penalltisë, pas një ndërhyrjeje ndaj Reljan Shahut.

Me këtë rezultat, FC Prizreni po tregon stabilitet dhe formë mbresëlënëse, duke qëndruar në rrugën drejt shpalljes kampion. Përgatitja dhe përkushtimi i ekipit reflektohet qartë në rezultatet e fundit, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt objektivit të sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Joshua sonte kërkon titullin e tretë botëror në peshat e rënda

0

Anthony Joshua sonte do të luftojë për titullin e tretë botëror IBF në peshat e rënda ndaj boksierit, Daniel Dubois.

Kjo ndeshje pritet të filloj rreth orës 23:00, shkruan Gazeta Express.

Stadiumi “Wembley” do të jetë sonte arenë e përballjes mes dy boksierëve britanik.

Përveç këtij super dueli në program janë edhe disa meçe tjera.

Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace do të kërkoj të mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.

Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu duele të planifikuara për këtë natë.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Suhareka synon fitoren ndaj Feronikelit’74

0

Në kuadër të xhiros së 6-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, sot, FC Suhareka do të presë KF Feronikeli’74 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë.

Ndeshja do të fillojë në orën 15:00, përcjell PrizrenPress.

Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ndërsa FC Suhareka kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës së vet për të siguruar tre pikë të vlefshme për kampionatin.

Në tabelë, nga këto skuadra më së miri qëndron Suhareka si e treta me 10 pikë, ndërsa Feronikeli 74 mbetet i fundi me 0 pikë./PrizrenPress.com/

Rahovec/ Zeja e përpunuesve të drurit gjithnjë e më shumë në zhdukje

0

Tradicionalisht enët e drurit kanë qenë pjesë e jetës në familjet e Rahovecit dhe jo vetëm. Në këtë komunë sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Kulturës, ka pasur shumë përpunues të drurit, por tani ato kanë ngelur vetëm eksponate në muzeun e vogël të këtij qyteti.

“Për fat të keq tani ka shumë pak prej atyre që merren me përpunimin e drurit, për shkak se njerëzit e kanë humbur interesimin, pasi kërkojnë gjëra të luksit për të rregulluar ambientet e brendshme, por edhe gjërat praktike që i përdorin në familje, për gjëra utilitare në gastronomi apo ambiente të tjera jetësore”, tha për RTK-në, Qemajl Krasniqi, zyrtar i drejtorisë së Kulturës në Rahovec.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Një ndër familjet që i ka mbijetuar kohës, është ajo Hasku nga Rahoveci. Aliriza Hasku është gjenerata e tretë që merret me këtë zeje tash e 35 vjet.

Tani familja Hasku po kujdeset për stazhinimin e drurit për përpunim që nis pas vegjetacionit.

“Tharja natyrore zgjat 24 muaj. Gjatë kësaj periudhe zhvillohet procesi hidroliza ose thënë ndryshe shpërlarja e etanineve të ndryshme dhe mbesin vetëm ato të lidhura e të shëndosha që kanë efekt pozitiv në verë dhe raki”, tha Hasku.

Për ta ndërtuar një enë të madhe druri duhet shumë punë, thotë ai, i cili shton se i vetëm nuk mund t’ia dalë, por krah tij punon edhe djali.

Enët që shërbejnë për ruajtjen e verës, bulmetit dhe perimeve të tjera të konservuara janë produkt i tij dhe djalit, që shënon brezin e katërt. Deri më tani kanë punuar vetëm mekanikisht, por në vitin 2021 kanë përfituar përmes grantit qeveritar një makineri që ua ka shkurtuar shumë procesin e punës.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Kjo makinë ma ka shkurtu procesin e punës për katër herë, ky operacion pune është dashur të bëhet për 40 minuta deri në një orë, ndërsa tani e bëjmë për 10 minuta maksimumi 12 minuta”, shtoi Hasku.

Kërkesat më të mëdha për enët e drurit i kanë veraritë, por tani edhe sektori i hotelerisë dhe gastronomisë kanë filluar të përdorin pajisje të tilla, pasi konsiderohen shumë ekologjike./RTK/