Home Blog Page 890

Pastrohet Liqeni i Vërmicës në Prizren

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit organizoi sot aktivitetin “Ta Pastrojmë Kosovën”, në kuadër të fushatës së OJQ-së “Let’s Do It”. Ky aktivitet ka për qëllim pastrimin e lokacioneve të prekura nga mbeturinat ilegale, në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.

Lokacioni i përzgjedhur për këtë aktivitet ishte “Liqeni i Vërmicës”, një zonë e cila është ndikuar nga grumbullimi i mbetjeve plastike pas një sezoni të thatë. Sipas autoriteteve lokale, prurjet nga Drini i Bardhë kanë kontribuar në akumulimin e mbeturinave nga vendbanimet përreth.

Gjatë aktivitetit, u vendosën gjithashtu katër tabela me mbishkrimin “RUAJE MJEDISIN” për të inkurajuar kalimtarët dhe komunitetin që të angazhohen në ruajtjen e ambientit. Drejtori i Shërbimeve Publike, [Emri i Drejtorit], theksoi rëndësinë e angazhimit të qytetarëve në mbrojtjen e natyrës dhe krijimin e një mjedisi më të pastër.

 

Ky aktivitet është pjesë e një serie nismash që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në Prizren dhe krijimin e një ndërgjegjeje më të lartë për mbrojtjen e mjedisit.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rusta: Jam lodhur duke u konsideruar ‘gjyqtare seksi’

0

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta ka zbuluar se është lodhur duke u konsideruar si “gjyqtare seksi” pas gjykimit në Ligën e Kampionëve për femra.

30-vjeçarja u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Superligës shqiptare, ndërsa ka bërë hapin në skenën evropiane muajt e fundit. Ajo ka qenë më parë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto magjepsëse me bikini dhe duke ushtruar në palestër, por tani ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram” për shkak të mesazheve seksiste në platformë. Rusta, e cila do të gjykojë sonte ndeshjen e femrave të Ligës së Kampionëve mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit, beson se mbulimi mediatik i pamjes së saj e ka bërë të vështirë, që ajo të arrijë të njëjtin nivel me homologët e saj meshkuj.

“Arbitrimi nuk është çështje gjinie, por kompetence. Shoqata e arbitrave (shqiptare) ka qenë gjithmonë e fokusuar në promovimin e femrave, kështu që rasti im nuk është rastësi dhe as përfundim i procesit. Shpresoj që të mos jetë e largët dita kur do të jemi katër femra që do të arbitrojmë një ndeshje të kategoria më e lartë e meshkujve.  Edhe pse në dukje është një ambient kryesisht mashkullor, ndihem i respektuar dhe i vlerësuar për punën që bëj në fushë”, thekson Rusta

 

 

Rusta punon gjithashtu si mësues i arsimit të mesëm në Shqipëri

 

Zyrtarja e Champions League është detyruar të fshijë Instagramin e saj për shkak të mesazheve seksiste

PDK-ja e vlerëson si jashtëzakonisht të mirë qeverisjen e kryetarit Totaj në Prizren

0

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është vlerësuar si jashtëzakonisht e mirë nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Berisha Bytyqi.

Sipas kryesueses që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Totaj ka bërë punë të mira gjithnjë brenda mundësive buxhetore.

 

“Qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj në Prizren e vlerësoj jashtëzakonisht të mirë. Po e shoh që po mundohet të bëj punë të përditshme sa më të mira, kur e them këtë gjithmonë brenda mundësive buxhetore, pastaj ligjore, procedurave që kemi. Jo të gjithë qytetarët i shohim punët ashtu si i dëshirojmë, por duhet ditur se këtu ka rregulla, ka ligje, ka procedura, të cilat me të vërtetë edhe mua si kryesuese, por edhe kryetarit e gjithë ekzekutivit na marrin kohë dhe mbarëvajtja e punëve që dëshirojmë ti kryejmë në afate sa më të shkurtra, sa më shpejtë dhe sa më mirë, s’na lejojnë që ti bëjmë me afate rekorde”, ka thënë Berisha Bytyqi për Telegrafin.

Sipas saj merita më e madhe e kryetarit Shaqir Totaj është se pas një periudhe të polarizimeve politike ka arritur që të krijoj një atmosferë më pozitive, dhe bashkëpunim më të lartë me qytetarët.

“Nga përditshmëria jonë e punës, takimet që kemi qytetarët e Komunës së Prizrenit shohim një atmosferë shumë pozitive, një kënaqshmëri të lartë të qytetarëve të Prizrenit me punën që po e bën kryetari aktual, zotëri Shaqir Totaj bashkë me ekipin e tij”, ka deklaruar Berisha Bytyqi për Telegrafin.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal. Ai pat premtuar qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizren: Aktakuzë kundër 7 personave për kontrabandë me migrantë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.G., A.H., H.A., O.A., M.H., A.B., dhe M.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, si dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftim thuhet se sipas aktakuzës ata kanë kontrabanduar migrantë nga Shqipëria në Kosovë, e pastaj në Serbi.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit S.G., dhe A.H., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri në ditën e arrestimit në bashkëkryerje me të pandehurit M.R., dhe A.B., (të arrestuar në Shqipëri) në baza ditore, organizojnë dhe drejtojnë persona të tjerë, e pikërisht të pandehurit A.H., H.A., O.A., H.M., për kryerjen e veprës penale ‘kontrabandimi me migrantë’, në atë mënyrë që të njëjtit i drejtojnë këta të pandehur dhe bëjnë organizimin e kontrabandimit të migrantëve sirianë dhe migrantëve nga shtetet tjera arabe, duke i përcjellë të njëjtit rrugëve ilegale për t’i futur nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, dhe nga territori i Kosovës në territorin e Serbisë”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë nga marsi i vitit 2023 ata kanë kaluar nëpër këto shtete 10 deri në 15 migrantë.

“Me këtë rast, për këtë periudhë kohore, për çdo ditë kontrabandojnë nga 10 deri 15 migrantë në ditë, e të cilët migrantë destinim të fundit i kishin shtetet e Bashkimit Evropian, ndërsa secili migrant për të kaluar nga territori i Shqipërisë deri në territorin e Serbisë, ka paguar nga 500 euro, e për transport brenda territorit të Republikës së Kosovës ka paguar nga 45 – 100 euro. Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale ‘kontrabandimi me migrantë’ nga neni 164 par. 5 lidhur me nenin 31 dhe 77, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka përshkruar edhe mënyrën se si migrantët ilegalisht kalonin territorin e Kosovës.

“Ndërsa, të pandehurit A.H., M.H., H.A., O.A., dhe H.M., nga fillimi i muajit mars të vitit 2023, e në vazhdim deri me datë 20.06.2023, merren me kontrabandim me migrantë, në atë mënyrë që i pranojnë migrantët kryesisht arabë dhe të shteteve aziatike, nëpërmes rrugëve malore, i kalojnë në territorin e Republikës së Kosovës, ku të njëjtit i grumbullojnë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë, ose në afërsi të urës e cila gjendet në autostradë afër fshatit Vërmicë, ku i priste i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët me kombi dhe me vetura udhëtarësh, migrantët e kontrabanduar i transportojnë nga aty, nëpër territor të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pastaj i pandehuri M.H., dhe taksistët të cilët i kishte siguruar ai, thuhet se i transportonin më tej deri në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjes, dhe “me ndihmën e kontrabandistëve e kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, jashtë pikëkalimit kufitar në mënyrë të paligjshme, kundrejt një përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare”.

Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur thuhet se kanë kryer veprën “kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.

“Gjithashtu, të pandehurit S.G., A.H., H.A., dhe O.A., me datë 19.06.2023, në mesnatë, në Prishtinë, në katin e katërt të objektit banesor që gjendet në rrugën “S.M.”, kanë poseduar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, të njëjtëve u janë gjetur në posedim tri (3) armë zjarri dhe një numër i konsiderueshëm i fishekëve. Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Po ashtu, i pandehuri O.A., thuhet se në banesën e lartëcekur në Prishtinë, shkakton rrezik të madh për jetën e personave që kanë qenë brenda banesës, e pikërisht për të pandehurit S.G., A.H., dhe H.A., në atë mënyrë që me pistoletë shtënë disa herë në drejtim të tokës (sheshit) të dhomës së kësaj banese, me ç’rast shkakton rrezik të madh për jetën e tyre. Me këto veprime, i njëjti thuhet se ka kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 par.1, sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Konfiskohen dhjetëra 2-she, 1-she e 100-she false të deponuara nga klientët e një banke në Prizren

0

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro false vihen përditë në qarkullim në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa përveç 2-shes, edhe kartëmonedhat 50-she e 100-she po dalin goxha shpesh të falsifikuara, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një zyrtar i një banke në Prizren, i cili ka raportuar për deponimin e disa kartëmonedhave dhe dhjetëra monedhave metalike të dyshuara false nga klientë të ndryshëm së fundmi.

Sinjali ka mësuar se bazuar në denoncimin e tij, bëhet fjalë për 50-she, 100-she, 2 euro, si dhe monedha prej 1 euro.

Paratë e deponuara janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.

Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

/GazetaSinjali/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dërguar në mbajtje dy persona, të cilët dyshohen se ia vunë zjarrin qëllimshëm një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 6 shtator.

“Më 19.09.2024 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se me datën e lartcekur, i kanë vënë zjarrin qëllimisht shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Drejtori i Urbanizmit në Suharekë, Visar Kuqi, në takime të rëndësishme në SHBA

0

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në Suharekë, Visar Kuqi, së bashku me një delegacion nga komuna, po zhvillon takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit gjatë qëndrimit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimet e zhvilluara janë fokusuar në projekte bashkëpunimi që lidhen me zhvillimin urban, planifikimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Këto iniciativa synojnë të krijojnë mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm në komunën e Suharekës.

 

“Ne jemi të përkushtuar për të zhvilluar projekte që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe të shëndetshme për komunitetin tonë,” tha Kuqi./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

0

Këtë të premte pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në disa vende parashihet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufeshë.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin mes 11 dhe 13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë nga 17 deri në 21 gradë.

Era do fryjë në drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

0

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj.

Ministri Çeku në “Debat Plus”, tha se nëse i ngritet aktakzuë për këtë çështje, atëherë nuk do e kishte problem as dorëheqjen.

“Jam shumë i interesuar që në raste të tilla të bëjë ckado që është e mundur të ofroj një standard të mirë moral. Besoj edhe dorëheqja dhe cdo veprim tjetër i nevojshëm për me mbet sa më larg nga cfarë do mundësie me ndiku në vendimarrjen e institucioneve që janë të pavarura, por edhe aty që supozo0het që ka ndodhë një vepër që në fund ka prodhu një aktakzuë. Asnjëherë skam qenë i ngarkum me cështjen e pozitave, ka shumë sulme e shpifje, kritika që janë të zakonshme e normale”, tha ai./Dukagjini/

NISMA në Prizren diskuton për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

0

NISMA Socialdemokrate, dega në Prizren, mbajti një takim me kryesinë e saj për të diskutuar situatën aktuale politike dhe përgatitjet për zgjedhjet qendrore që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kryetari i degës, Zafir Berisha, theksoi se Kosova po përballet me një periudhë të vështirë politike, si në skenën vendore ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për t’i dhënë fund keqqeverisjes dhe për të hapur rrugën drejt një qeverisjeje të re që do të rikthejë dinjitetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj”,tha Berisha./PP/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve