16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Ku…çka”, shfaqja më e popullarizuar në Rumani

Shfaqja-kuckaNë “Davilda International Theatre Festival – Interfest 2013”, ishin në konkurrencë zyrtare 17 shfaqje nga vende të ndryshme si Rumania, Hungaria, Britania e Madhe, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria dhe “Ku…Çka” e Prishtinës u vlerësua më e popullarizuara, transmeton Kultplus.

Shfaqja e Teatrit Dodona “Ku…Çka”, me regji të Elmaze Nurës dhe tekst të shkruar nga regjisorja dhe aktori kryesor i shfaqjes Mentor Zymberaj, ka marr çmimin si shfaqja “Më e popullarizuar” në “Davilda International Theatre Festival – Interfest 2013”, që u mbajt në Pitesti të Rumanisë, nga data 22 deri më 27 nëntor të 2013.

Në këtë festival ndërkombëtar ishin në konkurrencë zyrtare 17 shfaqje, ndërsa ato vinin nga vende të ndryshme si Rumania, Hungaria, Britania e Madhe, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Çmimi “Shfaqja më e popullarizuar” është çmimi që bashkon vendimin e jurisë dhe të publikut për shfaqjen me të dashur dhe më me ndikim tek ta.

Përpos këtij çmimi “Ku…Çka” është vlerësuar lartë edhe nga kritikë dhe njohës të teatrit të cilët e ftuan shfaqjen që në vitin 2014 të jetë pjesë e aktiviteteve teatrore në Rumani. Në shfaqje luajnë: Mentor Zymberaj, Florentina Ademi, Albulena Kryeziu dhe Aurita Agushi.

Që nga premiera më 25 qershor, “Ku..Çka” ka marrë pjesë në disa festivale dhe ka fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Më Shumë

Lajmet e Fundit