12.5 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026
Home Blog Page 8893

Dëshmitari i krimeve serbe në Kosovë: Tmerri në Rahovec

0

Rahovec-kriminelet-serbRedaksisë së botimit elektronik e-novina i është paraqitur polici Petar Gjorgjeviq, i cili ka akuzuar pjesëtarët e MUP-it serb për krime monstruoze në Kosovë dhe pas kësaj, siç pohon, ai ka qenë viktimë e Njësisë për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe të Prokurorisë për krime lufte të Serbisë. Bashkëbiseduesi i e-novine tashti jeton në Lihtenshtajn me gruan dhe dy fëmijët e tij, transmeton Koha.net.

Ai thotë të jetë motivuar me dëshminë e Sllobodan Stojanoviqit, me vëmendjen e sërishme të opinionit që ka treguar interesim për rastin e tyre dhe me gënjeshtrat që me këtë rast i kanë thënë prokurori Vlladimir Vukçeviq dhe zëvendësprokurori për krime të luftës Bruno Vekariq.

“Në njësinë 37 të PJP jam nga viti 1998, nga vera kur ndodhin krimet e para të luftës. Kam qenë në të gjitha aksionet në Kosovë. Më kujtohen përleshjet në Rahovec e rrethinë, aty pati shumë vrasje, plaçkitje dhe djegie të shtëpive. Dejan Mihajlloviq-Çebe dhe Sërgjan Nikoliq-Luçica ishin bashkëpunëtorët më të afërt të komandimit Nenad Stojkoviq për të gjitha punët e fëlliqura. Vrisnin pleq, fëmijë, me urdhër të Stojkoviqit, disa edhe pa urdhër të tij.

Kur u takova një herë me prokurorin Vukçeviq, në prani të Dragoljub Stankoviqit dhe disa të tjerëve, i tregoja për vrasjet e dhjetëra civilëve për të cilat kishte dhënë urdhër, ose kishte ditur komandanti i njësisë, Radosllav Mitroviq, si dhe për disa varreza masive. Ai e lëmonte mjekrën e tij dhe më tha: “Nuk kemi mjaft mish për Mitroviqin për ta gjykuar”. Isha i shokuar me mënyrën se si ai i trajtonte civilët e vrarë shqiptarë, për të e tëra kjo ishte vetëm “mish”, thotë bashkëbiseduesi i e-novina.

Mirosllav Vidoslavljeviq-Mikica ishte një kohë komandir në stacionin policor në Leskovc. Me të isha i afërt një kohë, derisa nuk u deklarova si “tradhtar”, pastaj i ndërpremë kontaktet. Por derisa ishim të afërt, ai më tregonte se si ka transportuar kamionë me kufoma. U pamë gjatë vitit 1999 në rrethinë të Prizrenit, psikikisht e kishte lëshuar, me gjasë shkaku i asaj që kishte bërë e përjetuar. Ishte i ri, sapo kishte përfunduar Akademinë policore dhe kishte filluar të punonte. Më tregonte se urdhrat i merrte nga eprori me nofkën “Gjeneral”.

Edhe në stacion flitej për këtë, ai mburrej me këtë, por si duket në vete vështirë e përjetonte këtë. Ai në shkurt të vitit 2009, kur u arrestuan katër veta kundër të cilëve dëshmuam ne, iku në Beograd, në Xhandarmëri, ku e pranoi komandanti Bozhidar Dikiq.

HORORI NË RAHOVEC: Nga mesi i korrikut 1998, kur policia mori qytetin e Rahovecit, nëpër rrugë kam parë me qindra kufoma, që rrinin asisoj në diell disa ditë. Atëherë, një ditë punëtorët komunalë me traktorë morën kufomat dhe i larguan jashtë qytetit, në një breg të afërm, mbi lokalitetin ku jetonte shumica serbe. Aty me ditë të tëra digjej zjarri dhe shumë policë në atë zjarr ngrohnin ushqimin e konservuar, duke mos ditur që në atë zjarr janë djegur rahovecianët e vrarë që i sillnin punëtorët komunalë. Në këtë përfundim vinim në bazë të erës së rëndë e të padurueshëm që vinte nga pjesët e padjegura të trupave.

GARA NË VRASJEN E CIVILËVE: Te fshati Obrijë e Epërme, në afërsi të Prizrenit, ishte një numër i madh i civilëve, disa mijë sish. Ishim në largim e sipër kur u paraqitën dy civilë, të rinj të moshës rreth të 20-tave, dikush i kishte zënë rob, nuk ishin të armatosur. Nenad Stojkoviq i dorëzoi te Çebe, i cili i zhveshi lakuriq. Mori një thupër të hollë dhe me të sillte sa mundte. Ishin krejtësisht të përgjakur, më kujtohet që ulërinin: “Kuku, nona, kuku, nona!”, dhe këtë sikur e dëgjoj ende. U përpoqa t’i them Stojkoviqit që t’i lirojë, kurse ai i aplaudoi Çebes dhe tha: “Kjo është mirë, bravo!”, i cili i nxitur nga lavdërimi i komandantit i rrihte edhe më me zell. Në fund të dy i vrau me pushkë.

Në fshatin Korishë, Çebe sillte njerëz nga Prizreni. Ata i zinin Zoran Markoviq-Cecko dhe Dragan Milenkoviq-Shisharka. Drejtori i ndërmarrjes komunale quhej Jovan, ai i caktonte njerëzit, shqiptarët e arsimuar, të cilët ende fshiheshin nëpër shtëpia, nuk donin të largoheshin. Shkonin atje i arrestonin dhe i sillnin në Korishë dhe në Korishë, para të gjithëve vriteshin me plumba të pistoletës së kalibrit të vogël në lule të ballit. Këtë e bënte më së shpeshti Çebe, atë e kam parë ta ketë bërë disa herë. Vriste njerëz edhe nëpër stalla. Mburrej se disa nga ta kishin urinuar në automobil, sepse e dinin se ku po i çonte.

Atë pistoletë të kalibrit të vogël ia kishte dhënë komandanti Radosllav Mitroviq, pasi që me urdhra të tij vriste njerëz që quheshin “kapital”. Kurdo që vriste dikë, Nenad Stojkoviq e lajmëronte Mitroviqin: “Kapitali shkoi në rrezitje…”, që do të thoshte se ishte vrarë.

Kemi pasur vetëm dy robër nga përleshja me UÇK-në, foto i keni publikuar, ata ishin të plagosur. Ata i ka vrarë pastaj Zoran Nikoliq-Honda, unë e kam paraqitur në Prokurori, por asgjë nga kjo.

Çebe është i njohur edhe për atë se për çdo shqiptar të vrarë ka bërë një gravurë në kondakun e drurit të pushkës. Ai lavdërohej se ka 80 gravura të tilla, që do të thotë se aq njerëz ka vrarë. Unë kam parë shumë likuidime të kryera nga ai, nuk e di saktësisht sa. Njëjtë ka vepruar edhe Luçica, ata bënin gara se kush do të vrasë më shumë civilë. Por, Luçica ishte edhe më brutal, pasi Dejan Çebe vriste me armë zjarri, kurse Luçica, ta zëmë, e ka prerë një plak me motosharrë. Në Korishë, në hyrje të fshatit, në shtëpinë buzë rrugës. Për çfarë arsyeje?! Për para, për çka tjetër do të vriste.

Luçica ka vrarë edhe dy djelmosha, rrugës për në Bajgorë, kishte edhe policë të tjerë në afërsi që e kanë parë këtë, të gjitha këto ia kam përshkruar Prokurorisë, por asgjë. Ata djelmosha kishin humbur, dikush i kishte zënë rob, kurse Luçica i detyroi të ulen në gjunjë dhe së pari njërin e pastaj edhe tjetrin i vrau me plumb në ballë.

Më kujtohet edhe një vrasje që Luçica e ka kryer në fshatin Pagarushë, jo larg Rahovecit. Pas marrjes së fshatit, një grup i policëve, në mesin e të cilëve isha edhe unë, shkaku i shiut u strehua në një shitore buzë rrugës në qendër të fshatit. Papritur u paraqit një njeri me shkop në dorë dhe me plis në kokë. Ishte shqiptar në moshë mbi 80 vjeçare, shkonte qetë, me kokë të ulur. Kur kaloi afër shitores, Luçica e ngriti pushkën dhe e mori në shenjë, ne të gjithë e shikonim me habi, duke mos besuar që ai do të shtijë në plakun e paarmatosur. Por, ai e vrau me gjakftohtësi, duke shtirë në të nga një afërsi e vogël. Tërë këtë e shikonte krejtësisht i painteresuar komandiri Stojkoviq.

Për nga brutaliteti ishte i njohur edhe Kallajxhiq, emrin ia kam harruar, e quanin Kallajxhija, shofer i kamionit T110. Në fshatin e minierës Stantërg, e lidhi plakun mbi 70-vjeçar për një dru. Njërën dorë ia lidhi për kamion, tjetrën për drurin. Dhe pastaj e shqeu me kamion, njeriu vdiq në vuajtje të mëdha. Kufoma mbeti aty kurse më pas kamionët (policorë e ushtarakë) kalonin mbi atë kufomë.

PLAÇKITJET DHE DJEGIET: Plaçkitjet në Kosovë ishin të rregullta dhe sistematike. Me dhjetëra vetura ndër më modernet të vjedhura silleshin, dhe në këtë drejtim printe Vidosavljeviq. I sillte automjetet në Leskovc, një prej tyre e bleu edhe polici kolegë Zevko. Atij automjetin ia shiti Vidosavljeviqi, kurse më vonë ia kurdiste se e ka blerë dhe e ka vozitur automjetin e vjedhur, kështu që Zevko mbeti pa punë. Iu ka shitur edhe të tjerëve, automjete të sjella nga Prizreni.

Plaçkitej ari, paratë, dhe pastaj lavdëroheshin me thasët me para, sidomos Çebe. Pastaj shkonte dora tjetër, teknike, televizorët, video rekorderët, antenat satelitore, mobiliet. Prapa nesh shkonte pjesa e prapme e çetës, të gjitha i ngarkonin nëpër kamionë dhe i transportonin për në Serbi.

Edhe djegiet ishin gjë e zakonshme, vetëm arrinte urdhri “Shkrepsa” dhe kallje i tërë fshati. Ndodhte pastaj që të nisemi dhe deri në cakun tjetër të na kapte terri, ktheheshim në atë fshatin e djegur dhe – nuk kishim ku të flinim, nuk kishte mbetur asnjë shtëpi e tërë.

Isha i pranishëm në një fshat disa kilometra larg Prizrenit, afër Korishës, kur Mitroviqi i dha urdhër Nenad Stojkoviqit që të zbraznim atë fshat. Stojkoviqi urdhëroi që të gjithë të dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe të dërgohen për në Shqipëri. Këto ishin skena rrëqethëse, kur njerëzit dilnin nga shtëpitë, bartnin fëmijët në gjoks, tërheqin prapa gjërat personale. Tmerr! Ata nuk ishin shqiptarë, mendoj se kanë qenë turq apo boshnjakë dhe pyesnin ‘përse na dërgoni për në Shqipëri, po ne nuk e dimë gjuhën shqipe!’.

Urdhrat ishin “shkrepsë”, “gomë” dhe “në rrezitje”. “Gomë” do të thoshte që fshati të shtypet dhe të mos mbetet asgjë nga ai, sikur të ishte fshirë me gomë nga toka. “Në rrezitje” donte të thoshte të vritet. Ekzistonin vetëm këta tre urdhra. Shisharka dhe të tjerët mblodhën automjetet e disa shqiptarëve dhe shkuan për në Serbi, në prag të kërshëndellave 1999.

KUNBDËR KRIMINELËVE NË MESIN TONË: Derisa po e tregoj këtë, sikur më gërryen diçka në bark, kur njeriu është në luftë, në terren, ngjarjet kalojnë si nëpër shirit filmik. Mendoni vetëm për vete, si të ruani kokën, por jo edhe për atë se çka iu ngjan të tjerëve, nuk mendon që edhe tjetri është njeri. Bën llogari vetëm si të mbijetosh, të mos vdesësh. Por, pasi shpëton, fillojnë të renditen imazhet…

Pas luftës asgjë nuk më ka interesuar një vit të plotë. Ata që kanë bërë ato krime u bënë kryesorët në stacion policor dhe filluan të sillen në mënyrë arrogante. Vidosavljeviqi, Stojkoviqi, Çebe dhe të “heronjtë e tjerë të atdheut” pas luftës u morën edhe me reketim (zhvatje) të hotelierëve dhe prodhuesve privatë të mobilieve, si dhe me biznesmenë të tjerë nëpër qytet, si dhe me vepra të tjera penale… iu shkruheshin edhe fletëparaqitje penale, qëndronin edhe në paraburgim, por në fund e tëra përfundonte me aktgjykime për lirim.

Çebe u caktua për komandim të një stacioni policor në rrethinë, edhe pse kishte vetëm shkollën e mesme, Nenad Stojkoviq, ndërkaq, nga komandanti i çetës u bë kryeshef i Drejtorisë së policisë, përkatësisht i 12 apo 13-ti njeri në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Një njeri gjysmëanalfabet. Vidosavljeviqi i ndërronte automobila, xhipat për çdo ditë. Dhe ata janë kryesorët, askush asgjë nuk guxon t’iu thotë. Flisja atëbotë: “Deri kur, o njerëz, deri kur!”, shumë njerëz nuk pajtoheshin, por heshtnin, sepse lehtë humbet puna në polici, shumë shpejt mund të të kurdisin çka të duan.

Me kalimin e kohës fillova të mendoj për atë se sa vite do të kishte një djalosh i ri i vrarë, a do të kishte edhe ai tash familjen e tij, fëmijët. Edhe ai është qenie e gjallë.

Kësisoj. Më duket se ky është motivi. Jam i sigurt që Serbia nuk do të lëvizë vendit deri sa në polici dhe ushtri e ku ta di unë tjetër të jenë kriminelët e tillë. Kam dashur edhe unë të jetoj më mirë, që fëmijët e mi të jetojnë normalisht, që Ratko Mladiq të mos jetë hero popullor, ta dinë se ai nuk është patriot dhe se këta vrasës, që paraqiten si “heronj të atdheut” në fakt nuk janë patriotë.

Kam menduar që sistemi mund të zgjidhë këto gjëra, që ka filluar të funksionojë, që Prokuroria për krime lufte është vërtetë prokurori, që nuk janë mbrojtës, avokatë dhe strehues të kriminelëve. Mendoja që ata i ndjekin dhe arrestojnë vrasësit për t’i sjellë para drejtësisë. Ka menduar që Njësia për mbrojtjen e dëshmitarëve është ajo që duhet të jetë, siç e thotë edhe emërtimi i saj, e jo të jetë njësi për mbrojtjen e kriminelëve.

*Petar Gjorgjeviq është pseudonimi i bashkëfolësit tonë. Identiteti i tij është i njohur për redaksinë e-novine si dhe për dëshmitarin e kaluar të mbrojtur Sllobodan Stojanoviq, që gjithashtu ka folur për e – novine. Identitetin e këtij dëshmitari të njohur e di edhe një pjesëtar i Njësisë 37 të Aradhës së Njësive Speciale të policisë serbe, i cili së shpejti do të japë internistën e tij për e-novine.

Rahovec-krimetserbe

Rahovec-xhamia prishur

Shkrimtarja sllovene prezantohet në Prishtinë

0

TeaHvala-shkrimtare slloveneNë Qendrën Multimedia të kryeqytetit ka arritur shkrimtarja sllovene, Tea Hvala, e cila ka prezantuar sekuenca interesante nga pjesëmarrja e saj nëpër punëtori të ndryshme, ku është punuar për feminizmin, satirën dhe erotikën.

Shkrimtarja sllovene, Tea Hvala, ka shpalosur të premten në mbrëmje përvojat e saja si pjesëmarrëse në disa punëtori, që janë mbajtur vite më parë nëpër qytete të ndryshme evropiane dhe të shteteve të Ballkanit.

Këto prezantime ajo i ka bërë si pjesëmarrësja e radhës, përkatësisht, rezidentja e projektit të Qendrës Multimedia, “Rezidenca për artist, Prishtina nuk ka lum”, ku është paraqitur me temën për bashkëpunimin feminist, satirën dhe erotikën.

Derisa ka shpalosur esenë e parë ajo ka folur për përvojat e saja në punëtori ku kanë marrë pjesë grupe-punuese të ndryshme.

Dhe, njëra nga rrëfimet e saj, që është ilustruar me fotografi para të pranishmëve ka qenë ai që në njërën prej punëtorive iu ka kushtuar pikturës, ku pjesëmarrësit e përfshirë kanë pikturuar piktura me karaktere dhe motive të ndryshme.

Rrëfim tjetër interesant, që kjo shkrimtare ka zgjedhur ta tregoi para kosovarëve është ai kur një grup i të rinjve ka pasur pesë minuta kohë të shkruaj tregime për një çështje të caktuar, e më pas, pas pesë minutave ata i kanë lexuar tregimet e njëri-tjetrit, duke hapur kështu debat për temat, njofton KultPlus.

Ajo ka treguar se punëtori të tilla janë mbajtur në Lubjanë, Sarajevë e Amsterdam, ndërsa ka treguar foto që dëshmojnë se si në Lubjanë punëtoria është realizuar duke punuar në kompjuter, dhe më pas punimet janë parë nga secili pjesëmarrës sepse janë ruajtur në një server.

Në një punëtori tjetër janë bërë hulumtime të ndryshme, të cilat më pas janë shkruar me dorë në fleta të rëndomta, dhe si të tilla janë ngjitur në një mur të caktuar, duke e ndërtuar një lloj ekspozite.

Koordinatorja e projektit “Rezidenca për artist Prishtina nuk ka lum”, Nita Hasani, thotë se të premten është prezantuar rezidentja e katërt në Qendrën Multimedia, ndërsa ka treguar se edhe pjesëmarrësit paraprak pak a shumë e kanë bërë të njëjtën gjë, sikurse shkrimtarja Hvala.

“Ne në çdo muaj e kemi nga një rezident, pra një herë në muaj personi që e ka fituar projektin e bënë prezantimin këtu. Deri tash i kemi pasur katër rezident, dhe e kemi edhe të fundit për sivjet”, ka thënë ajo , e cila ka shpjeguar për KultPlus, se të gjithë janë ndërkombëtar.

Mesazhet e BE-së janë shumë të qarta

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Ivica Daçiq në Beograd po e thotë krejtësisht të kundërtën e asaj që po punon në Bruksel. Sipas saj, BE-ja po ia bën të qarta mesazhet Serbisë, se nuk mund të hyjë në këtë Union pa e njohur Kosovën.

Qëndrimi i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, nuk përputhet me angazhimin e tij në bisedimet në Bruksel. Kjo është përgjigja që zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri i bën kryeministrit serb lidhur me “ofertën” që ky i fundit e ka bërë pas mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkëmbim territoresh me Kosovën.

Në një intervistë për “lajmi.net”, Tahiri ka thënë se të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes të dialogut në Bruksel.

Ajo ka thënë se vetë angazhimi i palës serbe në dialog tregon se në fund të procesit do të ketë njohje reciproke mes dy shteteve.

“Është një diskrepancë e plotë mes deklaratave kontraverse e të kohëpaskohshme të z. Daçiq dhe angazhimit që ai dhe Qeveria e Serbisë e bëjnë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.. Qëndrimi ynë lidhur me këto çështje është se procesi i dialogut të Brukselit duhet përfundimisht të rezultojë me njohjen reciproke të dy shteteve, pra që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të realizohet normalizimi i plotë”, ka thënë zëvendëskryeministrja Tahiri.

Tahiri, e cila njëherit është edhe shefe e delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë, ka kritikuar kryeministrin serb se përmes këtyre deklaratave po dëshmon se ende vazhdon të merret me politikat e vjetra të Serbisë. “Deklarata e tij lidhet më tepër me politikat e vjetra të Serbisë, ndërkohë që Ballkani po jeton realitetin e ri të lindjes së shtatë shteteve të reja, përfshirë edhe shtetin e Kosovës, nga procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se Serbia nuk mund të ketë perspektivë evropiane, pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Serbia e ka parasysh se nuk mund ta sigurojë perspektivën evropiane pa e njohur Kosovën dhe për këtë unë mund t`ju them që mesazhet e Bashkimit Evropian janë gjithnjë e më të qarta se vendet duhet të kenë fqinjësi të mirë me shtetet përreth, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Prandaj, unë jam e bindur që Serbia do të shkëputet nga politikat e së kaluarës dhe do ta pranojë realitetin në kuadër të së cilës Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran”, ka thënë Tahiri.

Afera “pronto” nën hetime

0

Afera prontoBiseda telefonike në mes të Adem Grabovcit dhe Sami Lushtakut e plasuar në YuoTube ka arritur në 218.423 klikime. Afërsisht kaq kanë qenë të klikuara edhe përgjimet e tjera të publikuara një vit më parë. Ato ishin incizuar gjatë hetimeve kundër ish-ministrit Fatmir Limaj për korrupsion.

Kopjet e përgjimeve ishin shpërndarë 12 ditë pasi Prokuroria u kishte dhënë kopje të përgjimeve gjykatës, të akuzuarve dhe avokatëve të tyre.

Publikimi i tyre zbuloi aferën tashmë të njohur si “afera pronto” dhe ndasitë e mëdha në mes të Hashim Thaçit, Adem Grabovcit, Sami Lushtakut, Vlora Çitakut në njërën anë dhe Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, në anën tjetër.

Prokurori thotë se ende është duke e hetuar se kush i publikoi përgjimet telefonike të zyrtarëve të shtetit dhe të PDK-së.

Misioni i BE-së në Kosovë ka thënë për Koha Ditore se Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e hetuar publikimin e përgjimeve.

EULEX-i ka refuzuar të japë detaje të tjera për këtë çështje.

Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës (SPRK) ka ngritur një aktakuzë në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit më 16 nëntor të vitit 2012. /Koha Ditore/

Sot shfaqet drama ”Shtatë”

0

DoruntinaBasha-regjisoreNë Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë shfaqet drama me titull “Shtatë”. Ajo është një dramë dokumentare, e cila trajton hallet e shtatë grave që janë aktiviste të të drejtave të njeriut nga shumë shtete të botësë. Drama ka për qëllim sensibilizimin e mbrojtjes së të drejtave të grave.

“Shtatë gratë e portretizuara në dramë, luftojnë për të drejtat e veta si dhe për të drejtat e grave të tjera”. Regjisorja e kësaj shfaqjeje, Doruntina Basha, ka treguar për Radio Kosovën se kjo është një dramë dokumentare e krijuar në vitin 2007 në bashkëpunim me “Vital Voices Globar Partnership”.

”Shfaqja Shtatë, ka për qëllim ta ngrit problemin e të drejtave të grave në një nivel global jo vetën në nivel të shoqërive të caktuara siç jemi mësuar ne t””i shohim vetëm problemet tona të cilat i izolojmë vetëm në shoqërinë tonë, duke konsideruar që janë pasoja të traditës”.

Regjisorja Doruntina Basha thotë se mesazhi i shfaqejes është se duhet të luftohët për barazinë gjinore në nivel global.

Mesazhi shumë i fuqishëm i shfaqjes është që gjithandej ku shfaqet flet për probleme të njejta, për pabarazi gjinore dhe për problemet e diskriminimit në baza gjinore.

Shfaqja “Shtatë:” është dramë dokumentare e mirënjohur në botë, e cila në turneun e saj ballkanik ka performuar në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe në gjuhën rome. Sontë shfaqet në orën 19.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Çështja e arsimit Kosovë-Shqipëri larg tendencave përbashkuese

0

AbetarePërveç unisimit të tekstit të Abetares dhe disa projekteve të kohëpaskohshme, çështjet arsimore dhe të kulturës kombëtare shqiptare, ende ndodhen larg tendencave përbashkuese, thonë ekspertë të arsimit.

Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve, në Prishtinë dhe Tiranë, thonë se qeveritë respektive, po punojnë në intensifikimin e programeve të përbashkëta kombëtare, në fushën e arsimit.

Bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve të rajonit në fushën e arsimit ende nuk është në nivelin e kënaqshëm, thonë ekspertë të arsimit. Për një bashkëpunim më të thellë në këtë fushë, duhet të formohet një Këshill i përbashkët kombëtar, thotë për Radio Kosovën, eksperti Halim Hyseni, i cili mendon se pa një Këshill të tillë ky bashkëpunim nuk do të jetë i frytshëm.

“Nuk ka mundësi që të bëhet një integrim më i madh i sistemit të arsimit pa unifikimin e konceptit filozofik të sistemeve të arsimit dhe të harmonizimit të mundshëm të kurrikulave përkatësisht të plan programeve mësimore. Vetëm me plane dhe programe të harmonizuara shtetërore përmes kornizave kurrikulare, me të cilat shtetet i mbrojnë interesat e veta, atëherë nuk ka mundësi të flitet për një bashkëpunim të suksesshëm dhe produktiv nacional brenda për brenda shqiptarëve”, thotë Hyseni.

Prishtina dhe Tirana kanë marrëveshje të shumta në fushën e arsimit. Me vendet e tjera ku ka shqiptarë, ky bashkëpunim ka ende ngërçe dhe probleme, thotë për Radio Kosovën, Ministri i Arsimit, Ramë Buja. Sa i përket unifikimit të teksteve si dhe mundësisë së bashkëpunimit të autorëve të teksteve, ministri Buja, thotë se është filluar me Abetaren, e cila ka autorësi të të dyja vendeve.

“Ka autorë edhe të teksteve të tjera të niveleve të ndryshme shkollore, por me tu realizuar kjo që po synojmë, unisimin e kurrikulës së përbashkët, Shqipëri-Kosovë, besoj që pjesët tjera të gjeografisë shqiptare, do të jenë të gatshëm menjëherë të kyçen në këtë karvan të ecjes sonë. Por, nuk bëhet shumë shpejt kjo gjë , sepse duhet një kohë relativisht e gjatë, por që kurrikula e Shqipërisë që ka disa ndryshime, që të unisohet me tonën, ose e jona me atë, që të bëhet një e përbashkët”, thotë Buja.

Historiani dhe diplomati shqiptar, Paskal Milo, thotë se në këtë bashkëpunim, krijimi i teksteve të përbashkëta është më tepër i nevojshme për nivelin parauniversitar.

“Është filluar me Abetaren, por që është e pamjaftueshme. Duhet vazhduar me tekste të tjera bazë të arsimit parauniversitar, sepse aty bëhet formimi i brezit të ri”, thotë Milo.

Për një bashkëpunim më të thellë në fushën e arsimit nuk mungon kapitali njerëzor dhe kombëtar, thonë ekspertët. Ndërkohë, për arsimin universitar dhe pas universitar, Paskal Milo, thotë se ky lloj arsimimi ka nevojë për një larmi tekstesh, autorësh, alternativash shkencore. Sipas tij, ajo që duhet të bëhet, është shkëmbimi i profesorëve dhe studentëve në mënyrë të organizuar.

Vilat dhe veturat luksoze, turpi i politikanëve

0

IanCliff6-12Jashtëzakonisht është e turpshme nëse politikanët kosovarë ndërtojnë vila dhe ngasin vetura luksoze, ndonëse është e qartë se këto shpenzime nuk mund t’i përballojnë nga të ardhurat legjitime. Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se një nivel i caktuar i korrupsionit është duke u toleruar, ndonëse kjo nuk është pritur të ndodhë në Kosovë.

Absurditeti, sipas tij, është se politikanët të cilët zyrtarisht marrin vetëm një pagë dhe janë bërë milionerë brenda natës, arsyetohen se të hollat për këtë jetë luksoze ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër!

Duke folur për raundin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor, Cliff thotë se ishin zgjedhje të lira dhe demokratike, përderisa,siç thotë ai, ka shumë rëndësi që në rundin e dytë të zgjedhjeve, më 1 dhjetor, liderët politikë të bëjnë të qartë për njerëzit e tyre në terren se manipulimi është plotësisht i papranueshëm.

Ai paralajmëron se vëzhguesit diplomatikë do t’i monitorojnë disa pika në Gjakovë, ndoshta ndonjë në Pejë dhe në Graçanicë, në mënyrë që standardet e përcaktuara mos të rrëshqasin nga duart.

Zëri: Si e vlerësoni raundin e parë të zgjedhjeve më 3 nëntor?

Cliff: Nëse i shikojmë gjërat në përgjithësi, do të thosha se raundi i parë nuk shkoi keq. Ka pasur gjëra që mund të përmirësohen dhe ishte evident problemi i madh me listën e votuesve, gjë që e pashë personalisht dhe kishte ankesa të caktuara që njerëzit janë vënë nën presion për të votuar për ndonjë parti të veçantë, njerëzit janë kërcënuar.

Unë mendoj se në përgjithësi kishim të bëjmë me zgjedhje të lira dhe të drejta, kishte përmirësime të caktuara dhe të avancuara në çdo aspekt që Kosova kishte organizuar më parë dhe natyrisht ç’është më e rëndësishmja, zgjedhjet lokale në veri u mbajtën siç duhet, në bazë të ligjeve të Kosovës dhe pastaj siç duket ishte problemi i sigurisë në veri të Mitrovicës, që ishte për të ardhur keq, por gjë e mirë është se rivotimi në veri të Mitrovicës më 17 nëntor shkoi jashtëzakonisht mirë.

Pra, unë mendoj përgjithësisht se rundi i parë, për të cilin disa njerëz kanë thënë se e ka kaluar testin e BE-së, ka nevojë për përmirësime që duhet bërë.

Mbi 100 të vdekur në 10 muaj në komunikacion

0

Istog-aksidentNumri i personave që kanë vdekur në aksidente komunikacioni është rritur sivjet.

Nga janari deri në tetor të këtij viti, kanë vdekur 131 persona si pasojë e këtyre aksidenteve. 31 prej tyre, kishin qenë këmbësor.

Kjo shifër është 3 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të 2012-s.

Ndërkaq janë lënduar mbi 8 mijë persona nëpër aksidente rrugore, shifër kjo 13 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, vlerësojnë se ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve me fatalitet janë: shpejtësia, manipulimi i pasigurte i automjeteve, si dhe rrezikshmëria e rrugës. /Koha ditore/

Gati për balotazh

0

policia-e-kosoves-936435Policia e Kosovës, Prokuroria dhe rrjeti i OJQ-ve Demokracia në Veprim, tashmë i kanë bërë të gjitha përgatitjet, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjës së procesit zgjedhor, i cili me 1 dhjetor mbahet në 25 komuna.

Në kuadër të përgatitjes për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë procesit zgjedhor, Policia e Kosovës me kohë ka hartuar dhe ka shpërndarë planin operativ policor “Balotazhi, rivotimi, 1 dhjetor 2013”. Sipas këtij plani, janë të caktuara detyrat dhe angazhimet policore për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit. Zëdhënësi i PK-së, Brahim Sadriu thotë se edhe kësaj radhe, do të jenë në koordinim të ngushtë me institucionet tjera relevante, për ofrimin e sigurisë për secilin qytetar, që të shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar.

Lidhur me balotazhin që do të mbahet me 1 dhjetor të këtij viti, PK veç i ka finalizuar përgatitjet e saj me kohë, sa i përket detyra që veç bien në domenin e punës policore. Drejtoria e përgjithshme me kohë e ka lëshuar urdhrin operativ, për të gjitha drejtoritë rajonale dhe stacionet policore, për përgatitjet e planeve specifike, sa i përket menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj dite. Janë bërë po ashtu përgatitjet lidhur me mbështetjen me staf, të gjithë atyre drejtorive rajonale, që kanë më shumë angazhime gjatë 1 dhjetorit, tha Sadriu.

Ndërsa sa i përket pjesës veriore të vendit, ai thotë se për shkak të specifikave në atë territor, PK janë në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in. Por sipas tij PK është e përgatitur të reagojë në çfarë do rasti që mund të paraqitet atje.

Edhe aty sikurse dhe në pjesë tjera janë bërë përgatitjet. Për shkak të specifikave atje, do të jemi në koordinim të ngushtë veç janë kryer pjesa e organizimit me EULEX-in dhe KFOR-in. Kështu që nuk presim që të kemi ndonjë problem në atë pjesë sikurse dhe në pjesët tjera. Por në çdo rast, ne jemi përgatitur që të reagojmë, gjithmonë në kompetencat dhe autorizimet që na jep ligji, për ruajtjen e sigurisë dhe për zbatimin e ligjit në tërësi, pohoi ai.
Edhe kryeprokurori i vendit Ismet Kabashi, ka pohuar se prokurori i shtetit do të jetë edhe më i mobilizuar për balotazh dhe se adresa e vetme dhe më e rëndësishme, për paraqitjen e ndonjë parregullsie, mbetet Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Prokuroria e shtetit për balotazh do të jetë i mobilizuar edhe më tepër se që ishte gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është një prokuror i zyrës së kryeprokurorit të shtetit, për të koordinuar punën e asaj prokurorie. Ndërsa në ditën e votimit në të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës, përveç prokurorëve të atyre prokurorive, do të jetë kujdestar edhe nga një prokuror i prokurorisë të apelit. Ndërsa edhe në Mitrovicë, një prokuror i zyrës së kryeprokurorit të shtetit, tha ai.

Ndërsa Shqipe Pantina nga rrjeti i OJQ-ve, Demokracia në Veprim, thotë se do ta monitorojnë tërë procesin zgjedhor me 1500 vëzhgues.

Në zgjedhjet e një dhjetorit, DV po ashtu do të monitoroj gjithë procesin me rreth 1500 vëzhgues të cilët do të jenë të dislokuar në 25 komunat, ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh dhe në 7 komunat më të mëdha, e që janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj, Gjakova dhe Peja. Ne do të dalim me rezultate preliminare. U bëjmë thirrje partive politike edhe njëherë që ta ruajnë qetësinë dhe të mos vazhdojnë me këtë gjuhë dhe fjalor të ashpërsuar dhe qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje me 1 dhjetor, tha ajo.

Edhe ENEMO, ka paraqitur planin e vëzhgimit, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Me 28 nëntor 2013, në Prishtinë kanë arritur vëzhguesit afatshkurtë. Ata kanë marrë udhëzime mbi ambientin politik, specifikat e procesit zgjedhor, kodin e mirësjelljes së vëzhguesve, legjislacionin e zgjedhjeve dhe aspekte të tjera të rëndësishme për procesin e vëzhgimit. ENEMO, po ashtu njofton se në ditën e zgjedhjeve, do të ketë 28 vëzhgues të ndarë në 14 ekipe afatshkurta të vëzhgimit, të cilat do të vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, gjendjen gjatë votimit në vendvotime, ambientin rreth vendvotimeve dhe numërimin e votave. Për më tepër, vëzhguesit e ENEMO-s, do të përcjellin bartjen e materialeve nga vendvotimet tek Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe sjelljen e KKZ-ve. /Kosovapress/

Mobilizojnë partizanët, rrezikojnë t’i humbin votuesit

0

zgjedhjete123Pesë ditët e fushatës për balotazhin e 1 dhjetorit, shënuan ashpërsimin e gjuhës politike që la nën hije një muaj të fushatës paraprake për rrethin e parë të votimeve të mbajtura më 3 nëntor. Akuzat dhe kundërakuzat që përdorën kandidatët dhe subjektet politike në balotazh nëpër disa komuna, nga analistët politik u cilësuan edhe si shkelje e kodit dhe mungesë e kulturës për debat politik.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi subjektet në balotazh që të mos kursejnë mjete, kur është në pyetje fjalori politik, vetëm e vetëm që të diskreditojnë kundërkandidatët. Akuzat dhe fjalori deri diku i vrazhdë politik i fushatës së fundit ishte dukuri si e atyre kandidatëve që po pretendojnë të vazhdojnë qeverisjen edhe për një mandat ashtu edhe e atyre që pretendojnë kreun,shkruan Tribuna.

Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës, që bën pjesë edhe në rrjetin e organizatave joqeveritare monitoruese të zgjedhjeve, “Demokracia në Veprim”, mendon se ashpërsimi i gjuhës gjatë fushatës, është shkelje e kodit të mirësjelljes dhe shpërfaq mungesën e kulturës për debat politik. Një gjuhë e tillë, sipas tij, është tregues se nuk po zgjidhen mjetet për të ruajtur apo për të ardhur në pushtet. Po ashtu, me sjellje e tilla partitë politike, sipas Ismet Kryeziut, po rrezikojnë që të tensionojnë gjendjen në ditën e balotazhit, më 1 dhjetor