4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

ENEMO paraqet planin e vëzhgimit për raundin e dytë

ENEMOENEMO prezanton planin për vëzhgimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Me 28 Nëntor 2013, në Prishtinë kanë arritur vëzhguesit afatshkurtë. Ata kanë marrë udhëzime mbi ambientin politik, specifikat e procesit zgjedhor, kodin e mirësjelljes së vëzhguesve, legjislacionin e zgjedhjeve dhe aspekte të tjera të rëndesishme për procesin e vëzhgimit.

”Në ditën e Zgjedhjeve, ENEMO do të ketë 28 vëzhgues të ndarë në 14 ekipe afatshkurta të vëzhgimit, të cilat do të vëzhgojnë hapjen e vendvotimeve, gjendjen gjatë votimit në vendvotime, ambientin rreth vendvotimeve dhe numërimin e votave. Për më tepër, vëzhguesit tanë do të përcjellin bartjen e materialeve nga vendvotimet tek Komisionet Komunale te Zgjedhjeve dhe sjelljen e KKZ-ve.

ENEMO do të paraqes të gjeturat e veta në raportin preliminar të cilin do ta prezantojë të Martën, në ora 13.00 në Qendrën Informative Kulturore të EU në Prishtinë.

Misioni i ENEMO-s kryesohet nga Zlatko Vujoviq, Presidenti i Bordit të CEMI, Qendra për Monitorim dhe Hulumtime në Mal të Zi.

Misioni ynë udhëhiqet nga anëtarët e ENEMO-s që përfaqësojnë organizatat aftagjata, qytetare jo-partiake të vendeve të tyre. Sa për të rikujtuar, ENEMO është një grup që përbëhet nga 22 organizata civile nga 17 shtete të ish Bashkimit Sovietik dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. Këto organizata jo politike janë grupet udhëheqëse të monitorimit të zgjedhjeve vendore në vendet e tyre”, thuhet në njoftim.

Në total organizatat anëtare të ENEMO-s kanë vëzhguar 200 zgjedhje kombëtare në vendet e tyre dhe më shumë se 100 procese zgjedhore jashtë vendit të tyre dhe kanë trajnuar rreth 20000 monitorues të zgjedhjeve. Enemo ka vëzhguar Zgjedhjet Lokale 2009 dhe Zgjedhjet e Asamblesë 2010 në Kosovë.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Lajmet e Fundit