13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

MAShT e përkushtuar për ofrimin e mundësisë së shkollimit për të gjithë

Buja-Bursat_per_komunitetin_RAEMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja mori pjesë në ceremoninë solemne për ndarjen e bursave për 250 nxënës të shkollave të mesme të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë, donacion i ambasadave të Norvegjisë, Finlandës dhe të Suedisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Buja tha se Ministria e Arsimit është e angazhuar që të ofrojë mundësi dhe shanse të barabarta shkollimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministra e Arsimit e ka për obligim dhe do të angazhohet maksimalisht për arsimimin dhe edukimin e komuniteteve përfshirë këtu edhe fëmijët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë. Vetëm të shkolluar dhe të ngritur profesionalisht, ne mund të jemi një shoqëri e fortë dhe e respektuar nga të gjithë” tha Buja, i cili theksoi se pa ndihmën e donatorëve dhe miqve tanë, nuk mund ta bëjmë këtë gjë me sukses të plotë.

Duke ju uruar nxënësve përfitues të bursave ministri Buja i porositi ata që të përkushtohen sa më shumë në mësime që të kenë një jetë më të mirë dhe si rezultat të kemi një shoqëri më të emancipuar. “Vetëm të arsimuar mund të bëhemi një shtet i fortë, shtet i qëndrueshëm dhe i zhvilluar ekonomikisht “, tha në fund Buja.

Ndërkaq, Ambasadorja e Zvicrrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang tha se ndjehet e gëzuar që Zvicra edhe kësaj here po ndihmon arsimimin e komuniteteve në Kosovë. Ajo bëri thirrje për përfshirjen sa më të madhe të femrave të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë.

Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu tha se shteti i tij do të përkrahë Kosovën në vazhdimësi me qëllim që të bëhet shtet një shtet që ofron shanse dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e saj përfshirë këtu edhe komunitetin romë, ashkali dhe egjiptianë.

Në fund, ministri Buja dhe ambasadorët Cristina Marty Lang dhe Jan Braathu bënë ndarjen simbolike të bursave për disa nga nxënësit përfitues. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktorë me renome po e përcjellin Festivalin ‘PrizrenFest’

Me yjet ndërkombëtare si Marie Christine Barrault nga Franca, Pippo Delbono nga Italia, Fatemeh Motamed-Arya nga Irani, fituese e shumë çmimeve e shumë artistë...

Neymar bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vajzës

Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë të tretë. Së fundmi ai ka zbuluar emrin e vajzës së tij së sapolindur, si...

Lajmet e Fundit