14.9 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8901

Baraliu pret fushatë të qetë, fer e demokratike

0

MazllumBaraliuPak ditë para se qytetarët e Kosovës t`u drejtohen qendrave të votimit për raundin e dytë, më 1 dhjetor, analisti Mazllum Baraliu nuk pret që të ketë ndonjë fushatë me gjuhë të urrejtjes ose ndonjë situatë tensionuese midis kandidatëve ose partive politike që garojnë në këtë raund.

Baraliu ka thënë për Kosovapress se pret një proces të qetë, fushatë të qetë, fer e demokratike

Ai beson se do të ketë ndryshime në disa komuna të Kosovës, duke shtuar se pret që të ketë rezultate që i kanë merituar subjektet politike në komunat e caktuara.

Baraliu ka thënë se në bazë të definicioneve dhe praktikave të mëhershme nuk pret që numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje të jetë i madh krahasuar me datën 3 nëntor.

“Nuk pres që do të ketë përqindje më të madhe të votuesve, për nga definicioni dhe praktika zakonisht në raundin e dytë janë më pak votues, por për më tepër edhe moti si duket do të jetë i ftohtë dhe mund të pritet numër më i vogël në votime”, ka thënë ai.

Baraliu, tërë procesin zgjedhor që nga 3 nëntori e ka vlerësuar si një proces i qetë, pa probleme serioze, në kuptimin e mbarëvajtjes së një procesi.

Ai ka thënë se procesit zgjedhor një hije të zezë i kanë qitur një numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme dhe një numër i madh i ankesave, që sipas ish kreyshefit të KQZ, nuk i ka trajtuar askush.

“Ndonëse u mendua se procesi ishte i organizuar mirë dhe pa probleme në kuptimin teknik dhe legjislativ e të tjera, por në të njëjtën kohë kishte shumë ankesa dhe ato ankesa nuk u trajtuan ende nga askush. Kemi diku 11 mijë ankesa përmes mesazheve, ato janë një pjesë e rëndësishme që e ngarkojnë procesin, pastaj mbi 100 mijë fletë votimeve të pavlera, pastaj ndërhyrjet e ndryshme në forma të ndryshme të cenimit të ndikimit të procesit edhe nga aspekti i eksponentëve politik, madje, edhe nga Beogradi në pjesë të caktuara që nuk mund të legjitimojnë kuptimin demokratik të plotë të procesit”, thotë ai.

Analisti Baraliu ka thënë se mosvetëdijesimi dhe fushatat senzibilizuese për qytetarët e Kosovës se si të votohet ka ndikuar në numër kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme

Ai ka vlerësuar se KQZ si edhe herëve të tjera, si në dy palë zgjedhjet e fundit, fatkeqësisht, nuk ka arritur të organizohet mirë.

Ai thotë se ka pasur mjaft dramacitet brenda KQZ-së dhe probleme të natyrave të ndryshme në funksionimin e KQZ-së si një institucion i pavarur kushtetues.

Baraliu ka thënë se pret që edhe në raundin e dytë numri i vëzhguese dhe organizatave të ndryshme joqeveritare që do ta përcjellin procesin të jetë i madhë, në mënyrë që të mos ketë ndonjë manipulim eventual të votave.

Jahjaga: Marrëveshja e Brukselit, rrugë për zgjidhjen e problemeve

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vlerësuar se Marrëveshja e 19 prillit në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë, paraqet të arriturën më të madhe në dialogun në mes të dy vendeve dhe fuqishëm e hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy shteteve dhe për integrimin në Evropë.

“Marrëveshja ka kuptim vetëm kur të zbatohet në tërësi, secila pikë dhe secia pjesë e saj”, tha Jahjaga në intervistën për agjencinë beogradase Beta, dhe ka shtuar se Kosova “dëshiron që realizimin e marrëveshjes ta mbikëqyrin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësues, pasi konsiderojmë se kjo do tu ndihmoj të dy palëve, që të jenë përgjegjëse për realizimin e asaj për të cilën janë marrë vesh”.

Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, ka theksuar se “Kosova është realitet në Evropë dhe ky realitet është pranuar nga më tepër se 100 shtete, bile edhe nga një pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë të rëndësishëm dhe gjithsesi e ka të hapur rrugën kah BE-ja, sikur edhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore”.

Si u qeveris Komuna e Prizrenit nga Kryeziu dhe Muja?!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Shtatoret e personaliteteve të historisë kombëtare shqiptare Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizreni, pas përfundimit të luftës çlirimtare janë gjetur në oborrin e “Auto-Motos”,së atëhershme pranë lumit Theranda.Shtatore këto të hequra prej forcave ushatrako-paramilitare jugosllavo-serbe me 28 Mars 1999, nga Sheshi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,pasi këta barbarët jugosllavo-serb e bënë shkrumb e hi Muzeun historik të Lidhjes Shqiptare.

Shtatorët tani janë vendosur në Galerin e Arteve figurative të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kanë kaluar 14 vite dhe askush nga qeverit komunale në Prizren nuk është kujtuar që këto dy shtatore simbol të personaliteteve të shquara kombëtare shqiptare Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizreni ti nxejrrin nga Galeria e Arteve figurative,për ti vendosur në shehsin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit aty ku e kanë vendin.

Kjo tregon se sa e duan dhe e çmojnë historinë e Kombit Shqiptar partit politike dhe liderët e tyre që veprojnë në Komunën e Prizrenit.

Me komunën e Prizrenit pas mbarimit të luftës çlirimtare UÇK-së, udhëheqi Eqerem Kryeziu nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës,po ky Eqeremi nuk lejoi ngritjen e shtatoreve të derdhura në bronz të komandant Xhevat Berishës dhe komandant Ismet Jasharit, Kumanovës,Por këto shtaore të heronjëve tanë kombëtar shqiptar i ngriti dhe i vendosi në sheshet kryesore të qytetit të Prizrenit,populli shqiptar pa dëshirën e Eqeremit dhe LDK-së së Rugovës.

Por akoma më keq Kryetari i Komunës Ramadan Muja i PDK-së me 19 nëntor të vitit 2010 me Urdhëresën Administrative,të nënshkruar nga i pari i Prizrenit ndalon përdorimi i logos egzistuese “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”, në të gjitha veprimtarit e organeve komunale edhe pse pati protesta të njëpasnjëshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Shoqërit Civile që veprojnë në komunën e Prizrenit.

Protesta të një pas njëshme që u organizuan nga Vetëvendosja dhe OJQ-të në komunën e Prizrenit ishin edhe ato në Sheshin”Shatërvan”,ku është protestuar edhe më 29 janar të vitit 2012,për ta kundërshtuar Projektligjin për Qendrën historike të Prizrenit,sepse ky projektligj favorizon Kishën Ortodokse Serbe.Edhe ky ligj diskriminues është aprovuar dhe nënshkruar nga i Pari i Prizrenit Ramadan Muja që vjen nga PDK-ja e Hashim Thaqit.

Urrtia popullore thotë: Fshati që duket,s,do kallauaz?Thjeshtë një njeri i zgjuar nuk kërkon kuvend,nuk ha më tepër se duhet,por as trurin nuk e ngarkon me shumë se sa mban ai truri njerëzor.Andaj nuk i duhet një qeverisje qytetarëve të Kuvendit as nga Muja e as nga Kyeziu,tashmë qytetarët e komunës së Prizrenit duhet të kërkojë alternativa të tjera.

Muja: Me 1 dhjetor do të festojmë bashkarisht

0

muja me bisnesmenetKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Ramadan Muja, votën për balotazhin e 1 dhjetorit e ka kërkuar para banorëve të fshatit Mushnikovë dhe Lubizdhë. Ai iu ka premtur se do të vazhdojë të punojë edhe në mandatin e tretë për të përmisuar jetën e tyre.

”Ju falenderoj shumë dhe përzemërsisht që me 3 nëntor me votuat për kryetar të Prizrenit. Ju ftoj që edhe me 1 dhejetor të votoni dhe të festojmë së bashku”, tha Muja.

“Ne do të angazhohemi fuqishëm që në Ekzekutivin Komunal të Prizrenit të përfaqësojmë interesin publik të qytetarëve dhe së bashku do të hartojmë prioritetet e projekteve të cilat do të ngrisin cilësinë e jetesës së qytetarëve edhe në paralagjen e qytetit Lubizhdë dhe Mushnikovë”.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxha, tha ndërkaq se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit ka qenë historike. “Votat e Lubizhdës i kanë dhënë verdiktin përfundimtar fitores sonë të përbashkët”, tha Hoxhaj.

Në këto tubim elektorale ftesë për dalje në zgjedhje më 1 dhjetor kanë bërë edhe anëtarët tjerë të koalicionit, Fatmir Kastrati nga AAK, Emilija Rexhepi nga NDS, Rasim Demiri nga VAKAT. Ata thanë se kandidati Ramadan Muja përfaqëson me dinjitet të lartë edhe votën e tyre. /PrizrenPress.com/

Mamusha shpenzoi afër 15 mijë euro për Festivalin e Domates

0

Elmedina baxhaku ,ec ma ndrysheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit nëntor ka shqyrtuar çështjen e shpenzimeve të qeverisë komunale në lidhje me organizimin e Festivalit të Domates.

Në saje të dhënave zyrtare del se Komuna e Mamushës për organizimin e Festivalit të Domates në vitin 2013 ka shpenzuar afër 15 mijë euro. Shuma e njëjtë e mjeteve është harxhuar edhe për edicionin e vitit 2012.

“Bazuar në faturat e shpenzimeve për vitin 2013, 5.210 euro janë paguar për transportin me aeroplan nga Stambolli në Prishtinë, pastaj transportin me autobusë në relacionet Prishtinë-Mamushë dhe Mamushë-Prizren, si dhe rregullimin e binës, ndriçimit dhe zërimit. Ndërsa 3.294 euro ka kushtuar akomodimi i mysafirëve, derisa ushqimi dhe materialet promovuese kanë kushtuar 6.485 euro”, theksoi Elmedina Baxhaku, monitoruese OJQ “EC Ma Ndryshe”.

“EC Ma Ndryshe” është në dijeni se Festivali i Domates është njëra nga ngjarjet kryesore në këtë komunë, ku bujqësia është njëra nga veprimtaritë më të rëndësishme ekonomike. Prandaj, përshëndet dhe inkurajon autoritetet komunale që të ndërmarrin aktivitete që promovojnë produktet bujqësore të kësaj ane, por edhe vet imazhin e komunës së re.

“Mirëpo, duke marrë parasysh shumën e mjeteve të harxhuara, pra 15 mijë euro, që përputhet me shifrën që Komuna e Prizrenit i ndan për “Dokufestin”, si një ngjarje kulturore e nivelit ndërkombëtar, atëherë “EC Ma Ndryshe” konsideron se Komuna e Mamushës duhet të bëj përpjekje më të mëdha që për këtë shumë të parave të siguroj vlerë më të shtuar për publikun”, theksoi Bazhaku.

Ky konstatim bazohet edhe në faktin se të hyrat komunale të Mamushës në vitin e kaluar kanë qenë të kufizuara, pra rreth 43 mijë euro, që nënkupton se shpenzimet për organizimin e këtij festivali kalojnë një të tretën e të hyrave vetanake.

Bazuar në këto të gjetura, “EC Ma Ndryshe” rekomandon komunën e Mamushës që të:
-Sigurohet se paratë e harxhuara do të sjellin vlerë të shtuar për Komunën dhe banorët e Mamushës, duke promovuar lokalitetin dhe produktet bujqësore me aktivitete cilësore dhe gjithëpërfshirëse që do të ndikonin edhe në lidhjen e marrëveshjeve respektivisht rritjen e shitjes së domateve dhe produkteve tjera bujqësore;
-Bashkëpunoj me Shoqërinë Civile dhe Ministrinë e Bujqësisë rreth organizimit të Festivalit; dhe
-Publikoj thirrje për propozime për konceptin dhe organizimin e Festivalit, për çdo edicion. /PrizrenPress.com/

Palët përgatiten për fundin e dialogut politik

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Prishtina dhe Beogradi kanë nisur të përgatiten për fundin e dialogut politik. Burime diplomatike kanë shpjeguar për gazetën Tribuna se lehtësuesit evropianë planifikojnë që ta përmbyllin këtë fazë të dialogut në muajt e parë të vitit 2014, duke mundësuar kështu që palët të zbatojnë marrëveshjet dhe të përjetojnë periudhën që diplomatët po e quajnë “normalizim pa njohje”.

Për më shumë, sipas tyre, palët tashmë kanë nisur t`i ndërtojnë pozicionet për situatën e re mes tyre pas këtij procesi.

Përfundimin e takimeve të kryeministrave në Bruksel pritet ta shënojë pajtimi i Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit edhe për disa çështje të hapura. Këto pajtime do të çojnë tek marrëveshja e dytë e normalizimit të marrëdhënieve.

Tetova nga 2-6 dhjetor ‘kryeqytet’ i teatrove shqiptare

0

Festivali i teatrit te TetovesMë 2 deri më dhjetor në Tetovë do të nisë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Në këtë edicion do të prezantohen 6 shfaqje që vijnë nga teatrot shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi ka deklaruar për KultPlus se festivali nuk ka karakter garues. Sipas tij qëllimi i organizimit të kësaj ngjarjeje kulturore është prezantimi i krijimtarisë së Teatrove Kombëtare.Thaçi shtoi shfaqjet pjesëmarrëse që do të paraqiten para publikut tetovar për 6 netë radhazi, janë selektuar nga aktori i njohur Bajrush Mjaku dhe se kriter ka qenë prezantimi i suksesshëm i tyre para publikut në vendet prej nga vijnë. Sipas tij në këtë edicion do të ketë edhe shfaqje nga teatrot alternative.

“Edicioni i sivjetmë do të sjellë më shumë shfaqje cilësore se ai i vitit të kaluar dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë festival prej edicionit të parë, ka shtuar për KultPlus menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi.Festivalin do ta hapë shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në regji të Dino Mustafiqit, për të vazhduar në natën e dytë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaftë e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit. Publiku tetovas do të ketë rastin të shoh edhe “Mbas zonjushës Julie“ të Teatrit Kombëtar të Kosovës e me regji të Kushtrim Koliqit, pastaj shfaqjen alternative “Extreme Makeover II-Culture Clash” nga Albania Dance Theater”. Festivali do të përmbyllet më 6 dhjetor me Trupën e Teatrit Migjeni nga Shkodra e cilado të luaj në shfaqjen “Provat gjenerale të një vdekjeje të paralajmëruar” me autor dhe regjisor Stefan Çapalikun.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove organizohet nga Teatri i Tetovës ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Finalja e nxehtë zgjedhore

0

zgjedhjet5Janë 50 kandidatë në 25 komuna të Kosovës që i nënshtrohen garës së balotazhit. Kandidatët të cilët në rrethin e parë të votimeve më 3 nëntor siguruan një epërsi, synojnë që më 1 dhjetor t’i konfirmojnë fitoret, kurse të dytët, shpresojnë në përmbysje të rezultatit.

Por, pavarësisht rezultatit të 3 nëntorit, në balotazhin e 1 dhjetorit gara për kryetarë në 25 komuna të vendit, fillon nga zeroja. Andaj, qoftë për ruajtjen e vendit të parë apo për përmbysje të rezultatit, kandidatët dhe partitë politike janë përkujdesur që në ndërkohë, të krijojnë edhe koalicione nëpër komuna, shkruan Tribuna.

Analistët i konsiderojnë disa prej koalicioneve si jo parimore, ndërkaq parashohin një garë më të ashpër për kreun e Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Pejës, Lipjanit e mbase edhe Suharekës.

Jacobson porosit: Nëse shihni diçka, thoni diçka

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-ve, Tracey Jacobson, gjatë takimit me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 dhjetorit në Kosovë, ka bërë me dije se janë duke shikuar nga afër dhe presin që përmirësimet e arritura në rrethin e parë të zgjedhjeve të ruhen. “Nëse më 1 dhjetor procesi do të ketë defekte apo mashtrime, përparimi i bërë në rrethin e parë të zgjedhjeve të nëntorit do të bëhet i pakuptimtë”, ka thënë Jacobson.

“Më vjen mirë që ambasada e SHBA-ve po u bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare si ENEMO-ja në vendosjen e vëzhguesve në vendvotime nëpër tërë Kosovën më 1 dhjetor”, ka thënë Jacobson.

Ambasadorja u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë të raportojnë tek autoritetet e Kosovës çfarëdo problemi që ata shohin.

“Në zgjedhjet e nëntorit qytetarët bënë më shumë ankesa se kurdoherë më parë dhe ne presim nga policia e Kosovës dhe prokurorët të vazhdojnë përkushtimin e tyre për hetimin dhe ndjekjen e mashtrimeve të paraqitura. Qytetarët e Kosovës janë ata që janë më së miri të pozicionuar për të raportuar çfarëdo problemi apo parregullsie që ata e vërejnë – dhe ne inkurajojmë të gjithë qytetarët: nëse shihni diçka, thoni diçka”, ka porositur ambasadorja Jacobson.

Hamiti e Vërbani zbulojnë ‘sekretet’ e BIK-ut

0

XhabirHamiti-bikIsh kryetari i Kuvendit në Bashkësinë Islame, Xhabir Hamiti, si dhe imami i shkarkuar nga Kaçaniku, Musli Vërbani, kanë zbuluar disa detaje rreth organizimit të BIK-ut. Ata në emisionin PULS të KTV-së të udhëhequr nga Mefail Bajqinovci, kanë thënë se deklaratat e institucionit të BIK-ut lidhur me shkuarjen e të rinjve nga Kosova në Siri janë të vonuara.

Gjithashtu gjatë këtij emisioni është debatuar edhe për riemërimin e myftiut Naim Tërnava.

“Askush nga institucionet nuk e uroi, as shoqëria civile e as besimtarët rizgjedhjen e Naim Terrnavës në postin e kryetarit të BIK-ut” tha Hamiti, duke shtuar se BIK-u ka bërë me çdo kusht të mbajnë në monopol sistemin zgjedhor dhe financat.

Çfarë zgjedhje janë transparente kur kryesia e BIK-ut shpall zgjedhjet, kryesia formon komisionin zgjedhor, kryesia e mbikëqyr zgjedhjet, kryesia e BIK-ut cakton kush duhet më qenë kandidat, pra këtë duhet bërë Kuvendi e jo kryesia, shtoi Hamiti, raporton Koha.

Ai gjithashtu hodhi akuza në drejtim të BIK-ut ku tha se përpos që i është bërë padrejtësi në shkarkimin si kryetar i kuvendit, ai theksoi se tani është hequr edhe nga strukturat e Fakultetit të Studimeve Islame.

Kurse Musli Verbani, doktor i shkencave juridike të Islamit është shprehur se, në BIK është bërë puq institucional nga udhëheqja e tanishme.

“Bashkësia Islame e Kosovës mund të them se është mafi, e largon kënd të dojë, si të dojë nga puna.

Unë kam qenë pjesë e BIK-ut por unë jam suspenduar për shkak se unë nuk kam bë çka ata kanë dashur. Sistemin mafioz e ka përdor BIK-për ti eliminuar njerëzit si unë dhe tjerët”, tha Vërbani.