18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Oferta e Thaçit për Zafirin: I ke të gjitha, vetëm të bëhet kryetar Muja

hashim thaci 3Kryetari  i  Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka marrë një ofertë goxha të  majme nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi. Thaçi, i ka ofruar gjithçka  Berishës  vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën  në garën  e balotazhit me 1 dhjetor.

“Nën udhëheqjen  e Berishës  kanë  me qenë  të gjitha,  duke filluar nga kryesusi , drejtoritë etj, vetëm  që Ramadan Mujën  me e lënë të qetë.  Po ashtu kërkesa e Thaçit  është  që  pas 1 dhejtorit  Zafir Berisha të sillet  në emër të PDK-së”, i ka thënë Tribunës një zyrtar i BD-së.

Sipas këtij burimi, Zafir Berisha ka kërkuar nga Thaçi, që ‘garnitura e korruptuar’ të shkojë në shtëpi. “Kjo ofertë kaq e majme ka të bëjë me hallin  e Thacit  për zgjedhjet nacionale”.

Ndërkaq, Berisha ofertën e Thaçit mund të pranojë vetëm  nëse nga gara largohet Ramadan Muja. Burimet e “PrizrenPress’it”  brenda BD-së, ndërkaq bëjnë të ditur se ky subjekt politik mund të hyjë në koalicion me PDK-në, vetëm me kusht që nga gara për kryetar të Prizrenit, të hiqet kandidati Ramadan Muja.

Zafir berisha 123

“Ofertën për koalicion të Thaçit, BD-ja do të pranojë vetëm nëse nga gara për kryetar të Prizrenit, largohet Ramadan Muja.Ky është disponimi i anëtarëve të Kryesisë së Partisë, dhe kjo me gjasë ka me qenë përgjigja e ofertës, që do t’i kthehet Hashim Thaçit”, tregon burimi i afërt me BD-në./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit