34.8 C
Prizren
E enjte, 18 Gusht, 2022

PDK-ja e dëshiron në koalicion Zafirin

Zafir berisha 123Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dëshiron që në balotazh në Prizren, ta ketë në krah Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës. Kryetari i BD-së, Berisha pranon se ka pasur kërkesë nga PDK-ja që të bisedojnë për të hyrë në koalicion për balotazh.

“Kam pasur kërkesë nga zyrtarët e PDK-së në Prishtinë, që të bisedojmë për koalicion“, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal forca e tretë politike në Prizren.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha ndërkaq se nuk do të merr vendim për koalicion pa u shqyrtuar ankesat që BD-ja i ka bërë për 20 kuti të votave.

“Ne kemi bërë tetë ankesa dhe jemi në pritje të përgjigjjes së tyre. Konsiderojmë se kemi fituar 12 mijë vota, dhe jo sa janë publikuar nga KQZ-ja”, tha Berisha.

Ai tha se BD-ja në këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë komisioner. “Ne nuk kemi pasur komisioner dhe nuk kemi pasur mundësi të ruajmë votën si duhet”.

Kryetari Berisha tha se pasi të sqarohen të gjitha ankesat, Kryesia e BD-së do të shqyrtojë ofertat për koalicion. “ Për këtë çështje do të vendosë Kryesia dhe Këshilli i Partisë”, tha Berisha.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren Samir Hoxha tha ndërkaq, se ende nuk kanë filluar të bisedojnë për koalicion me asnjë subjekt politik.

“PDK-ja nuk do të merr asnjë veprim pa u certifikuar rezultatet”, tha Hoxha për “PrizrenPress”. Ai tha se PDK-ja në Prizren ka dal e kënaqur me rezultate e 3 nëntorit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 5,000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

3,184 persona kanë vdekur që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, të cilat ishin konfirmuar më 13 mars të vitit 2020. Aktualisht janë...

James Hetfield ndahet nga gruaja

Frontmeni i grupit Metallica, James Hetfield, ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij në fillim të këtij viti, pas 25 vjetësh martesë. Ai...

Lajmet e Fundit