18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zgjedhjet e Kosovës kanë zënë vend në shtypin gjerman

zgjedhjet 2013Zgjedhjet lokale në Kosovë, me theks të veçantë në veri kanë zënë sot një vend me rëndësi në shtypin gjerman. Pothuaj të gjitha mediat qendrore, ato të shkruara dhe elektronike njoftojnë sot sidomos për dhunën që u përdor në veri nga grupet ekstremiste serbe. Si rezultati i këtyre zhvillimeve të dhunshme, thonë mediat gjermane, është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e të gjithë procesit zgjedhor në veri.

Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një test për procesin e integrimeve evropiane, shkruan revista prestigjioze Der Spiegel, e cila thekson se dhuna në veri gati sa nuk ka dështuar procesin zgjedhor në këtë pjesë të Kosovës. “Ekstremistët serbë kanë sulmuar qendrat e votimin dhe kanë rrahur zgjedhësit dhe komesionerët, ndërsa kanë shkatërruar edhe kutitë e votimit”. Der Spiegel thekson se “zgjedhjet komunale duket qartë se u kanë penguar ekstremistëve serbë. Një grup i maskuar ka sulmuar një dyzinë të lokaleve zgjedhore. Ata shkatërruan kutitë e votimin kurse kanë hedhur edhe gaz lotsjellës”. Sipas revistës, “në një qendër zgjedhore janë gjetur edhe mjetë eksplozivi”. Si pasojë e dhunës Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka qenë e detyruar të tërhiqte bashkëpunëtorët e saj që ishin në rolin e lehtësuesve të zgjedhjeve, ndërsa “për shkak të vandalizmit është dashur ndërhyrja me autoblinda e policisë së Euleksit.”, shkruan Der Spiegel, transmeton RTK.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, ndërkaq, thekson se “kërcënimet masive dhe veprimet vandale kanë vënë në pyetje procesin zgjedhor në katër komunat në veri. Votuesit serbë që kanë treguar guxim të votonin, janë kërcënuar, sharë dhe filmuar nga ekstremistët serbë. Për pasojë shumica e minoriteti serb në veri nga frika ka bojkotuar daljen në votime”. DPA njofton se veprimet e nacionalistëve serbë janë cilësuar si akte të huliganizmit nga OKB. Agjencia gjermane e lajmeve DPA gjithashtu njofton se veprimet e dhunshme nga nacionalistët serb në veri janë dënuar ashpër edhe nga sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier. DPA ndërkaq, citon edhe kryeministrin serb Ivica Dacic të ketë thënë se “Për fatin e serbëve të Kosovës duhet të vendosin vetë ata dhe jo ekstremistët e djathtë të cilët po i çojnë serbët e Kosovës drejt katastrofës”

Për zgjedhjet k raportuar edhe televizioni kryesor publik gjerman ARD. Në kronikët e emituar thuhet se “sabotuesit e zgjedhjeve, ekstremistët serbë kishin zënë pozicione para çdo qendre votimi duke kërcënuar ata që donin të votonin, fillimisht me megafon dhe pastaj edhe me përdorimin e dhunës”. Nga dhuna dhe vandalizmi janë goditur 16 nga 33 vendvotimet në veri të Mitrovicës. ARD thekson se “si rezultati i këtyre zhvillimeve të dhunshme është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e të gjithë procesit zgjedhor në veri”. ARD, citon kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës Kersitmir Pantiq të ketë thënë se “Zgjedhjet në veri duhet të anulohen dhe në afatin sa më shkurtër të shpallet mbajta e zgjedhjeve të reja lokale”. ARD citon edhe kandidatin tjetër për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore, Oliver Ivanoviq, të ketë thënë se “Dhuna e huliganëve dhe ekstremistëve politikë nuk guxon të tolerohet” Ai pret që autoritet zyrtare në bashkëpunim me trupat e KFOR-it dhe policinë e Euleksit në bashkëpunim me policinë lokale të arrestojnë dhe të nxjerrin para gjyqit të gjithë përgjegjësit e këtyre veprimeve.

Një gazetë tjetër “Osnabrücker Zeitung” vlerëson megjithatë se përkundër të gjithave, “një sukses i vogël është arritur, për shkak se këto zgjedhje lokale u mbajtën për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës dhe se për mbajtjen e tyre kanë qenë të interesuara në të njëjtën masë si Qeveria në Beograd ashtu dhe ajo në Prishtinë”. Sidoqoftë, një bashkëjetesë paqësore në veri të Kosovës, pas kësaj që ndodhi, duket se është ende larg. Dhe jo vetëm kaq. “Rruga deri të një shtet ligjor, me demokraci të gjallë dhe një ekonomi tregu funksionale, duket se është një rrugë akoma e gjatë për Kosovën”, thuath aty.

Previous article
Next article

Më Shumë

Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë për stinorin e ri

Skuadra e Bashkimit pak më parë ka bërë të ditur se ka angazhuar basketbollitin Robert Rikic, i cili do të jetë i huaji i...

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Lajmet e Fundit