10.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8953

IQPM fiton rastet e ngritura nga PDK-ja në Malishevë

0

IQPM-logooIQPM –ja I  ka fituar të gjitha rastet e ngritura nga Dega e PDK-në Malishevë .”Dega e PDK, në Malishevë e tronditur nga humbja  që po e pëson në teren në mesin e shumë elementeve të paligjshme ajo filloi te shtiret si viktimë në këtë fushat elektorale edhe pse të gjithë e dimë mirë, se kush janë grupi qeverisës dhe grupi jo formal brenda degës së PDK, në Malishevë. Qëllimi i tyre ishte të nxjerrin si nxitëse të incidenteve IQPM , por kjo tendencë për të manipuluar opinionin dhe institucionet i ka dështuar, në saje të një pune të pa lodhshme të stafit udhëheqës dhe të aktivistëve të IQPM”, thuhet në  njoftimin e IQPM-së.

Sipas tyre, të gjitha këto ankesa dega e PDK në Malishevë i ka humbur, sepse realiteti ishte se të gjitha këto raste ishin të montuara dhe të inskenuara nga vetë dega e PDK Në Malishevë. Në këtë njoftim më poshtë gjeni edhe vendimet e PZAP/PrizrenPress.com/

Vendimi 1

 

vendimi 2

vendimi 3

Rexhaj: Muja dhe Kryeziu duhet të ndëshkohen me 3 nëntor

0

lubizhdKandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit Arbër Rexhaj, është  takuar me banorët e fshatit Lubizhdë të Hasit. Ai në këtë fshat është shoqëruar nga deputeti  Rexhep Selimi dhe kandidatët për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kandidati Rexhaj tha se vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje! është i mundshëm ndryshimi i kërkuar. “Keqqeverisja e deritanishme e ka sjellë komunën tonë në gjendje shumë të rëndë. Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu si përgjegjësit kryesor për katandisjen tonë në këtë gjendje duhen të ndëshkohen nga elektorati i gjerë. Prandaj, sot ne kërkojmë nga ju që vota juaj të jetë edhe ndëshkim, edhe votë për alternativë, pra të jetë votë për Lëvizjen Vetëvendosje!” tha Rexhaj.

Ndërkaq, Rexhep Selimi tha se  ‘gjithandej nëpër Kosovë po vërehet atmosfera e ndryshimit politik’. “Kjo gjendje e padrejtë nuk është ajo për të cilën të gjithë ne kemi luftuar dhe sakrifikuar. Sot nga Kuvendi i Kosovës e tëra që mund të sjell janë vetëm lajmet e këqija. Prandaj, sot ndodhemi para jush që të kërkojmë detyra në mënyrë që vullneti juaj të jetë obligim për ne, kurse alternativa jonë të jetë shpresë për të gjithë”, tha Selimi./PrizrenPress.com/

Muja kërkon nga intelektualët që ta votojnë PDK-në

0

IMG_0615Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,ka mbajtur një takim me  intelektualët e këtij qyteti. Ai tha se për dy mandate  në Prizren janë arritur shumë suksese,siç është hapja e Universitetit të Prizrenit.“Këtë vit ka nisë të diplomojë edhe gjenerata e parë në këtë Universitet, prandaj  kjo e arritur është sukses për të gjithë qytetarët”

Ai tha se Komuna do të vazhdojë ta përkrah edhe në të ardhmen këtë tempull të diturisë, sepse është e ardhmja jonë. Muja premtoi  se gjatë mandatit të ardhshëm do të investohet në digjitalizimin e sistemin arsimor dhe sistemin mjekësor.

“Do të angazhohemi që nxënësit e Komunës sonë të kenë mundësi ta ngrisin suksesin e tyre mësimor përmes krijimit të kushteve, sepse do të vazhdojmë t’i pajisim shkollat me kabinete të informatikës dhe me kabinete për shkencat natyrore, ndërsa përkujdesi shëndetësor do të jetë edhe më i madh në të ardhmen, duke i afruar shërbim më cilësor shëndetësor të gjithë pacientëve”. Ai  kërkoi  nga intelektualët, që më 3 nëntor të votojnë për PDK-në dhe për Prizrenin Europian.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së në Prizren.”Një numër kaq i madh i intelektualëve në përkrahje të PDK-së na bën të besojmë se fitoren e kemi të sigurt, sepse garanci për këtë jeni ju, profesorët universitarë, mjekët dhe mësimdhënësit”

Ai tha se gjatë katër viteve të ardhshme me ndihmën e Qeverisë së Kosovës Prizreni, do të shndërrohet nga kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve kryeqytet real i shqiptarëve. “ Në Prizren do të mbahen takime të rëndësishme të dy qeverive si dhe do të vendosen disa nga ministritë e Kosovës”. Hoxhaj, ka kërkuar nga intelektualët që ta ushtrojnë ndikimin e tyre edhe tek të tjerët dhe ta bindin opinionin se ‘PDK-ja është partia që duhet të votohet, sepse është e vetmja parti që ka vizion dhe qëllim ta bëj Prizrenin Europian”/PrizrenPress.com /

Në nëntor 30 filma shqiptarë në New York

0

f1_30javafilm1383122447“Albanian Week Film Festival”, që do të nisë prej 8 deri më 14 nëntor në New York të SHBA-ve, ka përfshirë në edicionin e dytë të këtij festivali filma të metrazhit të gjatë, të shkurtë dhe dokumentarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe të regjisorëve që veprojnë në shtete të ndryshme të botës. Mrika Krasniqi, organizatore e këtij festivali, ka thënë për “KultPlus”, se organizimi i këtij festivali në Amerikë ka një rëndësi të veçantë, për faktin se prezantohet kombi shqiptar  nëpërmjet projeksioneve filmike. “Kjo është mënyra më e fuqishme për të depërtuar dhe për të ndikuar tek audienca në atë se si e kupton apo e percepton botën shqiptare”, ka thënë Krasniqi. Ky festival përpos që do të prezantojë filmat shqiptarë, do të ketë edhe rëndësinë e takimit të regjisorëve dhe aktorëve shqiptarë anekënd botës, pasi që, sipas Krasniqit, në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe filmbërësit e këtyre projekteve.

“Në këtë ngjarje do të jenë prezentë regjisorët: Robert Budina, Agim Sopi, Joni Shanaj , Orges Bakalli, Eneida Koreshi, Roland Uruqi, Paul Kurti…, sikurse edhe aktorët: Astrit Alihajdari, Vlora Dema…”, ka thënë Krasniqi, por duke mos përjashtuar as prezencës e kineastëve ameriknë duke përfshirë edhe regjisorë, aktorë, producent, sikurse janë: Larry Moroe, Martin Rost, Oliver Horvat, Edimy Michel.

Në këtë festival do të prezantohen 30 filma të kinematografisë shqiptare, 24 prej tyre prodhime të viteve 2012- 2013, duke u përfshirë filmat artistik të metrazhit të gjatë, atij të shkurtë dhe filmat dokumentarë. Mirëpo, ky edicion ka edhe specifikën tjetër pasi do të prezantohen edhe filmat në retrospektivë të kinematografisë shqiptare duke i futur në programin “White and Black”.

Krasniqi krejt këtë angazhim e sheh edhe nga një prizëm tjetër, pasi që, sipas saj në këtë formë mund edhe të depërtojë filmi shqiptarë në Amerikë.

“AFW” ka një rëndësi të madhe në veçanti për depërtimin e filmave shqiptarë në Amerikë. Ne do të përpiqemi sinqerisht të jemi një urë lidhëse në mes të artistëve shqiptarë kudo në botë, dhe artistëve të tjerë të cilët mund të krijojnë ide dhe bashkëpunime të reja. Ky është edhe një shteg i hapur më shumë për depërtimin e autorëve shqiptarë në ndonjë projekt kinematografik, apo edhe të aktorëve të cilët do të kenë mundësi të promovohen në këtë event”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë festival që në përmbyllje do të ndahen tri çmime: për filmin më të mirë të gjatë, për filmin më të mirë të shkurtë dhe filmin më të mirë dokumentarë, nuk ka pas ndonjë kriter selektimi të filmave duke u bazuar në tema apo në ndonjë kriter tjetër, duke u bazuar në atë, se kinematografia shqiptare nuk ka aq shumë prodhime sa të vihen edhe kriteret. “Kushtet e vetme kanë qenë që projektet filmike të jenë profesionale dhe të jenë të realizuar gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, duke u bazuar në edicionin paraprak, Krasniqi ka thënë se temat e filmave shqiptarë janë mjaftë interesantë për audiencën jo shqiptare, gjithnjë duke u bazuar në origjinalitetin e filmave dhe rrethanat se si është paraqitur filmi. “Ky interesim do të hapë një perspektivë të re për artin dhe artistët shqiptarë në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptarë do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të NY “SVA Theatres”, më 8 nëntor, në orën 19:00. Festivali do të hapet me filmin artistik të metrazhit të gjatë “Agon”, me regji të Robert Budinës, ndërkaq pjesëmarrës nga Kosova në kategorinë e filmave të gjatë është ai “Agnus Dei”, i regjisorit, Agim Sopi. Themelues të këtij festivali janë Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj.

Festivali pos që është mbështetë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte e Kosovës dhe ajo e Diasporës ka edhe sponsorë të tjerë.

Premton qeverisje të mirë

0

DSC_0306Lulzim Kabashi, kandidat i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit është takuar me banorë të fshatrave Planejë, Gorozhup, Mazrek dhe Gjonaj të Hasit.Ai kërkoi nga ata që me 3 nëntor të votojnë Aleancën për Prizrenin.“Qeverisja e koalicionit AAK-LDD, do të jetë shembull dhe model i mirëqeverisjes lokale dhe të pa korruptuar”

Gjatë këtyre takimeve të cilat i zhvilloi në secilin nga këta fshatra veç e veç, Kabashi theksoi rëndësinë se pse duhet të votohet ai për kryetar, dhe pse të votohet koalicioni AAK-LDD për të qeverisur me komunën e Prizrenit.

“ Qytetarët janë lodhur nga keqqeverisjet e kaluara, dhe tani është momenti që në Prizren të bëhen ndryshime, e ndryshimet do të vijnë vetëm me ardhjen në pushtet të koalicionit AAK-LDD, si alternativë e vetme për të sjellë perspektivë për të rinjtë e komunës së Prizrenit, duke ju krijuar kushte të favorshme që kontributin e tyre të japin në vendin tonë”

“Gjatë katër vjeçarit të ardhshëm të qeverisjes së koalicionit AAK-LDD, para qytetarëve të komunës së Prizrenit, do të sjellim mirëqeverisje duke qenë në shërbim të qytetarëve e jo qytetarët në shërbim të komunës, si ka ndodhë deri më tash”

Kabashi, duke kërkuar votën e banorëve të fshatrave Planejë, Gorozhup, Mazrek dhe Gjonaj, premtoi se kanalizimet, uji, institucionet shkollore, ambulantat dhe çdo kërkesë tjetër e qytetarëve të kësaj ane, do të rregullohen gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar, sepse këto janë kërkesa të mundshme për t’u realizuar.
Banorët e këtyre fshatrave shprehën gatishmërinë e tyre që të përkrahin kandidatin e koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, sepse siç thanë ata, Prizreni vërtetë ka nevojë për ndryshime, dhe zhvillim ekonomik./PrizrenPress.com/

Fushatë në FB: Dhuro një Abetare të ndihmosh Gjuhën Shqipe në Greqi

0

75120Një fushatë e mrekullueshme ka nisur këto ditë në rrjetin social Facebook, faqet e të cilit janë mbushur me një njoftim, ku kërkohet ndihmë me libra Abetareje dhe të Gjuhës Shqipe, për fëmijët shqiptarë të shkollave shqipe në Selanik dhe Janica.

Njoftimi u shpërnda fillimisht nga kolegia jonë, gazetarja Anila Jole, e cila është pjesë e stafit të mësuesve që japin mësim vullnetarisht në shkollën e Selanikut. Prej dy ditësh njoftimi i saj është shpërndarë në mënyrë të rrufeshme në FB, nga miq të saj, por edhe miq të miqve, të njohur ose të panjohur, në Shqipëri dhe jashtë, ku njerëz të ndryshëm bëjnë thirrje për të dhënë kontribut.

Në njoftim sqarohen detajet për nevojat që kanë shkollat e Selanikut dhe Janicasë, për tekste të Abetares dhe Gjuhës Shqipe 2,3,4,5,6 si dhe vendi ku duhet të dorëzohen ndihmat. Kaq ka mjaftuar, që dashamirësit e parë të dhurojnë librat e blerë prej tyre, në ndihmë të ruajtjes së Gjuhës Shqipe në vend të huaj. Ata që janë ofruar për të ndihmuar dhe kanë ndihmuar, nuk jetojnë vetëm në Shqipëri. Edhe nga SHBA dhe Kanadaja miqtë e dashamirësit kanë kërkuar të japin kontribut.

Anila Bisha, drejtore e MediaPrint, e cila ofroi tekstet e Abetares me çmim më të ulët për ata që do të bëheshin pjesë e kësaj fushate dhe ofroi zyrën e saj si pikë grumbullimi për donacionet, thotë se shumë të tjerë kanë telefonuar duke kërkuar t’iu rezervohet një numër caktuar librash.

Nga ana tjetër, gazetarja Valbona Sulçe që u përfshi aktivisht në këtë fushatë në Tiranë, ka siguruar ndër të tjera përfshirjen e një shkolle 8 vjeçare, fëmijët e së cilës po dhurojnë librat e Gjuhës Shqipe për bashkëmoshatarët e Selanikut dhe Janicasë.

Të njëjtën përpjekje po bëjnë edhe gazetarët e News24 dhe Balkanweb dhe mediave të tjera, për të afruar rreth kësaj nisme shkolla të ndryshme në Tiranë dhe për të mbledhur sa më shumë libra, me dëshirën e mirë që edhe nëse nevojat tejkalohen, në Greqi të ketë më shumë nxënës që dëshirojnë të mësojnë gjuhën shqipe.

Pse lindi domosdoshmëria e kësaj iniciative?
Në qytetet e Selanikut dhe të Janicasë, në Greqi vazhdon për të 9-in vit, cikli i mësimit vullnetar të gjuhës shqipe, për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, organizuar nga mësuesit e Shoqatës së emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza”. Kjo shoqatë organizon mësimin vullnetar të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, me mbështetjen e mësuesve vullnetarë, të diplomuar në Universitetet shqiptare. Mësimi zhvillohet në mjediset e ofruara nga Fakulteti Pedagogjik në Universitetin “Aristoteli” në Selanik dhe në Shkollën publike fillore nr.3, në Janica.

Numri i nxënësve në këto shkolla rritet çdo vit e më shumë, po ashtu dhe nevojat didaktike të mësimdhënies. Sipas asaj që na tregojnë mësuesit, vitet e fundit Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka ofruar, edhe pse me vonesë, librat e duhur. Sivjet, numri i nxënësve po afron shifrën 200, por ata janë ende pa tekste të Abetares dhe Gjuhës shqipe. Anila Jole thotë se “pas kërkesave të vazhdueshme zyrtare të Shoqatës “Nënë Tereza” drejtuar ministrisë së Arsimit gjatë muajve të verës, nuk pati asnjë lëvizje konkrete. Duke patur parasysh edhe ndërrimin e qeverive, ne pritëm mjaft, por koha nuk pret. Kështu na duhej të gjenim mënyra të tjera, sërish vullnetare, për të siguruar librat e nevojshëm”.

Në këto kushte filloi fushata sensibilizuese në FB për sigurimin vullnetar të teksteve shkollore, libra të Abetares dhe Gjuhës Shqipe. Lutja iu drejtohet grupeve apo individëve, shkollave publike apo private, biznesmenëve ose nëpunësve, miqve e shokëve në Shqipëri, ose jashtë saj, kujtdo që vlerëson e respekton ruajtjen e së drejtës së fëmijëve për të mësuar gjuhën shqipe edhe pse rriten larg Shqipërisë.

“Gjuha shqipe ka nevojë për ndihmën tonë. Dhuroni një Abetare që fëmijët tanë në vend të huaj të mos e harrojnë gjuhën e nënës!” Kjo është edhe thirrja jonë!(Daniela Bonollari Balkanweb)

Muja: I realizova të gjitha premtimet

0

muja me bisnesmenetKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me elektoratin në fshatin Poslisht dhe Lubeqevë.

Muja tha se në këto dy fshatra Komuna e Prizrenit, ka bërë investime të mëdha. Sipas tij, në Poslisht, janë investuar mbi një milion euro.

“Ndihem krenar dhe jam ballëhapur kur takoj banorët e Poslishtit, sepse gjatë mandatit që po lamë pas kemi mbajtur të gjitha premtimet duke realizuar dhjetëra projekte kapitale të cilat drejtpërsëdrejti përmisojnë mirëqenien e banorëve të Poslishtit”

Kandidati për Kuvend Komunal nga radhët e PDK-së, Visar Islamaj, falënderoi Mujën për investimet që ka bërë në këtë fshat. “Besimi juaj për kryetarin Muja dhe Partinë Demokratike të Kosovës është besim në të ardhmen evropiane të komunës sonë”, tha Islamaj.

Ndërkaq, Muja në Lubeqevë është shoqëruar Ministëri i Punëve të Jashtme Enver Hoxha. “Fshati Lubeqevë ka treguar gatishmërinë në kohët më të vështira të kombit tonë, duke qenë prijetar të gjitha proceseve historike e në veçanti në luftën e fundit të UÇK-së. Qytatrët bujar e besnik të kësaj treve ashtu siç kanë qenë pjesë UÇK-së, do vazhdojnë të jenë në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe numrit 99 në zgjedhjet e 3 nëntorit”, tha Muja.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, iu ka garantuar banorëve të fshatit Lubeqevë, se fitorja e kryetarit Muja është e padiskutueshme.

“Ju duhet të dilni masovikisht me 3 nëntor që ta rikonfirmoni besimin tuaj për kryetarin e sukseseve dhe meritave prof. dr. Ramdan Muja”./PrizrenPress.com/

Shesin tokën e komunës, dy të arrestuar!

0

Shfercerat-paraMe dyshimin e bazuar se kishin mashtruar një bashkëvendës duke ia shitur tokën, pronë e komunës, janë arrestuar dje Avdi Gashi dhe Fejzi Berisha, ky i fundit vëllai i viktimës të cilit ia kishte shitur tokën e komunës duke ia marrë 57 mijë euro. Ata janë prangosur dhe po mbahen në Polici pasi po hetohen për vepër penale të mashtrimit me qëllim të përfitimit.

Shitja dhe më pas edhe stërshitja e tokës së komunës, që ndodhet në afërsi të komandës rajonale të policisë, në fshatin Lubizhdë, pranë rrugës magjistrale Prizren – Prishtinë atyre u shkoi huq, pasi kur ka hetuar se ishte mashtruar i mashtruari Nazmi Ryshen Berisha rastin e kishte paraqitur në organet e policisë.

E vërteta, përkatësisht mashtrimi doli në shesh kur N. Berisha shkoi në gjykatë për ta bartur pronësinë e ngastrës të cilën deklaroi se e kishte blerë për 57 mijë euro, por nuk kishte ditur se kishte rënë pre e mashtrimit nga i vëllai Fejzi Berisha, prej të cilit edhe e kishte blerë pronën, siç ka deklaruar në polici, në korrik të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të deritashme, i dyshuari A. Gashi tokën që e ka pasur në shfrytëzim, fillimisht ia kishte shitur F. Berishës, i cili më pas “këmbët e arushës” ia la të vëllait duke ia shitur tokën.

Për këtë rast, një ditë më parë policia fillimisht arrestoi të dyshuarin Avdi Gashi nga lagja “Arbana” e Prizrenit, ndërsa një ditë më pas është arrestuar edhe i dyshuari i dytë Fejzi Berisha, vëllai i viktimës.

Drejtori rajonal i policisë, Nexhmi Krasniqi, konfirmoi për “Zërin” se në organet e rendit viktima N. Berisha është ankuar se dy të dyshuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kishin shitur tokën, që doli të jetë në pronësi të komunës. Atë tokë Avdi Gashi që e kishte pasur në shfrytëzim e kishte keqpërdorur, duke e shitur, me qëllim të mashtrimit për përfitime.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të shtetit në Prizren, ndërsa është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Gjatë deklarimeve para hetuesve të rastit ata kanë pranuar se kanë bërë shitjen e kësaj toke”, tha ai.

Shehu: Do t’i realizoj të gjitha projektet

0

shehu rahovecKandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit, Fahredin Shehu, ka zhvilluar takime parazgjedhore me banorët e fshatit Pataqan i Ulët, Vrajak dhe Bratotin. Ai në këto takime ka shpalosur programin e tij zgjedhor.

“Do jemi së bashku në realizimin e të gjitha projekteve”
Kryetari i Deges se LDK – së Nahit Elshani, kërkoi ndërkaq që me 3 nëntor të fillojë një epokë e re në Komunën e Rahovecit. “ LDK-ja është e bindur se në Rahovec me 3 nëntor do të fillojë një epokë e re në këtë komunë, pasi që LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet”. /PrizrenPress.com/

 

Mjedisi dhe planifikimi urban në Prizren

0

Ec ma ndrysheOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” organizon ciklin e shtatë të debatit “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Debati mbahet sot në restaurant “ Marashi” në Prizren duke filluar nga ora 11:00.

Koordinatorja e projekti, Fjolla Gashi, tha se fokusi i debatit të shtatë është gjendja e komunitetit të mjedisit në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban.

Për të diskutuar mbi temën “Mjedisi dhe planifikimi urban në Prizren”, “EC Ma Ndryshe” ka ftuar Ramadan Tafallari,koordinator në DSHP për sektorin e ambientit dhe Osman Krasniqi,drejtor në QAM “Pellgu”.

“Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë, trashëgimia natyrore, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor, lumenjtë, resurset natyrore, ndotja e ajrit, fushat e gjelbëra dhe parqet. Gjatë debatit do të prezentohet edhe analiza “Planifikim urban për qytetarët”, e cila përmbledh rezultatet e anketës me 500 respondentë në Prizren mbi planifikimin urban”.

Gashi tha se qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të 28 fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.

“Debatet jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë”./PrizrenPress.com/