11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rinia në Prizren

Gani GërmizajShkruan: Gani Gërmizaj
Rinia e sotme është produkt i rrethanave shoqërore, të cilat me evoluimin e tyre kanë bërë që pjesa dërmuese e shoqërisë rinore sa vjen e zvogëlohet. Rinia e sotme, miqtë e mi, janë thjeshtë të hendikepuar, të cilët duhet të zgjedhin mes të qenit të harruar, tallur dhe shfrytëzuar, por për t’u kuptuar – kurrë! Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë,dhe po të ishte ajo perfekte, edhe ne të tillë do të ishim, por nuk është, dhe në vend që të ndihmojnë, e mbulojnë veten duke thënë:

” Kjo është rinia e sotme ”. Sa herë një adoleshent vdes nga droga, sa herë një vajzë shet trupin e saj në përpjekje për të mbijetuar, sa të rinj humbin jetën nga aksidente të ndryshme rrugore. Shoqëria thotë: “ Kjo është rinia e sotme…“ Njerëzit vetëm flasin por asnjëri se vret trurin se si ndihet tjetri dhe pse veproi ashtu siç veproi !! Është realiteti vrastar që po na ha kokën, jetojmë në një kohë vrastare ku mundësia për të shijuar jetën sa vjen e zvogëlohet. Jemi në një fazë tranzicioni e cila na e bën jetën të ç’rregullt dhe të paqëndrueshme. Na bën optimist në ç’do premtim dhe na bën pesimist në çdo problem që ndeshemi.
Ku do ta ndërtoj të ardhmen, rinia e sotme ?!

Rinia e sotme preferon të largohet nga ky vend me arsyen se nuk i dëgjohet zëri,nuk i përfillet mendimi dhe nuk ka vend për ta. Duke qenë pre e një mendimi të gabuar, emancipimi i brezave rinor të sotëm ka rënë totalisht në grackën e këtij absurditeti degradues. Këto degradime,jo vetëm që kanë ngulfatur rininë e sotme, por edhe brezat rinor të së ardhmes. Problemet e rinisë së sotme, kuptohet nuk janë të pakta. Por,mungesa e përkrahjes dhe mbështetjes institucionale po bën që ata të ndihen të pa perspektivë, në vendin e tyre. Dhe si shpëtim të vetëm e shohin rrugën drejt mërgimit.
Kjo e fundit është paksa shqetësuese dhe të gjithë duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim, që rinia të ndihet më e entuziazmuar dhe e motivuar për ti shërbyer vendit.

Dita ditës dëgjojmë për skandale të shumta të shkaktuara nga të rinjtë. Shumica e vjedhjeve, grabitjeve dhe sidomos trafiku dhe përdorimi i lëndëve narkotike zhvillohet kryesisht nga të rinjtë e sotëm. Këto janë disa dëshmi por jo të vetme,të cilat na alarmojnë për gjendjen shqetësuese nëpër të cilën po kalon rinia e sotme,e në veçanti në qytetin e Prizrenit.
Shikojmë në përgjithësi një degradim të përgjithshëm tek të rinjtë, ku e gjithë kjo vjen si pasojë e një qeverisje të pa përgjegjshme, dhe jo efikase të këtij vendi.

Mos ka ardhur momenti që të zhduken përfundimisht vlerat e qytetit tonë ?!
Mos duhet të fillojmë të gjithë avash – avash ti përshtatemi kësaj mënyre jetese?!
Përgjegjësia na bie mbi shpatulla të gjithëve të rregullojmë këtë fenomen të shëmtuar që po ndodhë.Të dashur miq,e nderuara rini,ka ardhur koha që ankesat ti shëndrrojmë në angazhime!

Për t’u angazhuar dhe për të fituar besimin e njerëzve të vullnetit të mirë, të përkushtuar në vlerat dhe interesat e qytetarëve të Prizrenit,duhet të jemi të sinqertë,dëshmitarë të së vërtetës të cilën po e përjetojmë si kohën më të hidhur të këtij vendi.

Andaj në përzgjedhjen e një vendimi final për të mirën e çdo qytetari në theks të veçantë të rinisë,ju kërkoj besimin e plotë për ta bërë të përgjegjshëm liderin e Bashkimit Demokratik, garantuesin më të madh të së ardhmes,kryetarin e ardhshëm të Prizrenit z.Zafir Berisha.

Unë kryetar i rinisë së Bashkimit Demokratik,njëherit kandidat potencial për Kuvend të Prizrenit,me plot përgjegjësi morale dhe politike,kërkoj mbështetjen tuaj,për të ngritur zërin, duke përfaqësuar interesat e rinisë prizrenase.
Ne do të kërkojmë gjithnjë, rrugë e ide të reja për të fituar sfidat e reja.Bazë e ndërtimit dhe formimit të një shteti të zhvilluar dhe me perspektivë është Rinia.(Autori është kryetar i Rinisë së Bashkimit Demokratik)

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit