Limaj: Malisheva ka vendosur për ndryshim

Limaj ne malishevDeputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të Malishevës që më 3 nëntor të votojnë për Iniciativën Qytetare për Malishevën, kandidatin për kryetar, Ragip Begaj.Limaj bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kanë marrë pjesë në tubimin përmbyllës të Iniciativës Qytetare për Malishevë.Limaj, para mijëra simpatizantëve në fjalimin e tij, fillimisht ka falënderuar Malishevën, për siç tha ai, vendimin për ndryshim të qeverisjes.

“Kosovë, siç po e sheh Malisheva ka vendosur, për ndryshimin e madh. Kosovë, ne sot si bujk, si punëtor, si studentë, si intelektual si qytetarë të Malishevës, të gjithë jemi bashkuar, kemi vendosur për ta ndryshuar qeverisjen e Malishevës. Kosovë, siç po e sheh Malisheva me prezencën e saj fizike, burra të vjetër, gra, vajza e djem dhe gjithë Malisheva sot, ka votuar numrin 109, Iniciativën Qytetare për Malishevën. Prandaj, ne ftojmë vëzhgues vendorë e ndërkombëtar, që të jenë afër kësaj feste në Malishevë, ftojmë subjektet që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Limaj.

Kurse, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se e përkrahë këtë iniciativë, sepse siç tha ai, në jetën e tij, gjithmonë ka mbështetur iniciativat e qytetarëve. Ai tha se ka ardhur për të mbështetur Limajn, i cili sipas tij, mori heshtjen e miqve, kur kishte nevojë.

Ragip Begaj, kandidat i kësaj iniciative për kryetar të Komunës së Malishevës ka thënë se po vjen ndryshimi, pasi qytetarët e Malishevës kanë vendosur kështu. “Era e ndryshimit po vjen, Iniciativa Qytetare e Malishevës lindi si rrjedhojë e pakënaqësisë suaj, si rrjedhojë e kërkesës suaj, kjo iniciativë u formua nga qindra intelektualë të komunës sonë, u formua nga ju dhe kjo tashmë është rikthyer në lëvizje për ndryshim dhe kthim të shpresës për qytetarët e Malishevës, ka thënë Begaj.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit