13.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Thaçi kërkon vota për Mujën në Romajë të Hasit

RoMaja 26.10.2013Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka kërkuar mbrëm vota për kandidatin e Prizrenit, Ramadan Muja, në Romajë të Has. Ai tha se PDK-ja vazhdimisht ka qenë e intersuar që Hasit, t’ia kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga e kaluara. “Prania e juaj kaq madhështore më gëzon se ju më në fund jeni përcaktuar për PDK-në,  edhe pse na keni dashur edhe më parë,  por nuk na keni votuar, ndërsa sot prania juaj është dëshmi se do ta votoni numrin 99 dhe prof. dr. Ramadan Muja, i cili ka bërë shumë për ju, por do të bëjë edhe më shumë”, tha Thaçi.

Ai tha se Hasi me rastin e emërimit të dy komunave në Rogovë dhe në Gjonaj, po dëshmon interesimin tonë që këtij vendi që në luftë ka qenë çdo shtëpi Shtab i UÇK-së t’i kthehet dinjiteti.

“Besoj se nuk do t’i votoni ato partia që nuk ua dhënë votën që këtë vit të bëheni me komuna dhe të votoni për komunat tuaja. Ne do të investojmë edhe më shumë dhe të gjitha premtimet e prof. dr. Ramadan Mujës do të përkrahen fuqimisht nga unë”, tha Thaç.

Lideri i PDK-së ,Hashim Thaçi mbrëm ka qëndruar në Has së bashku me Hajredin Kuçin, Enver Hoxhajn, Ramë Bujën, dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Nait Hasani. Ata kanë kërkuar nga hasjanët që me 3 nëntor të votojnë PDK-në dhe ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit.

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq ka shpalosur programin zgjedhor të PDK-së. Ai është ndalur të projektet e Komunës për Hasin. Muja tha se deri më tash kemi investuar aq sa na janë dhënë mundësitë.

“Ndërsa në të ardhmen do të angazhohemi për një zhvillim më të hovshëm të bujqësisë, për hapjen e një shkolle profesionale si dhe do të përfundojnë të gjitha rrugicat që kanë nisë të shtrohen në kubëza”.

Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga fshati Romajë Gëzim Duraj, tha se ky fshat me ardhjen në pushtet të PDK-së ka përjetuar ndryshime të mëdha.

“Vota e juaj për PDK-në nuk është thjeshtë votë vetëm për PDK-në, por është votë edhe për ardhmërinë e Hasit, prandaj kërkoj që të votoni numrin 99”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lajmet e Fundit