9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Film për WikiLeaks

Film për WikiLeaksNë vitin 2010, më shumë se 90,000 dokumenta sekrete të ushtrisë amerikane u publikuan në një faqe të panjohur nga një pirat australian kompjuterash, Julian Assange. Assange dhe faqja e tij Wikileaks janë personazhet kryesore në filmin e regjizorit Bill Condon The Fifth Estate.

Në film, Assange është në qëndër të skenarit, shumë më parë se të botoheshin dokumentet e shumta të ushtrisë amerikane për luftën në Afganistan. Ky film e portretizon atë si brilant, egocentrist dhe të paskrupullt, që i nxjerr informacionet pavarësisht kostos njerëzore. Idetë e tij e vënë në pozicion të vështirë me kolegun e WikiLeaks, Daniel Berg. “Xhulian, këta janë njerëz dhe po i rrezikojmë”, transmeton Oranews.

Regjisori Bill Condon pretendon se filmi i tij është i balancuar, ai e drejton audiencën kundër Assangit. Trajtimi i thjeshtë i personazhit kryesor e tregon Assangin të përulur.

Shumë kritikë thonë se filmit i mungon thellësia e dokumentarit të Alex Gibney We Steal Secrets, me të njëjtën temë.
Regjizori Gibney paraqet tronditjen e ushtarit Manning mbi informacionet që zbulon. Ndërsa korrespondenti i gazetës Guardian, Nick Davies redakton me kujdes informacionet sekrete.

Në një deklaratë, gazetari Mark Davis, i cili ishte me Assange gjatë bashkëpunimit me gazetën The Guardian, jep një atmosferë tjetër.

Ai thotë, “të gjithë në dhomë ishin të vendosur në përmbushjen e afatit për publikimin e dokumentave pavarësisht rezervave që kishte Assange.” Ai shton se, “ishte Assange vetë që hoqi 10 mijë emra para publikimit të tyre.”

Cilado qoftë zgjedhja morale, të dy filmat phojnë se Assange revolucionarizoi mënyrën sesi informacioni arrin tek ne sot.

Më Shumë

Lajmet e Fundit