15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8961

VV në Malishevë: Të ndëshkohet me votë krimi dhe korrupsioni

0

Krasniqi-Marali-PagarusheLëvizja Vetëvendosje! ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale përpara banorëve të fshatrave Marali dhe Pagarushë të Malishevës. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi, shprehu atë çfarë synon që të arrijë Vetëvendosje! me këtë program, dhe cili është synimi kryesor.

“Nëpërmjet Alternativës jemi munduar të vendosim një raport të ri me qytetarin, me ju: atë që Komuna është e përbashkëta, në të cilën të gjithë kemi pjesën tonë dhe ata që zgjidhen për të drejtuar janë vetëm shërbëtorë publikë. Jo si deri më tani, që Komunën e kanë trajtuar si pronë private dhe të paarritshme për qytetarin”, tha Krasniqi. Më tej, ai vazhdoi duke shprehur prioritetet e Alternativës në përgjithësi, dhe për fshatin në veçanti. Mbi të gjitha, ai theksoi drejtësinë në qeverisje, e cila mund të arrihet nëpërmjet transparencës, vullnetit pozitiv dhe ndihmës së pazëvendësueshme të qytetarëve. “Në çdo hap të qeverisjes tonë, zotohemi të shoqërohemi nga transparenca, përgjegjshmëria, profesionalizmi dhe shërbimi i drejtë për qytetarët”, u shpreh Krasniqi.

Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Krasniqi vazhdoi duke thënë se Alternativa qeverisëse lokale e Vetëvendosjes është shumë e zgjeruar, por tre janë shtyllat kryesore, të cilat do të sigurojnë një zhvillim të madh për Komunën dhe mirëqenie për qytetarin. “Së pari është drejtësia, e cila nënkupton transparencën, institucione publike apartiake dhe përgjegjshmëri në shërbimet ndaj çdo qytetari; së dyti zhvillimi ekonomik i Komunës, nëpërmjet investimeve afatgjata në bujqësi dhe sektorë të tjerë fitimprurës; së treti përkujdesja sociale, duke u zotuar për një shërbim social dinjitoz për çdo qytetar pa përjashtim”, tha ai. Sipas tij, të tre këto shtylla kryesore të programit, të aplikuara në qeverisjen lokale, përkthehet si plotësim, më së pakti, i nevojave më kryesore dhe të rëndësishme për një jetë të dinjitetshme të çdo qytetari të Komunës së Malishevës. “Prandaj, më 3 nëntor ju ftojmë të votoni Alternativën tonë qeverisëse dhe këto tre shtylla kryesore, që do na kthejnë njëherë e mirë kah zhvillimi e prosperiteti shoqëror”, përfundoi Krasniqi.

Profesori i filozofisë, e njëherësh anëtar i strukturave drejtuese të VV-së, Elvis Hoxha, tha se është e nevojshme që një ditë të ndëshkohet me votë krimi dhe korrupsioni në trevat shqiptare, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një aleance popullore që ofron Vetëvendosje!. “Në veçanti duhet të jenë të kujdesshëm shqiptarët e Kosovës që nuk duhet të ecin me idenë se fituan ndaj Serbisë, por me idenë që duhet të luftojnë ndaj shqiptarëve që punojnë për Serbinë”, u shpreh Hoxha.

Ndërkaq, bartësi i listës për Asamble Komunale, Muhamet Bytyçi, bëri një paraqitje të veprimtarisë së deritashme të Lëvizjes Vetëvendosje!, gjithmonë përkrah qytetarëve dhe interesit të tyre. “Ne vazhdimisht kemi reaguar dhe demaskuar këtë keqqeverisje që do të mbahet mend gjatë për korrupsionin marramendës, shpërdorimet e detyrës dhe uljen e dinjitetit të qytetarëve të ndershëm”, u shpreh Bytyçi, duke shtuar se kundër-kandidatët janë të njëjtë me njëri-tjetrin, e pavarësisht se në zgjedhje paraqiten të ndarë, krimi dhe korrupsioni është ai që i mban bashkë. /PrizrenPress.com/

Tenda njoftuese për Mujën

0

RDKRinia Demokratike e Kosovës në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka hapur një tendë në sheshin “ Shatërvan” . Tenda do të shfrytëzohet për të shpërndarë materiale njoftuese për kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit, Ramdan Muja.

Kryetari i Rinisë Demokratike e Kosovës në Prizren, Shkodran Kryeziu, tha se demokratët e Prizrenit me anë të këtij aktiviteti simbolik janë duke dëshmuar edhe gjatë kësaj fushate elektorale se ka qenë dhe do mbetet pjesë integrale e Partisë Demokratike të Kosovës. “Prandaj, fuqia e saj do të shihet me datën 3 nëntor me fitoren e Mujës”, tha Kryeziu.

RDK-ja në Prizren, po ashtu sonte organizon edhe një mbrëmje rinore, e cila do mbahet në Hotel “Theranda”, duke filluar nga 20:00 .

Në këtë mbrëmje rinore do të merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës njëherësh kryetar i PDK-së, z. Hashim Thaçi.

“Ftoj të gjithë të rinjtë e qytetin e Prizrenit, që të bëhen pjesë e këtij organizimi rinor, ku kryetari Muja, do shpalos platformën politike të PDK-së për rininë e qytetit tonë”./PrizrenPress.com/

Kërkesën e pensionistëve e dërgon te Haradinaj

0

kabashi te pensionistetKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, është takuar me anëtarët e Organizatës Komunale të Pensionistëve në Prizren. Ai njoftoi përfaqësuesit e kësaj organizate se kërkesa e tyre për të ngritur çështjen e ligjit për pensionistët në Parlamentin e Kosovës, është përcjell tek lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Haradinaj do të deklarohet edhe publikisht në përkrahje të këtij ligji për të mbrojtur të drejtat e kësaj kategorie”, tha Kabashi.

Ai premtoi se Qeveria e ardhshme komunale e koalicionit AAK-LDD, do të jetë krah i kësaj kategorie, që sipas tij, deri më tash është lënë pas dore.

Kryetari i Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Prizren, Musa Jorganxhiu, falënderoi Kabashin për gatishmërinë e tij, për të dëgjuar hallet dhe brengat e pensionistëve duke shprehur mirënjohje edhe për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj për qëndrimin e tij në përkrahje të ligjit të pensionistëve.

Jorganxhiu, theksoi se miratimi i këtij ligji do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes aktuale me të cilën po ballafaqohen pensionistët./PrizrenPress.com/

Vizita e Edoganit

0

Ethem Rogova PDK avokatShkruan: Ethem Rogova

Vizita ditë më parë e kryeministrit të Republikës së Turqisë, Erdogan, në Kosovë, ngjalli reagime të shumta. Reagimet ishin nga ma të ndryshmet, pozitive, negative, analitike, primitive, banale. Reaguan individ, analist, publicist, deputet si të parlamentit të Rep. së Kosovës ashtu edhe të parlamentit të Rep. së Shqipërisë. Reagoi ipeshkvija e Kosovës, por edhe qeverija e Sërbisë.

Në Kosovë pati reagime nga më të ndryshmit se kryeministri turk, Erdogan. ka ardhur që të ndihmoj Thaqin në zgjedhje, ta nënshtroj kosovën ose edhe të na ndroi fenë. Reagime të ashpra sidomos ngjalli deklarata e kryeministrit Erdogan se “Kosova është Turqi dhe se Turqija është Kosovë” Indinjatë çfaqi edhe “vëllazrija myslimane” në mes të liderve të tre shteteve.

Po kush ishin reaguesit. Ata ishin nga më të ndryshmit, prej individve të cilët kërkojnë publicitet dhe nëpërmjet shkrimeve dëshrojnë të imponohen. Individ të cilët shumë shpesh paraqiten publikisht kur kemi të bëjmë me qështje fetare, individ të cilët dinë vetëm të kritikojnë, por ka edhe të ricikluar. Një numër I tyre nuk dinë se çfar feje kanë, cilit komb I përkasin dhe çka kërkojnë.

Po cila është frika e tyre. Ata frikohen se mos perandorija osmane po ringjallet ose Turqija po e pushton Kosovën. Janë individ të cilëve regjimet e kaluara ia kanë shpërlarë trurirn, andaj sot nuk kanë një identitet të caktuar.

Në këtë situatë më së vështiri e ka kryeministri Thaqi, I cili duhet të heci nëpër tel dhe të ballansoj në mes të “lindjes dhe perendimit”

Sot Turqija pa ndonjë aresye demonizohet dhe identifikohet me perandorinë osmane e cila sidoqoft meriton respect për faktin se ka sunduar për 500 vite një teritor të madh. Ata të cilët prcjellin sadopak rrjedhat ndërkombëtare kanë mundësi të shohin synimet e shtetit turk që të bëhen pjesë e shteteve të familjes Europiane.

Nuk duhet pasur frikë se Kosova do të bëhet Turqi. Nuk duhet te kemi frike as nga ngjallja e perandorisë osmane. Shkrimtari dhe analisti I respektuar shqipëtar Fatos Lubonja, vren dhe me të drejte konstaton se sot Turqin nuk e kemi armike dhe nuk rezikohemi nga ajo. Reziku na vjen nga Serbija dhe Greqija.

Është shumë interesant se reagime të ashpra për vizitën e kryeministrit të Turqisë, ka edhe nga qeverija e Sërbisë. Unë nuk do ta kisha vuar shenjën e barazimit në mes të kritikve qe vine nga Kosova dhe Shqiperija dhe kritikat që vijën nga qeverija e Sërbisë.Por eshte interesant se te dyja palet jane te brngosura per çeshtje te njejta.

Duhet të rikujtoj se Turqija është një prej shteteve të para që e ka njohur Republiken e Kosoves. Do të kisha dashur që këtë të bëjë edhe Vatikani. Por e kuptoj poziten e Vatikanit se ajo I ka politikat e veta. Nuk dëshron që të ngjallë reagimet e kishës ortodokse Serbr dhr të prishi marëdhënjet. Por as në mëndje nuk më shkon se Vatikani e favorizon më shumë Sebinë se sa Kosovën, ose papa I do më shumë serbet se shqipëtarët. Jam i sigurt se vizita e papës në Kosovë do të mirëpritej nga populli i saje pa dallim feje Vizita e papes ne kosove do të nxirte në sheshe të qyteteve kosovare gjith të rinjët dhe pleq, bura e gra. Besoj edhe shpresoj se kjo një ditë do të ndodhë. Unë si mysliman me padurim e pres se kjo do te ndodhe nje ditë pa frikë se Vatikani po ndërmer një kryqëzatë për të nënshtruar Kosovën.

Sot Republikën e Turqisë e kemi partner strategjik ashtu si që I kemi shtetet Europiane dhe SHBA dhe çdo shtet tjetër e cila është e gatshme të na ndihmoj në mëkambjen e shtetit të Kosovës.

Prandaj duhet pasur kujdes se çka po shkruajm dhe botojmë, sidomos duhet pasur kujdes ata që kanë një emër sepse mund te shkaktojne deme te pallogaritshme shume dimenzionale.(Autori është avokat në Prizren)

E ndjejnë fitoren

0

MedvecKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është takuar me elektoratin në fshatin Medvec. Ai edhe në këtë fshat ka marrë përkrahje të fuqishme .

Muja, premtoi se në të ardhmen do investohet edhe më shumë në këtë fshat. “ Edhe në të ardhmen do të investohet, vetëm e vetëm që të dëshmohet se PDK-ja nuk punon sipas bindjeve politike, por sipas kërkesave të qytetarëve”

Ai ka shpalosur edhe një pjesë të programit zgjedhor. “Në mandatin e ardhshëm do të ketë më tepër investime në bujqësi, sepse ka ardhur koha që Kosova pos që do të pranohet në Evropë si shtet, Evropa do t’ua hapë edhe dyert prodhimeve bujqësore të Kosovës që janë të cilësisë së lartë.
Kandidati i PDK-së Ramadan Muja në këtë fshat është shoqëruar nga Ministri i Ministrisë së Jashtme Enver Hoxhaj dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Nait Hasani.

”Të gjitha fshatrat e Prizrenit, po mbështesin kryetarin Ramadan Muja. Në fshatin Mevdec fitorja e madhe e PDK-së po ndihet qysh sot. Fitoren e PDK-së po e shoh në mendjen dhe zemrat e banorëve, të cilët po mbështesin fuqishëm vizionin e PDK-së për Prizrenin Evropian.”

Ndërsa Nait Hasani pasi ka falënderuar banorët, për mbështetjen që po i bëjnë vizionit të PDK-së ka theksuar se puna e madhe që ka bërë PDK-ja për fshatrat e Përdrinisë, “na detyron të gjithëve që fuqimisht me 3 nëntor ta votojmë numrin 99, ta votojmë kryetarin Ramadan Muja”

“PDK-ja është oferta më e mirë në këto zgjidhje, për të cilën ofertë veç janë përcaktuar jo vetëm banorët e Medvecit, por të gjithë Përdrinisë”./PrizrenPress.com/

Krasniqi: Rinia mund t’ia kthejë dinjitetin dhe zhvillimin Malishevës

0

Krasniqi me studenteKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga profesori i filozofisë së Universitetit të Tiranës, Elvis Hoxha dhe nga përfaqësuesit tjerë të VV-së, kanë mbajtur një tubim publik me të rinjtë e Malishevës, për të shpalosur Alternativën qeverisëse lokale.

Krasniqi shprehu vizionin dhe mënyrën sesi e konsideron VV-ja rininë. “Ne nuk e shohim rininë njëjtë si parti e tjera, si një barrë të cilës është vështirë për t’i gjetur punë a angazhim shoqëror. Përkundrazi, e shohim si aleaten tonë më të fortë në rrugën për zhvillimin e vendit. Në këtë aspekt, ne e shohim edhe zhvillimin e Malishevës vetëm përmes ndihmës dhe kontributit tuaj”, tha ai.

Më tej, Krasniqi shpalosi Alternativën qeverisëse, komponentët më të rëndësishëm të saj, e sidomos ata të fokusuar tek të rinjtë. “Në programin e VV-së janë menduar shumë hapësira dhe mundësi për aktivizimin e të rinjve, të cilat kanë të bëjnë me: hapjen e vendeve të reja të punës; punën praktike në institucionet publike, që do ia mundësojmë çdo të riu që ka nevojë dhe dëshirë për punë; punën e përbashkët vullnetare, si një komponent i rëndësishëm i zhvillimit; projektet e tjera që synojmë të mundësojmë gjatë qeverisjes tonë; krijimin e terreneve sportive dhe funksionalizimin e aktiviteteve kulturore”, tha ai.

Në fund, Krasniqi u bëri apel të rinjve jo vetëm për mbështetje e zgjedhje të Alternativës qeverisëse të Vetëvendosjes, por edhe për angazhim sa më të madh politik e shoqëror të tyre, angazhim që sipas tij do t’i ketë kurdoherë të hapura dyert e VV-së. “Ajo që çdo shoqëri pret nga rinia, si pjesa më vitale dhe aktive e saj, është angazhimi, sepse rruga e zhvillimit shoqëror, jo vetëm për të tashmen, por sidomos për gjeneratat e ardhshme, mund të jetë e sigurt vetëm nëpërmjet angazhimit dhe veprimtarisë së rinisë”, përfundoi Krasniqi.

Profesori i filozofisë së Universitetit të Tiranës, njëherësh edhe anëtar i strukturave drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje!, Elvis Hoxha, u shpreh para të rinjve se Vetëvendosje! nuk duhet parë si çdo parti e zakonshme, nga e cila priten vetëm premtime klienteliste, por si një Alternativë politike në të cilën të rinjtë duhet ta shohin veten mbi të gjitha si kontribues në të mirë të vendit. Më tej, Hoxha u bëri thirrje të rinjve që ta vlerësojnë dhe mbështesin programin e Lëvizjes Vetëvendosje!. “Kjo Alternativë përmban për rininë, rivitalizimin e të gjithë atyre komponentëve që i kanë munguar kësaj pjese të shoqërisë në trojet shqiptare për shumë vite me radhë: jetën kulturore, sportive e shoqërore”, tha Hoxha. Në këtë vijë mendimi, Elvis Hoxha tha përpara të rinjve që mos të pranojnë “dhuratat” e vogla të momentit, që ofrojnë partitë pushtetare, por të zgjedhin projektet strukturore afatgjata që ofron Vetëvendosje!.

Ndërkaq, bartësi i listës për Asamble Komunale, Muhamet Bytyçi, tha se Lëvizja Vetevendosje!, si forcë e ndryshimit shoqëror, ka lindur prej të rinjve dhe mbështetet në veçanti tek të rinjtë, duke qenë se këta të fundit janë shpresa afatgjatë e shoqërisë. “Vetëvendosje!, e mbi të gjitha Kosova në përgjithësi, sot kanë nevojë për angazhimin politik dhe qytetar të të rinjve, si forca më vitale dhe përparimtare e saj, e cila sot ndodhet në kushte jo të favorshme për shkak të politikave të mbrapshta pushtetore”, tha Bytyçi./PrizrenPress.com/

Saimir Pirgu: Shkarkimi i Zhani Cikos, turp

0

SaimirPirgu-ZhaniCikoMe një sfidë ndaj pushtetarëve të rinj, tenori Saimir Pirgu e ka mbyllur mbrëmë koncertin e bamirësisë, në ndihmë të fëmijëve me sindromën down. Në mënyrën e tij ai protestoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, pak orë përpara fillimit të koncertit, që drejtohej pikërisht nga ai.

Pirgu, në fund të koncertit, në sallën ku ishin edhe kryeparlamentari Ilir Meta, si dhe ministrat e rinj socialistë Mirela Kumbaro, Ilir Beqja dhe Erjon Veliaj, e quajti “të turpshme” ngjarjen e ndodhur vetëm pak para koncertit, duke iu referuar shkarkimit të Cikos, shkruan Panorama.

Pirgu falënderoi organizatorët dhe të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj nisme, ashtu si edhe ai, që nuk mund t’i thoshte jo zemrës së një nëne, por nuk mund ta mbyllte këtu. “Sot, përpara koncertit ka ndodhur një ngjarje e turpshme, që më ka prekur shumë. Por nuk do të doja të zgjatesha, kushdo le ta kuptojë. Doja vetëm t’i thosha një faleminderit maestro Zhani Cikos”, tha Pirgu.

Duartrokitjet e zbehta që shoqëruan fjalët e Veliajt u mbytën nga ato në mbështetje të tenorit Pirgu.

Dje Këshilli i Ministrave, ndër të tjera, vendosi lirimin nga detyra të drejtorit Zhani Ciko dhe zëvendësimin e tij nga balerini Ilir Kerni, si dhe lirimin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Rubens Shima dhe emërimin në vend të tij të piktorit Artan Shabani.

Rektori Baraliu lë Universitetin e Prizrenit, vazhdon në Prishtinë

0

MazllumBaraliuRektori i Universitetit Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti” (UPZ) , Prof. Dr. Mazllum Baraliu ka përzgjedhur të vazhdoj si profesor në Universitetin e Prishtinës, dhe se nga 1 nëntori më nuk do të jetë në krye të universitetit të dytë publik në vend, të cilit i priu për dy vite.

Lajmin për “Zërin” e konfirmoi vetë rektori Baraliu, i cili sqaroi se kjo assesi nuk duhet kuptuar si një dorëheqje e tij nga posti i deritashëm, pasi siç dukej edhe nga biseda ai kishte dëshirë të vazhdonte edhe për një kohë në UPZ, duke thënë se akoma kishte disa punë për të rregulluar, në të mirën e institucionit më të lartë arsimor në qendrën më të madhe të vendit, pas Prishtinës.

Një vendim të tillë rektori i UPZ-së e ka marrë pas kërkesës së bordit të UP, që u kërkon të punësuarve në universitet të përcaktohen rreth vendit të tyre të punës, duke shmangur mbajtjen e deritashme të dy pozitave njëkohësisht. Sipas rektoratit, pasi paraprakisht janë paralajmëruar të gjithë profesorët, atyre u është dhënë afat deri më 20 tetor për të hequr dorë nga vendi i dytë i punës.

Por, rektori Baraliu mohon që në rastin e tij të ketë pasur diçka kontestuese, ndërsa këtë ia tregon se ia ka thënë edhe autoriteteve më të larta në MASHT, përfshirë edhe vetë ministrin Buja.

“Vendi im i punës si rektor në UPZ ka qenë post publik e jo politik, dhe se nuk kam pasur kontratë, por vetëm një vendim nga Ministri i MASHT, prandaj edhe kam sqaruar se këtu nuk ka pasur asgjë kontestuese”, tha Baraliu për Zërin.

Duke ju referuar rregulloreve në fuqi, ai tha se një profesor ka të drejtë të mbajë një normë të plotë dhe një gjysmë tjetër.

Në tetor të vitit 2011, Baraliu është emëruar në pozitën e rektorit të UPZ-së, nga ministri i Arsimit Ramë Buja, bazuar në një vendim të bordit të UPZ-së, në mesin e tre kandidatëve të propozuar për rektor.

Në këtë post profesori Baraliu erdhi nga mësimdhënësi i lëndës “E drejta biznesore në Fakultetin Ekonomik të UP-së”.

Ndër sukseset e deritashme të UPZ-së, Baraliu përmendi punën e bërë për ngritjen e cilësisë në fazën fillestare të këtij institucion, përfshirë këtu edhe ndihmën e strukturave udhëheqëse lokale e qendrore, duke shtuar se rezultatet janë të dukshme, ndërsa për këtë dëshmojnë edhe mbi 30 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, të cilat janë bërë me vende të tjera, përfshirë këtu Indinë, Turqinë dhe vende të tjera.

Në fillim të këtij viti akademik, në mjedise të Universitetit publik “Ukshin Hoti” në Prizren, në një ceremoni në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të MASHT-it, diplomoi gjenerata e parë e studentëve pranë këtij institucioni.

Baraliu është resktori i dytë, ndërsa në këtë post trashëgoi rektorin e parë, atë ndërkombëtar të Universitetit të Prizrenit, gjermanin Roland Munch i cili në fund të korrikut të vitit 2011 dy muaj para përfundimit të kontratës pat dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij institucioni, me arsyetimin që këtë e kishte ndërmarrë ishte qëndrimi i tij kundër kopjimit të Universitetit të Prishtinës dhe mos pajtimi për ndryshimet që kanë pësuar në Statutin e Universitetit të Prizrenit.

Mbështetur në deklarimet e zyrtarëve përkatës Universiteti publik “Ukshin Hoti”, tashmë ka rreth 8 mijë studentë, për dallim nga 500 sosh që pati në start të punës, më 2010.

Koalicioni AAK-LDD, sot përmbyllë fushatën zgjedhore

0

LDD dhe AAKKoalicioni AAK-LDD në Prizren, përmbyllë sot fushatën zgjedhore. Tubimi përmbyllës mbahet ne Palestrën Sportive “Sezair Surroi”, duke filluar ne oren 15.30.“Ju ftojmë që të merrëni pjesë në këtë tubim madhështor”, thuhet  në njoftimin e koalicionit AAK-LDD.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i LDD-së, Nexhat Daci./PrizrenPress.com/

 

Tri iniciativa serbe garojnë për Prizrenin

0

Ura e gurit ne prizrenTri iniciativa politike serbe, do të garojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit në Prizren. Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ-së) në Prizren, Ilir Baldedaj, konfirmoi se pjesë e listës zgjedhore në Prizren janë edhe këto iniciativa politike të komunitetit serb.

Pjesëmarrja e tyre paraqet konkurrimin e parë për zgjedhjet e lira të mbajtura pas shpalljes së Pavarësisë së vendit më 2008, ndërsa një përfaqësuese serbe ka qenë pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, në mandatin e dytë të mbajtur pas luftës, deri në vitin 2007.

Më së shumti kandidat ka Lista Iniciativa Qytetare Serbe (Gradjanska Iniciativa Serbska) që ka renditur tetë emra. Pjesë e saj janë Bogoljub Ilic, Branislav Gligorevic, Marta Zrnznevic, Ranko Sllavkovic, Ivan Ilic,Neda Miladinovic, Vlado Vuckeviq dhe Spasa Andrejevic.

Në listën e Iniciativës Qytetare të Prizrenit (Gradjanska Iniciativa Prizren), që ka gjashtë kandidatë janë renditur: Aleksandra Mitrovic, Dragoljub Puzhic, Mililca Puzhic, Zoran Curorevic, Petar Stankovic, Anaka Zoric. Ndërkaq, partia SLS ka vetëm një kandidat, Ivan Krstic. Në Prizren tashmë jetojnë pak serbe dhe se nuk dihet se ku jetojnë kandidatët e përfshirë në garën zgjedhore./PrizrenPress.com/