15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026
Home Blog Page 8962

Krasniqi apelon qytetarët për bashkëqeverisje

0

Krasniqi-Qypeve-PllaqiceLëvizja Vetëvendosje! ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale në fshatrat Qypevë dhe Pllaqicë të Malishevës. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi, përpara qytetarëve bëri apel për bashkëqeverisje.

“Ne, Lëvizja Vetëvendosje!, e kemi hartuar një program të detajuar, që synon të arrijë një objektiv të madh: atë të zhvillimit shoqëror, dhe kthimit të Malishevës kah progresi. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ne qeverisim bashkë me ju, duke e pasur gjithmonë ndihmën tuaj të vyer”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, në fjalën e tij Krasniqi u përqendrua sidomos tek ajo që ai e quajti ‘drejtësi në qeverisje’. “Drejtësia shoqërore është një nga parimet themelore të Lëvizjes Vetëvendosje!, e pikërisht ky është synimi kryesor që duam të arrijmë gjatë qeverisjes tonë: drejtësi në investime, pa diskriminuar asnjë qytetar; drejtësi në ndihmën social-ekonomike për qytetarët; drejtësi në investimet infrastrukturore”, tha ai.

Në fund, Krasnqi i siguroi qytetarët e Qypevës dhe Pllaqicës për bashkëqeverisje të mirë dhe të frytshme. “Për një qeverisje të mirë, nevojitet vullnet, guxim dhe dije. Por, përveç këtyre tre komponentëve, ne kemi edhe mbështetjen tuaj, dhe ky ndoshta është një faktor ende më i sigurt për suksesin e përbashkët. Prandaj, duke siguruar mbrojtjen e votës tuaj, ju bëjmë thirrje që më 3 nëntor ta votoni Lëvizjen Vetëvendosje!, jo vetëm si një provë qeverisjeje për ne, por si mundësi bashkëqeverisjeje që ju ia jepni vetes”, përfundoi Krasniqi.

Kurse, anëtari i kryesisë së VV-së Gani Krasniqi, shprehu besimin, pritshmërinë dhe zotimin për arritjet dhe rrugën e drejtë që do të sjellë Vetëvendosje! me Alternativën e saj qeverisëse. Gjithashtu, ai u bëri apel qytetarëve të Qypevës dhe Pllaqicës, që të jenë sa më aktivë “në bashkëqeverisjen tonë edhe pas kësaj date, me këshilla dhe kritika, duke i siguruar njëri-tjetrit qëndrueshmëri, sukses dhe zhvillim”.

Ndërkaq, kandidati për Asamble Komunale, Safet Mazreku, bëri një paraqitje të organizimeve të deritashme të VV-së, në Malishevë dhe jo vetëm, duke e paraqitur këtë si një garanci të veprimtarisë së kësaj organizate politike, gjithmonë përkrah dhe me qytetarët. “Pushtetarët e derisotëm, janë shembulli më i qartë dhe më i keq sesi nuk duhet të qeveriset, sesi nuk duhet nëpërkëmbur besimi politik dhe dinjiteti shoqëror i tyre. E pikërisht kundër këtij modeli është Vetëvendosje!, duke u zotuar që të parët, dhe mbi gjithçka, janë qytetarët dhe mirëqenia e tyre”, tha Mazreku./PrizrenPress.com/

Muzika rap e një amerikani mysliman

0

MoSabri-reperi amerikan myslimanMuzikantë të rinj myslimanë, të cilët shkruajnë këngë me temën islamike, po fillojnë t’i drejtohen një publiku më të gjerë në Shtetet e Bashkuara. Mo Sabri, i cili jeton në Tennessee, është njëri prej tyre. Sabri, që e mori frymëzimin nga një artist hebre orthodox i muzikës reggae, shkroi një këngë për Jezusin që ka fituar popullaritet të madh.

Kjo është një këngë që Mo Sabri ja ka kushtuar Mekës, në një zhanër jo të njohur për të dhënë mesazhe fetare.

“Në radio dëgjojmë shumë këngë që i nxisin vajzat të bëjnë gjëra të këqija”.

Por ky këngëtar pasionant i besimin mysliman di se si të krijojë emocione tek vajzat.

Një nga këngët më të fundit të Sabriut mori më tepër se 1 milion klikime në YouTube

“Në Perëndim atë e quajnë Jesus, në lindje quajnë Isa, Messiah, Krisht….”

Ai thotë se kënga “I believe in Jezus” është shkruar pikërisht për banorët në lindje të Tenesisë, për të treguar se myslimanët janë të devotshëm ndja tij, transmeton Zëri i Amerikës.

“Djali i një virgjëreshe, thuhet se është diçka jo logjike, ndoshta e pamundur, por Zoti e bëri këtë të mundur.”

“Unë u rrita në një zonë ku nuk kishte myslimanë dhe munda të shihja se njerëzit kanë më tepër të përbashkëta se sa ndryshime. Unë doja t’u drejtohesha fqinjëve dhe t’u tregoja se myslimanët dhe të krishterët, së bashku mund të përjetojnë ato që kam përjetuar edhe unë.”

Kjo këngë e Sabriut fitoi popullaritet, ndërsa një tjetër video e tij u përhap shumë kohët e fundit. Drejtuesja e televizionit Fox News, Lauren Green, sugjeron se autori mysliman i një libri për Jezusin ka paragjykime, për shkak të besimit të tij.”

“Ju jeni mysliman, përse shkruat një libër për themeluesin e Krishtërimit?”

Sabri thotë se megjithëse myslimanët e hedhin poshtë pikëpamjen e krishterë se Jezusi është i biri i Zotit, ata e konsiderojnë atë një Profet.

“Ka shumë keqinformime mbi myslimanët, të mendosh që një mysliman nuk mund të flasë për Jezusin, ose që nuk mund ta dojë atë, është gabim dhe synimi im është që ta ndryshoj këtë.”

“Përse duhet që feja gjithmonë të krijojë përçarje? Në të vërtetë ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta, se sa ndryshime…”

Sabri thotë se është frymëzuar nga muzikanti regi Matis-yahu, i besimit të hazidizimit, një degë e judaizmit orthdoks, i cili fitoi pasues të shumtë repistë për temat hebraike që ai trajton.
“Më pëlqen që ai nuk epej para ndonjë presioni për krijimin e muzikës, ai ishte ndryshe nga të tjerët. Ai krijoi këngë ekzaltuese, të cilat ishin njëkohësisht spirituale.”

“Është mirë të bëhesh model për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, sepse nuk ka shumë njerëz që bëjnë atë bëj unë.”

Duke ofruar një alternativë për kulturën pop, në fakt Sabriu bën atë që kanë bërë për dekada muzikantët e krishterë të muzikës rock, duke u siguruar që kjo të funskionojë njëkohësisht edhe në fenë e tij.

Latifi premton angazhim për ruajtjen e vlerave kombëtare

0

Smajl Latifi me shoqatat e dala nga UÇKNë kuadër të takimeve me grupe të ndryshme shoqërore, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, shtroi drekë për familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës të UÇK-së.

Fillimisht debatin e hapi shefi i Shtabit Zgjedhor në Degën e AAK-së Musa Cena, i cili lavdëroi angazhimet dhe përkushtimet e Smajl Latifit edhe si luftëtar i UÇK-së, edhe si kryetar i komunës. Sipas tij, askush deri më tani nuk ka bërë më shumë se Latifi për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të UÇK-së’’.

Ndërsa, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Rahovec,  Vajdin Berisha ka shtuar se takimet e këtilla janë mundësi e mirë për të vlerësuar në përputhje me kontributet e secilit prej kandidatëve, ndërsa mbështetja për vlerat e luftës të UÇK-së duhet të jetë e vazhdueshme, pavarësisht se kush do të jetë kryetar i komunës, duke falënderuar kryetarin aktual të komunës Smajl Latifi për ndihmën e dhënë për këto shoqata.

Kurse veterani i luftës dhe vëllai i dy dëshmorëve  Fahredin Hajda, shtoi se askush nuk ka mundur të bëjë më shumë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Ai është kujdesur që varrezat e dëshmorëve, përmendoret dhe vend rëniet e tyre të jenë të rregulluara si asnjëherë më parë, prandaj besimi për Smajl Latifin duhet të jetë i palëkundur. Ai i ftoi bashkëluftëtarët e tij që të votojnë më 3 nëntor dhe votën e tyre ta japin për Smajl Latifin dhe AAK-në.

Deputeti dhe ish komandanti i UÇK-së në ZOD Daut Haradinaj, u shpreh se askush më mirë se Smajl Latifi nuk e kupton këtë dhembje e këtë krenari, pasi që vet Smajli ishte bashkëluftëtar i bijve tuaj.

Ai tha se jam i bindur se Smajli ka për t’u kujdesur gjithmonë për familjarët e dëshmorëve, invalidët si dhe veteranët e UÇK-së. Prandaj, aspak nuk do të gaboni nëse i jepni edhe një herë mbështetjen tuaj për të qenë kryetar i komunës së Rahovecit në një mandat të plotë.

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, tha se gjatë mandatit tonë qeverisës kjo kategori e rëndësishme është trajtuar me shumë kujdes dhe respekt. Ne iu kemi kushtuar vëmendjen e merituar këtyre vlerave, sepse gjaku i dëshmorëve, sakrifica e invalidëve dhe përkushtimi i veteranëve të luftës, janë vlera të pamohueshme dhe që na udhëheqin në çdo veprim që bëjmë. Kërkesat e këtyre kategorive janë trajtuar me kujdes dhe shumë prej tyre janë realizuar. Kohëve të fundit kemi nisur të ndërtojmë edhe një shtëpi për këto kategori, pasi që veprimtaria e tyre është afatgjatë, sepse vlerat e luftës atakohen shpesh dhe në çdo kohë. Mbrojtja e këtyre vlerave është obligimi ynë dhe amaneti që na e lanë dëshmorët. Ndër të tjera Latifi tha se kompania e vreshtarisë dhe verëtarisë “StoneCastle” është e gatshme të dhurojë një parcelë toke për ndërtimin e një  godine për strehim të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve pa strehë. /PrizrenPress.com/

Kryeziu: Qytetarët po kërkojnë rikthimin e LDK-së në Prizren

0

Eqrem KryeziuKandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziu me bashkëpunëtorë, ka mbajtur  tubim  elektoral me anëtarët dhe simpatizantët e Lagjes së Trimave (ish Tususi) dhe në fshatin Nashec.

Në Lagjen e Trimave karvani i fitores së  LDK-së  është pritur nga një numër i madh i banorëve të kësaj lagjeje. “Qytetarët e Kosovës kanë fituar alergji të madhe nga pushteti i dështuar dhe nuk e durojnë më  jo vetëm mazhoranca shqiptare, por edhe përfaqësuesit e pakicave, ndaj të cilave kemi qenë korrekt dhe do të vazhdojmë të jemi shumë korrekt”, tha Kryeziu.  “Qytetarët po kërkojnë ndryshime dhe  Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Kryeziu parashikoi se këto zgjedhje do të jenë  me të mira. “Sivjet do të jetë shumë më i mirë procesi zgjedhor, sepse do të ketë një kontrollë të hatashëm. Dënimet për keqpërdoruesit  e votës  janë të mëdha, kështu që unë shpresoj më në fund që edhe Kosova do  t’i  kthehet procesit të drejt zgjedhor”. “ S’ka më keq se t’i shkon me votu dhe nuk je i  sigurt që të ka shku atje vota ku e ke mendu. Ky  është turpi më i madh për një shoqëri. Kosova nuk ka mundësi me përparu ndrysh e veç me votën e lirë kur vjen koha katërvjeçare”./PrizrenPress.com/

Muja krenohet me vlerat e luftës

0

muja te shoqatatKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me përfaqësuesit e shoqatave  të dala nga lufta  e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës.

“Ardhja jonë për të ju vizituar po bëhet në kuadër të takimeve të cilat po u bëhen kategorive të dala nga lufta. Ç’do herë  që të jemi afër jush, marrim energji të reja dhe motiv për punët e përditshme në interes të qytetarëve të komunës sonë. Partia Demokratike e Kosovës është subjekt politik që është e brumosur nga lavdia dhe sakrifica e brezave të tërë që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha Muja.

Bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu, tha  ndërkaq se “kur jemi para jush ndihemi si në shtëpinë tonë, pasi që në vijmë nga radhët tuaja dhe i njohim më mirë se çdo kush tjetër vlerat dhe sakrificat e veteranëve të luftës”. “Andaj për këtë arsye PDK-ja, ka pasur dhe ka në gjirin e saj numër të konsiderueshëm të veteranëve të luftës dhe kjo është vlera që  na përfaqëson”.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve Selim Krasniqi, u shpreh i kënaqur me vizitën. Ai tregoi se dyert e Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Muaj kanë qenë të hapura për të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së sa herë që ata kanë pasur nevojë.

Ndërkaq,  gjatë vizitës me Shoqatën e Familjarëve të Dëshmorëve të komunës së Prizrenit, Muja dhe bashkëpunëtorët e tij janë pritur ngrohtësisht  edhe nga përfaqësuesit e kësaj shoqate.

“Ndihem tepër krenar që gjatë mandatit qeverisës që po lëmë pas kemi përmbushur njërin prej synimeve tona për t’ju siguruar kushte banimi për 82 familjar të dëshmorëve të komunës sonë.Ne zotohemi se në vitin e ardhshëm të gjithë familjarët e dëshmorëve do gëzojnë të drejtën për tu siguruar me kushte banimi, si dhe me të gjitha benifitet dhe privilegjet që me të drejt i meritojnë kjo kategori e çmuar e shoqërisë sonë”.
Gjithashtu Muja, ka vizituar edhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës , me ç’rast  është pritur nga kryetari i shoqatës, Burim Shala dhe anëtarë tjerë të Kryesisë. “Vlerat e çmuara njerëzore dhe gjakun e derdhur për liri në as një moment nuk do i harrojmë ato do çmohen dhe do jenë udhërrëfyes për ne”. /PrizrenPress.com/

Nxënësit shqiptarë të shkollës shqipe në Gjermani vizituan Rahovecin

0

Rahoveci5-22Në kuadër të shkëmbimeve kulturore Gjermani-Kosovës, një numër nxënësish dhe mësimdhënësish të shkollës në gjuhën shqipe në Dortmund, Sundern dhe Arnsberg të Gjermanisë, si dhe drejtues gjermanë të dy shkollave, kanë vizituar komunën e Rahovecit. Në pritjen e organizuar nga shkolla fillore “Isa Boletini” u shfaq program artistik nga nxënës të kësaj shkolle dhe nxënësit e shkollës në gjuhën shqipe në këto qytete.

Kryetari i komunës Smajl Latifi tha se mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani dhe e autoriteteve gjermane për këta fëmijë ka qenë jashtëzakonisht e mirë. “Presim që këto kontakte të vazhdojnë dhe të intensifikohen, sepse kjo i shërben shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy popujve”, tha Latifi.

Kurse, drejtori i shkollës “Isa Boletini”, Sakip Kryeziu, tha se vizitat e tilla janë të rëndësishme, sepse ju shërbejnë nxënësve e mësimdhënësve për bartjen e përvojave pozitive, duke potencuar faktin se me këto përvoja do të ndjehemi më të pasur me ide pozitive.

Një falënderim të veçantë ka shfaqur edhe ideatori i kësaj vizite mësuesi i shqipes Kemajl Çallaku. Ai tha se është detyrë e jona që të kujdesemi për fëmijët e dëshmorëve, prandaj organizimi i vizitave të tilla do të ndikojë pozitivisht edhe në transmetimit të mesazheve miqësore ndërmjet dy vendeve tona.

“Presim që në të ardhmen këto kontakte të jenë më të shpeshta, sepse kjo i ndihmon ruajtjes së traditës dhe kulturës shqiptare në diasporë. Njëkohësisht do të ndikojë në njohuritë e fëmijëve kosovarë për popullin gjerman dhe anasjelltas. Këto do t’na sjellin më afër integrimeve kulturore e më pas edhe integrimeve tjera”, tha Çallaku.

Ndërkaq, drejtorët e shkollave gjermane Bernd Bruns dhe Andreas Schauerte, falënderuan autoritetet komunale, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Isa Boletini” për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe u shprehën të bindur se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ata deklaruan se pritja është jashtëzakonisht e ngrohtë, ndërsa përjetimi është shumë miqësor.

Miqtë nga Gjermania më pas kanë shijuar një koncert të nxënësve të shkollës së ulët të muzikës në Rahovec, ku i ka përshëndetur menaxheri i shkollës profesor Naser Dula. Vizitën në Rahovec delegacioni gjerman e ka përfunduar në “Shtëpinë e verës”. Ndërsa fëmijët nga Gjermania janë strehuar në familjet rahoveciane, ku kanë gjetur pritje të ngrohtë e miqësore./PrizrenPress.com/

Gashi: Të hiqen dy antenat pa leje të operatorëve telefonik në Prevallë

0

PrevallaaaMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar dy operatorët e telefonisë mobile “Vala” dhe “Ipko” të heqin antenat e vendosura pa leje në zonën e mbrojtur të Prevallës.

Në të kundërtën, pas afatit ligjor të dhënë nga MMPH, kjo e fundit do të largojë këto dy antena dhe shpenzimet do t’i bartin operatorët.

Ministri Dardan Gashi është I vendosur të ndal degradimin dhe veprimtaritë ilegale në atë zonë dhe të kontrollojë zhvillimin dhe legalitetin sipas parametrave ligjor të lejuara në natyrë./PrizrenPress.com/

Në Bruksel u vlerësua pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor

0

Edita TahiriNë Bruksel u mbajt raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë takim u vlerësua pozitivisht mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe në veçanti u vlerësua se palët po i kryejnë mirë obligimet zbatuese që dalin nga marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013.

Fillimisht u diskutua për rrjedhën e fushatës zgjedhore me ç’ rast, zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi angazhim të shtuar të të gjitha palëve, për një fushatë demokratike, në frymën e standardeve ndërkombëtare, si dhe kërkoi që të gjitha palët të kontribuojnë për evitimin e dukurive negative, që kanë të bëjnë me kërcënime të kandidatëve dhe punonjësve të KQZ-së sepse zgjedhjet lokale janë në interes të qytetarëve dhe të zgjedhjeve të përfaqësuesve legal dhe legjitim të komunave.

Në vazhdim, u raportua për procesin e ankimimit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku kryetari i PZAP Shukri Sylejmani, njoftoi se i gjithë procesi i shqyrtimit të ankesave është bërë në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe ka përfunduar me sukses. Ai njoftoi palët se nga 16355 ankesa, 10419 janë refuzuar, ndërsa janë pranuar 5458 ankesa, dhe 349 janë hedhur si të parregullta.

Ndërkaq u tha se në bazë të ligjeve të Kosovës, palët e refuzuara mundë t’i drejtohen edhe instancës më të fundit në këtë proces, respektivisht Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Më pas u diskutua për rëndësinë që siguria të jetë në nivelin e duhur gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, ku në veçanti OSBE-ja njoftoi se janë të angazhuar të tri mekanizmat e sigurisë, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, që në kuadër të misioneve të tyre të ofrojnë siguri maksimale për këtë proces.

Po ashtu Kryetarja e KQZ, Valdete Daka njoftoi palët për afatet ligjore për votim nga jashtë Kosovës, duke specifikuar që afati i fundit për votim është data 1 nëntor.

Koordinatori i Grupit, Qemajl Marmullakaj, edhe kësaj radhe insistoi që konkluzionet dhe marrëveshjet e çdo takimi, duhet të reflektojnë në konsekuencë përmbajtjen e diskutimeve, si një kontribut qenësor për dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes./PrizrenPress.com/

Berisha: Të ndryshohet qeverisja në Prizren

0

Berisha- 11marsi e 2korrikuKryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë të Prizrenit në lagjen “11 Marsi” dhe “2 Korriku”. Berisha para shumë të pranishmëve tha se është e nevojshme që urgjentisht të ndryshohet qeverisja që ka Prizreni. Sipas tij, Bashkimi Demokratik është shpresa e vetme për një jetë më të mirë në Prizren.

“BD-ja do të përkushtohet në ngritjen e cilësisë në shëndetësi, jo duke ndërtuar vetëm objekte por duke investuar në përgatitjen e kudrave shëndetësor përmes seminareve dhe trajnimeve të ndryshme me qëllimin që të ngritët cilësia në shërbime mjekësore sepse deri më tash kemi pasur investime nëpër objekte dhe aparatura, mirëpo aparaturat kanë mbetur nëpër depo nga mungesa e jo përgatitjes së duhur të personelit mjekësor”, tha Berisha.

Ndërkaq, bartësi i listës Osman Hajdari, tha se që në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së Bashkimit Demokratik do të punësojmë 120 të rinj përmes projekteve të veçanta në administratat publike si dhe do të bëjmë funksionalizimin e zonës industriale në të cilën do të punësohen rreth 5000 qytetarë. Kurse, kandidatët për Kuvend të Prizrenit nga këto lagje Sabri Micaj, Besim Qafleshi, Rrezarta Shkurti –Gashi dhe Belkis Lalosh, kërkuan mobilizim të të gjithë qytetarëve për të votuar numrin 74 dhe liderin e tyre Zafir Berishën./PrizrenPress.com/

AAK-LDD në Prizren: Thaçi e shndërroi në fushatë elektorale vizitën e Erdoganit dhe Ramës

0

LDD dhe AAKKoalicioni AAK – LDD në Prizren, ka akuzuar partinë në pushtet(PDK) se po bënë fushatë të pandershme zgjedhore. Sipas këtij koalicioni partia në pushtet po mundohet që në forma të ndryshme të manipulojë me votat e qytetarëve.
“Qeveria Muja’ duke pasur në dispozicion katër vite të plotë për rregullimin e infrastrukurës në qytet dhe fshatra, ka pritur këto tri javë të fushatës zgjedhore për të mbushur gropat e hapura, për të shtruar me zhavor rrugë rurale e diku, diku edhe me kubëza betoni pa shikuar fare se a duhet sëpari të jetë kanalizimi apo jo, me rëndësi është të shtrohet rruga me kubëza betoni. Kjo gjë ka indinjuar shumë thellë qytetarët prizrenas, të cilët këtë indinjatë e shprehin gjatë takimeve që kanë me ne, sepse janë mësuar që këto punë të lëna për fushatë janë një kërkim vote në mënyrën më jo njerëzore, një kushtëzim që nëse nuk e japin votën nuk do t’u shtrohet rruga, dhe e dinë shumë mirë se një rrugë për t’u rregulluar si duhet nuk mjafton një javë, sa kanë mbetur deri në fund të fushatës”, thuhet në komunikatën për media të koalicionit AAK-LDD në Prizren.

Sipas këtij koalicioni, kjo nuk është e vetmja formë e manipulimit me votat e qytetarëve prizrenas që bën Partia Demokratike e Kosovës. “Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi më shumë ka qenë kryetar partie sesa kryeministër i një vendi, më shumë kalon kohën në Prizren duke bërë fushatë për Ramadan Mujën se në Prishtinë. Për të arritur kulminacionin e veprimeve të pandershme që bën kjo parti për të ruajtur pushtetin në Prizren, vuri në lojë edhe dy kryeministra të dy shteteve tjera dhe një numër të madh të qytetarëve prizrenas. Thaçi i vuri para një akti të kryer kryeministrin e Turqisë , Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë Rama. Ne e dimë shumë mirë se Erdogan dhe Rama kanë ardhur për të përuruar terminalin e ri në aeroportin e Prishtinës dhe se Erdogan është qytetar nderi i Prizrenit, por PDK-ja shfrytëzoi këtë rast për të bërë fushatë, duke e ditur se as Erdogan, e as  Rama nuk do të refuzojnë ftesën për të vizituar Prizrenin. Kryeministri Thaçi këtë vizitë e shndërroi në një fushatë elektorale të PDK-së, duke mos ftuar as edhe një këshilltar të Asamblesë së qytetit, kur e dimë se ata këshilltarë janë që kanë ngritur dorën për të shpallur qytetar nderi kryeministrin e Turqisë, duke mos ftuar asnjë subjekt politik që vepron në këtë qytet dhe duke thënë hapur se Ramadan Muja është dhe do të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit.

“Ky është një mashtrim, andaj ne si koalicion kërkojmë nga qytetarët e Prizrenit, sidomos nga qytetarët turq që jetojnë në Prizren, që të mos mashtrohen nga ky gjest i ulët i PDK-së, të cilët kanë hapur dezinformata se Erdogan dhe Rama i kanë ardhur në ndihmë Ramadan Mujës për të fituar Prizrenin, kanë ardhur për t’u thënë qytetarëve prizrenas të votojnë Ramadan Mujën. Jo vetëm Prizreni, por e tërë Kosova e ka parë se Erdogan e Rama as edhe një fjalë nuk e kanë thënë për fushatë, nuk kanë përmendur asnjëherë zgjedhjet e as kandidatin Muja”/PrizrenPress.com/