24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Cikaj, beson në fitore

Halil Cikaj ,PDKNuk dyshon në fitoren e PDK-së në Has. Kjo bindje i është përforcuar, pas takimeve që ka zhvilluar nga dita e parë e fushatës zgjedhore me banorët e të gjitha fshatrave të Hasit.

Halil Cikaj, kryetari i Nëndegës së PDK-së në Gjonaj të Hasit, njëherësh kandidat për Asamblenë Komunale, është befasuar për të mirë me përkrahjen që PDK-ja po e merr në këtë rajon. Ai thotë se PDK-ja në Has është fuqizuar dhe rritur më shumë se kurrë në këto vitet e fundit. ” PDK-ja në Has çdo ditë po merr përkrahje të madhe. Jam i lumtur që hasjanët e kanë krijuar besim në vlerat që PDK-ja i ka në Has”.

Halil Cikaj me profesion është specialist i ORL-së. Në luftën e fundit në Kosovë, Cikaj ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ai gjatë kësaj kohe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dhënien e ndihmës mjekësore për banorët e Hasit. Pas përfundimit të luftës, Cikaj,ka shërbyer si mjek në Trupat Mbrojtëse të Kosovës(TMK). Aktualisht, ai punon në Qendrën Spitalore në Prizren.

Në zgjedhjet e nëntorit, Cikaj garon nga radhët e PDK-së, për këshilltar të Asamblesë Komunale të Prizrenit. “ Jam i kënaqur me përkrahjen që po e marrë nga të gjithë hasjanët”, shprehet ai.

Cikaj tregon se nga dita e parë e fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, PDK-ja ka zhvilluar disa takime me banorët e fshatrave të Hasit. Ai thotë se përveç tubimeve, janë zhvilluar takime edhe në mënyrë individuale apo familjare. “Deri më tash kemi mbajtur disa tubime, por edhe takime me kryefamiljarë të shumtë. Gjatë këtyre takimeve që kemi zhvilluar, PDK-ja ka marrë mbështetje të fuqishme në Has”, shprehet ai.

Cikaj thotë se hasjanët kanë shumë arsye që në zgjedhjet e nëntorit të votojnë PDK-në. Sipas tij, PDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka mbajtur dhe realizuar premtimet që ka dhënë në fushatat zgjedhore. “ PDK-ja është subjekti i vetëm politik që ka premtuar se Hasi do të jetë komunë më vete. Ky premtim tashmë është bërë realitet falë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit”.

Ai thotë se hasjanët në takimet elektorale nuk ngurrojnë të falënderojnë kryeministrin e Kosovës, Hahim Thaçin për vendimin që ka marrë për themelimin e dy komunave në Has. Sipas tij, ky vendim i kryeministrit Thaçi, ka rritur në masë të madhe besimin e hasjanëve në PDK. “ Kjo tregon se hasjanët janë mirënjohës dhe i vlerësojnë lartë vendimet e mira që ka marrë kryeministri Thaçi, për t’ia përmisuar dhe lehtësuar jetën e tyre”, thotë Cikaj, në një intervistë për “PrizrenPress”.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, ai ka planifikuar të mbajë edhe një takim me intelektualët nga Hasi. Thotë se ky takim ka për qëllim që të marrë mendimet e ndryshme për t’i quar përpara proceset.

“Pavarësisht se jam kandidat i një partie politike për Kuvendin Komunal të Prizrenit, kam nevojë tani dhe gjithmonë të kërkoj edhe mendimin e secilit intelektualë pavarësisht përcaktimit politik. Mendimi dhe fjala e secilit sigurisht se do te jetë forca shtytëse për çdo proces”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kjo është 24 vjeçarja shtatzënë që vdiq në Spitalin e Prizrenit

Një grua ka humbur jetën dje në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Ajo në spital ishte pranuar në gjendje të rëndë. Familjarët e...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Lajmet e Fundit