8.3 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8981

Si u prezantua Shqipëria dhe Kosova në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt

0

Shoqata e botuesve te KosovesNga Sheradin Berisha

Nga 09 deri më 13 tetor 2013 në Frankfurt të Gjermanisë u mbajt edicioni i 65’të Ndërkombëtar i Panairit të Librit. Në hapjen e këtij edicioni, drejtori i Panarit, Jürgen Boos, ka shprehur optimizmin për fatin e ‘industrisë së librit’, përkundër rënies së shitjes në këto dy vitet e fundit nga 0.8-1.4 %. Sipas të dhënave të organizatorit sivjet kanë marrë pjesë mbi 7.300 botues nga 100 shtete të botës, ndërsa ishin të pranishëm rreth 1.500 shkrimtarë nga e gjithë bota, 600 agjentë letrarë si dhe u realizuan mbi 3.600 aktivitete të ndryshme që lidhen me librin dhe botimin e tij. Në këtë edicion mysafir nderi ishte Brazili, dhe nën moton “Brazili – një vend plot zëra” ky shtet, në stendën e tij të madhe ka prezantuar ecuritë zhvillimore në botimin e librit. Në këtë event të madh ndërkombëtar u ndanë edhe dy çmime të rëndësishme: Çmimi i Paqes i Librarëve Gjermanë, iu nda bjelloruses – Svetlana Aleksieviç, ndërsa Çmimi Gjerman i librit: hungarezes – Terezia Mora. Panairi i Librit në Frankfurt (Frankfurter Buchmesse) është njëri prej evenimenteve më të mëdha të librit në botë dhe mbahet rregullisht nga viti 1949, ndërsa origjina e tij është rreth 500 vjeçare.
* * *
Në Panairin e sivjetmë, morën pjesë tri shtëpi botuese nga Shqipëria: “Onufri” me drejtor Bujar Hudhrin, “Minerva” me drejtor David Hudhrin dhe “Botimpex” me drejtor Edvin Begajn, ndërsa Kosova (në Sallën 5.1 me stendën E150) u përfaqësua nga Shoqata e Botuesve të Kosovës (SHBK) me seli në Prishtinë, nën drejtimin e nënkryetarit të SHBK-së, Besian Zeneli. Në kuadër të SHBK-së, u prezentuan 25 shtëpi botuese dhe insitucione akademike, të cilat me botimet e tyre (edhe në gjuhën angleze) kishin ndërtuar gjithë mozaikun e arritur brenda një viti kalendarik. Me këtë rast u prezentuan: “Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës”, “Asociacioni për Integrimin Kosovar Demokratik – AIKD’99”, “ALB-MED”, “ALBAS”, “Anton Pashku”, “Artini”, “BSS”, “Buzuku”, “Cuenus”, “Dija”, “Drita”, “Dukagjini”, “Faik Konica”, “Instituti Albanologjik i Prishtinës”, “Instituti i Historisë”, “Koha”, “Libri Shkollor”, “Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës”, “Mendimi Pozitiv”, “Pa”, “Rugova Art”, “Tenda”, “Titanik”, “Universiteti i Prishtinës” dhe “Zëri”.
* * *
Gjatë ditëve të panairit, lexuesit shqiptar dhe ata të huaj patën mundësi të njiheshin me shumësinë e librave shqip, dhe paraqitjen e stendave të botuesve shqiptarë karshi shtëpive tjera botuese. Derisa Brazili (si mysafir nderi i këtij edicioni) ka shpenzuar rreth gjashtë milion euro për stendën dhe prezentimin e botuesve të librit brazilian, shteti shqiptar nuk ka dhënë asnjë cent për një stendë për tri shtëpitë botuese që morën pjesë në panair. Këtë fakt të hidhur e mësuam nga drejtori i “Botimpex” z. Edvin Bega. “Si çdo vit tjetër edhe sivjet ne botuesit shqiptar marrim pjesë në këtë panair me shpenzimet tona, pra nuk kemi asnjë ndihmë financiare nga qeveria shqiptare, gjegjësisht nga Ministria e Kulturës.” – thotë z. E.Bega. Edhe Bujar Hudhri (drejtor i Onufri’t) shpreh indinjatë për Indiferentizmin e pakuptimt të shtetit ndaj botuesve shqiptar, për prezentim sa më dinjitoz të librit shqip në këtë panair ndërkombëtar.
* * *
Ndërkaq, në krahasim me botuesit nga Shqipëria, Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë një prezentim më dinjitoz. Nënkryetari i SHBK-së z.Besian Zeneli (i cili përfaqëson edhe Shtëpinë Botuese “Buzuku” në panair), ka thënë për pashtriku.org, se: “Stenda ku prezentohen librat e botuesve nga Kosova është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), edhe pse mjetet për këtë qëllim nga kjo ministri (në xhirollogarinë e SHBK-së) janë derdhur me vonesë”. Në këtë edicion të librit, SHBK-ja ka prezentuar rreth 300 tituj në gjuhën shqipe dhe angleze, të botuar kryesisht në dy vitet e fundit. Me këtë rast vlen të veçohet, “Monografia për Kosovën” e botuar në gjuhën angleze, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.
Në panair përfaqësuesi i “Buzuku’t”, Edon Zeneli ka takuar edhe shkrimtarin e njohur francez Maithas Enard, me të cilin ka biseduar për romanin e tij: “Tregoju për betejat, mbretërit dhe elefantët (Parle-leur de batailles, de rois et d’éléphants), i cili këto ditë do të botohet (nga Buzuku) në shqip, me përkthim të Izet Sylajt. Në këtë roman shtjellohen ngjarje të vitit 1506, me kryepersonazhët e çuditshëm skulptorin gjenial Mikelanxhelo dhe poetin prishtinas Mesihi.
* * *
Të shtunën, më 12 tetor 2013, në ambientet e stendës, u zhvilluan njëkohësisht edhe dy aktivitete të rëndësishme me karakter kulturor e kombëtar: Fillimisht në stendë u shpalosën 3 flamuj kombëtar me mbishkrimet “?amëria, Shkupi dhe Presheva”, që simbolizonte ndarjen e trojeve shqiptare në Konferencën e Londrës – 1913, dhe në këtë atmosferë Kuq e Zi, u promovuan dy vëllime me poezi: “Buzëqeshja e trishtë” i autorit Hasan Qyqalla, botuar nga Shtëpia Botuese “ADA”, Tiranë 2013; dhe vëllimi “Në shesh të shpirtit” i autorit Muhamet Luma”, botuar nga e njejta shtëpi botuese, në maj të këtij viti. Për këto vëllime folën, Sevëme Fetiqi, Vjollca Kaçiu dhe autorët e librit: Hasan Qyqalla dhe Muhamet Luma, ndërsa veprimtarja e njohur Sindi Zonja, recitoj poezinë “Moj Evropë…”, si porosi dërguar Fuqive të Mëdha, për padrejtësitë që i janë bërë shqiptarëve në këto 100 vjet! Gjatë ditës së shtunë grupi i veprimtarëve: Ahmet Sadiku, Stefan Tirana, Sindi Zonja, Qazim Sylejmani dhe Vjollca Kaçiu, kanë kryer një aktivitet të gjerë, duke shpërndarë (tek shtëpitë më të mëdha botuese dhe pjesëmarrësit e shumtë në panair) materialet në gjuhën gjermane dhe angleze: “Bashkimi i Shqipërisë së vogël, fillimi i Drejtësisë së Madhe” bashkë më Peticionin – për anulimin e vendimeve të Konferencës së Londrës – 1913.
* * *
Edicioni i 66’të Ndërkombëtar i Panairit të Librit për vitin 2014, do të mbahet nga 08 deri më 12 Tetor 2014, ndërsa mysfirë nderi do të jetë Finlanda.

Muja dhe KDTP, aktivitet të përbashkët

0

Muja me KDTPKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, i shoqëruar edhe nga anëtarë të Shtabit Zgjedhor si dhe kandidatët për Kuvend Komunal, sot pas dite morën pjesë në takimin e organizuar nga ana e KDTP-së, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, parti politike nga radhët e komunitetit turk në Prizren, e cila është në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

Muja uroi të gjithë të pranishmit me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

“Më lejoni që të gjithë besimtarëve mysliman të ua uroj Festën e Kurban Bajramit, duke dëshiruar që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit, tolerancës dhe harmonisë vëllazërore.

Uroj që në këto ditë festive të Bajramit të ritheksojmë dashurin ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptet universale për të respektuar dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit në mes njëri tjetrit”, uroi Muja. /PrizrenPress.com/

Kabashi premton hapjen e vendeve të punës edhe në Atmaxhë

0

luli atmaxhKandidati i koalicioni AAK-LDD, Lulëzim Kabashi në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Atmaxhë.

Ai edhe në këtë fshat ka premtuar se gjatë katër viteve të ardhshme, synim kryesor do ta ketë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Duke folur për investimet në sektorin e bujqësisë, Kabashi tha se Komunës së Prizrenit, i duhet të investojë 2500 euro për të hapur një vend pune në bujqësi.

“Kjo është shumë e lehtë, por duhet vullnet dhe dëshirë për ta realizuar këtë”. Kabashi premtoi krijimin e pikave grumbulluese të qumështit, investime në minisera pa participim (fillimisht me 100 metra katrorë), investime në miniferma (3 deri në 5 krerë lopë), dhe mbi të gjitha sigurim të tregut.

Ai para banorëve të këtij fshati foli edhe për sektorin e turizmit. “Do të krijohen kushtë të tilla të cilat do të joshin turistët e huaj, që të qëndrojnë më shumë se një ditë në vendin tonë”.

Ndërkaq, sa i përket sektorit të ndërtimit, Kabashi tha se në Prizren, ndërtimi sapo ka filluar, dhe ky ndërtim duhet të organizohet, që të mos shkelen planet rregullative, si në zonën urbane ashtu edhe në zonat rurale.

”Do të përkujdesemi që gjatë katër vjetorit të ardhshëm ti kemi të gjitha planet rregullative urbane“, tha Kabashi. Ai premtoi se për katër vite do të punësoi një antarë për cdo familje në Prizren.

Para banorëve të fshatit Atmaxhë, të cilët ishin prezentë në këtë takim, foli edhe kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati. Ai tha se menaxhimi i Komunës së Prizrenit nga kryetari i ardhshëm, Lulëzim Kabashi, dhe koalicioni AAK-LDD, do të jetë shembull i qeverisjes për zgjidhjen e të gjitha brengave të qytetarëve të komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Nëndega e PDK-së në Arbanë, pastron ambientin

0

iAktivet pastrmi 16.10.2013Me qëllim te vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe ambientit, sot u mbajt aktiviteti vullnetar ‘’ Te punojmë së bashku për Arbanën Europiane ’’.
Ne këtë aktivitet u përfshi pastrimi i disa pjesëve të rrugëve duke përfunduar deri te pastrimi i varrezave të Arbanës.

Ky aksion kishte karakter vullnetar ku morën pjesë simpatizantët dhe strukturat e PDK-se, nëndega “Arbanës” dhe kandidatet për Kuvend Komunal nga kjo lagje.

“Partia Demokratike e Kosovës, nëndega “Arbanë” vazhdon me aktivitetet e saj për mbrojtjen e interesave të qytetarëve që të mundësojë një jetë me standarde Europiane. Me këtë gjest modest synojmë do të rrisim vetëdijen e qytetarëve që mbeturinat dhe plehrat të hidhen në vend të caktuar e jo në vende ku bëhet ndotja e ambientin, gjë që rrezikon edhe shëndetin e qytetarëve”, thanë përfaqësuesit e nëndegës së PDK-së në Arbanë.
Ky aksion është përkrahur edhe nga ndërmarrja “Eko Regjioni” ku siguroi makineritë e nevojshme për pastrimin e mjedisit.

“Ne do të vazhdojmë me aktivitete të tilla që kësaj lagje ti krijojmë kushte me standard Europiane. Ambienti i pastër dhe i gjelbëruar, përpos pamjes së bukur që kanë, ndikon drejt për drejti edhe në ruajtjen e shëndetit të njerëzve”./PrizrenPress.com/

Muja: Koalicioni, garanci e fitores

0

Muja te vakatiKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar me partitë të minoriteteve VAKAT, dhe NDS, me të cilat ditë më parë subjekti i tij politk ka nënshkruar koalicion parazgjedhor.

Muja, ka falënderuar subjektet politike të koalicionit për bashkëpunimin e deritanishëm në këtë pjesë të fushatës zgjedhore. “Jam i bindur se falë këtij bashkëpunimi fitorja e përbashkët do jetë e pashmangshme në zgjedhjet e 3 nëntorit”, tha Muja.

Edhe bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu, falënderoi këto subjekte politike për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Dy partnerët e koalicionit VAKAT dhe NDS janë partnerë strategjik dhe njëkohësisht pjesë integrale të PDK-së në procesin politik që udhëhiqet nga PDK për qytetin dhe qytetarët, dhe demokracinë model në qytetin e Prizrenit”, tha Kryeziu.

Edhe përfaqësuesit e koalicionit nga radhët e VAKAT dhe NDS-it thanë se mirëqeverisja e deri tanishme e qeverisë lokale dhe e kryetarit Muja, është dhe do jetë një faktor determinant dhe tepër i rëndësishëm në fitoren e pakontestueshme të PDK-së dhe koalicionit me datën 3 nëntor./PrizrenPress.com/

Ndërroi jetë doajenia e Teatrit Kombëtar, Naxhije Deva

0

Naxhije DevaSot në moshën 86 vjeçare ndërroi jetë doajenia e Teatrit Kombëtar të Prishtinës, Naxhije Deva.

Naxhije Deva lindi në Mitrovicë me 1927, në një familje intelektualesh, u shkollua në Tiranë dhe me aktrim e regji filloi të angazhohet si shumë e re, së pari në Teatrin amator në Mitrovicë, si iniciatore e formimit të këtij teatri e pastaj edhe në Teatrin Kombëtar. Ishte regjisorja e parë shqiptare, kreu një kurs një vjeçar për regji gjate viteve të pesëdhjeta si dhe magjistroi në shkencat filologjike në Prishtinë. Deva luajti në dhjetëra role kryesore e dytësore në dramën shqipe të Teatrit Kombëtar dhe së bashku me aktoret e para la gjurmë të pashlyer në krijimtarinë teatrore në këtë trevë. Ishte me vite përzgjedhëse dhe lektore e dramave në teatër dhe për angazhimin saj të shumë anshëm u shpërblye me mirënjohje e falënderime.

Në holin e Teatrit Kombëtar të enjten, në orën 11.00 hapet libri i zisë si dhe mbahet një tubim komemorativ, tranzmeton Koha. Varrimi i aktores bëhet nesër në varrezat e Prishtinës, në orën 13.00.

Vlerësime pozitive, por edhe ngecje

0

KomisioniEuropianPrishtina zyrtare ka pranuar të mërkurën matësin e zhvillimit të Kosovës nga pikëpamja e Brukselit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë të mërkurën Raportin e progresit nga përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, sipas të cilit, ai është i mirë për Kosovën, por kërkon qasje më të thellë në reforma.

Kryetarja e shtetit, u zotua se gjetjet në raport do të adresohen me seriozitet.
Ngecjet e pasqyruara në këtë dokument, për njohësit e zhvillimeve në vend dhe të proceseve të integrimeve evropiane, janë veçse reflektim i përditshmërisë kosovare.

Naim Rashiti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë për Radion Evropa e Lirë se, Kosova vazhdon të mos tregojë rezultate të mira në reformën e rendit dhe ligjit dhe atë të administratës publike.

“Në këto dy fusha, Kosova ende mbetet mbrapa. Në mënyrë të detajuar shtjellohen ngecjet, edhe po shihet se gjithnjë e më shumë, sa më thellë të futet Kosova në procesin e integrimit evropian, llupa e BE-së do të jetë edhe më e madhe. Prandaj, defektet e gjetura në rend e ligj dhe në administratë publike, janë defekte serioze, të cilat, po të kishte vullnet politik, do të merrte shumë kohë dhe vite, për t’i adresuar në mënyrë efektive”, thotë Rashiti.

Ai vlerëson se ky raport i progresit, është më ndryshe në krahasim me ata të mëhershmit, pasi është më i detajuar, për faktin se Kosova është në marrëdhënie tjetër me Bashkimin Evropian.

Raporti si bazë, sipas tij, ka në ballë të saj marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, i cili “ka qenë një prej kritereve kyçe apo kryesore politike për të dy vendet”.

“Nga vetë raporti vërehet se Kosova tashmë është në një fazë ndryshe, tjetër, në marrëdhëniet me BE-në, që bazohet konsiderueshëm në marrëveshjen dhe negociatat për MSA, dhe si i tillë, e trason rrugën se kriteret e ardhshme me vlerësimet për Kosovën në të ardhmen, do të jenë në kuadër të MSA-së”, shprehet ai.

Por, përderisa ky format do të jetë pika e fokusit për vlerësimin e ardhshëm të Komisionit Evropian për Kosovën, për dikë nuk është e mjaftueshme.

Njohës i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, konsideron se Qeveria në Prishtinë nuk po bën sa duhet për qytetarin dhe ngritjen e mirëqenies së tij.

“Raporti (i progresit) ka shumë elemente, ku faktikisht kërkon një qeverisje shumë më të mirë, ku kërkon që investimet të mos jenë vetëm në rrugë, por ato të bëhen edhe në sektorin e drejtësisë, që të luftohet korrupsioni, që Kosova ta adresojë çështjen e problemit ekonomik që e ka, me një papunësi jashtëzakonisht të madhe”, thekson Muharremi.

Sipas Muharremit, këto elemente të reformës më të thellë në gjyqësor, reformës zgjedhore, dhe të administratës publike, nuk po trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës.

“Kështu që përderisa ka pasur progres në aspekt politik me MSA-në, dhe me dialogun me Serbinë, Kosova po vazhdon të vendnumërojë, sa i përket zhvillimit ekonomik, reformave në administratë, në mënyrë që të krijojë një administratë dhe të ketë një qeverisje, e cila i mundëson Kosovës të gjenerojë punësim, dhe të përmirësojë jetën e qytetarit”, shton Muharremi.

Sipas tij, ekzekutivi i Kosovës nuk duhet të vazhdojë të “ndërtojë autostrada” sikur të kishte “buxhetin e Gjermanisë, në një vend ku problemet lokale janë furnizimi me ujë të pijshëm dhe menaxhimi i ujërave të zeza dhe mbeturinave”.

Komisionari Evropian për Zgjerim Stefan Fule pritet të vizitojë Kosovën pas dhjetë ditësh.

Me ardhjen e tij, të cilën e ka paralajmëruar në rrjetin social Tëitter për 28 tetor, do të hapen edhe negociatat ndërmjet Kosovës dhe BE-së për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Austria e gatshme ta kthejë veprën e Klimtit

0

Vepra e KlimtitAustria është e gatshme ta kthejë një nga veprat më të famshme të artit të këtij vendi, nëse dëshmohet se poseduesi i mëhershëm i saj ishte detyruar ta shiste atë për një çmim dukshëm më të ulët se sa çmimi i tregut, raporton Reuters.

Bëhet fjalë për një vepër të piktorit me famë Gustav Klimt, e cila i takonte familjes Ledered, të cilët për shkak se ishin hebre, u përndoqën gjatë kohës së Nazizmit.

Familja në fjalë ishte shpërngulur nga Austria në Zvicër, se bashku me koleksionin e pasur të veprave të artit.

Pas luftës, kur ata deshën të ktheheshin në Austri, u detyruan ta “shisnin” për një çmim joreal një nga veprat, në këmbimim të lejimit për eksportimin e pjesës tjetër të koleksionit.

Tash me kërkesë të familjes, një komision i veçantë po merret me vërtetimin e këtyre pohimeve.

Nëse dalin të sakta vepra do t’i kthehet familjes.

Kurti në Malishevë: Do t’i heqim ‘rriqrat politik’ të PDK-së, dhe rriqrat natyrorë

0

VV-malisheve10-16Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tubim elektoral në Komunën e Malishevës. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i VV-së Albin Kurti dhe kandidatët për Kuvendin komunal, ka prezantuar Alternativën Qeverisëse për Malishevën. Krasniqi tha se përmes saj Malisheva do të frymojë lirshëm, do t’i kthehet dinjitetit, do të zhvillohet ekonomikisht, do të ketë qytetarë të shëndetshëm, infrastrukturë e plan urbanistik, transport të rregullt, ambient të pastër, turizëm të zhvilluar, e të tjera.

Eedhe 14 vjet pas përfundimit të luftës,  Krasniqi tha se Malisheva lëngon nga moszhvillimi, varfëria, krimi, korrupsioni dhe presioni politik i përcjellë me nepotizëm dhe militantizëm partiak në çdo segment ku ky pushtet kishte dorë.

“Si pasojë e qeverisjes mafioze të pushtetit në ikje, arsimi dhe shkollat janë kthyer në zyrë të partisë në pushtet, punësimi edhe ashtu i pakët në sektorin publik është shndërruar në shtabe rekrutimi për militantë partiak dhe familjarë pushtetarësh, dhënia e bursave dhe e ndihmës sociale kushtëzohet me dëgjueshmëri partiake dhe votë, subvencionet për bujq u jepen zyrtarëve pushtetar, bizneset lokale injorohen, investimet në infrastrukturë përveç se të dobëta dhe pa kritere ato bëhen në funksion të mbushjes se xhepave të pushtetarëve dhe për fushatë zgjedhore dhe pronat publike por edhe ato private zaptohen nga pushtetarët dhe ndërmjetësuesit e tyre të cilët më pastaj i shesin e stërshesin”, tha Krasniqi. Sipas tij, zhvillimi dhe e ardhmja e Malishevës, ka mbetur peng i kësaj klase politike dhe pushtetarëve lokal, të cilët i kanë mbivendosur interesat e tyre personale, partiake e biznesore mbi ato të qytetarëve, të cilët përveç se injorohen e shpërfillen, ata edhe shtypen e kërcënohen.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërkaq tha se Malisheva është vendi i njerëzve punëtorë e të ndershëm, i njerëzve trima e patriotë, por pas çlirimit nuk përfitoi as zhvillim as drejtësi, por përkundrazi u ndëshkua me mjerim social, papunësi e stagnim ekonomik dhe me padrejtësi nga më të ndryshme.

“Me Vetëvendosje!-n në qeverisje dhe Alban Krasniqin kryetar të Komunës, këtë do ta ndryshojmë menjëherë edhe përgjithmonë”, tha Kurti.

Ai tha se gjatë këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë dëgjuar më së shumti në lajme për Malishevën, atëherë kur njoftohej për të vdekurit nga ethet hemorragjike. Në katër vitet e fundit, 20 qytetarë të Malishevës kanë ndërruar jetë prej pickimit të rriqrave.

“Komuna këtu me pushtetin e buxhetin e saj ka ndërmarrë disa masa të pjesshme vetëm në muajin gusht, kur dihet që aktivizimi i zonës endemike bëhet qysh në prill. Në anën tjetër veç vetura e kryetarit aktual e në ikje të Komunës Isni Kilaj, ka kushtuar 60 mijë euro me gjërat përcjellëse, po aq sa është ndarë buxheti për luftimin e etheve hemorragjike. Kjo tregon që luksi i këtyre pushtetarëve, me dreka e darka e makina luksoze, është më e rëndësishme për këtë pushtet, sesa jeta e 6 qytetarëve të Malishevës që kanë vdekur veç sivjet prej pickimit të rriqrave”, tha Kurti, duke shtuar se rriqrat natyrore në Malishevë nuk do të ishin as problem, as rrezik, pa këta rriqrat politik të PDK-së që po ia pinë gjakun popullit prej Thaçit e deri të Kilaj këtu në Malishevë. “Me qeverisjen e Vetëvendosje!-s, ne do t’i heqim edhe rriqrat politik, edhe rriqrat natyror”.

Lidhur me premtimet e Thaçit se do t’i investojë rreth 75 milionë euro në këtë Komunë, Kurti tha kjo i bie që Thaçi do t’ia vjedhë Kosovës edhe 75 milionë euro, në emër te Malishevës. “Këta njerëz nuk do të mund të marrin më, për shkak se më 3 nëntor, qytetarët e Malishevës dhe krejt Kosovës do të vendosin vetë, do të votojnë vetë, do ta votojnë Vetëvendosje!-n, sepse vetëm Vetëvendosje! i sjellë ndryshimet që janë aq të nevojshme, aq të domosdoshme, për qytetarët e Malishevës dhe të gjithë Kosovës”, tha Kurti.

Kurse, kandidatet për Kuvend komunal i bënë thirrje të rejave të rinjve të Malishevës, që të bashkohen në Vetëvendosjes, pasi që kjo është alternativa e vetme për ta zhvilluar Komunën. /PrizrenPress.com/

PK-ja çmon lartë veteranët e shoqërisë prizrenase

0

PK-logooPartia Konservatore e Kosovës ka vizituar disa familje të shquara që kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë prizrenase. PK-ja ka çmuar lartë mundin dhe sakrificën e tyre nëpër kohëra të ndryshme dhe njëkohësisht ju kanë uruar Festën e Kurban Bajramit.

Kryetari i Partisë Konservatore të Kosovës, Munir Basha, tha se këto familje kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe nivelit të zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të shoqërisë prizrenase.

“Ju veteranët e arsimit, shkencës, udhëheqjes, luftës, mjekësisë dhe fushave të tjera jeni ata që keni ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe nivelit të zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të shoqërisë prizrenase. Ju jeni ata që fal mundit tuaj nëpër kohëra të vështira keni mundësuar që fëmijët tanë ti gëzojnë këto të mira tani”, tha Basha.

Ndërsa, kandidati i PK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Beni Kizolli, tha se do të mundësojë që kontributi i tyre të vlerësohet përgjithmonë dhe që veteranët të kenë vendin meritor në shoqëri.

“Nëpërmjet punës suaj dhe brezave të tërë ju keni mundësuar që Prizreni të jetë ndryshe, dhe Partia Konservatore e Kosovës do të mundësojë që kontributi juaj të vlerësohet përgjithmonë dhe që Ju veteranët të keni vendin meritor në shoqëri pasi që edhe Partia Konservatore e Kosovës është ndryshe dhe bashkëndjenë me mundin dhe sakrificën tuaj”, tha Kizolli.

Në kuadër të programit të saj, PK-ja çmon këto vlera, traditat dhe përpjekjet e popullit tonë për përmirësimin e situatës, ngritjen e standardit jetësor dhe mirëqenies sociale, të cilat do të shërbejnë si frymëzim për veprimtarinë tonë konkrete në interes të qytetarëve të Prizrenit dhe të Kosovës. /PrizrenPress.com/