2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Berisha garanton mbështetje për sportin në Prizren

Vizita në WinnerKandidati për kryetar të Prizrenit nga Bashkimi Demokratik, Zafir Berisha në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka vizituar shkollën e futbollit “Winner” në Prizren.

Berisha tha se një nga prioritetet e BD-së do të jetë mbështetja e sportit prizrenas në përgjithësi  si dhe futbollit në veçanti,  për faktin se futbolli në Prizren është degraduar deri në atë masë sa që klubi i futbollit “Liria” me të cilin është identifikua Prizreni për dekada të tëra gjendet në prag të shuarjes për shkak të mos mbështetjes së duhur nga institucionet të cilat Prizrenin për fat të keq e kanë lënë edhe pa Stadium, prandaj ne do të angazhohemi që Prizrenit t’i kthehet krenaria edhe në sport dhe të ndërtojmë një Stadium me standarde të pranuara edhe nga UEFA.

Ehat Oreshka veteran i futbollit prizrenas dhe kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e BD-së tha se ne ish sportistët e Prizrenit jemi pjesë e ekipit të Bashkimit Demokratik sepse po mendojmë se përmes këtij subjekti do ta avancojmë vlerat e sportit në qytetin e Prizrenit të cilat janë degraduar në skajshmëri.

Sead Gorani, trajner i Shkollës së Futbollit “Winner” falënderoi Berishën dhe ekipin shoqërues për vizitën që ja  bënë, duke thënë se jeni i vetmi subjekt politik që na keni vizituar dhe jemi optimist se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit futbolli dhe sporti në përgjithësi në Prizren do të kenë një trajtim më të mirë. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Konkurs/ 20 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat e Prizrenit

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për 20 asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta në shkolla. Konkursi është hapur sot (25.11.2013-11.12.2013) Linku i...

Kosovë UÇK – sot bëhen 26 vjet nga dalja e parë në skenë

Sot u bënë 26 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës...

Lajmet e Fundit