Kryeziu në Has: LDK-ja nuk premton komuna për vota

eqa ne romajKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu tërthorazi ka ‘thumbuar’ vendimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, për themelimin e komunave në Has.Ai në fshatin Romaj dhe Planejë të Hasit, tha se LDK-ja nuk premton komuna për vota. “Ne nuk premtojmë komuna për vota, por ofrojmë shërbime për qytetarët”. Kryeziu premtoi se LDK-ja do të realizojë të gjitha kërkesat që vijnë nga Hasi. “Shumë projekte në Has i kemi realizuar atëherë kur buxhetin e kemi pasur minimal dhe do t’i realizojmë edhe tash kur buxheti i Komunës së Prizrenit është i dhjetëfishuar”.

Ai kujtoi se në kohën kur ka qenë kryetar i Prizrenit, ka pas zëra nënçmues për investimet që bënte në Has.

“Bile na patën akuzuar se këtë po e bëjmë për vota. Por, jo për vota sepse Hasi ishte dhe mbeti me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe s’kishim nevojë të mashtronim askënd. E vërteta ishte dhe mbetet se ato investime në Has i bëmë për shkak të diskriminimit shekullor që pushtetet paraprake ia bënë Hasit”, tha Kryeziu.

Ai tha se në Has punët emergjente janë kryer para vitit 2007. ”Tani do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për modernizmin e Hasit”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit