6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 9000

Kilaj premton për çdo vit nga 500 mijë euro investime në bujqësi

0

kilaj gajrakKandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme në fshatin Ballanicë dhe Gajrak .

“Tri janë shtyllat kryesore, në të cilat do të orientohemi në katër vitet e ardhshme, e para në vazhdimin e rregullimit të infrastrukturës, e dyta zhvillimi ekonomik, me theks të veçantë bujqësia dhe e treta mbrojtja e ambientit”, tha Kilaj.

Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme, do të orientohemi në zhvillimin e bujqësisë. “Për vitin 2014, kemi planifikuar 200 mijë euro të investojmë në sektorin e bujqësisë, ndërsa në vitet tjera nga 500 mijë euro, çdo vit dhe do ta fuqizojmë këtë sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik”, premtoi Kilaj.

Para banorëve të Bellanicës, Kilaj, premtoi edhe rritjen e kapacitetit të ujësjellësit, pasi tashmë kanë gjetur burime të ujit. Për fshatin Gajrak, ndërkaq premtoi rregullimin e ujësjellësit si dhe investime në rrugët në brendi të këtyre fshatrave, pasi rrugët kryesore, tashmë i kanë si çdo fshat tjetër i Malishevës.

“Jemi alternativa më e mirë në çdo aspekt dhe kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit tonë”, tha Kilaj.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halit Krasniqi, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Isni Kilaj dhe kandidatëve të PDK-së për Asamblenë Komunale. “Ju duhet të zgjidhni ofertën më të mirë që dëgjoni, por oferta e Isni Kilaj dhe PDK-së për Malishevën, është më e mirë, prandaj votojeni këtë ofertë për të vazhduar me Qeverisjen e mirë për Malishevën dhe për bërjen e Malishevës evropiane”, ka porositur votuesit e këtyre dy fshatrave deputeti Krasniqi./PrizrenPresss.com/

Muja: Kam punuar që ta jetësoj amanetin e dëshmorëve për vendin

0

Ramadan Muja fushatKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, ka shtruar mbrëmë një darkë për të gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranë të luftës së UÇK-së dhe për ish të burgosurit politik.

Muja në këtë darkë para të ftuarve ka folur për kontributin,sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve që kanë dhënë për këtë vend. “Ne gjatë gjithë këtyre viteve sa ishim në pushtet kemi bashkëpunuar me ju. Jemi munduar që me punën tonë dhe me sugjerimet tuaja ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve për ta bërë një qytet të njohur në botë. Andaj, me të drejtë presim përkrahjen tuaj edhe më 3 nëntor, që t’i vazhdojmë projektet e nisura dhe të bëhet Prizreni shembull evropian si qytet i vlerave historike dhe i traditës”, tha Muja

Ai falënderoi edhe veteranët, invalidët dhe ish të burgosurit politik. “Edhe në mandatit e ardhshëm 4 vjeçar do të keni përkrahjen time, sepse respektimi i vlerave të luftës për ne do të thotë respektim i i një të ardhme të shëndoshë dhe të sigurt drejtë Evropës”, tha Muja.

Në këtë darkë ka qenë prezent edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.

Ai kërkoi nga të ftuarit që edhe në të ardhmen ta mbështesin PDK-në dhe Ramadan Mujën për kryetar të Komunës së Prizrenit. ” Vetëm me udhëheqjen e Prizrenit nga PDK-ja mund të realizohet vizioni për Prizrenin Europian. Prandaj, përkrahja e juaj e drejtë do ta shpie edhe Prizrenin dhe Kosovën drejtë bashkimit Evropian”, tha Hoxhaj.

Në emër të katër shoqatave të dala nga lufta ,Burim Shala ka falënderuar Mujën, për kontributin e deritashëm që ka treguar për këto kategori.”Prandaj edhe jemi të përcaktuar për PDK-në dhe Mujën”, tha  Shala. /PrizrenPress.com/

 

Tifozët sulmojnë Policinë në Prizren

0

Policia e KosovesNë Prizren, gjegjësisht në rrugën “Gustav Majer”, të dielën, derisa po zhvillohej ndeshja basketbollistike në mes të BK Bashkimi nga Prizreni dhe KB Peja, ka ardhur deri tek prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Siç raporton Policia e Kosovës, rasti ka të bëjë me prishje të rendit edhe në brendi të qytetit, me ç’rast, “tifozët kanë sulmuar njësitin policor në afërsi të Kuvendit Komunal, dhe me mjete po ashtu të forta të madhësive të ndryshme kanë dëmtuar edhe veturën zyrtare të PK-së”.

“Si pasojë e gjuajtjes nga ana e tifozëve me mjete të forta (kocka betoni), lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar, pjesëtar i PK-së”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Vllasi: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme për serbët

0

Azem-VllasiAnalisti Azem Vllasi ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të jenë të suksesshme sa i përket pjesëmarrjes së komunitetit serb.

Në një intervistë për RTK2, ai ka thënë se fushata për zgjedhjet lokale, në pothuajse të gjitha vendet ka nisur mirë dhe se entuziazmi është evident tek ata që janë kandiduar.

“Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është fakti se ato janë implementuar në tërë territorin e Kosovës dhe se në to do të marrin pjesë edhe serbët në komunat ku janë shumicë”, ka thënë ai, citon Telegrafi.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

0

FNFilmit-DurresFestivali Ndërkombëtar i Filmit Artistik në Durrës bashkoi në edicionin e gjashtë të tij krijues të njohur shqiptarë dhe italianë, regjisorë, aktorë e studentë të arteve. Festivali këtë vjeshtë ishte një sfidë nga ana organizative për shkak të angazhimeve dhe ndryshimeve të shumta në qarqet artistike.

Festivali këtë vjeshtë ishte një sfidë nga ana organizative për shkak të angazhimve dhe ndryshimeve të shumta në qarqet artistike. Aktori muzikant Gabrielle Rendina, i pranishëm në prezantimin e filmit “L’intrepido” ku luan edhe vetë,, thotë se ishte kënaqësi e madhe të bashkëpunoje me regjisorin e mirënjohur Giani Amelio.

“Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri – thotë Rendina – dhe përsëri është me xhirime të një filmi të ri artistik të regjisorit të njohur italian Xhani Amelio. Skenat e fundt të filmit janë xhiruar në Shqipëri, përkatësisht në Burrel dhe në Tiranë, tregues i një lidhjeje të hershme të Amelios për këtë vend. Nga viti 1993 ai xhiroi filmin “Lamerica”, kushtuar Italisë, Shqipërisë dhe emigracionit në përgjithësi”.

Gjatë festivalit u dhanë tituj të karrierës për regjisorin Piro Milkani dhe aktorin Lutfi Hoxha. Ata u nderua me “Gladiatorin e karrierës”, Regjisori Eno Milkani thotë se prodhimi kinematografik shqiptar është shumë i vogël, sepse mungojnë mbështetja dhe financimet. Drejtore e Institutit Italian të Kulturës, Fulvia Veneziani, thotë se organizatorët shqiptarë këmbëngulën që ta cojnë përpara këtë projekt.

“Jemi në vitin e tretë që Instituti Italian i Kulturës merr pjesë në këtë festival me qëllimin që t’i tregojë publikut arritjet e kinemasë gjatë një viti. Kinemaja historike dhe ajo bashkëkohore ndihmojnë shumë për të kuptuar shpirtin e popujve”, thotë zonja Veneciani, transmeton VOA.

Festivali u zhvillua edhe këtë vit në salën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, sepse qyteti bregdetar, i dyti në vend për nga madhësia dhe rëndësia, nuk ka ende asnjë sallë kinemaje, ndonëse ndër vite ka nxjerrë një numër të madh aktorësh, regjisorësh dhe artistësh të filmit artistik shqiptar.

Kryeparlamentari Krasniqi udhëton nesër për Hungari

0

Jakupkrasniqi10-6Kryeparlamentari Krasniqi merr pjesë në Konferencën e gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, László Kövér, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor 2013, në Budapest të Hungarisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetari Krasniqi udhëton nesër për Hungari.

Arbër Rexhaj do ta rrënojë Kështjellën “Pronto”

0

Besnik KryeziuShkruan: Besnik Kryeziu

Ndryshimet historike nuk ndodhin duke fjetur e duke u kënaqur me ninullat e kryeministrit Thaçi për investime marramendëse, ndërkohë që nuk kemi as ujë e as jetë të dinjitetshme… Prizrenasit kanë mundësinë e madhe historike për ta dërguar Ramadan Mujën së bashku me shefin e tij në pension të përjetshëm

3 nëntori ka një rëndësi të madhe se kah do të shkojë Kosova dhe shoqëria e saj. Të ecet kështu d.m.th të shkohet edhe më tutje në theqafje politike dhe socio-ekonomike, të mbetemi me premtime marramendëse milionash për qytetet tona, e barkun ta kemi bosh. Duhet të thuhet se me 3 nëntor nuk do të votohet vetëm për parti dhe kandidat të ndryshëm dhe të shumët në numër, porse, para së gjithash dhe mbi të gjithash, për dy koncepte politike, njëri i Lëvizjes Vetëvendosje!, në njërën anë, dhe tjetri i partive të tjera politike në anën tjetër. Për këtë arsye dhe për këtë fakt këto zgjedhje e marrin rëndësinë historike për proceset e ardhshme politike dhe zhvillimore në vendin tonë.

Ndryshimet historike nuk ndodhin duke fjetur e duke u kënaqur me ninullat e kryeministrit Thaçi për investime marramendëse, ndërkohë që nuk kemi as ujë e as jetë të dinjitetshme. Ndryshimet ndodhin duke u zgjuar nga kjo letargji e madhe dhe sëmundje e rrezikshme ku në vazhdimësi na rrejnë e na rrejnë e ne përsëri dhe përsëri ju besojmë. Kjo duhet të ndryshoj në këto zgjedhje për hir të vetës sonë dhe fëmijëve tanë.

Kemi mundësi dhe kemi kandidat që e meritojnë besimin tonë për ta bërë ndryshimin, e më pastaj për ta filluar një ecje të re politike dhe ekonomike së bashku për të mirën tonë të përgjithshme.

Me vëmendje e kam përcjellë kandidimin nga partitë politike të kandidatëve për kryetar komunash në të gjithë Kosovën. Shumë herë jam ndalur te qyteti historik i Prizrenit, jo vetëm për rëndësinë që ka ky qytet për shqiptarët, por edhe për faktin se askund më keq se sa në këtë qytet nuk ka degraduar qeverisja lokale e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Në përgjithësi nëse e shikojmë hartën e kandidatëve që partitë politike (kryesisht këto që e kanë pasur pushtetin) i kanë kandiduar pothuajse të njëjtit njerëz.

Kjo do të thotë se këto parti se edhe për një milimetër nuk kanë reflektuar për ballë abuzimeve korruptive dhe ligjore që një numër i madh i këtyre njerëzve e kanë bërë sa ishin në pushtet. Kjo d.m.th. se ne me votën tonë duhet t’i bëjmë ata që të reflektojnë, duke i dënuar me mos votim për kandidatët e aferave të shumta dhe skandaloze.

Pse po ndalëm te Prizreni dhe Arbër Rexhaj kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje! për të parin e Prizrenit? U tha se Arbëri është më i riu në nivel republike. Nuk është e vetmja arsye se përse qytetarët duhet ta votojnë Arbërin dhe Vetëvendosjen!. Sigurisht se Vetëvendosje! ka treguar edhe njëherë se është e guximshme dhe rrënon tabu për të cilat partitë tjera as që guxojnë të mendojnë për gjëra të tilla. Arsyeja kryesore është se Kështjella politike e Hashim Thaçit dhe shokëve të tij “Pronto” do të rrënohet pikërisht në Prizren. Arbër Rexhaj është shpresa dhe mundësia që përfundimisht të ndodh ndryshimi dhe të hapen perspektiva për Prizrenin dhe gjithë Kosovën.

Arbër Rexhaj është njëri nga ne, i të nijetit realitet, por të cilit koha po i jep përgjegjësi historike, përgjegjësi që Arbëri me vetëdijen e tij politike dhe ngritjen e madhe intelektuale do ta kthejë në të mirën e qytetarëve dhe të vetë qytetit të Prizrenit. Prizrenasit kanë mundësinë e madhe historike për ta dërguar Ramadan Mujën së bashku me shefin e tij në pension të përjetshëm . Historia e re politike do të fillojë me Arbërin dhe Prizrenin, për tu përhapur në të gjithë Kosovën. Arbër Rexhaj nuk e zgjodhe ti historinë, ajo të zgjodhi ty që nëpërmes teje ta bëj ndryshimin e epokave. Të jesh i lumtur për këtë, sepse fati po të vjen në pëllëmbë të dorës, ndërkohë që Mujës dhe Kryeziut po ju bënë kuku përgjithmonë.

Latifi premton investime për fshatin Dejnë

0

Fushata në DejnëKandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi është takuar me banorët e fshatit Dejnë.Latifi tha se vëmendja e tij nuk është larguar asnjëherë nga ky fshat.

“Investimet që janë bërë në këtë fshat kanë qenë pjesë e kësaj vëmendjeje”, tha Latifi.Ai tregoi se për periudhën katërvjeçare,ka hartuar plane konkrete për banorët e kësaj ane. “Bujqësia, infrastruktura dhe shërbimet tjera të nevojshme, janë pjesë e projektit tonë zhvillimor. Ne kemi plane shumë ambicioze për këtë rajon, ndërsa mbrojta e shtratit të Drinit të Bardhë, rikultivimi i tokave bujqësore, investimet në kapacitetet përpunuese të perimeve dhe mbështetje konkrete direkt për sektorin e prodhimtarisë bujqësore perimtarie do të jenë në vëmendjen tonë kryesore”, premtoi Latifi. Ai kërkoi nga banorët e këtij fshati që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Aktivisti i këtij fshati Muhamet Morina, tha ndërkaq se prania e Smajl Latifit dhe bashkëpunëtorëve të tij ka qenë gjithmonë e dobishme për fshatin . “Këtë e vërtetojnë edhe investimet që janë bërë dhe që po bëhen në fshatin tonë”, tha Morina.

Shefi i Shtabit Zgjedhor i AAK-së, Musa Cena, tha se ky subjekt politik ka nisur mbarë fushatën dhe ekziston një vullnet i jashtëzakonshëm i anëtarëve e simpatizantëve që të mbështesin fuqishëm kandidaturën e kryetarit aktual Smajl Latifi për kryetar edhe për një mandat katërvjeçar. “ Duke u nisur nga fakti se pikërisht këtu në Dejnë ka nisur riorganizimi i strukturave të degës së AAK-së, konsiderojmë se kjo e mbarë do t’na udhëheqë në fitoren bindëse të AAK-së”, tha Cena.

Bartës i listës zgjedhore të AAK-së, Fatmir Iska, tha se përzgjedhja e kandidatëve për Kuvendin e Komunës është bërë me transparencë të plotë dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve.” Ju vetë jeni përcaktuar për kandidaturën e Masar Bytyçit, prandaj duhet ta mbështetni atë dhe kryetarin Latifi që të vazhdojmë me punët e mira që jemi duke i bërë në tërë komunën”, Iska./PrizrenPress.com/

 

 

BD-ja hapi fushatën elektorale edhe në Dragash

0

Zafa nedragashhhhBashkimi Demokratik ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore edhe në Dragash.Kryetari i këstij subjekti politik Zafir Berisha kërkoi nga opojarët dhe të gjithë banoret e Komunës së Dragashit që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e BD-së, për kryetar të Komunës, Nexhat Isufin.“Deri më tash në këtë komunë institucionet komunale kanë qenë në shërbim të klaneve të caktuara politike ku ka qenë i theksuar nepotizmi dhe keq menaxhimi i të hyrave komunale”, tha Berisha.

Kandidati i BD-së, për kryetar të Dragashit, Nexhat Isufi, iu bëri thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të kësaj komune që të mbështesin konceptin e ri të Bashkimit Demokratik dhe numrin 74.

Ai në këtë tubim përmendi edhe prioritet e programit të Bashkimit Demokratik për Komunën e Dragashit. “Do të subvencionojmë bujqit dhe blegtorët si dhe do të përkrahim biznesin familjar dhe biznesin e mesëm duke i dhënë përparësi turizmit malorë si dhe furnizimin me ujë për të gjithë qytetarët e komunës, si dhe rregullimin e hapësirave për rekreacion të aktiviteteve sportive në Komunën e Dragashit”, tha Isufi.

Ai garantoi banorët e fshatit Bresanë se do të rregullojë shtratin e lumit që kalon përmes fshatit, i cili shkakton telashe për banorët.

Kandidati për kryetarë të Dragashit nga radhët i Bashkimit Demokratik së bashku me ekipin e tij ditët në vazhdim do të komunikojë me banorët e fshatrave te Komunës së Dragashit, banorë të komuniteti shqiptarë dhe atij Boshnjak./PrizrenPress.com/

Tahiri: ADK-ja është alternativa e juaj

0

Edita tahiri ne pzAlternativa Demokratike e Kosovës (ADK) ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren. Në ketë qytet, Alternativa Demokratike e Kosovës e prezantoi kandidatin për kryetar, Fadil Softa si dhe kandidatet për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri theksoi se sot po nis një rrugë e re, ajo e ndryshimeve për Prizrenin. “Vizioni ynë është për Prizrenin e shekullit 21. Ne do të investojmë me prioritet për zhvillim ekonomik dhe punësim për të rinjtë, sepse kjo duhet më së shumti komunës dhe qytetarëve. Ne do të krijojmë mirëqenie dhe standarde cilësore në të gjitha fushat e jetës dhe përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Stagnimi qytetit do të mbetet në histori. Ne ju ofrojmë të ardhmen që e meritoni”, është shprehur Tahiri, duke shtruar se Prizreni historikisht është qytet i ndryshimeve dhe vendimeve të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit deri te lufta për liri dhe pavarësi.“Sot ju duhet të merrni vendimin për ndryshimet, ju garantojmë se ndryshimet vijnë me ADK-në. ADK është alternativa e juaj. Prandaj votoni ADK 111, sepse janë 111 arsye për fitore”, ka thënë kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri.