17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Tahiri: ADK-ja është alternativa e juaj

Edita tahiri ne pzAlternativa Demokratike e Kosovës (ADK) ka hapur fushatën zgjedhore në Prizren. Në ketë qytet, Alternativa Demokratike e Kosovës e prezantoi kandidatin për kryetar, Fadil Softa si dhe kandidatet për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri theksoi se sot po nis një rrugë e re, ajo e ndryshimeve për Prizrenin. “Vizioni ynë është për Prizrenin e shekullit 21. Ne do të investojmë me prioritet për zhvillim ekonomik dhe punësim për të rinjtë, sepse kjo duhet më së shumti komunës dhe qytetarëve. Ne do të krijojmë mirëqenie dhe standarde cilësore në të gjitha fushat e jetës dhe përkushtimi ynë do të jetë maksimal. Stagnimi qytetit do të mbetet në histori. Ne ju ofrojmë të ardhmen që e meritoni”, është shprehur Tahiri, duke shtruar se Prizreni historikisht është qytet i ndryshimeve dhe vendimeve të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit deri te lufta për liri dhe pavarësi.“Sot ju duhet të merrni vendimin për ndryshimet, ju garantojmë se ndryshimet vijnë me ADK-në. ADK është alternativa e juaj. Prandaj votoni ADK 111, sepse janë 111 arsye për fitore”, ka thënë kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri.

Kurti pranon telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

Shqetësimin e Uashingtonit, për dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, e ka shprehur koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin...

Nxënësit e “Loyola-Gymnasium” marrin pjesë në vrapimin për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Një grup nxënësish të “Loyola-Gymnasium”, të shoqëruar nga mësimdhënësit Liridona Krasniqi dhe Valon Bajraktari, morën pjesë dje në Prishtinë në aktivitetin “Race for the...

Lajmet e Fundit