24.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Katedrales “Shën Gjergji” të Fan Nolit dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

nishani shengjinBoston, 23 shtator – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Dekorata që kreu i shtetit ia dorëzoi At Artur Liolinit, jepet me motivacionin “Vatër e rëndësishme historike e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës kombëtare shqiptare. Luftëtare konsekuente për Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe konsolidimin e sovranitetit të tyre dhe rritjes së profilit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, bën të ditur abcnews.

Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Nishani u shpreh se historia shqiptare e qindvjeçarit të fundit është e lidhur ngushtë me diasporën shqiptare në SHBA, që nga ana e saj nuk mund të kuptohet pa Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, në Boston, e cila që prej themelimit nga Kryepeshkopi, patrioti i shquar dhe mendimtari i madh Fan Noli, në mars të vitit 1908, deri më sot, nën drejtimin e At Artur Liolinit, ka qenë mbështetëse e rëndësishme për çështjen shqiptare dhe e pranishme në momentet kulmore të saj.

Katedralja e Shën Gjergjit është shndërruar, tashmë, jo vetëm në një nga institucionet më të rëndësishme, por gjithashtu në një pikë referimi institucional për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është shtëpia me dyer e zemër të hapur për të gjithë bashkatdhetarët tanë, qofshin ata ortodoksë, myslimanë, apo katolikë, një strehë e ngrohtë mikpritëse dhe një simbol i bashkëjetesës fetare dhe unitetit kombëtar.

Presidenti Nishani u shpreh se At Artur Liolini, me atdhedashurinë dhe drejtimin e urtë, ka dhënë një ndihmesë të shquar dhe përbën një vlerë të çmuar për këtë institucion dhe më gjerë, duke theksuar ndërkohë se shqiptarët i detyrohen mirënjohje dhe respekt kujtdo që ka bërë diçka të vyer për kombin.

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë qindra bashkatdhetarë që jetojnë në SHBA.

Më herët, Presidenti Nishani kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në vendprehjen e Fan Nolit dhe Faik Konicës, në varrezat e Forest Hills, Boston.

Mjekët nga Turqia do t’i operojnë 16 fëmijë me probleme me zemër

Mjekët nga Turqia do t’i kryejnë 16 operacione tek fëmijët me probleme në zemër në Kosovë. Po ashtu gjatë javës do të realizohen edhe 30...

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës. Rastin  e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. Elezaj tha se i...

Lajmet e Fundit