18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9050

“The Rocket” fitues i Film Fest ”Hyjnesha në Fron”

0

Nine eleven10Me ndarjen e çmimeve mbrëmë në Prishtinë u mbyll edicioni i 6-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha ne Fron’.

Në ceremoninë përMbyllëse, çmimet janë si vijon:

Skenari më i mirë shkon tek Kim Mordaunt për ndërthurjen me mjeshtri të dramës personale familjare në filmin “The Rocket’, dramë kjo përplotë me incidente dhe emocione.

Çmimi Kinematografia më e Mirë shkon tek Andrew Commis, për mjeshtri në kapjen e pamjeve ekzotike të peisazhit Laosian në filmin ‘The Rocket’.

Për aktorin më të mirë në rol dytësor, juria e Fest Film Kosova ka vendosur t’ia japë çmimin dy ushtarëve të rinj Asim Ugljen dhe Almir Mehiq të filmit ‘Generation 71’ për mbështetjen e tyre bindëse për aktorin kryesor.

Për aktoren më të mirë në rol dytësor, fituese është Svetlana Bojkoviq për përformancën e saj prekëse dhe të paharrueshme të gruas nën presion në filmin ‘The litltle love God’.

Çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Asli Bayram për sjelljen e ngrohtësisë dhe bukurisë në rolin e saj të mprehtë e me zemër në filmin ‘Shanghai Gypsy’.

Fituesi i Çmimit Aktori më i mirë është Visar Vishka për karizmën dhe pjekurinë e tij për të sjellë në jetë rolin e tij të shtrirë ndër vite në filmin ‘Shanghai Gypsy’.

Zhelko Soshiq është fitues i çmimit – Regjisori më i mirë për teknikat e tij origjinale dhe stilistike që reflektuan skenarin e tij në filmin ‘The litltle love God’.

Çmimi për filmin më të mirë shkon për ‘The Rocket’ për ekselencë në të gjitha aspektet e realizimit kreativ dhe për tregimin prekës dhe realist.

Çmimet për filmat e metrazhit të shkurtër janë si vijon:

Fitues i Çmimit ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ është filmi “Buzkashi boys” në regji të Sam French (Afganistan/USA).

Ndërkaq, fitues i Çmimit ‘Kinemaja e së ardhmes’ është filmi “Closly”, i regjisorit Xhosli Rama (Shqipëri)

Kryeziu: Faleminderit Hashim, për rikandidimin Mujës

0

Eqrem KryeziuuKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka falënderuar  kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për rikandidimin e tretë të  Ramadan Mujës.  Sipas tij, ky rikandidim do të jetë një përparësi për të dhe LDK-në.

“Për  mua ky kandidim  më duket  se më ka dhënë  përparësi  të mirë. E falënderoj kryeministrin e Kosovës  që më këtë rast më ka ndihmuar ,sepse karshi kandidatit Muja  besoj se do të fitoj”, ka thënë Kryeziu për TV Besa.

Ai ka thënë se e respekton  rivalitetin e Mujës , por sipas tij ekipi i LDK-së është më i përgatitur për qeverisjen lokale në Prizren. “ Ju garantoj se fitorja do të jetë e LDK-së”, ka thënë Kryeziu. /PrizrenPress.com/

Akt ekonomik apo politik?!

0

Xhavit halitiXhavit Haliti

Në fund të gushtit u shfaqën publikisht ankesa dhe vërejtje nga biznesmenë dhe shoqata biznesmenësh nga Kosova dhe Shqipëria, për raportet tregtare në mes tyre. Ankesat e të dy palëve, që “fajësonin” administratat doganore të të dy shteteve, mbështeteshin në argumente të mjaftueshme. Çdo palë pretendonte se kishte të drejtë, dhe kjo dukuri është e arsyeshme në kushtet aktuale: Jetojmë në ekonominë e tregut të lirë, që përballen jo vetëm biznesmenët bashkëkombës,por dhe vëllezërit bashkëpronarë. Por, në rastin për të cilin po flasim, duket sikur u shkel ligjësia e përballjes, sepse ndodhi e kundërta : grupet e biznesmenëve në të dy shtetet u mblodhën dhe protestuan bashkërisht në simbolikën politike kufitare të Qafë Morinës. Si rezultat i këmbënguljes së protestuesve u arrit të anulohej vendimi i administratës doganore. Nuk pretendoj të njoh fushën e ekonomisë, por di, dhe për këtë jam i bindur, që ekonomia dhe raportet ekonomike brenda shteteve dhe mes shteteve janë themeli i një shoqërie dhe ndërlidhësi më i rëndësishëm ndërshtetëror. Nisur nga ky vlerësim për vendin, për peshën dhe efektet e ekonomisë në jetën shoqërore , shtetërore dhe ndërshtetërore, po përpiqem të jap ndonjë mendim për zhvillimet më të fundit në raportet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në ditët e fundit të gushtit biznesmenët nga të dy anët e kufirit , bënë një akt tejet interesave ekonomike, duke protestuar së bashku kundër barrierave reciproke shtetërore për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes tyre. Dy lëvizje të një kohshme dhe të përfshira në një akt, që ngrihet e i tejkalon interesat e drejtpërdrejta ekonomike, nuk duket se përputhet me kërkesat e njohura të lirisë së tregut dhe të shoqërisë globale, sepse mendoj, që ai nxjerr në pah një element thelbësor e shpirtëror të individit, që e detyron atë të prezantohet e të konfirmohet si një pjesëtar i ndërgjegjshëm historikisht i një etnie dhe i një kombi.

Mesazhi i këtij akti është tejet i qartë : Jemi të gjithë shqiptarë dhe, prandaj edhe në raportet ndërshtetërore duhet të ndihemi, të sillemi dhe të veprojmë si bashkëkombas. Biznesmenët shqiptarë, të ndarë nga kufiri politik dhe dogana shtetërore në Qafë Morinë, mendoj se u “sunduan” më tepër nga ndjesia atdhetare, se sa nga interesat vetanake apo ekonomike. Anulimi i barrierave doganore për importet nga Shqipëria , ishte kryesisht një akt atdhetar.

Ngjarjet e fundgushtit, nxorën në pah një dukuri në raportet e derisotme mes dy shteteve. Nuk mund të mos vlerësohen arritjet e deritashme mes tyre. Kurrsesi nuk mund të anashkalohen lidhjet e krijuara në fushën e arsimit dhe kulturës, sikurse nuk mund të nënçmohen arritjet në bashkëpunimin politik, social, infrastrukturor, madje dhe shpirtëror. Vështirë të thuhet e njëjta gjë edhe për raportet ekonomike. Mund të jetë e përligjur, por ndoshta është dhe rastësi moszbatimi i projektit të miratuar për lidhjen e sistemit energjetik Shqipëri- Kosovë. Po ashtu, përvoja disa vjeçare e eksportit të patates të prodhuar në Kosovë me destinacion Shqipërinë, është bërë përmes rrugëtimit në territorin dhe doganat e shtetit grek. Herë pas here janë vënë pengesa për eksportimin e miellit dhe të grurit tonë në vendet fqinjë. Ndërkohë, eksportet serbe, maqedonase etj, kanë “përmbytur” tregun tonë, ndërkohë që këto mallra mund të importoheshin pa humbje financiare edhe prej Shqipërisë. Pakënaqësitë ndaj këtyre dukurive( me siguri që janë më tepër se kaq) kanë qenë gjithëkohore, por efekti politiko-shtetëror në përballje dhe plotësim të tyre ka qenë më tepër se i pamjaftueshëm. Është folur dhe vazhdon të flitet për përforcimin e gjithë rrugëve dhe mjeteve në funksion të integrimit të gjithanshëm mes dy shteteve. Ky integrim me predispozitën për të qenë i realizueshëm, i vërtetë, i plotë dhe funksional, ka filluar të jetësohet në arsim, kulturë, shkencë, diplomaci.

Gjithçka është thënë dhe është premtuar për integrimin mes dy shteteve shqiptare të Ballkanit, por ekonomia që është arteria kryesore e ekzistencës dhe e funksionimit të marrëdhënieve ndërshtetërore duket si e lënë në haresë. Ky fakt i konstatuar, që mendoj se është i saktë, kam bindjen se nuk është pjellë e ekonomisë. Besoj dhe pres që politika shqiptare në të dy anët e Qafë Morinës ta ketë në konsideratë dhe ta zgjidhë.
(Autori është nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës)

 

Hesht Naiti

0

Nait HasaniNait Hasani nuk ka dashur ta thotë asnjë fjalë se pse PDK nuk e kandidoi për Kryetar të Prizrenit dhe për Kryetar të Degës së Partisë.
“Nuk jam i interesuar të flas”, ka thënë Hasani, për Express.

Ndryshe, Kryetar i Degës së PDK\’së në Prizren është zgjedhur Minir Krasniqi, ndërsa për kandidat për Kryetar të kësaj komune është emëruar kryetari aktual, Ramadan Muja.

Më herët Hasani pati nisur një fushatë për t\’u ngjitur në pozitën e Kryetarit të PDK-së në Prizren dhe për t\’u bërë pastaj kandidat për Kryetar të këtij qyteti.

“Po unë jam kandidati Kryesor për kryetar të PDK-së dhe për kryetar të Prizrenit. Besoj se do ta fitoj garën në Prizren edhe me mbështetjen e PDK-së”, kishte thënë Hasani para një muaji për Express.

Veç kësaj, Hasani besonte se e ka përkrahjen edhe të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

“Jemi në kontakt me Kryetarin. Në momentin që do të zyrtarizohet kandidatura ime do ta kem edhe përkrahjen e z. Thaçi”, kishte thënë ai.

Por, nuk ka ndodhur kështu, pasi Thaçi ka nominuar përsëri Mujën, pavarësisht se ai është duke u përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për korrupsion.

Sido që të jetë, Hasani duket se është pajtuar në heshtje me vendimin e PDK-së.

“Ballkoni” kosovar në festivalin e filmit të Venecias

0

Film-BallkoniPër herë të parë në historinë e kinematografisë së Kosovës, përmes filmit “Ballkoni” të regjisores Lendita Zeqiraj, flamuri i Kosovës gjendet në mesin e flamujve të tjerë në hyrje të festivalit prestigjioz të filmit, në Venecia.

Filmi “Ballkoni” i regjisores nga Kosova, Lendita Zeqiraj, pati të mërkurën premierën botërore para publikut. Radhët e gjata të njerëzve pranë biletarive flasin për rëndësinë e shfaqjes së filmave në këtë festival.

Pjesëmarrja e filmit “Ballkoni” në Bienalen e Venecias është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për regjisoren dhe njerëzit që punuan në realizimin e këtij filmi, por edhe për kinematografinë e Kosovës, duke qenë filmi i parë kosovar i përzgjedhur nga një festival me rëndësi të madhe për filmin, si ky i Venecias.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, në mesin e 14 filmave të shkurtër, në programin “Orizzonti” regjisorja është pozitive për suksesin e filmit, duke konsideruar se faza më e vështirë ishte ajo e përzgjedhjes.

Roli kryesor në filmin “Ballkoni” është luajtur nga aktori me famë botërore, Arben Bajraktari, i cili ka luajtur edhe në filmin “Taken”.

Të mërkurën, filmi “Ballkoni” u ftua nga festivali i filmit në Varshavë, si film mik, ndërsa regjisorja Lendita Zeqiraj, si anëtare e jurisë për garën e filmave të shkurtër.

Abrashi: Thaçi është i vetëdijshëm se e ka të humbër Prizrenin

0

AdnanAbrashiAnalisti politik Adnan Abrashi vlerëson se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se do t’i humbë zgjedhjet e nëntorit në Prizren. Sipas tij, Thaçi deri më tash gabimisht është informuar për situatën e përgjithshme politike në këtë qytet.

Abrashi tha se zgjedhja e Minir Krasniqit për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren dhe rikandidimi i Ramadan Mujës për kryetar të Komunës, mund të shpjegohet në bazë të tri varianteve logjike.

“Emrimi i z. Minir Krasniqi për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren dhe z.Ramadan Mujës si kandidat i serishëm për kryetar të Komunës së Prizrenit nga vetë Hashim Thaçi, sipas një hamendësimi tim personal mund të shpjegohet në bazë të tre varianteve sadopak të kapshme logjike. E para është se, duke e ditur gjendjen e vërtetë të disponimit të qytetarëve të Prizrenit me (keq)qeverisjen e gjertanishme të PDK-së me këtë qytet, nga njëra anë, dhe kontradiktave të shumta, tash për tash të heshtura (jo publike) në mes të grupeve të caktuara të interesit brendapërbrenda degës së PDK-së, nga ana tjetër, përveç këtyre të dyve tashmë të emëruar, asnjë kandidat tjetër si më adekuat nuk ka pranuar të jetë i përzgjedhur në këto poste”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, si mundësi e dytë mund të jetë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaci është informuar gabimisht për gjendjen politike në Prizren.

“ Mundësia e dytë mund të jetë se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nga ndonjë i besuar i tij si informator, gabimisht është informuar për situatën e përgjithshme në Prizren dhe për disponimin e vërtetë politik të shumicës së qytetarëve të saj kinse pro PDK-së”, shprehet Abrashi.

Ai si mundësi të tretë e sheh se vetë Thaci intimisht e ka kuptuar se e ka të humbër Prizrenin. ”Si mundësi e tretë mund të jetës se tashmë, intimisht, edhe vetë Hashmi Thaçi është i bindur se Prizreni definitivisht është i humbur edhe për një mandat të tretë qeverisës për partinë e tij”, tha Abrashi. /PrizrenPress.com/

Aksident trafiku, vdes një femër në Prizren

0

Policia-crime sceneNë fshatin Shkozë të Prizrenit nga pakujdesia një person e ka goditur me veturë një femër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 30.

Sipas Policisë së Kosovës, e aksidentuara është dërguar ne tretman mjekësor, por si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jete.

Ngasësi i veturës është arrestuar nga Policia, dhe me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Rri e luaj derën

0

Skender Berisha

Herë para herë mbrapa
herë poshtë herë lartë
herë përfundi herë sipri
herë lepur herë ujk

kurrë nuk bëhet bujku bujk
ujku është qen bir qeni
kur të lodheni bini flini
pastaj ndërhyni kundër gjumit
mbushni gojën kokrra valiumi

kur të zgjoheni fryni zjarrit të shuar
mos pritoni pastaj edhe kosit
hiri iu bjen syve e zemrës
varrni kujtimin degës së pemës
mbillni në kohën e lëmës

herë pas herë gërshërë në duar
pritni litarët e pasosur të shiut
grini ujë në havan sa të mundeni
kruani zhgjeben tuaj e të qytetit

Skender Berisha
5 shtator 2013,Prizren

Kinemaja e simboleve

0

filmi-320x137“Kinemaja ballkanike vijon të mbetet kinemaja e simboleve.” Zharko Ivanov, regjisori i ri nga Shkupi, thotë kështu teksa nis të shpjegojë subjektin e filmit të tij të animuar “Një udhëtim përreth”, i cili u shfaq në ekranin e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, i cili po mbahet këto ditë në qytetin e Pogradecit. Skenari i shkruar nga Aleksandar Prokopiev tregon historinë e një burri që i ka kaluar të gjashtëdhjetat, i cili kalon çdo ditë Urën e Gurit në Maqedoni, bashkë me një djalë të vogël që e ndjek pas. Në dorë burri mban një pemë të vogël, nga ku kanë dalë disa sytha të vegjël. Ata ecin dhe ndalen në një varrezë, bri një varri të panjohur, ku burri ulet për të mbjellë pemën. Teksa sheh ritualin e të moshuarit, djaloshi dëgjon të qarën e një gruaje të vjetër pak larg tij. Ditën tjetër burri dhe djaloshi ecin sërish në të njëjtën rrugë, duke mbajtur një tjetër pemë në duar, për të ndalur sërish në një varr.

Teksa burri ulet për të mbjellë pemën, e qara e gruas tashmë ndihet më afër. Ky ritual i burrit dhe djalit ndodh çdo ditë, deri sa varrezat transformohen në një qytet të mbushur me pemë, dhe kur hapat e burrit ecin në urën e gurtë, nga xhepat e tij rriten filiza të reja peme, deri sa ai shndërrohet në pemë. “Në Ballkan nuk mund të ketë histori pa varre dhe lot”, thotë Ivanov. Për të pema është simboli i vazhdimësisë dhe i kalimit të një faze jo të lehtë të historisë në një etapë tjetër, e cila duhet të jetë më me shumë jetë, i ngjashëm me një qytet në formën e një parku, pa varreza… Ai ka zgjedhur ta tregojë historinë përmes animacionit vetëm në 7 minuta, i bindur se të flasësh shkurt të bën të mendosh më gjatë. Vizatimet në animacion e ndihmojnë regjisorin drejt mesazhit të filmit… “Unë s’mund t’i shmangem traditës”, thotë Ivanov. Dhe pse i përket një brezi të ri kineastësh në Maqedoninë e sotme, arti i tij nuk mund të jetë i shkëputur nga e shkuara. Jo vetëm e shkuara e Maqedonisë politike, por dhe ajo e kinemasë së Stole Popov apo Milcho Manchevski i njohur për filmin “Para shiut”, me të cilin ka fituar “Luanin e artë” në Festivalin e Filmit në Venecia. “Ata janë dy regjisorë që më kanë inspiruar me punën e tyre, më kanë bërë ta dua kinemanë dhe të zgjedh të bëj filma. Të bësh një film të mirë duhet të flasësh për diçka që ti e njeh mirë, dhe Maqedonia e shkuara dhe e ardhmja do të jenë gjithnjë pjesë e kërkimeve të mia artistike”, thotë Ivanov. Luftërat kanë lënë shenja ende në vendet ballkanike dhe kjo reflektohet në komunikimin midis fqinjëve, por edhe në kinema. “Në Ballkan nuk mund të flasësh për dashurinë. Ti mund të bësh një film me subjekt të dy të rinjve që duhen, apo dhe një histori pasioni, por sërish njerëzit duan të shohin në kinema jetën e tyre, atë çfarë ndodh përreth”, thotë Ivanov. Pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia, kinemaja në Maqedoni pësoi një krizë, por që tashmë është kaluar. Etnitë e ndryshme në Maqedoni, i kanë bërë maqedonasit të nxjerrin më shumë në pah traditën e tyre dhe ta ruajnë atë. “Traditat janë si puna e shpirtit, i cili e bën më të ftohtë një trup nëse nuk e nxjerr në pah”, thotë Ivanov. Këto janë shenja që ti jeton në Ballkan, vazhdon të thotë artisti. Por si i sheh ai shqiptarët e Maqedonisë, kulturën e tyre? Dhe pse e quan këtë një pyetje politike, ai thotë se do të donte të dinte më shumë për kulturën dhe atë çfarë ndodh në këtë pjesë tjetër brenda qytetit ku ai jeton, Shkupit, pasi i janë dukur gjithnjë të izoluar. Mungesa e komunikimit mes etnive e bën Ballkanin të ndiejë sërish ankthin e pasigurisë, ankth që reflektohet dhe në filmin që regjisori i ri ka bërë. Ai e quan pozitiv faktin që tashmë ndodhet në anën tjetër të Ohrit, në një festival shqiptar, për të ndarë me kolegët shqiptarë koncepte të ndryshme për kinemanë, komunikim ky që ka munguar mes artistëve të dy vendeve dhe pse janë kaq afër… Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë ka ngritur siparin në qytetin e Pogradecit prej datës 2 shtator. Filma nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Turqia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Shqipëria, do të shfaqen gjatë pesë ditëve në kinemanë e qytetit. Për të tretin vit radhazi, Pogradeci është kthyer në një qendër të filmit. Regjisorë, aktorë dhe personazhe të njohura të kulturës kanë mbërritur në këto ditë të para të vjeshtës për të ndjekur këtë edicion interesant të filmit ballkanik. Në sesionin e filmave shqip në festival u shfaq mbrëmjen e së martës edhe filmi i regjisorit Robert Budina, “Agon”, cili është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtar. “Agon” solli një vështrim të marrëdhënieve shqiptaro-greke pas viteve ‘90, një rrëfim për emigracionin dhe shembujt e trishtuar të tij. Pavarësisht skenave të dhunës, filmi ishte një përfaqësim i mirë i kinemasë shqiptare i viteve të fundit. Interesant ishte dhe filmi i regjisorit grek Angelos Abazoglou “Ëndrrat e ëmbla të Mustafait”. Përmes 79 minutave, Mustafai, një djalë 16-vjeçar, tregoi se nëse ke shumë dëshirë të bësh diçka mund t’ia dalësh dhe pse mund të jesh vetëm në kërkim të ëndrrës tënde. Ëndrra e Mustafait ishte të bënte ballkave, e të bëhej një shef i madh kuzhine në Stamboll. Juria e këtij festivali është e përbërë nga emra të njohur të kinemasë ballkanike, si: Andrea Gortler, Antoine Avignon, Jaromir Fofr, Pamela Cohn dhe Robert Pichler./shqip/

PDK-ja në Prizren garon me kandidatin nën akuzë të EULEX-it

0

Muja zgjedhjetPartia Demokratike e Kosovës prin për nga numri i kandidatëve të nominuar për kryetarë komunash, të cilët kanë të hapura procese gjyqësore ose janë nën hetime për vepra korruptive.

Pavarësisht thirrjeve nga faktori ndërkombëtar, sidomos ai amerikan, që individë të tillë të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor, partitë e kanë vendosur të kundërtën, shrkuan Tribuna.

Disa javë para nisjes së procesit të regjistrimit të partive dhe nominimit të kandidatëve për kryetarë, ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson ishte kujdesur që t’ua bënte me dije partive se ato duhet të kenë kujdes kur vendosin kandidatë që janë nën hetime apo akuzohen për korrupsion. Këtë porosi ajo e kishte dhënë gjatë një interviste në gazetën Tribuna…

Në mesin e kandidatëve që është kandiduar për kryetar dhe që nga organet e drejtësisë dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare është edhe Ramadan Muja.