16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9052

Kraja: Nuk funksionon më modeli serb i akademisë

0

MehmetKrajaKryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, në intervistën e parë pas zgjedhjes në këtë pozitë, në njërën nga mediat e Shqipërisë, ka thënë se detyrat që e presin janë të shumta, të cilat do të kapnin një reformim të plotë të këtij institucioni.

Duke u nisur nga institutet e qendrat kërkimore që iu hoqën, deri te përgjysmimi i saj dhe lënia jashtë e fushave të rëndësishme shkencore. Korkuti ka thënë se një ndër çështjet e mbetura peng është Botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në një vëllim. Ai u botua në tri vëllime, ndërsa tani duhet botuar në një të tillë dhe në gjuhë të huaj, mundësisht në gjuhën angleze.

Këtë domosdoshmëri kryetari i ri i ASHSH-it ka thënë se duhet bërë për shkak se ky libër duhet t’u japë përgjigje çështjeve themelore të historisë sonë. “Them ‘në anglisht’, në mënyrë që fqinjët tani e tutje ta kenë të qartë prejardhjen e shqiptarëve. Duke e lexuar atë fjalor në gjuhën angleze, t’i kenë sa më të qarta problemet sa iu takon shqiptarëve dhe që t’u jepen shtrembërimeve që janë bërë, siç qe rasti i Enciklopedisë maqedonase”, ka thënë Korkuti për Gazetën Shqiptare.

Akademik Mehmet Kraja, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në një intervistë për ‘Zërin’ ka thënë se vënia në një vëllim të vetëm Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe atë në gjuhën angleze, për t’iu kundërvënë maqedonasve, nuk është e motivuar nga një synim i lartë shkencor, sepse enciklopedia maqedonase është një vepër propagandistike, e cila nuk e meriton një mund aq të madh.

Kraja thotë se enciklopeditë nuk bëhen për qëllime të këtilla, por me synime të larta shkencore dhe diturore. Kraja thotë se Fjalori Enciklopedik Shqiptar (2008-2009), ka mungesa serioze, veçmas sa i përket Kosovës. Ai po ashtu thotë se në mendjen e shumë njerëzve ende funksionon modeli serb i akademisë, që është modeli më i keq në botë.

Krasniqi rikujton aferën “pronto”: “Shokët i shoh si përparësi, jo si pengesë”

0

Krasniqi-Jakup5-21Ish-sekretari i PDK-së, Jakup ka rikujtuar edhe një herë aferën “pronto”, ku pre e përgjimeve kishin rënë krerë më të lartë të PDK-së, nga ku ishte lakuar emri i tije për të keq.

Krasniqi jo rrallë herë e përdorë rrjetin social facebook për të informuar opinion për qëndrimet e tij rreth problemeve të ndryshme. Ai ketë herë e ka shkëputur një pasus të deklaratës që kishte dhënë, kur në opinion kishin dal përgjimet telefonike që e ofendonin ish-sekretarin e PDK-së.

“Unë me shokët që kam bërë të mira për këtë vend nuk kisha mundur t’i them ato fjalë, janë jashtë moralit tim, jashtë edukatës sime. Ajo le të mbetet në nderin e secilit, tek e fundit në momente të tilla njeriu e tregon tamam qenien e vet çfarë vlere ka, çfarë kulture ka, dhe si i sheh shokët. Unë shokët i shohë me përparësi, nuk i shohë si mungesë”, ka shënuar kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në facebook, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, para disa muajve në opiion kanë qarkulluar disa telefonatat të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi, në këto përgjime, ka biseduar me shefin e Grupit Parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci. Gjatë kësaj bisede, Thaçi e quan kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, si “Jakupovski”, duke komentuar një hezitim të tij për të shkuar në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së, nga frika se mos po “ia gjigav kush”. Në një tjetër përgjim, dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj. Në një audio tjetër dëgjohet Sami Lushtaku. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Grabovci, i raporton për çdo detaj Kadri Veselit, ish-kreut të SHIK-ut.

Flitet e përflitet…

0

Blerim RrecajBlerim Rrecaj
Jetë e mbushur me ngjarje, tregime, dromca, ndodhi, detaje, me të mira e të këqija me përpjekje, gabime, faje…

Në në ndejë diku, për njërën nga festat bisedojnë të afërm e familjarë, gati gjysma prej tyre mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në atdhe. Shkëmbim fjalësh përvojash, fjalë për valët e jetës ,kushtesh, sistemesh, pasojash, krahasimesh…Në një çast dikush thotë dhe këto fjalë: Ne që jemi këtu kurbetçarëve po u themi se “paskeni humbur krejt” e këta neve po na thonë ju “paskeni luajtur krejt”, kështu që rezultati po mbetet i barabartë, pra: një me një. Dhe derisa flasim për shtigjet dhe pak fjalë për një(ri)kthim në mërgim: 20 vjet në atdhe/20 vjet në megrim/3 vjet në atdhe/Dhe ri-kthim në Gjermani…

E jeta vazhdon si për mua, si për atë, si për ty…

Me moto a pa moto, me logo e pa logo, me shenja të kësaj shtetësie kompromisi, dhe kumbojnë fjalët, nëpër kronika televizive, gazetave, kafeneve, portaleve… Dhe dikush tregon se pat ofertë nga dy “Lëvizje”-t, për të marrë pjesë në zgjedhje, e kur njërit që e kishte ftuar për t’iu bashkuar subjektit të tij se e kishin lutur edhe pak më përpara kishte marrë përgjigjjen: Lëri ata se nuk vyejnë. Dhe pak a shumë kjo ishte përgjigja që i ftuari kishte thenë atij që ia bëri ftesën numër dy : Edhe pse fort mirë se çfarë të bëj nuk e di njëherë për njëherë as s’po shkoj mbas atij e as nuk po vij me ty…Flitet e përflitet edhe për ndonjë thirrje telefonike, për përmendjen e listës së përpiluar dhe për numrin që ta tregon kandidati e ta kujton për të mos e harruar kur vie koha për të votuar…

Jeta ecën me valët e saja qofshin ato të qeta, të stuhishme, të vogla a të mëdhaja…

Dhe në qytezën tonë ndërtimet vazhdojnë e i shohin shtëpitë shumëkatëshet dhe digjen… dhe mendojmë se me ne s’ka dhe (s’)e shohim që s’jemi kërkah… Një editorial titullohet: “Vazhdon avaz i vjetër” dhe “Kronikë e një mjerimi të paralajmëruar” thotë dikush tjetër… Nëpër libra a internet hasim ndonjëherë edhe dikë që flet për indiferencën, për të papërfillurit, për të harruarrit, për të drejtët e të padrejtët e për të vonuarit.

Flasim e përflasim për Majlindën kampione bote dhe Kadarenë fituesin e çmimit ndërkomëtar “Ali Podrimja” dhe komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit dhe për statuset nëpër facebook, për punën, mospunën, kurset, shkollën, konkurset…

Për emërimin e Shkëlzen Maliqit si këshilltar i kryeministrit (në ardhje që diku po e quajnë të zgjedhur) të Shqipërisë. Ah, dy shtete, të dyjat me probleme të mëdha e që të dyjat, të paktën njëra prej tyre ta kishte shenjën plus sa për ta bërë tërheqjen e të mos mbetemi kështu për shumë kohë në pusin e tranzicionit thotë dikush. Shembuj të mirë të dëgjojmë sa më shumë e të tillë të japim e mos ta ndalim vrapin…

Flasim e përflasim për shumë gjëra e për shumë tema, flasim e përflasim sa për të na u kujtuar një lojë fëmijërore (në variant paksa më të zbutur, zëvendësim i një fjale që shmang banalizmin por lë vrazhdësinë dhe ‘origjinalitetin’ në frazën e dytë…) që si çaste kujtimesh të turbullta na vërtiten nëpër kokë: “Kush e le lojën ja çkyftë qeni gojën”dhe “Kush foltë e përfoltë ja hangërt qeni te tana zorrt’”…

Shkoi kohë e pushimeve vjen kohë e trazimeve, na erdhi shtatori dhe lutemi e urojmë as lumi as djalli mos të na marrin…

Paksa kacafytem dhe me egoizmin tim dhe ja kështu m’u mbushet mendja dhe po e dërgoj këtë shkrim që thura, paj për publik(im)..

102 subjekte politike aplikuan për certifikim

0

Afishet e partive102 subjekte politike, 18 prej tyre serbe, aplikuan për certifikim në KQZ që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Disa nga partitë aplikuan krejt në orët e vona.

Ndër to është edhe Lista e Përbashkët Serbe. Zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator, hedhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim.

Hoti: PDK-ja në Malishevë spastron mësimëdhënësit për bindje politike

0

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar autoritete e Malishevës për largim nga puna të mësimdhënësve nga procesi mësimor për bindje politike.

“Largimi i mësimdhënësve në Malishevë që kanë bindje tjera politike manifeston qeverisjen joligjore dhe klanore të PDK-së”, shkruan Hoti në profilin e tij Facebook. Sipas tij, plot raste kanë shkuar në Prishtinë për të kërkuar mbështetje ndaj spastrimit që PDK-ja u ka bërë shkollave nga arsimtarët që janë votues të LDK-së, të cilët me krenari kanë shfaqur mbështetjen ndaj LDK-së, filozofisë rugoviane dhe lidershipit të Kryetarit Mustafa.

“Largimi i arsimtarëve mbi baza politike, i kamufluar me arsyetimit se nuk janë banorë të Malishevës, është joligjor dhe duhet stopuar nga organet përgjegjëse. Fatkeqësia është se këto organe përgjegjëse janë vetë pjesë e praktikave të tilla joligjore. Paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë të ndodhte një gjë e tillë. Do të kishim qindra arsimtarë që do të largoheshin nga puna pasi nuk janë banorë të Prishtinës, mijëra nxënës do të largoheshin nga shkollat dhe shumë të tjerë nuk do ju ofroheshin shërbimet komunale. Kosova është një dhe e pandarë. Në Kosovë nuk ka asnjë bazë ligjore që njerëzit të diskriminohen pse nuk janë banorë të regjistruar në komunën përkatëse”, shkruan Hoti . Ai shprehet i binduar se ky veprim joligjor do të marrë ndëshkimin nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e 3 nëntorit./PrizrenPress.com/

Lista “Serbia” në zgjedhjet e 3 nëntorit

0

Zgjedhjet-serbet nveri“Iniciativa qytetare Serbia”, është subjekti të cilin Beogradi e ka prezantuar për regjistrim dhe certifikim te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si listë unike që do t’i përfaqësojë serbët e Kosovës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kjo listë është dorëzuar për certifikim në KQZ nga Vlladeta Kostiq, i cili mban postin e të ashtuquajturit kryesues i qarkut për Kosovën.

Mirëpo, emri i kësaj liste është kundërshtuar menjëherë nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ngase është vlerësuar se nuk përkon me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ndërkaq, Kostiq, në anën tjetër, u ka thënë medieve serbe se lista unike, e cila mban emrin e Serbisë, nuk do të duhej të kuptohej si cenim dhe ofendim për askënd,shkruan Tribuna

Ai ka thënë se njeh edhe shqiptarë që kanë emrin “Alban” dhe nuk ndihet i fyer me këtë fakt, kështu që ka pretenduar se KQZ nuk do ta shohë si problem certifikimin e kësaj liste me emrin “Serbija”

Zyrtare: Muja kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Muja zgjedhjetRamadan Muja do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së në Prizren. Sekretari i Degës së PDK-së në Prizren, Nijazi Kryeziu tha për “PrizrePress” se Kryesia ka vendos që Muja të rikandidohet për kryetar të Prizrnit. “Në këto momente Muja është duke plotësuar aplikacionin e KQZ-së”, tha Kryeziu.

Ramadan Muja kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së në Prishtinë në këto momente ka vendosur që Muja sërish të garojë për Prizrenin.

Kryesia e re e PDK-së në Prizren ka propozuar katër emra për kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën, Nait Hasanin, Nijazi Kryeziun dhe Veton Firzin. “ Muja do të jetë sërish kandidat për kryetar të Prizrenit”, tregon burimi i “PrizrenPress-it” . Sipas burimit  Muja e ka mbështetjen e kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit. /PrizrenPress.com/

 

Basha bartës i listës së Partisë Konservatore

0

MunirBasha-PK8-29Kryetari i Partisë Konservatore(PK) Munir Basha, do të jetë edhe bartës i listës i këtij subjekti politik në zgjedhjet e nëntorit. PK-ja në këto zgjedhje do të garojë për herë të parë me 36 gandidatë.Basha tha se në listën zgjedhore janë përfshirë personalitete të fushave të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në Prizren. “Në listë janë përfshirë njerëz profesionistë të të gjitha lamive”, tha Basha për “PrizrenPress”. Ai tregoi se në listën zgjedhore Partia Konservatore, janë edhe pesë kandidatë nga komuniteti turk./PrizrenPress.com/

1 Basha Munir M

2 Rada Afrim M
3 Baxhaku Bedrije F
4 Basha Shaban M
5 Kabashi Shend M
6 Murataj Nora F
7 Hasani Gylxhan M
8 Pasuli Nderim M
9 Tahiri Agjire F
10 Koro Tarkan M
11 Mashkulli Gjeni M
12 Bajmak Fidan F
13 Berisha Gezim M
14 Gjinali Behajdin M
15 Celina Zejgjan F
16 Bamija Faik M
17 Dapko Daver M
18 Tahiri Adelina F
19 Mazrek Edis M
20 Kroqi Fati M
21 Hoxha Shqipe F
22 Rotlla Sali M
23 Hashani Xhihad M
24 Berisha Edona F
25 Pacollari Emir M
26 Dirvar Dincer M
27 Spahiu Bukurije F
28 Selimko Sali M
29 Fishekqi Blerim M
30 Salla Ferda F
31 Kyqyku Agron M
32 Rogova Agron M
33 Hapçiu Aida F
34 Gjinali Sinan M
35 Kaçamaku Erdogan M
36 Shijaku Ilir M

Khan: Salustro po spekulon

0

Karim KhanKa përfunduar seanca e sotme për rastin “Kleçka”. Prokurori Maurizio Salustro dhe Karim Khan kanë përfunduar fjalët e tyre përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Prokurori Salustro në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se ka prova të mjaftueshme që të akuzuarit në rastin “Kleçka” të shpallen fajtorë. Kurse, avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan nëpërmjet video-linkut nga Haga, ka thënë se fjala përfundimtare e prokurorit Salustro ka qenë e mbushur me spekulime dhe trillime kundër Fatmir Limajt. Po ashtu, avokati Khan ka thënë se fjala përfundimtare e Salustros ishte shumë më e dobët sesa ajo e gjykimit të kaluar, ku Fatmir Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm,shkruan Epoka e re

Duke folur për të ndjerin Agim Zogaj, avokati Khan e ka quajtur atë dëshmitar të pabesueshëm. Në fund të fjalës së tij përfundimtare, Khan ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që Fatmir Limajn ta lirojnë nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Më 10 shtator mbahet seanca e radhës për rastin “Kleçka”.

Ndahet nga jeta Islam Morina, ushtari më i moshuar i UÇK-së

0

OVLSot ka vdekur luftëtari më i vjetër i UÇK-së, Islam Morina. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Islam Morina u lind më 18 maj 1940 në Gllarevë të Klinës, kishte shpirt atdhedashësi e patrioti të vërtetë dhe ishte halë në sytë e okupatorit serbo-jugosllav.

Islam Morina, kishte marë pjesë në Protestën pranë kështjellës së Rambujes, ku u bë i njohur pasi shtiu me revole në ajër, në shenjë solidarizimi me delegacionin e UÇK-së që gjendej në atë Konferencë.

Menjëherë pas konferencës, ai u kthye në Kosovë, ku u inkuadrua në radhët e UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-së.

Varrimi i tij do të bëhet në Varrezat e fshatit Gllarevë të Klinës, të enjten me 5 shtator 2013 në orën 16:00.