16.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Khan: Salustro po spekulon

Karim KhanKa përfunduar seanca e sotme për rastin “Kleçka”. Prokurori Maurizio Salustro dhe Karim Khan kanë përfunduar fjalët e tyre përfundimtare në këtë proces gjyqësor.

Prokurori Salustro në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se ka prova të mjaftueshme që të akuzuarit në rastin “Kleçka” të shpallen fajtorë. Kurse, avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan nëpërmjet video-linkut nga Haga, ka thënë se fjala përfundimtare e prokurorit Salustro ka qenë e mbushur me spekulime dhe trillime kundër Fatmir Limajt. Po ashtu, avokati Khan ka thënë se fjala përfundimtare e Salustros ishte shumë më e dobët sesa ajo e gjykimit të kaluar, ku Fatmir Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm,shkruan Epoka e re

Duke folur për të ndjerin Agim Zogaj, avokati Khan e ka quajtur atë dëshmitar të pabesueshëm. Në fund të fjalës së tij përfundimtare, Khan ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që Fatmir Limajn ta lirojnë nga të gjitha pikat e aktakuzës.
Më 10 shtator mbahet seanca e radhës për rastin “Kleçka”.

Koloneli Aubrey Herbert, miku i madh i shqiptarëve

Më 26 shtator 1923, u nda nga jeta koloneli i nderuar dhe miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert. Kontributi i tij për Shqipërinë...

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë. Një muaj paraburgim për Dejan Maksimoviçin...

Lajmet e Fundit