9.9 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9057

VV-ja zyrtarizon sot, Rexhajn për kryetar të Prizrenit

0

Arbër-RexhajLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, sot do të zyrtarizojë kandidatin Arbër Rexhaj për kryetar të Prizrenit. Ai të dielën e javës së kaluar, i  është nënshtruar  i vetëm votës së brendshëm zgjedhor të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Arbër Rexhajt, do të bëhet  në ora 13:00 në restorantin “Renesanca”, lagjja “Bazhdarhane” (përballë “Katër Kullave”) në Prizren, me ç’rast do të mbahet edhe një konferencë për media.

Lëvizja Vetëvendosje! po ashtu sot, do të zyrtarizojë edhe kandidatin për kryetar të Sharrit. Në të dy konferencat do të marrë pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti./PrizrenPress.com/

 

 

Fushata pritet ta “paralizojë” Kuvendin

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës nuk pritet të tregohet i efektshëm gjatë sesionit vjeshtor të punës. Kjo për faktin se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve do të jenë të angazhuar në fushatën zgjedhore e cila parashihet të nisë më 3 tetor, apo vetëm dy javë pasi Kuvendi mund ta ketë mbajtur seancën e parë plenare të sesionit të dytë,shkruan Tribuna

Legjislativi zyrtarisht i nis punimet të hënën më 9 shtator, ndërsa seanca e parë nuk pritet të mbahet para datës 19 shtator. Edhe në proceset e kaluara zgjedhore, parlamenti është ballafaquar me vështirësi në funksionim për shkak se deputetët ishin të angazhuar në fushatë, ose kur mbaheshin seanca në raste të shumta ngriteshin debate me frymë elektorale.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në procesin e 3 nëntorit, aq më tepër kur tash ka shumë deputetë që pretendojnë të marrin udhëheqjen e komunave ku kanë kandiduar. Kjo për shoqërinë civile që monitoron punën e Kuvendit, nuk duket risi, pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale në vazhdimësi ka treguar papërgjegjësi në raport me prezencën në seanca..

VV edhe fletëvotimet në Gjykatën Kushtetuese?

0

vvVetëvendosje nuk e ka ndërmend të rrijë duarkryq sa i përket vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dukjen e fletëvotimeve. Ata kanë paralajmëruar se do t’i shfrytëzojnë të gjitha hapësirat që këtë çështje ta zgjidhin në mënyrë ligjore.
Anëtari i KQZ-së nga ky subjekt politik, Adnan Rrustemi, gjatë një interviste për gazetën Tribuna, ka thënë se Vetëvendosje si subjekt, po i verifikon mundësitë ligjore për veprim dhe njëra nga to është dërgimi i vendimit të KQZ-së për fletëvotimet në Gjykatën Kushtetuese,shkruan Tribuna.

“Ne për këtë çështje jemi në proces të përgatitjes dhe hulumtimit të bazës ligjore që e nxjerr këtë vendim si të paligjshëm dhe jokushtetues. Natyrisht në përputhje me mundësitë por edhe pas vlerësimeve ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi ligjore për ta adresuar këtë vendim të KQZ-së, duke mos përjashtuar edhe Gjykatën Kushtetuese.

E përsëris se jemi në fazën fillestare të vlerësimit dhe kërkimit të zgjidhjes”, ka thënë Rrustemi. Ai e ka akuzuar kryetaren Valdete Daka, sipas të cilës tërë kjo situatë është orkestruar nga ajo pas presioneve të Qeverisë.

Pingpongu i Logos

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Nuk ka pasur fije mëdyshje se nuk do të ketë një duel a hedhje përgjegjësish nga njëra anë në tjetër, si ne të gjitha rastet, po edhe atëherë kur diç e rëndësishme vendoset të ndodhë me Kosovën.Qytetaria definohet si përkatësi e qytetarit ndaj një shteti. Por nga momenti kur shteti nuk i siguron një status juridik qytetarit atëherë definitivisht ai privohet nga përkatësia e tij. A është interes i shtetit të Kosovës qe të diferencoi disa qytetar në emër të etnisë? Nuk e besoi se ka një shtet dhe një pushtet që e kontrakton vetveten më kësi veprimesh fare naive e politike. Serbet e Kosovës janë dhe duhet të mbesin patjetër me përkatësin e tyre prej qytetarit të Kosovës.

Nuk mund të provohen me anë të disa akte e vendime të tjera politike të cilat direkt e pengojnë apo e diferencojnë qytetarin e Kosovës nga përkatësia e natyrshme dhe mbase e garantuar me ligj.

Qytetaret serbë të Kosovës aktualisht aty ku janë, janë më të rëndësishëm për Kosovën se sa që ata duhet të ishin për Serbinë, mu për këtë shteti duhet qe këtyre qytetarëve tu siguroj statusin juridik më të cilin atë përfitojnë të drejtat e barabarta me të tjerët pavarësisht etnive.

Nuk mund të anashkalohet aversiviteti i këti pushteti aktual në Kosovë, ku në emër kinse të shtetit zgjedhë veprime të cilat në esencë nuk e zhvillojnë, por e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin.

Pra, ky pushtet fare aversivë i Kosovës po shkakton dy dëme: në njërën anë po dëmton qytetarët e saj sepse me disa aktet dhe vendime politike po i lë ata pa përkatësinë e tyre, e të çendurit qytetar i territorit administrativë dhe njëkohësisht po fut vetveten në sherr me një shtet tjetër i cili po synon qe përmes qytetarëve të Kosovës të të njëjtës etni të ushtroj kontroll edhe mbi territorin administrativ të një shteti tjetër.

Kosova nuk mund tu siguroj qytetarëve të saj kurrfarë sigurie juridike nëse ata vazhdon akoma ti percepton si jo qytetar të saj. Shteti i Kosovës duhet të bëjë aq sa mundet në jug duhet të bëjë edhe ne veri. Nëse është shtet multietnik, këtë gjithsesi duhet ta bëjë, e nëse jo atëherë të mos gënjehet sa për sy e faqe se është shtet multietnik.

Heqja e simboleve shtetërore nga dokumentet e saj të rëndësishme, e bënë shtetin hileqar, jo seriozë, jo të besueshëm dhe me pak të fortë ne raportet e bindshëmrisë me qytetarin.

Pushteti aktual në Kosovë me të gjitha ato marrëveshje të dyshimta, duket se po e vendosë në mënyrë të pakuptueshme se qytetaret e saj do të mbesin pa një përkatësi ligjore, duke i shpërfillë nga e drejta qe ata të jenë brenda simboleve legjitime të shtetit.

Dukshëm pushteti në Kosovë, orvatet ta bëjë në këto zgjedhje të fundit, pretendohet të mbahen zgjedhjet me 3 nëntor të këti viti, dhe qytetaret e saj serb përjashtohen nga e drejta e tyre për të qenë qytetar të Kosovës. Nëse këta qytetar përjashtohen nga e drejta e tyre legjitime për të qenë zgjedhës ne zgjedhjet e Kosovës, atëherë ata do të mund të mos përjashtohen nga shteti serb, përkatësisht Serbia që ata të bëhen qytetar të Serbisë dhe jo të Kosovës, pa çka se ata jetojnë në një shtet tjetër, i cili i vet përjashton nga logjika e simbolikës shtetërore, për qëllime te caktuara .

Pse ti mashtroi serbet, për të dalë në zgjedhje (pa ç’ rëndësi kanë këto zgjedhje pa simbole shtetërore), nëse ato nuk prodhojnë efekte pozitive në drejtim të besimit dhe të forcimit të shtetit.

Duket e qartë se meçi i largimit apo mos largimit të logos nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit do të jetë mes Qeverisë dhe KQZ-së.

Qeveria është dashur ta saktësoi përmes Kryeministrit Thaçi, se është e pakuptueshme të mos jenë simbolet e shtetit të Kosovës në fletëvotimet e zgjedhjeve të ardhshme, ashtu qysh kanë qenë në të gjitha zgjedhjet e kaluara.

Loja e pingpongut me largimin e logos është e rrezikshme sepse zgjedhjet po mbahen në një shtet real e jo imagjinar, ndaj të mos i japim argument të fiksuara askujt qe shteti ynë është shtet imagjinar.

Në fletëvotime logoja e KQZ-së, Ambasada amerikane përshëndet vendimin

0

Zgjedhje-kosove-logoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë logoja e KQZ-së.

“KQZ-ja ka rënë dakord për dukjen e fletëvotimeve në përputhje me ligjin. Do të jetë logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila po ashtu mban logon e shtetit”, ka konfirmuar për REL, Bajram Latifi, anëtar i KQZ-së.

Vendimi i KQZ-së është mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Përshëndesim vendimet e sotme të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, te cilat paraqesin një hap të rendësishëm përpara. Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëperfshirëse, të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Zgjedhjet lokale, të parapara edhe me Marrëveshjen e Brukselit, pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.

Buja shpërndau Abetaren për filloristët prizrenas

0

RameBuja-prizrenMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë ditës së sotme, ka vizituar shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Përveç urimeve për fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit në Kosovë, ministri Buja ka shpërndarë në mënyrë simbolike edhe Abetaren për nxënësit e klasës së parë, të cilët do të vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Ministri Buja, më pas tha se, është kënaqësi e veçantë që të ndajë tekstet shkollore për këta fatosa, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë.

“Ndjehem me privilegj sepse jam në kryeqytetin shpirtërorë të gjithë shqiptarëve dhe jo rastësisht po shpërndajmë edhe abetaret që janë të gjithë gjeografisë shqiptare”, theksoi ministri Buja.

Ministri i Arsimit, ua ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor edhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe theksoi se shkolla “Abdyl Frashëri” është njëra nga 10 shkollat e përzgjedhura nga Ministria e Arsimit për pilotimin e kurrikulës së re. Ndërsa, ministri Buja shtoi se kjo shkollë ka dhënë kuadro të mira në shumë fusha të ndryshme të jetës në Kosovë, prandaj shprehu besimin e tij se edhe implementimi i kurruikulës së re( pilotimi) do të jetë i suksesshëm.

Gjatë këtij viti shkollor, rreth 29 mijë nxënës janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, pra janë regjistruar në klasën e parë./PrizrenPress.com/

Thaçi dështon në zgjedhjen e kandidatit për Prizren

0

Hashim Thaci 2

(E plotësuar) Kryetari i PDK-së,Hashim Thaçi ka dështuar edhe sot në zgjedhjen e kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit.

Ai përkunder përpjekjeve nuk ka arritur t’i zgjidh përçarjet dhe problemet që ka PDK-ja në Prizren.

Zgjedhja e kandidatit për Prizren, ka mbetur që të negociohet edhe nesër.

 

Thaçi nuk po mund të zgjedh kandidatin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, në këto momente është duke i bërë të gjitha përpjekjet që të nxjerrë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai është duke negociuar për ta zgjidhur këtë çështje.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se brenda PDK-së në Prizren ekziston një pakënaqesi e madhe rreth mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit. “Po besojmë se sonte do të zgjidhen edhe kryetari i Degës edhe kandidati për kryetar të Prizrenit” tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

Thaçi gjatë gjithë ditës sot ka qëndruar në Prizren. Ai ka zhvilluar disa takime edhe me partitë e minoritetve nga të cilët ka kërkuar që të mbështesin PDK-në në Prizren. /PrizrenPress.com/

Banja e Malishevës me shkollë të re, nxënësit brohorasin Fatmir Limajn

0

Banja e malisheves-buja-kilajNë nismë të vitit të ri shkollor është përuruar shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Banjë të komunës së Malishevës. Ministri i Arsimit, Ramë Buja, dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj uruan nxënësit dhe arsimtarët për fillim të mbarë të këtij viti shkollor. Objekti i ri i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit 2 milionë euro.

Mirëpo nxënësit e Banjës tërë kohën sa zgjati ceremonia e përurimit të shkollës e brohoritën vazhdimisht emrin e Fatmir Limajt, madje nuk e lanë të fliste as kryetarin e kësaj komune, Isni Kilajn, i cili i këshilloi të mos merren me politikë por me shkollimin.

“Nuk do të doja të politizoja inaugurimin e kësaj shkolle. Shpirtërisht dhe moralisht dhe në të gjitha aspektet jam me grupin e ‘Kleçkës’, të cilët sot gjykohen. Shpresoj tek drejtësia, që ata të shpallen të pafajshëm, sepse ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime në Kosovë, por kanë bartur barrën e çlirimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, u tha nxënësve që të merren me mësimin e mos të shikojnë politikën.

“Unë nuk mund ta imagjinojë ndaras Fatmirin nga Hashimi, e as Hashimin nga Jakupi e të tjerë. Ju lus miqësisht, shoqërisht dhe si mësues e profesor i juaji, trazirave të kohës mos ju përshtatni. Do të jemi bashkë. Sot kam ardhur që në emër të Qeverisë dhe të gjithë të tjerëve t’ju uroj vitin shkollor. Për këtë shkollë tuajën u dhënë 1 milion e 997 mijë e 913 euro e 55 centë”, ka thënë Buja,

Po ashtu është inauguruar edhe meremetimi i një shkolle tjetër, e cila nuk kishte aspak kushte për zhvillimin e procesit mësimor. Meremetimin e tërësishëm të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Bellanicë e kanë mundësuar Komuna e Malishevës dhe Banka Botërore, nëpërmes fondacionit CDF. Kryetari i Komunës, Isni Kilaj, kanë falënderuar Bankën Botërore dhe CDF-në për ndihmën e dhënë në meremetimin e shkollës. Përfaqësuesja e CDF-së, Luljeta Rizvanolli, ka thënë se projektet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Filloi ndërtimi i Kompleksit përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe

0

Kompleksi dëshmorëve-Krushë e MadheNë Krushë të Madhe ka nisur të hënën ndërtimi i kompleksit përkujtimor për dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Rahovecit Smajl Latifi tha se, gjaku i dëshmorëve dha martirëve është faktori kryesor që përcakton vlerën e lirisë. “Prandaj edhe liria jonë ka rrënjë të thella, sepse ne marrim fuqi nga gjaku i derdhur i dëshmorëve e martirëve. Ky fshat, jo vetëm i madh me emër, por edhe me vepra, i dha lirisë tonë kuptim”, tha Latifi.

Sipas tij, përpjekjet e atdhetarëve si Ukshin Hoti dhe dhjetëra dëshmorëve e qindra martirëve, vërtetojnë dëshirën dhe etjen e madhe që populli shqiptar ka për lirinë. “Ngritja e kompleksit përkujtimor për të rënët i shërben historisë, i shërben forcimit të identitetit tonë kombëtar. Prandaj, përpjekjet institucionale në nivel lokal e qendror duhet të jenë vazhdimisht të fokusuara në ruajtjen dhe kultivimin e traditave tona”, tha Latifi.

Ai tha se hartimi dhe zbatimi i këtij projekti është vepër e përbashkët e institucioneve lokale e atyre qendrore, që dëshmon se institucionalizimi i vlerave tona kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve. “Duke ngritur vepra të tilla monumentale i japim kuptim sakrificës së njerëzve dhe vetë vlerës së lirisë. Brezat që vijnë do të përkulen para kësaj sakrifice dhe do të dinë ta çmojnë çdo arritje. Ky projekt do të arrinte të kurorëzohej me sukses nëse familjarët e të pagjeturve do të dinin për fatin apo fatkeqësinë e më të dashurve të tyre”, theksoi Latifi.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala tha ndërkaq se ndërtimi i kompleksit përkujtimor për dëshmorët në Krushë të Madhe është obligim kombëtar e institucional. Ky fshat që i dha aq shumë Kosovës meriton të ketë një vend nderimi e kujtimi për gjakun e derdhur”, tha Shala.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Idriz Vehapi foli për sakrificën madhore të qytetarëve të këtij fshati. Ai bëri thirrje që të nderohet kujtimi për të rënët me punë e përkushtim për ndërtimin e forcimin e shtetit të Kosovës.

Rregullimi i varrezave do të zgjatë 3 vite dhe për këtë janë ndarë 450 mijë euro nga MMPH. Projekti do të realizohet në tri faza dhe pritet të përfundojë në vitin 2015. /PrizrenPress.com/

LDK-ja në Malishevë: Fitorja e Morinës do të jetë e pakontestueshme

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Malishevë organizoi sot një takim me qytetarët e fshatit Carrallukë, në të cilin morën drejtuesit e kësaj dege, kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, sekretari i LDK-së, deputeti Ismet Beqiri, si dhe deputeti Hashim Deshishku.

Ismet Beqiri shprehu bindjen e plotë se në Malishevë fitorja e LDK-së do të jetë e sigurt. Ai u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen me ndryshimin që po sjell LDK-ja në Malishevë.

“Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina, është kandidati më i mirë për ta qeverisur Malishevën, ndërsa fitorja e tij do të jetë e pakontestueshme”, deklaroi Beqiri.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina u zotua se do t’u ofrojë përkrahje të plotë qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të shumta që i kanë. Ai theksoi se do të angazhohet maksimal për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Në këtë takim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të fshatit Carrallukë, të cillët shprehën përkrahjen e parezervë për kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina.