11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026
Home Blog Page 9056

ADK: Fadil Softa, kandidat për kryetar të Prizrenit

0

EditaTahiri-adkKryetarja e Alternativës Demokratike Kosovës, Edita Tahiri ka nominuar dy kandidatë për kryetar komunash, Fadil Softa për Prizrenin dhe Gazmir Raci për Pejën.

Tahiri në një konferencë me gazetarë, ka vlerësuar lart angazhimin e dy kandidatëve nëpër proceset në të cilat është duke kaluar Kosova.

“Qytetarët tanë në Prizren janë ankuar në qeverisje, ne po ofrojmë një kandidat që punon për Prizrenin. ADK duke qenë në qeverisje ka treguar se si qeveriset vendi”, ka thënë Tairi.

Sipas saj, ADK-ja do ta mbështet PDK-në në ato komuna ku kjo parti nuk ka kandidat dhe bartës të listave./PrizrenPress.com/

Hoxha: Ja pse nuk pranova të hyjë në listën zgjedhore të LDK-së

0

Ridvan Hoxha LDKRidvan Hoxha ka dhënë sot arsyet pse nuk ka pranuar të jetë në listën zgjedhore të LDK-së në Prizren, Sipas tij, kandidati për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë reflektuar pozitivisht në prag të zgjedhjeve të nëntorit. “Nuk mund të rreshtohem në të njëjtën listë, e cila përmban emra kandidatësh me të kaluar të dyshimtë publike – politike, të cilët kanë qenë të involvuar dhe i kanë shërbyer aferave korruptive, abuzive të qeverisjes së keqe pa asnjë hezitim në Kuvendin Komunal të Prizrenit”, tha Hoxha.

Ai tha se duke vlerësuar se të tillë kandidat nuk përfaqësojnë vlerat e LDK-së, “përkundrazi i njollosin deri në pafundësi ato, duke përfshirë këtu edhe vetë lidershipin aktual të LDK në Prizren”.
“Me rikandidimin e njerëzve që i shërbyen pushtetit aktual, lidershipi dhe kryesia e LDK-së në Prizren, me apo pa dashje, po e rrezikon fitorën e sigurte të LDK-së në këto zgjedhje lokale”, tha Hoxha.
Edhe pse me vet dëshirë nuk është pjesë e kësaj liste, Hoxha tha se për hirë të idealeve të vetë LDK -së, dhe anëtarësisë së ndershme dhe gjithë qytetareve të Prizrenit, uron që me 3 nëntor parashikime e tij të mos dalin të sakta. “Por, nga përvoja e herave të tjera ( 2007, 2009, 2010 ) kam frikë se kështu do të ndodhë .!”

Ai tha se si një zyrtar i lartë i LDK në Prizren prej vitit 2000 e këndej, në të gjitha pozicionet partiake – politike dhe publike ka shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim, konform etikës, vlerave dhe virtyteve morale personale, në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK – së, i bindur se është në rrugë të drejtë, në mbrojtje të vlerave të qytetit të Prizrenit në përgjithësi dhe të qytetarëve të tij. “Gjithmonë mendimet e mija për çështje të ndryshme politike dhe publike, sidomos në luftimin e dukurive devijonte sikurse janë nepotizmi, korrupcioni, kriminaliteti ekonomik, abuzimi me pushtetin etj. i kam shfaqur pa hezitim, hapur dhe në mënyrë të guximshme, si në seancat e Kuvendit Komunal dhe komisionet e tij dhe përmes mediave të shkruara dhe elektrike edhe në rastet kur kanë qenë në pyetje edhe vetë krerët e komunës apo bashkë partiaket e mij. Premtoj se i tillë do të vazhdoj të jem edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çmimin politik”, tha Hoxha.

Sipas tij, për fat të keq, një pjesë e LDK – së në Prizren , duke përfshirë edhe lidershipin, nuk i kanë çmuar këto kontribute. “Përkundrazi me veprimet dhe mosveprimet e tyre politike – publike janë bërë pjesë e së keqës, duke e përkrahur keqqeverisjen dhe abuzimet e shumta të pushtetarëve aktual, konkretisht të Ramadan Mujës dhe parisë së tij politike. Falë “bashkëpunimit “ të msheftë , të vazhdueshëm të disa kuvendarëve aktual të LDK-së, e që sot janë të rikandiduar, Muja me parinë e tij ka arritur në mandatin 2009-2013 të sundojë me komoditet Prizrenin, duke i sjellur vetëm të kqija kësaj komune dhe duke u bërë pjesë e historisë më abuzive qeverisëse që njeh Prizreni”, tha Hoxha.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshëm e që i kanë dhënë vazhdimisht. “Jam i lumtur që u shërbeva me nderë . Do të vazhdojë të jem krah i tyre.Ky mesazh është vetëm një kontribut i vogël i imi në luftimin e së keqës”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

Limaj lirohet nga arresti shtëpiak

0

FamtiLimaj6-06

(E plotësuar) Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, avokati i Limajt, Tomë Gashi.

Kurse sot kryetari i trupit gjykues, Malkolm Simons, ka njoftuar palët mbrojtëse se vendimi përfundimtar për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator.

 
Vendimi për rastin “Kleçka” më 17 shtator

Vendimi përfundimtar për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

“Sot jemi njoftuar nga kryetari i trupit gjykues se aktgjykimi për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator dhe në atë ditë do të kemi vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonë për Limajn dhe të tjerët. Nesër prokurori Salustro do ta parqesë fjalën përfundimtare, pas tij do të paraqitet edhe mbrojta e Limajt. Pastaj më 10 dhe 11 shtator, do të pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve të tjerë. Përfundimisht do ta kemi verdiktin definitiv më 17 shtator. Mbrojta e Limajt është e bindur se mund të kemi vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe 9 bashkëluftëtarëve të tij, ngase me asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirimit të Fatmir Limajt dhe të tjerëve në maj të vitit të kaluar. Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të ligjit dhe drejtësisë është ditur që nga dita e parë”, ka thënë Tomë Gashi.

Qytetarët i binden drejtësisë e jo shantazheve

0

Krasniqi-Jakup5-21Shkruan: Jakup Krasniqi

Para vitit 1999, pushteti i huaj serbo-jugosllav për gati 90 vite është sunduar me metodat më të egra, metoda këto që përshkruhen në të gjitha Projektet antishqiptare, e në mënyrë të vecantë në Projektin e shpërnguljës së shqiptarëve të hartuar nga akademiku serb, Vasa Çubrilloviqi (1937 dhe 1944). Ky projekt u zbatua edhe pas Luftës së Dytë Botërore krejt deri te Memorandumi i Akadenisë Serbe dhe Plani Patkoi i Millosheviqit. Këto ishin projekte të pushtuesit që përqëllim kishin shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet shekullore stërgjyshore dhe kolonizimin e Kosovës me popullatë serbo-malazeze.

Okupatori, për gati një shekull s’la gur pa lëvizur për t’i detyruar shqiptarët që t’i lenin tokat e tyre të pasura, shtëpitë dhe farefisin e tyre e të mernin Botën në sy. Nëse pas vitit 1966, pas Plenumit të Brioneve, kur nga skena politike eliminohet politikisht kryeudbashi, Aleksander Rankoviqi, u duk se lindi një erë e “re” për shqiptarët e përndjekur nga policia “popullore” dhe ajo politike (Udba), ekzekutuesja e politikës së frikës. Kjo erë mashtruese sikur vazhdoi deri në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar, kur egërsia e nacionalizmit serb u riciklua në formën e saj më të vrazhtë. Pushtuesi s’la gur pa lëvizur për të frikësuar e shantazhuar popullin shqiptar që jetonte në federatën jugosllave, por nuk ishin këto forma të vetme të përndjekjes për dëbim e shfarosje. Këto politika popullin shqiptar e kanë mbilizuar për qëndresë e luftë çlirimtare.

Këtu nuk do të merrëm në detale me të gjitha format e dhunës që përdori armiku shekullor, por, disave dua t’ju përkujtoj se cilat ishin format e dhunës e të shantazhit që përdori armiku, i cili e vlerësonte veten të gjithëfuqishëm e të gjithëpushtetshëm, të pamposhtshëm e të gjithëjetshëm, kështu mendonin edhe disa shqipfolës që i ishin nënshtruar urtë e butë asaj politike pushtuese, banditizmit serb. Por, ashtu nuk mendonte shumica shqiptare e cila ishte në kërkim të çlirimit. Ata, të gjithëpushtetshmit kishin harruar se ishin: ndjekjet, vrasjet, burgosjet, shantazhet, diferencimet, largimet nga puna, nga shkollat e fakultetët, ishin ato, që jo vetëm nuk kishin sjellë qetësinë, por kishin lindur furtunën qytetare që nuk pushoi për gati njëzet vjet. Ata kishin harruar se vetëm liria, drejtësia e demokracia ishin ato që e ruajnë qetësinë qytetare. Edhe zhvillimet e shumta politike në botën e sotme, tregojnë dhe konfirmojnë se vetëm “drejtësia i ruan vreshtat” e jo dhuna, shantazhi, frika e diferencimi qytetarë. Kush mbjellë dhunën, shantazhin, diferencimin, largimin nga puna sot, neser do të korrë furtunën qytetare. Demokracia ka për qellim ta ligjësoj lirinë, jo frikën, dhunën shantazhin.

Cila është zgjedhja: Liria, Drejtësia dhe Demokracia! Filli i drejtësisë dhe i demokracisë është te Zgjedhjet e lira dhe ferr. Çdo rrugë tjetër është e dëmshme për ndjeksitë e saj. Kujdes!
Krejt në fund, shndërrimi i Drenicës, Dukagjinit, Llapit apo edhe Prishtinës në rezervat të një mendësie politike apo qeverisëse, nuk e ndihmon demokracinë, qeverisjën e as zhvillimin e përparimin, përkundrazi e ndihmon keqqeverisjen, jo demokracinë dhe jo zhvillimin.

Shkëlqesa nëntëvjeçare në komë, goditet nga kamioni

0

Caraleve-drenasNëntëvjeçarja Shkëlqesa Krasniqi nga Llapushiku i Drenasit nuk e gëzojë ditën e parë të mësimit sikur fëmijët e tjerë.

Së bashku më fëmijë tjerë nga Llapushiniku, deri në shkollën fillore “XHeladin Gashi – Plaku” në Komaran, dje udhëtuan rreth 5 kilometra këmbë. Me tu kthyer rrugës për në shtëpi, ajo u përplas fortë nga një kamion.

Shkëlqesa tani ndodhët në gjendje kome e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Babai i saj fajëson organet komunale që atë ditë nuk e dërguan autobusin në fshat për të kryer transportin e nxënësve si rëndom.

“Vajza ndodhët në komë, veç zoti e di nëse do të shpëtoi. Komuna e Drenasit nuk e solli dje autobusin në fshatë. Autobusi u soll kur ata morën vesh për Shkëlqesën. Njëherë po qëndrojë me vajzën, pastaj do të merrem edhe me komunën. Gjithsesi, se do të ushtrojë padi ndaj tyre”, tha për Indeksonline babai i nëntëvjeçares së aksidentuar, Bashkim Krasniqi.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fsh.Komoran, Magjistrale Prishtinë-Pejë është raportuar një aksident trafiku ku i dyshuari i cili ishte duke drejtuar kamionin e tij, ka goditur (fëmiun) këmbësoren e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Me urdhër të prokurorit mjeti transportues është dërguar për kontroll të jashtëzakonshme teknike, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Muja kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit?

0

RamadanMuja-kryetariRamadan Muja me gjasë do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit. Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi është duke shqyrtuar mundësin që Muja sërish të kandidojë për Prizrenin.

“Muja i ka gjasat më të mëdha që do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”. Sipas të njëjtit burim Muja ka mbet alternativa e vetme e PDK-së. “Ende nuk është e sigurt qind për qind, por Muja ka mbet alternativa e vetme që shuhen përçarjet”./PrizrenPress.com/

Takimi i fundit për hapjen e negociatave për MSA

0

Vlora ÇitakuMinistrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku së bashku me ekipin negociator në Bruksel do të zhvilloj nesër takimin e fundit përgatitor për hapjen e negociatave për MSA.

Ministrja Çitaku ka informuar kabinetin qeveritar për përgatitjet për negocimin e MSA-së, përmbushjen e kritereve afatmesme dhe rekomandimeve. Më 4 shtator

Sipas saj, draft marrëveshja që është tani dhe pritet të marrë dritën e gjelbër nga anëtarët e BE-së, përmban të gjitha komponentët e MSA, ngjashëm me vendet e rajonit.

“Periudha transitore mes nënshkrimit të MSA dhe hyrjes së saj të plotë në fuqi është 10 vjet. Kjo është periudha më e gjatë që e kanë pasur edhe vendet tjera të rajonit. Duhet të përqendrohemi më shumë në kriteret afatmesme. Jemi në rrugë të mbarë që paralelisht me negocimin e MSA-së, të përmbushim kriteret afatmesme. Përmbushja e reformës zgjedhore është një ndër sfidat me të cilat ne duhet të prodhojmë rezultate sikurse organizimi i zgjedhjeve të lira dhe transparente. Më 5 shtator kemi afat të japim imputet e fundit për raportin e progresit”, ka deklaruar Çitaku.

Sot, dita e fundit e zgjedhjes së kandidatit të PDK-së për Prizren

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, pritet që sot të emërojë kandidatin për kryetar të Komunës. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi do të qëndrojë edhe sot në Prizren, për të përmbyllur “maratonën” e zgjedhjes së kryetarit të Degës dhe kandidatit për Prizrenin.

Përkundër përpjekjeve, Thaçi dje nuk ka arrit që t’i zgjidh përçarjet dhe problemet që ka PDK-ja në Prizren. Zgjedhja e kandidatit për Prizren, ka mbetur që të negociohet edhe sot.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se brenda PDK-së në Prizren ekziston një pakënaqësi e madhe rreth mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit.

“Po besojmë se sot do të zgjidhen edhe kryetari i Degës edhe kandidati për kryetar të Prizrenit” tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

Thaçi dje ka qëndruar në Prizren. Ai ka zhvilluar disa takime edhe me partitë e minoriteteve nga të cilët ka kërkuar që të mbështesin PDK-në në Prizren. /PrizrenPress.com/

 

Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa

0

Ismial_KADAREAi nuk pajtohet që kombi ynë është me fat të munguar dhe të hidhur. Ai e quan kombin shqiptar si fitimtar që sot zë rrënjë të vjetra në Evropë, e nuk është radhitur në mesin e maratonës së popujve e kombeve që u dorëzuan e u zhdukën nga faqja e dheut.

Ismail Kadare, autori më i madh i letrave shqipe thotë se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Kombet vdesin, por të gjallë si shqiptarët duhet të ndihen krenarë, thotë Kadare.

Fituesi i dy çmimeve prestigjioze letrare “Man Booker Prize” dhe “Prince of Astoria” të hënën në mbrëmje ka marrë çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim ky i ndarë nga Universiteti AAB në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare.

“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, thotë Kadare, kur merr çmimin e kujton bisedat e vjetra me dy miqtë e tij që sot nuk janë dhe kanë braktisur atë, Ali Podrimën e Azem Shkrelin.

Vetë Kadare do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij.“Jam i prekur thellësisht, sepse ikja e parakohshme e Ali Podrimës ma jep mua këtë çmim. Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, shton Kadare, transmeton Zëri.

Një enciklopedi anglisht kundër asaj maqedonase

0

43251_1Muzafer Korkuti është kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që prej ditës së djeshme. Ai është zgjedhur në mënyrë unanime duke marrë për këtë post 31 vota. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për shtyp. Sipas këtij të fundit, zëvendëskryetar i Akademisë u zgjodh Gudar Beqiraj, që deri dje, ishte kryetar i saj. Praktikisht, kryetari dhe nënkryetari aktual, kanë ndërruar postet me njëri-tjetrin. Ndërkaq, drejtues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike është zgjedhur Ethem Likaj, pas daljes në pension të Emin Rizës. Në votim kanë munguar 6 akademikë, të cilët duket se nuk kanë qenë të pranishëm për arsye personale.

Një ditë pas zgjedhjeve, pyetjet që shtrohen janë të shumta. Cila do të jetë udha e re e Akademisë së Shkencave? A do mundet ajo t’iu rikthehet kohëve të lavdisë, pas vitesh të tëra në një pozicion honorifik, që për shumë intelektualë ka qenë në fakt degradim i institucionit më të lartë shkencor në vend? Kryetari i ri i saj, prof.Muzafer Korkuti, shpalos platformën e vet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
Mësohet se, votimi u bë pa diskutim ndërsa në ditët në vijim të gjithë akademikët do të mblidhen për të diskutuar problemet që ka institucioni dhe disa çështje të strukturës së tij e po ashtu, edhe për statutin e akademisë.

Profesor, cilat do të jenë përparësitë tuaja në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë?
Çështja themelore për mua mbetet rritja e nivelit të cilësisë shkencore në të gjitha veprimtarive tona. Këtu kam parasysh botimet që janë treguesi kryesor i veprimtarisë së akademive. Gjithashtu, të njëjtën gjë synoj edhe sa i takon pjesëmarrjes në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Sigurisht, do të kontribuojmë edhe në tematikat e zhvillimit të ekonomisë dhe të tjerave fusha të jetës së vendit, si edhe problemeve që kanë aktualisht historiografia dhe gjuhësia shqiptare.