10.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Banja e Malishevës me shkollë të re, nxënësit brohorasin Fatmir Limajn

Banja e malisheves-buja-kilajNë nismë të vitit të ri shkollor është përuruar shkolla fillore “Naim Frashëri” në fshatin Banjë të komunës së Malishevës. Ministri i Arsimit, Ramë Buja, dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj uruan nxënësit dhe arsimtarët për fillim të mbarë të këtij viti shkollor. Objekti i ri i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit 2 milionë euro.

Mirëpo nxënësit e Banjës tërë kohën sa zgjati ceremonia e përurimit të shkollës e brohoritën vazhdimisht emrin e Fatmir Limajt, madje nuk e lanë të fliste as kryetarin e kësaj komune, Isni Kilajn, i cili i këshilloi të mos merren me politikë por me shkollimin.

“Nuk do të doja të politizoja inaugurimin e kësaj shkolle. Shpirtërisht dhe moralisht dhe në të gjitha aspektet jam me grupin e ‘Kleçkës’, të cilët sot gjykohen. Shpresoj tek drejtësia, që ata të shpallen të pafajshëm, sepse ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime në Kosovë, por kanë bartur barrën e çlirimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, u tha nxënësve që të merren me mësimin e mos të shikojnë politikën.

“Unë nuk mund ta imagjinojë ndaras Fatmirin nga Hashimi, e as Hashimin nga Jakupi e të tjerë. Ju lus miqësisht, shoqërisht dhe si mësues e profesor i juaji, trazirave të kohës mos ju përshtatni. Do të jemi bashkë. Sot kam ardhur që në emër të Qeverisë dhe të gjithë të tjerëve t’ju uroj vitin shkollor. Për këtë shkollë tuajën u dhënë 1 milion e 997 mijë e 913 euro e 55 centë”, ka thënë Buja,

Po ashtu është inauguruar edhe meremetimi i një shkolle tjetër, e cila nuk kishte aspak kushte për zhvillimin e procesit mësimor. Meremetimin e tërësishëm të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Bellanicë e kanë mundësuar Komuna e Malishevës dhe Banka Botërore, nëpërmes fondacionit CDF. Kryetari i Komunës, Isni Kilaj, kanë falënderuar Bankën Botërore dhe CDF-në për ndihmën e dhënë në meremetimin e shkollës. Përfaqësuesja e CDF-së, Luljeta Rizvanolli, ka thënë se projektet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Më Shumë

Shoqatat e afaristët nga Prizreni dhe Turqia takohen me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim

Mundësitë dhe parakushtet për bashkëpunim ndërmjet afaristëve nga Kosova dhe Turqia, janë diskutuar në takimet që kanë zhvilluar drejtuesit dhe anëtarësia e shoqatës “Esnaf”...

Prokuroria Themelore në Prizren ndalon gjashtë persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka urdhëruar ndalimin e gjashtë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Tre nga këta individë janë...

Lajmet e Fundit