13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Skenari i “Koçobashit”

Milaim ShefkiuShkruan: Milaim Shefkiu –

Serbët e veriut, të grumbulluar rreth Kuvendit të ashtuquajtur Autonom, u thanë jo zgjedhjeve të 3 nëntorit, që janë shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga. Kjo e fundit pas konsultave disamujore me liderët partiakë, me ndërkombëtarët edhe me Beogradin, vendosi që zgjedhjet të mbahen në vjeshtën e hershme. Por, aritmetika e Jahjagës, por edhe e kryeministrit Hashim Thaçi, madje edhe e disa ndërkombëtarucave, u shkoi huq, sepse serbët e veriut, legalë ose ilegalë, sido që quhen, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Justifikimi ose qëndrimi i tyre ishte se këto zgjedhje bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, e cila Kosovën akoma e konsideron si pjesë të saj. Beogradi, pra, vazhdon të funksionojë me ligjet e vjetra dhe logjikën e Millosheviqit, duke sfiduar gjithçka që është në dobi të integrimit dhe forcimit të shtetit kosovar. Sllavisha Ristiqi, një nacionalist serb që e sheh ëndërr (edhe ditën) Drazha Mihajlloviqin (liderin çetnik), tha se zgjedhjet e 3 nëntorit i ka shpallur presidentja e një shteti që nuk e njohin. Me qëndrimin e fundit, serbët e veriut përcollën sinjale drejt Prishtinës dhe Brukselit, se janë po ata serbë që ia kanë vënë flakën Kosovës 14 vjet më e parë, e janë po ata ekstremistë që e kanë sfiduar e po e sfidojnë përditë, tash e 14 vjet. Marrëveshja në bisht të sorrës Vendimi i djeshëm i “Kuvendit Autonom Serb” për mosdalje në zgjedhjet e 3 nëntorit ka venë në sprovë edhe Marrëveshjen e 19 prillit të nënshkruar nga dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Marrëveshja, në substancë, ka pasur për qëllim që t’i integrojë serbët ilegalë në institucionet legale të Kosovës, në një proces të rregullt zgjedhor. Por, vendimi i djeshëm i “Kuvendit Autonom Serb” e dëshmoi të kundërtën, sepse modalja në zgjedhje ua zgjat jetën strukturave paralele.

Këshilltarët serbë të tri komunave të veriut përfshirë edhe Mitrovicën përtej urës, deklaruan se nuk dalin në zgjedhje dhe duke mos marrë pjesë në këtë proces, nuk e njohin as Marrëveshjen. Nëse ky qëndrim është përfundimtar, atëherë ku po mbetet marrëveshja e Brukselit, të cilës iu dha aq shumë pompozitet. Mbi këtë logjikë a ka shteg motivimi që të vazhdohen negociatat me Beogradin?. Secili qytetar e di qartë se serbët e veriut nuk janë ata që vendosin krye në vete, pa marrë mesazhe nga koçobashi i Beogradit, Tomisllav Nikoliq dhe pinjolli i Millosheviqit, Ivica Daçiq. Ky i fundit e luan lojën e mësuesit të tij. I ndjeri Richard Holbruook, ish-negociator amerikan për luftën e Bosnjës e më pas i përfshirë edhe në Kosovë, ka thënë se “sa herë që Millosheviqi teorikisht deklarohej për paqe, praktikisht forconte formacionet e luftës në terren”. Edhe Daçiq publikisht iu bën thirrjeve serbëve që të dalin në zgjedhje, në anën tjetër iu thotë mos dilni, sfidone shtetin e Hashim Thaçit. Metamorfoza e Marrëveshjes Meqë u zgjodh enigma e Ezopit, u pa se Serbia e ka pasur vetëm një qëllim, që të pranojë marrëveshjen me Kosovën, me idenë që ta marrë datën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Fillimisht këtë e arriti edhe pse Bundestagu vështirë se do ta hajë këtë karrem, sepse ligjvënësit gjermanë e kanë bërë të qartë se marrëveshja është kusht për integrim.

Atëherë Prishtina ka një alternativë. Duke qenë fituese morale në bisedimet e Brukselit, të koordinohet edhe me bashkësinë ndërkombëtare dhe bllokojë hermetikisht veriun, duke aplikuar taksa të njëjta kufitare që i aplikon edhe në pikat tjera, duke penguar hyrjen e serbëve pa sigurime kufitare, dhe në fund duke i burgosur të gjithë ekstremistët që pas ligjit për amnisti e kanë sfiduar shtetin kosovar. Derisa Prishtina nuk fillon t’i shtrëngojë hallkat e shteti, veriu kurrë nuk do të integrohet. Marrëveshja politike kërkon metamorfozë në terren me forca të sigurisë, në të kundërtën marrëveshja mbetet një letër, sikurse marrëveshjet tjera.

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit