37.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Ezani dhe Kallashët

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Ka shume njerëz ne bote qe mëngjesin nuk e gdhijnë dot pa kafe, e për koincidence viteve te fundit edhe shqiptaret e Kosovës dot nuk mund ta gdhijnë ditën e tyre pa Ezan e pa Kallashë. Me duket se çdo njeri qe e ka mendjen e freskët, me kulturë ka me kenë gjykues se ky është një artikull qe i ngjan një pamfleti kaq revoltues, qe duhet me i dhanë një te shtyme të domosdoshme me e qu ne kuvend, e me e bë ligj shqetësimin e tanë njerëzve.

Ezani i xhamive bane konkurrencën e vet, se kush po bërtet me larte dhe më me çjerrshim. Sikur ne ketë vend nuk ka njerëz qe punojnë dhe qe duan qetësi gjate natës, për shkak te punës gjate ditës. Hiq me mire nuk është as me krismat e kallashëve, ku nuk di sa ka te vije se ka po shkojnë plumbat. Nga kush po gjuhet? Krismat e vona janë vetëm mallkim i ri. Krisma për ditëlindje, për matura, për syneti, për fejesa, për martesa, për ahengje, për magjistratura, për doktoratura, për dhe pa lidhje, e bash pa lidhje krismash kudo.
Është e dukshme se gjendja sociale e popullatës ka një reflektim negativ ne zhvillimin e kulturës. E edhe rendja dhe nënshtrimi i vetëdijes ndaj formave degraduese ne shoqërinë shqiptare gjithnjë po behet edhe me miratimin e tmerrshëm te politikes. Ky nënshtrim rritet edhe me tepër nga fakti se sa me shume qe shtohet presioni i forcave degraduese qe infiltrohen nga sensasiviteti i jashtëm dhe i brendshëm. Ky lloj spektakli konsiston te shfaqet sa më me shume agresivitet qe të mund të marri gjithçka nga aparenca e dobët e shtetit ligjor, i cili ose kotet mbi ligje ose e nënçmon vetveten nga mundësit ligjore. Shteti ligjore është dhe do te mbetet baza me integruese ne bashkuesin e vendeve te civilizuara.

E ankesat janë te shumta, e sidomos të njerëzve qe vijnë nga mërgata, ata çuditen se si një vend me një kushtetute sekulare nuk arrin dot te përçoj rregulla legjislative ne vend. Vendi i tyre, dukshëm është larg nga vendet ku ata bëjnë jetën dhe punën e përkohshme, as perse afërmi nuk përmbush pikëpamjet e tyre perëndimore. Evropa për shqiptaret e Kosovës edhe për vet ta do të duket e largët.

Ata e pranojnë me vet dhimbje se Evropa nuk duhet ti pranoj shqiptaret në Evropë, me gjithë stadin e te arriturave te deritashme, ato te arritura janë të pamjaftueshme dhe ata vet po tregohen akoma me shume te pamjaftueshëm për te qene evropian. Ne vet nuk po i ofrohen Evropës, dhe mbase edhe evropianet nuk kanë nevoje qe ne te jemi me afër tyre.

Me ezanë e xhamive deri ne kupë te qiellit, e me krisma kallashësh ore e qase, Evropa gjithsesi ta ve mat dhe ta përmbyll lojën e integrimit.

Integrimi nuk është dhe nuk duhet perceptuar si lëmosh politike ekonomike e asnjë vendi. Me ketë lloj kulture britmash e krismash nuk ka Evrope, Evropa do te mbetet një ëndërr edhe për ne ashtu siç është për Turqinë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit