8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026
Home Blog Page 9102

Promovohet libri i Teuta Hadrit

0

Promovimi i librit  te teuta hadritNë ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, është përuruar libri “Leksikoni i Grave të Lëvizjes Ilegale për Çlirim”, i autores Teuta Hadri, në të cilën janë paraqitur biografitë e mbi 100 grave që punuan dhe u angazhuan në lëvizje të ndryshme kombëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.
Nga të pranishmit, “Leksikoni i Grave i Lëvizjes ilegale për Çlirim” me autore Teuta Hadri, është vlerësuar një ndër projektet më të mira dhe më të përmbledhura të botuara për gruan shqiptare dhe fatin e saj në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, e ka çmuar lart librin që pasqyron shumicën e grave që dhanë kontribut të paçmuar në çlirimin nga pushtuesi serb, mirëpo, ka deklaruar se burrat dhe shoqëria shqiptare, i kanë borxh shumë këtyre grave që flijuan rininë dhe jetën e tyre për ta gëzuar sot lirinë. “Ne nuk mund t’u dalim borxh grave, motrave dhe nënave tona kurrë. Këtë le të din çdo shqiptar. Për Poloninë është thënë shumë herë që nëna poloneze shpëtojë popullin polak nga gjermanizomi dhe ja ku është Polonia sot. E askënd nuk e dëgjova se popullin shqiptar e shpëtoi nëna shqiptare, por secili, por secila parti dhe po thotë që unë e shpëtova. Kështu që duhet t’i bëjmë disa korrigjime. Unë ju thërras që t’ia bëjmë sikurse polakët, kur të takohemi me gratë dhe vajzat t’ua puthim dorën dhe të tregojmë se jemi kandidatë për Evropë, sepse me pallavra në atje nuk shkohet”, ka thënë ai,transmeton Epoka e re.

Autorja e librit, veprimtaria e shquar, Teuta Hadri, ka potencuar se frymëzimin për këtë libër e gjeti pikërisht në burg, pasi që aty hasi në vuajtjet e gruas shqiptare. “Ajo që më ka shtyrë të shkruaj këtë libër ka qenë burgosja ime në burgun e Mitrovicës, që nga ato ditë të kobshme të jetës sonë rinore që i humbëm në ato kazamate dhe mure të betonta, ku burgjet ishin të mbushura me nxënëse, studente, vajza, nëna dhe gra shqiptare, që i kishin lënë fëmijët e tyre në shtëpi dhe ishin nisur rrugës së lirisë dhe qëndronin në burgje ku u maltretonin nga forcat dhe agjendat e sigurimit serbo-sllavë. Qëndresa e atyre nënave dhe grave të cilat edhe brenda burgjeve formuan celulat që kur të dalin të vazhdojnë rrugën e lirisë”, ka theksuar ajo.

Negociatat për MSA-në në vjeshtë

0

Thaci-Fyle-prishtineKomisioneri evropian për zgjerim, Stefan Fuele, po qëndron sot në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Thaçi, Fuele ka deklaruar se Kosova ka shënuar përparime të mëdha në raport të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë si dhe hapjen e negociatave për MSA-në, arritje me të cilat sipas tij duhet krenuar pasi janë rezultat i punës së Prishtinës.

Fuele është shprehur i gatshëm që projekt plani për MSA-në të fillojë të diskutohet në vjeshtë duke besuar se në pranverën e vitin të ardhshëm do të mbylleshin negociatat e tilla.

Siç bën të ditur RTK-ja, ai gjithashtu ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar tetë ligjet e kërkuara nga BE

Kurse, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e ka njoftuar Komisionerin Stefan Fuele lidhur me gatishmërinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

Gjithashtu kryeministri Thaçi ka thënë se me Fuele ka biseduar lidhur me përgatitjet e Kosovës për procesin elektoral që do të zhvillohet në 3 nëntor.

Hapet Festivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti”

0

Teater-butrintiFestivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000”, do të çelë sot siparin në teatrin antik të Butrintit, me shfaqen “Spiunazh në epokën e gurit”, të Aleksandër Vollodin, vënë në skenë nga trupa e Teatrit shtetëror të Satirës “Aleko Kostandinov’ të Bullgarisë.

Regjisori i shfaqjes dhe drejtor i trupës, prof. Pllamen Markov, duke drejtuar provat në skenën antike të amfietatrit 3 mijë vjear të Butrintit, pohon jo pak emocione në një skenë të veçantë dhe me një publik po aq të veçantë. “Për dy ditë ne kemi njohur një vend të ri dhe kemi takuar njerëz miqësorë, kemi shijuar detin e kaltër dhe diellin, e natyrisht emocionet i takojnë shfaqjes sonte”, tregon ai, transmeton ’24orë’.

Janë 15 aktorë, mes të cilëve e mirënjohura artiste kombëtare e Bullgarisë, Tatjana Lolova. Në skenën e hapur të teatrit, të ngritur në shekullin e III-të, para Krishtit, dhe të përshtatur më vonë në stilin romak, pajisur me një skenë romake, pritet të interpretojnë 4 trupa të huaja.

Sipas programit, gjatë ditëve të festivalit pritet të interpretojnë trupa nga Bullgaria, Amerika, Spanja, Italia dhe Ukraina.

Për katër netë, mbrëmjeve, publiku do të ndjekë shfaqet në skenën e hapur të teatrit 3 mijëvjeçar, në Parkun kombëtar të Butrintit.

Në këtë edicion paraqet avantazh infrastruktura e përfunduar e rrugës që lidh Butrintin me Sarandën, ku për pak minuta përfundojnë 15 kilometrat ndarës. Oraret e shfaqjeve të përcaktuara pas orës 21.00, japin mundësinë e ndjekjes së shfaqjeve nga gjithë pushuesit e zonës.

Në këtë edicion të 12-të pritet të mbahen edhe minutat homazh, në nder të dy aktorëve të mëdhenj të teatrit shqiptar, Agim Qiriaqi dhe Roland Trebicka.

Por, megjithë ftesën e bërë më parë, deri tani nuk ka të përfshirë në program asnjë trupë shqiptare e teatrit në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.

Sipas regjisorit Alfred Bualoti, i është bërë ftesë trupës kombëtare në Tiranë, por ata nuk janë përgjigjur. Festivali organizohet pas dy vitesh mungesë, për arsye edhe të mos transparencës financiare të organizimit të përvitshëm të këtij eventi kulturor dhe për herë të parë, shfaqjet zhvendosen edhe në qytetin e Sarandës.

Shfaqja e fundit do të jetë spektakli muzikor “Si ëngjëjt në qiell”, mbrëmjen e 23 korrikut, i cili pritet të zhvillohet në shëtitoren e Sarandës, me interpretimin e artistëve të teatrit të Bergamos, Itali, nën regjinë e Luigi Pezzoti.

Festivali i Butrintit organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

VV në Malishevë: Konstatimet tona, po i vërteton edhe Auditori

0

Malisheve-Vetevendosje7-18Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, vlerësoi të enjten se Komuna e Malishevës po vazhdon të funksionojë “ad hoc” sa i përket financave .

“Raporti i auditorit për vitin 2012 e tregon këtë. Mungesa e transparencës së qeverisjes lokale është karakteristikë e një keqqeverisje të pushtetit që prej disa viteve në Komunën e Malishevës. Gjetje si këto përveç Lëvizjes Vetëvendosje ! tash e disa vite po i përmend edhe Auditori Gjeneral duke kërkuar llogari dhe përmirësim. Fatkeqësisht, rekomandimet e shprehura nuk kanë gjetur zbatim nga Komuna e Malishevës edhe pse rekomandimet përsëritën çdo vit. Kjo tregon se abuzimi dhe jo transparenca me financa vazhdon në Komunën e Malishevës dhe papërgjegjësia dhe arroganca është në rritje”, thuhet në komunikatën e VV-së në Malishevë.

Sipas Raportit të Auditorit për vitin 2012 në Komunën e Malishevës ka bërë shkelje ligjore, abuzim dhe fshehje të rrjedhës financiare. ”Raporti tregon tashmë qartësisht se udhëheqësit e Komunës nuk janë të gatshme për transparencë të parave dhe kapitalit që menaxhon për të cilën e detyrojnë edhe ligjet në fuqi”.

Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë për parregullsitë, si konflikt të interesit, pronat publike, shpenzimet marramendëse të kryetarit Kilaj, taksat dhe ngarkesat tjera ka reaguar në vazhdimësi dhe ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie. “Ne i kemi paraqitur këto në organet kompetente të shtetit të cilat vazhdojnë heshtjen përballë kësaj situate alarmante në keqqeverisjen dhe abuzimin e partisë në pushtet dhe njerëzve rreth saj”, thuhet në komunikatë të VV-së në Malishevë. /PrizrenPress.com/

Zëri i Aleksandër Moisiu, në Arkivin e Shqipërisë

0

AleksandërMoisiu7-18Studiuesi i artit, Pjetër Logoreci ka dorëzuar në Arkivin e Shtetit një album me tre disqe gramafoni, me zërin e aktorit Aleksandër Moisiu me origjinë shqiptare. Pjesa e interpretuar prej tij, është monologu i Faustit të Gëtes.

Studiuesi në një intervistë për “Shekullin” tregon se është një koleksionist i shumë materialeve që kanë të bëjnë me këtë aktor për jetën e tij në Vjenë. Gjithçka për të ka lindur vetëm nga një fotografi që ka parë në teatrin e Vjenës, ku për një vit rreth ka interpretuar në shfaqjen “Udhëtime” me regji të Kornmüller.

“Edhe pse kushtonte “një dorë eurosh” e mora pa hezituar për ta pasur si “diamant” të familjes. Këtu ka një regjistrim të Moisiut, së bashku me zërin e Perandorit Franz Josef, zërin origjinal të famshmit kompozitor Straus”.

Kuvendi miraton 8 ligje për liberalizimin e vizave

0

Pa visaKuvendi i Kosovës me procedura të shpejtuara ka miratuar pakon prej tetë ligjeve si pjesë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Projektligjet, janë sponsoruar nga ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi dhe me shumicë votash janë mbështetur nga deputetët.

Këto ligje rregullojnë fusha të azilit, azil-kërkimit, menaxhimit të integruar të kufirit dhe çështje të ngjashme, për të cilat Bashkimi Evropian kërkon standarde evropiane për vendet që mëtojnë të futen në zonën pa viza – Shengen.

Sipas procedurave, të tetë ligjet i nënshtrohen edhen jë rishikimi npër komisionet gjegjëse dhe më pas formalisht votohen edhe njëherë në Kuvend, para se t’i procedohen presidentes për nënshkrim dhe publikim në Gazetën Zyrtare.

Miratimi i kësaj pakoje ligjore u bë në ditën kur para Kuvendit, në sesikonin e pasdites pritet të flasë edhe Komisionari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule.

PK-ja akuzon Ekzekutivin për financimin e festivalit të Prishtinës

0

PartiaKonservatoreeKosoves-logoPartia Konservatore e Kosovës (PK) e vlerësoi absurde vendimin e Ekzekutivit të Prizrenit për alokimin 10,000,00 eurove nga buxheti komunal festivalit të filmit 9/11 që mbahet në një komunë tjetër atë të Prishtinës.

“Duke pasur parasysh mbështetjen e ulët dhe buxhetin e pamjaftueshëm të komunës së Prizrenit ndaj projekteve kulturore, dhënia e 10,000,00 eurove për një manifestim që mbahet në një komunë tjetër është e pakuptimtë dhe tendencioz. Me këtë varfërohen edhe më tepër mbajtjet dhe zhvillimet e manifestimeve kulturore të Prizrenit sidomos ato tradicionale që identifikohen me komunën tonë”, tha kryetari i PK-së, Munir Basha.

Sipas tij, segmenti i zhvillimit kulturor është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë. “Me këtë dëshmohet se qeverisja aktuale nuk është e interesuar të investojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë prizrenase por tenton që edhe ato mjete të pakta që i ka në dispozicion t’i shpërndajë për qëllime të tjera”, tha Basha.

Ai tha se miratimi i kërkesës së Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të mbështetet një eveniment jashtë kufijve të komunës së Prizrenit, tregon një papjekuri politike të pushtetit lokal.

“Në kohën kur drejtoria për zhvillim ekonomik dhe turizëm udhëhiqej nga subjekti jonë kemi ndarë 30,000,00 për festivalin tradicional të filmit dokumentar Dokufest. Ndërsa tani ky pushtet aktual nuk e kishte fare në rend të ditës mbështetjen e Dokufestit por një festival që mbahet në një komunë tjetër. Por pas intervenimit të subjekteve tjerë qeveria lokale mori vendimin që të mbështetet Dokufesti me 15,000,00 euro”, tha Basha.

Sipas tij, mbështetja e projekteve tjera dhe derdhja e pamatur e buxhetit në dëm të projekteve komunale është e papranueshme dhe e dëmshme. “Në kohën kur çdo cent është i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarit, derdhja e fondeve për qëllime të tjera dhe mos investimi i tyre në komunën e dedikuar është diletantizëm politik i qeverisë lokale të Prizrenit”, tha Basha. /PrizrenPress.com/

USAID-i ndihmon në ndriqimin e Rahovecit

0

USAID-logoZyra e USAID-it në Kosovë, ka kontribuar edhe në ndriçimin e 3.5 kilometrave rrugë në Komunën e Rahovecit. Projekti ka kushtuar mbi 107 mijë euro, ku edhe komuna ka participuar me 21 mijë euro. Sfidë për këtë komunë ngelet ndriçimi i fshatrave.

Populli amerikan ka kontribuar në zhdukjen e errësirës në qytetin e Rahovecit. Nëpërmjet zyrës së USAID-it, është mundësuar që mbi 3.5 kilometra rrugë, të pajisen me ndriçim publik. Në përfundimin e këtij projekti mori pjesë edhe drejtoresha e USAID-it , Maurin Shauket, e cila shpreson që, ky ndriçim të sjellë gjallëri edhe në orët e natës në këtë komunë.

Kreu i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, tha për RTK-në se ndihma e popullit amerikan, ka ardhur gjithmonë kur ne kemi patur më shumë nevojë për të.

Ndonëse projekte të tilla përfundojnë me sukses, ata duhet edhe të mirëmbahen. Për këtë drejtori i shërbimeve publike Përparim Krasniqi, thotë se është menduar, po ashtu, do të fillojë puna për ndriçimin e pjesës tjetër të qytetit dhe disa fshatrave.

USAID-i në Komunën e Rahovecit, ka kontribuar edhe në blerjen e pajisjeve thelbësore të Kuvendit Komunal, ka mbështetur zyrën e informimit, gjithashtu ka ndihmuar edhe në funksionalizimin e qendrës për shërbim të qytetarëve, menaxhimin e mbeturinave të gurta, menaxhimin e shpenzimeve të automjeteve komunale nëpërmjet GPS e shumë projekte të tjera.

Bytyçi dhe Lumi raportojnë para Këshillit të Sigurisë

0

Suhareka-takimi per siguriNënkryetari i Komunës së Suharekës, Refki Bytyçi, në takimin e rregullt të sigurisë raportoi për binjakëzimin me qytetin e të Lilburnit të SHBA-së, dëmin që ka shkaktuar shiu në sektorin e bujqësisë si dhe për strehimin e skamnorëve.

Kapiten i Policisë, Ndërkaq, Milazim Lumi, ndërkaq raportoi për sigurinë e javës së kaluar. Ai tha se gjatë kësaj jave kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 5 vjedhje, dy kanosje për pronë dhe dy tentim vetëvrasje me medikamente.

Ai njoftoi edhe për një aksion të policisë me rroba civile ditën e tregut në Suharekë, ku janë konfiskuar disa mjete elektro-shok nga persona që kishin sjellur në treg për t’i shitur./PrizrenPress.com/

E rrahë gruan me mjete të forta në Korishë të Prizrenit

0

Dhuna-fizikeNjë femër është goditur me një mjet të fortë nga bashkëshorti i saj në fshatin Korishë të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, transmeton Indeksonline.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe më vonë është liruar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, bashkëshorti i viktimës është dërguar në qendrën e ndalimit.