24.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Maj, 2024

Hapet Festivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti”

Teater-butrintiFestivali i 12-të Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000”, do të çelë sot siparin në teatrin antik të Butrintit, me shfaqen “Spiunazh në epokën e gurit”, të Aleksandër Vollodin, vënë në skenë nga trupa e Teatrit shtetëror të Satirës “Aleko Kostandinov’ të Bullgarisë.

Regjisori i shfaqjes dhe drejtor i trupës, prof. Pllamen Markov, duke drejtuar provat në skenën antike të amfietatrit 3 mijë vjear të Butrintit, pohon jo pak emocione në një skenë të veçantë dhe me një publik po aq të veçantë. “Për dy ditë ne kemi njohur një vend të ri dhe kemi takuar njerëz miqësorë, kemi shijuar detin e kaltër dhe diellin, e natyrisht emocionet i takojnë shfaqjes sonte”, tregon ai, transmeton ’24orë’.

Janë 15 aktorë, mes të cilëve e mirënjohura artiste kombëtare e Bullgarisë, Tatjana Lolova. Në skenën e hapur të teatrit, të ngritur në shekullin e III-të, para Krishtit, dhe të përshtatur më vonë në stilin romak, pajisur me një skenë romake, pritet të interpretojnë 4 trupa të huaja.

Sipas programit, gjatë ditëve të festivalit pritet të interpretojnë trupa nga Bullgaria, Amerika, Spanja, Italia dhe Ukraina.

Për katër netë, mbrëmjeve, publiku do të ndjekë shfaqet në skenën e hapur të teatrit 3 mijëvjeçar, në Parkun kombëtar të Butrintit.

Në këtë edicion paraqet avantazh infrastruktura e përfunduar e rrugës që lidh Butrintin me Sarandën, ku për pak minuta përfundojnë 15 kilometrat ndarës. Oraret e shfaqjeve të përcaktuara pas orës 21.00, japin mundësinë e ndjekjes së shfaqjeve nga gjithë pushuesit e zonës.

Në këtë edicion të 12-të pritet të mbahen edhe minutat homazh, në nder të dy aktorëve të mëdhenj të teatrit shqiptar, Agim Qiriaqi dhe Roland Trebicka.

Por, megjithë ftesën e bërë më parë, deri tani nuk ka të përfshirë në program asnjë trupë shqiptare e teatrit në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.

Sipas regjisorit Alfred Bualoti, i është bërë ftesë trupës kombëtare në Tiranë, por ata nuk janë përgjigjur. Festivali organizohet pas dy vitesh mungesë, për arsye edhe të mos transparencës financiare të organizimit të përvitshëm të këtij eventi kulturor dhe për herë të parë, shfaqjet zhvendosen edhe në qytetin e Sarandës.

Shfaqja e fundit do të jetë spektakli muzikor “Si ëngjëjt në qiell”, mbrëmjen e 23 korrikut, i cili pritet të zhvillohet në shëtitoren e Sarandës, me interpretimin e artistëve të teatrit të Bergamos, Itali, nën regjinë e Luigi Pezzoti.

Festivali i Butrintit organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Më Shumë

Xhaka beson në triumfin e Leverkusenit ndaj Atalantas

Granit Xhaka është i bindur se Bayer Leverkuseni do ta fitoj edhe trofeun e Ligës së Evropës. Mesfushori shqiptar beson në fitoren e Leverkusenit ndaj...

Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni

Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-vjeçari është diagostifikuar me Leukemi, trajtimi i kësaj sëmundje i cili bëhet vetëm jashtë...

Lajmet e Fundit