9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Promovohet libri i Teuta Hadrit

Promovimi i librit  te teuta hadritNë ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, është përuruar libri “Leksikoni i Grave të Lëvizjes Ilegale për Çlirim”, i autores Teuta Hadri, në të cilën janë paraqitur biografitë e mbi 100 grave që punuan dhe u angazhuan në lëvizje të ndryshme kombëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.
Nga të pranishmit, “Leksikoni i Grave i Lëvizjes ilegale për Çlirim” me autore Teuta Hadri, është vlerësuar një ndër projektet më të mira dhe më të përmbledhura të botuara për gruan shqiptare dhe fatin e saj në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, e ka çmuar lart librin që pasqyron shumicën e grave që dhanë kontribut të paçmuar në çlirimin nga pushtuesi serb, mirëpo, ka deklaruar se burrat dhe shoqëria shqiptare, i kanë borxh shumë këtyre grave që flijuan rininë dhe jetën e tyre për ta gëzuar sot lirinë. “Ne nuk mund t’u dalim borxh grave, motrave dhe nënave tona kurrë. Këtë le të din çdo shqiptar. Për Poloninë është thënë shumë herë që nëna poloneze shpëtojë popullin polak nga gjermanizomi dhe ja ku është Polonia sot. E askënd nuk e dëgjova se popullin shqiptar e shpëtoi nëna shqiptare, por secili, por secila parti dhe po thotë që unë e shpëtova. Kështu që duhet t’i bëjmë disa korrigjime. Unë ju thërras që t’ia bëjmë sikurse polakët, kur të takohemi me gratë dhe vajzat t’ua puthim dorën dhe të tregojmë se jemi kandidatë për Evropë, sepse me pallavra në atje nuk shkohet”, ka thënë ai,transmeton Epoka e re.

Autorja e librit, veprimtaria e shquar, Teuta Hadri, ka potencuar se frymëzimin për këtë libër e gjeti pikërisht në burg, pasi që aty hasi në vuajtjet e gruas shqiptare. “Ajo që më ka shtyrë të shkruaj këtë libër ka qenë burgosja ime në burgun e Mitrovicës, që nga ato ditë të kobshme të jetës sonë rinore që i humbëm në ato kazamate dhe mure të betonta, ku burgjet ishin të mbushura me nxënëse, studente, vajza, nëna dhe gra shqiptare, që i kishin lënë fëmijët e tyre në shtëpi dhe ishin nisur rrugës së lirisë dhe qëndronin në burgje ku u maltretonin nga forcat dhe agjendat e sigurimit serbo-sllavë. Qëndresa e atyre nënave dhe grave të cilat edhe brenda burgjeve formuan celulat që kur të dalin të vazhdojnë rrugën e lirisë”, ka theksuar ajo.

Më Shumë

Lajmet e Fundit