Home Blog Page 913

Nderohet Dr. Tyrhan Kosova

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren mbajti një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog i njohur dhe i dashur.

Akademia përkujtimore u organizua nën kujdesin e drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila në fjalimin e saj theksoi vlerën dhe përkushtimin e Dr. Kosova.

“Jemi këtu për të nderuar Dr. Tyrhan Kosova, i cili papritmas u nda nga jeta më 2 Shtator 2024. Kam pasur nderin të punoj me Dr. Tyrhanin kur ai ishte drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe unë isha drejtoreshë e QMKF-së. Ai ishte një njeri dhe mjek i përkushtuar, modest, kolegial dhe me përgatitje të lartë profesionale. Dr. Tyrhan Kosova nuk u ndal kurrë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të shpëtuar dhe përmirësuar jetën e pacientëve. Ndarja e tij e papritur është një humbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për pacientët që kanë përfituar nga shërbimet e tij,” – tha Dr. Arënliu Hoxhaj.

Në emër të repartit të Internos, Dr. Shemsedin Shaballori, shef i repartit, foli për vlerat dhe profesionalizmin e Dr. Kosova.

“Të krijosh një mjek është e barabartë me krijimin e një gjenerali; megjithatë, dallimi është se gjenerali përgatitet për luftë dhe ndoshta nuk e përdor atë që ka mësuar. Mjeku gjithashtu përgatitet gjatë gjithë jetës, por lufton me vdekjen dhe përpiqet të ndihmojë pacientët. Humbja e Dr. Tyrhanit është një humbje e madhe për ne dhe për pacientët që kanë qenë nën kujdesin e tij. Ai ishte një mjek i ndershëm, i përkushtuar dhe i respektuar, dhe kishte një gamë të gjerë interesash dhe talentesh që e bënin të veçantë,” – theksoi Dr. Shaballori.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Në emër të familjes, Dr. Jehona Kosova, e bija e Dr. Tyrhan Kosova, falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në akademi.

“Të nderuar të gjithë ju të pranishëm, më lejoni të falënderoj nga zemra Spitalin e Prizrenit, Drejtoreshën, Drejtorinë, Repartin e Internos dhe të gjithë ju që jeni këtu për të nderuar dhe kujtuar veprën e babit tim. Babi im ishte më shumë sesa një mjek; ai ishte një njeri i përkushtuar për familjen, pacientët dhe një humanist i vërtetë. Përkushtimi dhe empatia e tij kanë lënë një trashëgimi të pasur që do të jetojë përherë. Si mjeke e sapo diplomuar, ndiej përgjegjësi të veçantë për të çuar përpara vlerat që babai im i ka mbjellur në mua dhe do të përpiqem të jem e denjë për këtë trashëgimi. Faleminderit të gjithëve për mbështetje dhe për të ndarë këtë moment të rëndësishëm me ne,” – tha Dr. Jehona Kosova.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Dr. Tyrhan Kosova ndërroi jetë më 2 Shtator 2024 në moshën 62 vjeçare. Akademia përkujtimore ofroi një mundësi për të nderuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar mbi ndikimin e tij të thellë në jetën e pacientëve dhe komunitetit.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapet zyrtarisht ‘Hardh Fest’

0

Sot në Rahovec ka filluar Festivali i Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest me moton “Për kokërr të qejfit”.

Edhe ky vit do të festohet me traditën e përpunimit të rrushit me aktivitete të shumta, me muzikë, me degustim verërash dhe me shumë surpriza të tjera deri më 8 shtator.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit në kuadër të këtij festivali.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët e Kosovës, bashkëkombësit tanë kudo që janë e shtetasit e huaj, të mos e humbasin rastin, të vijnë dhe të përjetojnë Festivalin e Vjeljes së Rrushit.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Për këto tri ditë qytetarët do të kenë rastin të shijojnë verërat autentike lokale nga kantinat më të njohura, gjithashtu do të ketë muzikë live dhe performanca artistike.

Po ashtu do të ketë gara dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.

Në kuadër të këtij festivali vizitorët do të mund të zbulojnë traditat e lashta dhe mënyrat e përpunimit të rrushit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Rrënohet një objekt në Landovicë, mori lejen për fermë të kuajve e u shndërrua në motel

0

Ka filluar rrënimi i objektit në Landovicë të Komunës së Prizrenit, i cili ishte pajisur me leje ndërtimore për “ranch për kalërim”, ndërsa është shndërruar në motel.

Ky rrenim vjen pas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi”, me titull: “Pazarllëqet me fenomenin e shndërrimit të fermave të kuajve në motele!”, ku tregohej se si nga gjendja faktike në terren, ky objekt nuk kishte të bënte me fermë për kalërim, por i ngjante motelit.

Ky rrënim që ka filluar këtë të premte po kryhet nga inspektorati i Komunës se Prizrenit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Hulumtimi i transmetuar më 1 qershor 2024,  tregonte se nga procesverbalet e inspektorëve komunal nuk ishte përshkruar gjendja reale e faktike të këtij objekti, duke përmendur vetëm tejkalimet e lejes ndërtimore por jo detaje tjera.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Pas këtij emisioni, në objektin në Landovicë që ngjan me motel, inspektorët të hënën e 3 qershorit kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke vendosur shiritat dhe ndalur punimet.

Por, pak orë pas inspektorëve, ekipi i “Betimit për Drejtësi” më 3 qershor rreth orës 11:00 kanë dalë në vendngjarje ku kishte parë heqjen e shiritave dhe vazhdimin e punimeve në kopshtin e objektit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Për këtë, ishte njoftuar inspektori, Enver Bytyqi.

Ai kishte dalë sërish në inspektim, duke konstatuar heqjen e shiritave dhe duke theksuar se do të ushtrojë kallëzim penal ndaj pronarit në emër të së cilit është lëshuar leja ndërtimore, Gjeladin Shala.

Mirëpo, pavarësisht se inspektori në procesverbal ka shkruar se ka vendosur shiritin pas largimit të punëtorëve, ekipi i “Betimi për Drejtësi” pasi ka vazhduar me monitorimin e punës së tij, ka parë se punëtorët janë lënë të qëndrojnë brenda.

Lidhur me këtë, komuna kishte ushtruar kallëzim penal ndaj pronarit të lejes ndërtimore.

Në anën tjetër, edhe Prokuroria Themeloren në Prizren ka nisur hetimet për këtë objekt.

“Betimi për Drejtësi”, më 15 qershor 2024, kishte sjell pjesën e dytë të hulumtimit për ndërtimin e moteleve me titull: “Si të ndërtosh kundërligjshëm motel?”,  duke u infiltruar në rolin e investitorit. Në këtë hulumtim tregohej se kush është kompania projektuese që i garanton ekipit se në tokë bujqësore mund të ndërtojë motel. Me çfarë leje ndërtimore thotë se duhet të pajiset objekti fillimisht?, etj.

Edicioni Jubilar i ‘Hardh Fest’ sjell yje ndërkombëtarë në Kosovë

0

Festivali i rrushit ‘Hardh Fest’ në Rahovec kthehet për 10-vjetorin e tij, duke ofruar tre ditë muzikë, kulturë dhe festime, ku vizitorët mund të shijojnë shkeljen tradicionale të rrushit, aktivitete të përshtatshme për familje dhe Panairin vjetor të Verës për të festuar fillimin e korrjes së rrushit.

Nën moton “Për kokërr të qejfit,” edicioni i 10-të i Hardh Fest, festivali më i njohur i korrjes së rrushit në Kosovë, hap dyert nga 6 deri më 8 shtator.

Artistët kryesorë që do të performojnë gjatë tre netëve të festivalit përfshijnë: ish-kitaristin kryesor të Guns N’ Roses, Bumblefoot, Gipsy Kings nga Diego Baliardo, George Gakis dhe shumë artistë vendorë.

 

Vizitorët e festivalit do të kenë mundësinë të shijojnë një përzierje të muzikës live, aktiviteteve tradicionale dhe performancave ndërkombëtare në Rahovec.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Agron Sokoli, drejtori i festivalit, theksoi se ky edicion jubilar sjell një veçori të re— skenën më të madhe dhe një audiencë më të gjerë ndërkombëtare.

“Kemi vendosur skenën më të madhe ndonjëherë për këtë festival, veçanërisht sepse kemi Gipsy Kings. Tetëdhjetë për qind e hapësirës së festivalit është tashmë hyrje falas. Biletat për Fanpit janë për ata që janë pranë skenës për shkak të sistemit të zërit, të kërkuar nga Gipsy Kings për të përmbushur standardet ndërkombëtare,” tha Sokoli për BIRN.

“Ka shumë interesim dhe shumë bileta janë blerë nga audienca ndërkombëtare,” shtoi ai.

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Latifi: Policia ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga qeveria

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, me rastin e 25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës ka vizituar stacionin e policisë në këtë komunë.

Ai ka thënë se në 25-vjetorin e Policisë së Kosovës, nderojmë policët e rënë në detyrë dhe të gjithë ata që shërbejnë për sigurinë e vendit tonë.

“Policia e Kosovës është krenare për profesionalizmin e ndërtuar që nga themelimi, duke u bërë faktor sigurie por edhe stabiliteti kudo në Kosovë. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Qeveria dhe për bashkëpunim më të madh për të përmbushur misionin e saj për sigurinë e qytetarëve. Mirënjohje për kontributin e policisë dhe lavdi përjetë për ata që ranë në detyrë! Urime të përzemërta për të gjithë zyrtarët policorë, kapitenin Fazli Morina dhe ekipin e tij në Rahovec”, ka thënë kryetari Latifi.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Formacioni i mundshëm i Kosovës

0

Kosova sonte përballet me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe shënon rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në praninë e një stadiumi të mbushur me “dardanë”, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda do ta kërkojnë fitoren e parë për ta nisur mbarë këtë rrugëtim të rëndësishme për kualifikim ne Kampionatin Botëror të futbollit.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriq; Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Rexhbeçaj, Berisha; Rashica, Muslija, Zhegrova; Muriqi.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gërmimet arkeologjike në Hisar të Suharekës sjellin gjetje të reja

0

Në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive, sikurse edhe enë të ndryshme. Sipas autoriteteve shtetërore këto zbulime të reja ofrojnë dëshmi për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka zbulime të reja në afërsi të lokalitetit arkeologjik Hisar, në Suharekë, raporton Telegrafi.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, ka bërë të ditur ai.

Sipas Çekut, gjetja e kallëpeve të stolive si dhe enëve janë më të rëndësishmet në këtë ekspeditë.

“Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit”, ka shkruar Çeku në rrjetet sociale.

Sipas tij, këto gjetje e bëjnë Hisarin “si një arkivë kryesore për studimin e prehistorisë së Kosovës dhe të Ballkanit”.

Sipas të dhënave të publikuara në Databazën e Trashëgimisë Kulturore, lokaliteti arkeologjik, gjegjësisht, vendbanimi prehistorik i Hisarit ndodhet në anën  jugperëndimore të Suharekës, në krahun e djathtë të rrugës Suharekë–Prizren.

Gërmimet e para në këtë lokalitet janë zhvilluar në disa sezone; 1961-1963, 1978 dhe pas një ndërprerje te disa dekadave, për të vazhduar në vitet 2003-2004, por edhe në vitin e shkuar.

 

“Materiali arkeologjik i zbuluar këtu gjatë gërmimeve i përket periudhës që fillon nga neoliti i vonë deri në periudhën e hekurit dhe në veçanti ka vlera të veçanta për studimin e kulturës materiale të banorëve autoktonë dardanë”, thuhet aty.

Hisari, sipas Databazës, përfaqëson një qendër të rëndësishme të prehistorisë rajonale e ballkanike, ku gjatë epokës eneolitike lulëzoi një qytetërim i vërtetë parahistorik. /Telegrafi/

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2444 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 15 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 28 persona, ndërkaq 20 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

0
Më 6 shtator të vitit 1999, misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi shkollën e policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

 

Sot u bënë 25 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës, e cila bën të pamundurën për të mbajtur rendin dhe sigurinë në vend.

Në nder të ditës së themelimit të PK-së, u mbajtën edhe shumë aktivitete nga ana e policisë, shumë prej tyre aktivitete sportive.

Numri i policëve në Kosovë, sa shkon e po rritet, me numër të shtuar të të rinjve të interesuar për t’i shërbyer vendit të tyre.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Moti sot me diell e riga shiu, temperaturat deri në 31 gradë

0

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri