Home Blog Page 915

Drejtoresha e Arsimit në Prizren akuzon MAShTI-n për bllokimin e projekteve të çerdheve

0

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në  Prizren,Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ngritur akuza të forta ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) lidhur me bllokimin e projekteve për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Veselaj-Gutaj e akuzoi MAShTI-n se ka penguar përparimin e këtyre projekteve, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.

“Ne patëm rënë dakord me MAShTI-n për ndërtimin e katër çerdheve të reja në fshatrat Zhurr, Lubizhdë, Korishë dhe Dardani. Me këto projekte, synonim të rritnim përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm, një e drejtë themelore e fëmijëve dhe prioritet i komunës tonë. Ky investim gjithashtu do të ndihmonte familjet e reja të organizonin më mirë jetën e tyre,” tha Veselaj-Gutaj, shkruan PrizrenPress.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Sipas saj, MAShTI ka dështuar të japë pëlqimin e nevojshëm për ndërtimin e çerdheve, duke ofruar arsyetime të paqarta dhe banale.

“Në Zhur dhe Lubizhdë, MAShTI nuk ka dhënë pëlqim për ndërtimin e qerdheve, duke përdorur justifikime të tilla si ndonjë pjerrësi e tokës ose distancë nga rruga kryesore. Në Dardani, ndonëse është vendosur gurthemeli një vit më parë, ndërtimi nuk ka nisur akoma. Në Korishë, MAShTI nuk ka lëvizur asnjë hap,”.

Veselaj-Gutaj kritikoi MAShTI-n për qasjen e tij, duke sugjeruar se mund të ketë një qëllim politik për të ndikuar negativisht në punën e komunës.

“Duket se MAShTI dëshiron të sabotojë planet e komunës për ndërtimin e çerdheve të reja, ndoshta me shpresën që kjo të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve,” tha ajo.

Pavarësisht këtyre pengesave, Veselaj-Gutaj konfirmoi se komunat do të vazhdojnë me planet e tyre.

“Ne kemi filluar procedurat për ndërtimin e një çerdheje në Arbanë, dhe punimet kanë nisur në lagjen Tusuz. Do të vazhdojmë të zhvillojmë projekte të tjera për të përmirësuar përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe për të ndihmuar familjet prizrenase.”, tregon ajo./PrizrenPress.com/

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

“Më digjet zemra kur shoh armiqtë të punojnë kundër Shqipërisë”, intervista e fundit e Ismail Qemalit: Pse çështjen shqiptare mund ta zgjidhin SHBA-të

0

Nuk mundem t’u them se si më digjet zemra kur shoh gjithë armiqtë tanë të punojnë kundra Shqipëri e cila po rri me gojë mbyllur, është e tepër t’u them se si jam gati të jap edhe shpirtin që më ka mbetur për Shqipërinë”.

– Ismail Qemal bej Vlora

Gazeta spanjolle “El Dia” në Madrid, më 9 tetor 1918, ka botuar një intervistë me Ismail Qemal Vlorën. Ajo është realizuar nga gazetari spanjoll me pseudonimin “Hispanus” dhe është intervista e fundit e Ismail Qemalit për mediat ndërkombëtare. Intervista është zhvilluar përgjatë periudhës kur ai jetoi në Spanjë dhe publikohet për herë të parë në Shqipëri. Vetëm pak muaj më pas Ismail Qemali do të mbyllte sytë në Peruxhia.

Gazetari e përshkruan Ismail Qemalin si njeriun që e shpëtoi Shqipërinë nga katastrofa e përgjithshme në nëntor të vitit 1912, në Vlorë. Ai konsiderohet si një mik i shquar, me sy të vegjël, inteligjent dhe plotë shkëlqim. Në këtë intervistë të dhënë gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, kur ai po bashkëpunonte më së shumti me shqiptarët e Amerikës, Ismail Qemali flet për vendin e tij legjendar dhe piktoresk. Aty ai përmend vështirësitë me të cilat po përballej vendi, pas copëtimit të padrejtë nga Konferenca e Londrës në vitin 1913. Ismail Qemali shpjegon se shqiptarët janë populli më i vjetër, të cilët shtriheshin në gjithë Ballkanin. Dhe të cilët më vonë për shkak të epidemive dhe luftrave e brakistën pjesën lindore të gadishullit dhe u vendosën në bregdetin Adriatik mes maleve.

Img 3506

Sipas tij, Shqipëria që do të rilindë pas Luftës së Parë Botërore, duhet të jetë më e madhe se ajo e vitit 1913. Ajo duhet të ketë brenda saj Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ohrin. Kosova, Dibra dhe Epiri duhet ti përkasin Shqipërisë. Të ardhmen e Shqipërisë, ai e shikon sërish të organizuar nën mbretërimin e një princi evropian.

Kryesore për Ismail Qemalin ishte pasja e një qeveri kombëtare dhe liberale, që t’i përshtatej zakoneve dhe karakterit të popullit shqiptar. Qeveria duhet që të jetë e aftë për të garantuar integritetit territorial dhe lirinë e plotë të vendit. Kërkojmë para së gjithash rilindjen e vendit dhe rikthimin e tij në gjirin e popujve të qytetëruar, – thekson ndër të tjera Ismail Qemali.

Gazetari nënvizon në fund të intervistës se, në sytë e liderit shqiptar shquhet flaka e patriotizmit më të kulluar…

Sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar mbi çështjen kombëtare shqiptare, në një moment tejet delikat sikurse ishte zhvillimi i Konferencës së Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ishte një ndër shtylla kryesore të bashkëpunimit midis Ismail Qemal Vlorës dhe Partisë Politike Kombëtare të shqiptarëve të Amerikës. Ismail Qemal Vlora i shfrytëzoi të gjitha kontaktet diplomatike për mbrojtjen e interesit kombëtar. Deri në ditët e fundit të jetës së tij të jashtëzakonshme, Ismail Qemali punoi me të gjithë forcën e shpirtit të tij fisnik për çështjen shqiptare…

Pas qëndrimit për disa vite në Francë, në maj 1918, Ismail Qemali u nis nga Parisi për në Barcelonë. Në këtë periudhë, qeveria italiane nuk e lejonte që të kthehej në Itali ose të shkonte në Zvicër, sepse i ruheshin influencës së tij në komunitetin shqiptar. Kështu që ai u lejua nga francezët që të shkonte në një vend neutral si Spanja. Qëndrimin në Spanjë, Ismail Qemali e shfrytëzoi për të komunikuar më me lehtësi me shqiptarët e Amerikës, nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve në Madrid. Kolonia e shqiptarëve të Amerikës e kishte caktuar ndërkohë si përfaqësues në Konferencën e Paqes që pritej të mblidhej në Paris.

Në një artikull të gazetës “Koha”, që botohej në SHBA, më 13 shtator 1917, Ismail Qemali përshkruhej si “plaku dhe burri më i madh i Shqipërisë”. Ai konsiderohej si “më i njohuri në qarqet diplomatike të Europës, më i dëgjuari në Shqipëri dhe më i zoti i gjithë politikanëve shqiptarë…”.

“Sot, – vazhdonte artikulli, – Ismail Qemali numërohet një nga më të mëdhenjtë diplomatë të Europës dhe nderohet kudo.”.

Ismail Qemali ishte i shqetësuar për fatin e Shqipërisë pas përfundimit të luftës dhe u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim. Ai hartoi edhe një program të gjerë politik për t’i bërë jehonë problemit kryesor që lidhej me sigurimin e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë kombëtare shqiptare.

Në korrespondencën e pasur që ai ka me atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Ismail Qemali flet për rrezikun e copëtimit që i kanoset Shqipërisë. Si një lider përbashkues, ai flet për punën që duhet bërë me qëllim bashkimin e faktorit shqiptar dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare pranë Konferencës së Paqes në Paris.

Nga Parisi në një letër të 10 marsit 1918, Ismail Qemali kërkonte që ata të linin mënjanë zemërimin dhe mosmarrëveshjet: “Mjerisht neve që kemi atë më të madhen detyrë e dëftejmë atë më të madhe lidhje, përkundrazi jemi të përçarë dhe të kundërshtuar njeri me tjetrin për zemërime vetiake, të cilët as në kohët e shtruara s’lipsej t’i kishim se nuk do të na nderonin aspak. Kjo më bën të helmonem, po me gjithë, ka shpresë se rreziku i madh në të cilin ndodhet atdheu, rrezik i cili na bën të dridhemi, do të japi fuqi në patriotët e vërtetë, kështu që gjithë Shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke pasur ndër mend shpëtimin e Shqipërisë, do të dëgjojnë këtë porosi.”.

Nga Madridi ku ai ishte duke punuar për çështjen shqiptare në qarqet diplomatike spanjolle, Ismail Qemali, i shkruan Mihal Gramenos. Në letër ai kërkonte sërish bashkimin e gjithë shqiptarëve kudo që ata gjendeshin, me qëllim rimëkëmbjen e Shqipërisë. Ismail Qemali e shikonte veten e tij si një shërbëtor të kombit shqiptar, dhe i tillë ai mbeti deri në ditët e fundit të jetës së tij. Ai i shkruante në frëngjisht dhe e sqaronte se letrën po e dërgonte nëpërmjet korrierit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Spanjë, për të qenë më i sigurt dhe më i shpejtë. Dhe i thoshte se edhe ata mund të vepronin po ashtu, duke ia dërguar letrat ambasadës amerikane në Madrid.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Në një tjetër letër dërguar patriotes Sevasti Qirazi nga Madridi, më 17 nëntor të vitit 1918, Ismail Qemali thotë se: “Sot është dita e fundit për Shqipërinë do të ngjallmë a do të vdesmë.”. Ai kërkonte që shqiptarët të gjendeshin të përgatitur për ta mbrojtur me këmbëngulje dhe argumente bindëse çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Ismail Qemali është i gatshëm për të kryesuar shqiptarët edhe në këtë sfidë vendimtare për fatin e kombit. “… Po e dini, – thotë Ismail Qemali, – që mungimi për të mbrojtur të drejtat tona do të jetë vdekje për gjithmonë. Lipset të fitojmë me ça do mënyre Kosovën, Manastirin, Janinën me gjithë Çamërinë. U lutem gjithë atdhetarëve të mos flenë, të mos kursejnë as gjësendi për shpëtimin e Shqipërisë nga duart e armikut.”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më 20 dhjetor 1918, Ismail Qemali vjen nga Barcelona në Xhenova dhe niset drejt Peruxhias, për të koordinuar me qeverinë italiane strategjinë e mbrojtjes së çështjes shqiptare në Konferencën e Parisit. Në Peruxhia, ai do të gjendej i izoluar dhe aty do të mbyllte sytë me brengën e madhe për të ardhmen e Shqipërisë… Por fjalët e tij të shkruara në një letër të 10 marsit 1918, tingëllojnë profetike: “Pa tërësinë tokësore të Shqipërisë, Gadishulli i Ballkanit nuk do të jetë kurrë i qetë…”

Interesant është fakti që edhe “Kujtimet” e Ismail Qemalit, u botuan pas vdekjes së tij në vitin 1920, në Londër, me këmbënguljen e dy gazetarëve të njohur amerikan Somerville Story dhe William Morton Fullerton. Madje ky i fundit shkroi edhe parathënien.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Publicisti amerikan William Morton Fullerton, shkruan se Ismail Qemali “ishte politikan mendjemprehtë dhe kurrë nuk qe cinik. Ai kishte syrin kureshtar për të parë larg, nga ku ‘kthehej’ me fare pak iluzione.”.

Fullerton dëshmon edhe admirimin që Ismail Qemali kishte për Amerikën: “Mbaj mend kënaqësinë e Ismail Qemalit, kur në shkurt të vitit 1918 më tregoi një pergamenë të hollë, të dërguar nga një asamble e ‘Partisë Kombëtare të Shqipërisë’, që ishte bërë dy muaj më parë në Uorçester të Masaçusets”.

Me anë të saj atij i jepeshin kredencialet për të përfaqësuar koloninë shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me mandatin për ‘të siguruar dhe garantuar pavarësinë politike dhe ekonomike të Shqipërisë’. Ismail Qemali ngarkohej për të realizuar ndryshimet e nevojshme të kufijve shqiptarë, me qëllim që të futeshin brenda kufijve ato toka dhe krahina të banuara krejtësisht nga shqiptarët dhe që Konferenca e Ambasadorëve të Londrës i kishte shkëputur më 1912 dhe 1913, në mospërfillje dhe padrejtësisht, duke ia dorëzuar Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Shumë domethënës është edhe një artikull me titullin “Ismail Qemali N’Amerikë” i shkruar një vit para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shkrimi mban datën 9 nëntor 1911, dhe është publikuar në Boston, nga gazeta më e vjetër shqiptare “Dielli”, e cila botohej nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas shkrimit Ismail Qemali pritej të bënte një vizitë në Amerikë. Artikulli përshkruan personalitetin dhe autoritetin e Ismail Qemalit, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai bën një përmbledhje të aktivitetit patriotik dhe karrierës së tij, duke nxjerrë në pah karizmën dhe aftësitë e veçanta komunikuese të Ismail Qemalit. Po sjellim këtu vetëm një pjesë të artikullit, i cili është një nga shkrimet më të bukura për figurën e tij:

“Ardhja e Ismail Qemalit këtu është një gjë mjaft për të vënë re. Është një politikan nga më të mbëdhenjtë edhe një diplomat nga të paktit që ka Turqia, po edhe i vetëmi Shqipëtar që e di dhe e njeh thellësisht çështjen shqiptare, s’ka fjalë. Shqiptarët mund të gjejnë në Ismail Qemalin të vetëmin shtyllë dhe udhëheqës të Kombit, porsa që ka vërtet qëllim edhe dëshirë të përpiqet kthiellësisht e të bënjë çeç për kombin t’onë.

Në kohë të Sulltan Hamidit u ndoth i vetëmi politikan që s’e shtiu dot në dorë Sulltani ta dërgonte atje ku dërgoj të tjerët, po i shpëtoj nga duartë ditë më drekë, dyke u mbrojtur nga ambasadori i Englisë në Stamboll.

Në Vlorë quhet Perëndi, në Berat Spriha Politikane, [shpirti i politikës], në Shqipëri i vetëmi diplomat, në Greqi o ijetis ton Alvanon qe opadhos tis Ellino-Alvaniqis simprakseos. [i vetmi udhëheqës shqiptar, kundërshtar i marrëveshjes shqiptaro-greke] në Europë, The Albania leader Qemal Bey, [Udhëheqësi shqiptar Qemal Beu] në Stamboll, dilqi [dhelpër], etj…

Mase s’është pritur kurrë Shqiptarë në Shqipëri si u prit Ismail Qemali në Vlorë. Vlonjakët zbërthenin kuajtë e qeres tij dyke mbërthyer këta vetë në vënt të kuajve, edhe dyke hequr t’adhuruarin e tyre në Vlorë me dandana e bujë që edhe Sulltan Selimi III po të kish ardhur nukë do t’i bëheshin këto! Për të parën herë pamë në Vlorë njeriun logjik e mëndarak të vinjë në shkallë të kafshës që të nderonjë një njeri të shënuar. Po tham edhe të kishin të drejtë Vlonjakët, se për ata s’ish njeri i shënuar, por Perëndi.”.

Ismail Qemali ushqente shpresa të mëdha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahnin çështjen shqiptare. Deklarata e presidentit amerikan Uilson se nuk do të njihte traktatet e fshehta, si ai i Londrës, më 26 prill 1915, i cili e zhdukte Shqipërinë nga harta e Evropës, ishte shpresëdhënëse. Njëkohësisht Shpallja e Programit të Paqes nga Presidenti Uilson, më 8 janar 1918, e mbushi me shpresë Ismail Qemalin se qeveria amerikane do t’i shihte “me mirëdashje kërkimet e shqiptarëve, të cilat hynin në kufirin e programit të paqes së zotit Uilson”. Veçanërisht, Ismail Qemali kërkonte t’i tërhiqte vëmendjen qeverisë amerikane duke kundërshtuar pikën 11 të këtij programi, në të cilën kërkohej rivendosja e të drejtave të vendeve të Ballkanit, por nuk përmendej shprehimisht Shqipëria, të drejtat e së cilës ishin dhunuar brutalisht nga dy blloqet ndërluftuese.

Ismail Qemali në raportin që i dërgoi “Partisë Politike”, shprehej se fusha më e pëlqyer për zgjidhjen e çështjes shqiptare do të ishin Shtetet e Bashkuara. Deklarata e Presidentit Uilson “për pavarësinë politike, e tërësinë tokësore njëlloj, si për shtetet e mëdha ashtu edhe për shtetet e vogla”, si dhe mospasja e synimeve territoriale të drejtpërdrejta të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë ishin dy nga faktorët kryesorë që i mbushnin me shpresë shqiptarët. Dhe këto shpresa do të ktheheshin në realitet në mbrojtjen që presidenti Uilson i bëri çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Me intuitën e tij të mprehtë politike, Ismail Qemal Vlora ishte ndër të parët që e kuptoi se në skenën botërore kishte hyrë tashmë një fuqi e re, tek e cila shqiptarët mund të gjenin mbështetjen e munguar dhe të shumëdëshiruar. Vizioni i tij do të bëhej realitet pas afro njëqind vitesh, në lidhjen e partneritetit strategjik më të madh që kombi shqiptar ka njohur ndonjëherë dhe në themelimin e shtetit të dytë shqiptar mu në zemër të Evropës…

(BalkanWeb)

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

2541 vozitës u gjobitën për një ditë në Kosovë

0

 

Policia e Kosovës, ditën e 4 shtatorit ka gjobitur në trafik 2 mijë e 541 vozitës.

Kjo sipas statistikave ditore të policisë.

Ndërkaq janë regjistruar dhe 26 aksidente me lëndime trupore, dhe 23 të tjerë me dëme materiale.

Policia bën me dije se 17 persona janë arrestuar, e tetë janë dërguar në mbajtje. Po ashtu tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

27 vjet nga vdekja e Nënës Tereze

0

Sot bëhen 27 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza.

Shën Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. T’i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani, shkruan KosovaPress

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Shën Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

Papa Françesku më 04 korrik të vitit 2016, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit ka shpallur Nënë Terezën, si Shën Tereza.

Kjo erdhi pas lituanive të shenjta që u bën në Vatikan.

Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Mot me diell dhe vranët, gjatë ditës riga shiu

0
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ngritet aktakuzë ndaj një gorani për krime lufte në Suharekë e Rahovec

0

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.L., i nacionalitetit goran, pasi dyshohet se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas Speciales, i pandehuri, në cilësinë e policit të stacionit policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer veprat penale “vrasje”, “torturë”, “trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar” në komunën e Suharekës dhe Rahovecit.

“Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzor. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasoja psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri gjendet në paraburgim, sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

KBF Bashkimi prezanton ribrendimin për sezonin e ri

0

Klubi i Basketbollit për Femra, Bashkimi, ka prezantuar ribrendimin e ri për sezonin e ardhshëm, raporton PrizrenPress.

Si një nga klubet më të suksesshme në basketbollin e femrave në Kosovë, Bashkimi ka përfshirë një kombinim të stilit klasik dhe modern në identitetin e tij të ri vizual, duke ruajtur simbolet dhe ngjyrat tradicionale të qytetit historik të Prizrenit.

“Sezonë e re, Brend i Ri dhe Pamje e Re. Klubit më të sukseshëm të femrave ju dha një pamje e re, një ndërthurje mes klasikes dhe modernës por asnjëherë pa i humbur simbolet dhe ngjyrat e qytetit historik të Prizrenit”, shkruan në njoftim të klubit.

Klubi fton tifozët të mbështesin ekipin edhe këtë sezon, duke shpresuar të vazhdojnë të shkruajnë histori së bashku./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

KEDS-i njofton për punime në rrjetin elektrik në Prizren

0

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në rajonin e Prizrenit

05.09.2024

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

1.

NS 110/10kV Prizreni 3

Nga Dalja 10kV Zhupa Stabiliment-Manasteric  do të ndërprehen nga ora  09:00 deri në ora 14:00, këta TS-a:

NS 10/0.4kV Nepregoshtë I me kod: (31000026004)

NS 10/0.4kV Nepregosht II me kod: (31000026005)

NS 10/0.4kV Manastirica I me kod: (31000026006)

NS 10/0.4kV Manastirica II me kod:( 31000026007)

NS 10/0.4kV Manasterica IIl me kod: (31000026030)

Vendet: Nebregosht dhe Manastiricë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- zëvendësimi i shtyllës së djegur me një shtyllë të re druri 12m.

06.09.2024

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

1.

Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Shpenadia (kodi: 32000023prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Caparc, Novak, Serbica e Epërme, Shpenadi, Smaç, Trepetincë dhe Velezhë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.

06.09.2024

Punime në projekte investive

Prizren

1.

Nga NS 35/10 kV Sharri (Dragash) do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bellobrodi (kodi: 30036008) në dy termine nga ora 08:30 deri 09:30 dhe nga ora 16:00 deri 16:30   

Vendet: fshatrat: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Plavë, Pllajnik, Shajnë, Xërxë, Zgatar dhe Zym i Sharrit.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tyensionit të mesëm.

2.

NS 35/10 kV Sharri (Dragash)

Nga Dalja 10[kV] Bellobrodi do të nderprehet :

NS 10/0.4kV TS Ilva me kod:( 30036008022 ) nga ora 09:30 deri 16:00 .   

Vendet: NTNP ILVA shpk.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i një segmenti të largpërçuesit të ri.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zona midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe përfshihet nga zjarret

0

Në këto çaste, ekipi i zjarrfikësve dhe një grup vullnetarësh të përkushtuar, po bëjnë përpjekje të pandërprera për të shuar zjarrin që ka përfshirë zonën midis fshatrave Zoqisht dhe Hoçë e Madhe, ka njoftuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Situata mbetet e vështirë, por ekipi është i përkushtuar ta ndalojë përhapjen e zjarrit dhe t’i zvogëlojë sa më shumë dëmet që mund të shkaktohen. Ju bëj thirrje të tregojmë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe të thatë, të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohet menjëherë për çdo zjarrvënie të dyshimtë tek autoritetet! Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për mbrojtjen dhe për ruajtjen e natyrës!”, ka shkruar kryetari Latifi.

 

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Hadergjonaj kërkon hakmarrje për humbjen në Rumani

0

Futbollisti Florent Hadergjonaj, të mërkurën pas stërvitjes ka thënë rumunët nuk i kanë pritur mirë në ndeshjen e parë dhe i kanë mposhtur “dardanët”, kurse tash është koha që t’i kthehet “borxhi” dhe të arrihet fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kemi pasur stërvitje të mira, sidomos taktikisht. Jemi përgatitur mirë, kemi marrë informata të mira nga trajneri dhe stafi i tij dhe e dimë se çka na pret dhe normalisht se ne shkojmë për fitore. Ne nuk kemi kaluar mirë në lojën kur kemi luajtur në Rumani. Atje kanë ndodhur disa gjera që nuk duhet të ndodhin në këtë kohë, por kjo do të jetë që të angazhohemi dh t’i mposhtim”, ka thënë Hadergjonaj.

Anësori i Kosovës është i lumtur se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes kundër Rumanisë, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Janë shitur të gjitha biletat dhe kjo na jep zëmër neve dhe na motivon kur luajmë në “Fadil Vokrri”, shpresojmë të na motivojnë dhe ne në fushë do të bëjmë detyrën tonë për të arritur qëllimin”, ka deklaruar Hadergjonaj.