Home Blog Page 916

Përurohet objekti për qëndrimin ditor të pensionistëve në Mushtisht të Suharekës

0

Sot është përuruar zyrtarisht qendra për qëndrimin ditor të pensionistëve në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Ky investim i rëndësishëm është mundësuar edhe  falë bujarisë së Ismet Shala, një donator i njohur dhe përkrahës i fortë i nismave sociale.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontribuesin e  Ismet Shala.

“Jam i lumtur që po jetojmë një moment ku dikush kujdeset për pensionistët dhe i jep atyre mundësinë për të kaluar kohë cilësore dhe të sigurt,” tha Muharremaj.

Ai gjithashtu theksoi angazhimin e komunës për të vazhduar investimet në këtë fshat dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë banorët.

“Në Mushtisht do të kemi edhe investime të tjera që do të ndihmojnë në zhvillimin e këtij komuniteti dhe përmirësimin e jetës së përditshme,” premtoi Muharremaj./PrizrenPress.com/

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Latifi nderon dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar dëshmorët dhe martirët në Dejnë dhe Dobidol.

“Në Dobidol, u përulëm me respekt të lartë para lapidarit të bashkëluftëtarit, dëshmorit të kombit, Mark Sopjani, i cili ra më 4 shtator 1998. Në Dejnë, kujtuam me nderim dëshmorin Arben Bytyçi, i rënë po ashtu më 4 shtator 1998. Kanë kaluar 26 vjet nga tragjedia në vendin e quajtur Liskofc, mbi fshatin Dejnë, ku predhat e artilerisë serbe morën jetët e Leonora Bytyçit dhe të vëllait të saj, dëshmorit Arben Bytyçi”, ka thënë Latifi, duke shtuar se aty u vranë edhe Minkadise Bytyçi, Sevdije Hoti, Elmaze Bytyçi, Shpresa Bytyçi, Bahrije Bytyçi, dhe fëmija 15-muajsh, Driton Hoti.

“Në Liskofc mbetën të plagosur edhe 56 të tjerë. Dejni i ka dhënë luftës për liri dëshmorët: Arben Bytyçi, Bekim Bytyçi, Ramiz Krasniqi, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, dhe Qemajl Bytyçi, si dhe martirët Gani Morina dhe Muhamet Hoti. Sot dhe përherë përulemi me përkushtim të thellë për veprën e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për liri!”, ka theksuar kryetari Latifi.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Reperi 50 Cent tregon se ka shpenzuar afro 22 milionë euro vetëm në tarifa ligjore gjatë gjithë karrierës së tij

0

50 Cent ka treguar se ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për tarifat ligjore gjatë karrierës së tij të gjatë dhe problematike.

Në një intervistë të fundit me Gillie Da King dhe Wallo 267 në podcast-in e tyre, reperi i hitit “Candy Shop” shpjegoi se faturat për tarifat ligjore e tij kanë arritur në një total shokues prej 24 milionë dollarësh, shkruan Entertainment Weekly.

“I kam shpenzuar 24 milionë dollarë (21.7 milionë euro) në karrierën time, deri tani”, tha ai. “Vetëm për avokatët. Kam shpenzuar 24 milionë dollarë (21.7 milionë euro) në karrierën time për tarifat ligjore”. Reperi me shaka shtoi: “Nuk mund të pres të bëhem i pasur”.

Curtis ’50 Cent’ Jackson, i lindur në Queens, është bërë një nga figurat më të suksesshme në muzikë. Që nga dalja në treg e albumit të tij të parë të suksesshëm në vitin 2003, “Get Rich or Die Tryin’”, Jackson ka themeluar një label muzikor, një kompani prodhimi për filma dhe televizion, ka prodhuar serinë “Power” dhe versionet e saj të ndara, ka luajtur në filma si “Home of the Brave” dhe “Southpaw” dhe është angazhuar në partneritete dhe tregti të produkteve të ndryshme nga këpucët deri te suplementet dietike dhe parfumet.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Foto: Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic

Jackson tha se shpenzon “lehtësisht një milion dollarë (904 mijë euro) në vit” për tarifat ligjore dhe shtoi se ai i udhëzon këshilltarët e tij ligjorë të nisin padi “për qëllime rekreative” sa herë që njerëzit “e shqetësojnë atë”.

“Kam këshilltar juridik të përgjithshëm. Nuk kam menaxher”, vazhdoi ai. “Pse të kem nevojë të më menaxhojë dikush? Kam bërë çdo marrëveshje njëqind herë për veten time si artist muzikor”, tha Jackson, duke shpjeguar qasjen e tij të pavarur ndaj menaxhimit financiar. “Pse të kem nevojë që dikush ta bëjë këtë për mua? Të gjithë duan të punojnë me përqindje dhe kërkojnë një përqindje nga unë? Ti nuk e ndërtove këtë — unë e ndërtova”.

Pavarësisht nga të gjitha çështjet ligjore, 50 Cent vazhdon të jetë një nga artistët me fitime më të mëdha nga turnetë e tij muzikorë dhe shuma të mëdha parash që merr nga kontratat e tij të suksesshme.

Në vitin 2015, një gjykatës e urdhëroi reperin të paguante pesë milionë dollarë (4.5 milionë euro) një gruaje që pretendonte se ai kishte marrë një video private të saj dhe e kishte shpërndarë atë në internet pa pëlqimin e saj. Ai gjithashtu zgjidhi një çështje më parë me ‘Taco Bell’ pas pretendimeve se kompania kishte manipuluar konsumatorët për të besuar se Jackson kishte mbështetur kompaninë.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Edhe nëse Jackson humbet në betejat e tij ligjore të tanishme, ky është njeriu që fitoi 100 milionë dollarë (90.4 milionë euro) vetëm nga një marrëveshje me Vitamin Water. Është e sigurt të thuhet se do të rikuperohet shpejt. /Telegrafi/

Kapet me drogë një person në Prizren, i konfiskohet edhe një thikë

0

Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti është kapur me drogë.

Atij i është konfiskuar edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturë i janë gjetur 0.25 gramë substancë e dyshuar kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij  janë gjetur dhe konfiskuar 10.42 gramë kokainë, një thikë, një peshore digjitale, një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Pala ankohet se s’ka marrë shërbim në Repartin e Oftalmologjisë, Spitali i Prizrenit arsyetohet me numrin e kufizuar të mjekëve

0

Numri i kufizuar i mjekëve specialistë në Repartin e Oftalmologjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, bashkë me sezonin e pushimeve, ka sjellë deri te situata që një palë të mbetet pa marrë shërbime mjekësore në këtë repart, në datat 15 dhe 16 gusht të këtij viti.

Një qytetar i Prizrenit, në mes të muajit gusht, është ankuar në redaksinë e Telegrafit, se në Repartin e Oftalmologjisë nuk ka marrë shërbime mjekësore dhe arsyetimi i dhënë nga personeli i Spitalit të Prizrenit ka qenë se nuk ka mjek përkatësisht oftalmolog.

Ai ka theksuar se në datat e sipërpërmendura ka marrë përgjigje të njëjta, dhe se është kthyer nga Spitali pa e kryer kontrollin mjekësor të syve.

Qytetari ka shpjeguar se si në bazë të udhëzimit të mjekut të shëndetësisë primare është paraqitur në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit më datë 15 gusht, në ora 13:30, për të bërë kontrollin e syve në repartin përkatës.

“Mirëpo motra medicinale e këtij reparti me udhëzoi që të shkojë te ndonjë mjek privat me arsyetimin se nuk kemi mjek. Me insistimin tim që të mund të kontrollohem në repartin përkatës, ku do të duhej të ishte mjeku kujdestar, më është përgjigjur se s’ka mjek kujdestar”, ka shkruar ai.

Të nesërmen në mëngjes, më datë 16 gusht, në ora 8:10, pala sërish ka shkuar në Spital për tu kontrolluar. Dhe sërish ka marrë përgjigjen e njëjtë se “nuk ka mjek”.

“Me të marrë përgjigjen absurde të motrës medicinale në sektorin ambulantiv të Spitalit të Prizrenit iu drejtova Administratës së Spitalit, ku fatkeqësisht e morra të njëjtën përgjigje, se nuk ka mjek të syve e as kujdestar”, është shprehur ai.

Sipas këtij qytetari gjëja më shqetësuese për të ka qenë shprehja e personelit të administratës se “ishalla nuk kemi ndonjë rast urgjent se për Zotin nuk kemi mjek për sy e s’dimë çka bëjmë”.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kërkuar sqarime nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, dhe pas dy javësh ka marrë përgjigje, ku nga zyrtarët është konfirmuar rasti, por i njëjti është cilësuar si i izoluar, për shkak të rrethanave objektive. Sipas tyre janë marrë masat që një situatë e tillë të mos përsëritet më.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Shefajet Berisha ka theksuar se në këtë repart janë të angazhuar katër mjekë.

“Në repartin e Oftalmologjisë sipas të dhënave zyrtare që kam marrë nga shefi dhe kryeinfermierja aktualisht janë katër mjekë specialistë oftalmolog, ku njëri prej tyre kryen edhe detyrën e zëvendësdrejtorit të Spitalit”, ka thënë ai.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Berisha ka pohuar se në datat e sipërpërmendura dy mjekë kanë qenë në pushim vjetor.

“Për rastin, për të cilin ju jeni interesuar, sipas informatave zyrtare nga Reparti, dy mjekë kanë qenë në pushim vjetor të paralajmëruar qysh nga viti i kaluar. Njëra mjeke ka qenë kujdestare dhe në ditën për të cilën flitet ka pas ditë të lirë. Ndërsa mjekja e cila ka qenë e caktuar për të punuar me pacientë, ka qenë në punë, por në ndërkohë asaj i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka marrë trajtim mjekësor dhe pastaj mjekët i kanë rekomanduar pushim dhe e njëjta ka hapur pushimin mjekësor”, ka deklaruar Berisha për Telegrafin.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai ka theksuar se janë marrë masat që raste të tilla mos të përsëriten dhe se së shpejti pritet që në Repartin në fjalë  të angazhohet edhe një mjek.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Shpresojmë se një rast i tillë tani e tutje nuk do të përsëritet për arsye se tani mjekët janë në vendin e punës, dhe presim që së shpejti të na vjen edhe një mjek tjetër dhe të bëhet një ekip prej pesë mjekëve, të cilët në njëfarë mase do të mundohen ta mbulojnë shërbimin 24 orësh në Repartin e Oftalmologjisë”, ka përfunduar Berisha.  /Telegrafi/

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Prapaskena e çuditshme! Divorci mes Moratas dhe Aliçes filloi në fushë pas finales së Europianit

0

Kthimi në Itali nuk ka shpëtuar Alvaro Moratën nga divorci me partneren e tij, Aliçe Kampelo. Dhe pak nga pak po dalin në skenë detaje që kanë lidhje me këtë divorc që pakkush e priste, pasi çifti dukej i lumtur bashkë.

Gazetarja spanjolle Aleksia Rivas, ka zbuluar se divorci mes çiftit ka filluar me një zënkë pas një prej momenteve më të lumtura të karrierës së Alvaro Moratas.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

AI kishte qenë kapiteni I Spanjës që çoi lart trofeun e Euro 2024 në finalen në Berlin, por pikërisht gjatë festimeve në fushë kishte nisur një përplasje me atë që së shpejti do të jetë edhe zyrtarisht ish-bashkëshortja e tij.

“Ishte një zënkë gjatë Europianit. Në festimet për Europianin, Aliçe kërkonte që të ishin në fushë vetëm ajo, fëmijët e saj dhe mikeshat që kishte përkrah. Ajo nuk dëshironte të kishte pranë as prindërit dhe as familjarët e tij”, shpjegoi gazetarja, duke bërë të ditur se aty kishte nisur  e cila përshkallëzoi në ditët në vijim deri në divorcin mes palëve.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Parashikimi i motit për sot

0
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2833 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s, njofton IHMK,

Zgjedhjet e 9 shkurtit, këndellje apo mbytje e pakthyeshme e shpresës

0

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Toleranca dhe urrejtja: Baca Adem Demaçi ishte i vetmi politikan shqiptar që i bindesha duke pasur parasysh kapitalin e madh politik dhe kombëtar e që nuk e kishin thuaja të gjithë këta politikanët e sotëm që, pa fije turpi deklarohen se merren me politikë. Të gjithë të burgosurit politikë shqiptar që ishin bashkë me bacën Adem në llogoren e Stara Gradishkës i kam dëshmitarë që bacën e kam respektuar shumë por se qëndrimet politike i kam mbrojtur edhe në raste kur nuk jam pajtuar me bacën. Isa Mustafa ka qenë politikan i rryer i cili të ka dëgjuar me kujdes dhe edukatë edhe kur nuk je pajtuar me te.

Hashim Thaçi përveç se ka qenë politikan i sofistikuar që kurrë nuk keni mundur ta hedhni në shpinë, ai ka qenë një burrështetas që me vendimet, në disa raste edhe kundër bindjeve të tija ka bërë që Kosova të pavarësohet dhe të njihet me më shumë se 110 shtete sikur që ka ndërtuar infrastrukturën rrugore më të mirën në Ballkan. Si Feniksi, nga një vend i shndërruar në gërmadha, shkrumb dhe hi e ka bërë të jetueshëm dhe me ardhmëri. Në përpjekje timen, si një kokërr injoranti ta mbrojë Albin Kurtin dhe LV-në për më shumë se katër vite me shkrime e kam pushkatuar publikisht Hashim Thaçin e që, botërisht e pranoj se ka qenë gabim.

Jo se Hashim Thaçi nuk e ka merituar të kritikohet, por se Albin Kurti nuk e ka merituar të përkrahet pa asnjë kriter vlerësues. Kurrë dhe asnjëherë për shkrimet kundër Hashimit nuk më ka thirrur askush që ta “ndali dorën”, kurse Hashim Thaçi asnjëherë nuk më ka thënë pse po shkruaj kundër tij, përkundrazi e ka marrë shumë seriozisht kur i pata propozuar që një psikopat dhe bukëpërmbysës, e që nuk kam besuar se është i tillë, ta zgjedhë në një pozitë të lartë në fushën e të drejtave të njeriut. Pas bacës Adem Demaçi, personi që më së shumti e kam përkrahur, në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mundësitë ishte Albin Kurti. Dhe po del se nuk kam pasur fort të drejtë. Në momentin e parë kur nuk jam pajtuar me te, kundër meje, familjes dhe KMDLNj-së e ka ndërsyer, po e shpërdoroj në këtë rast Pjetër Bogdanin, “Çetën e Zagarëve Fizikë dhe Virtual”. Albin Kurti pa asnjë emocion, korrektësi, ndershmëri dhe njerëzillëk, ka bërë llogari si të arrijë majat e pushtetit gjë që edhe e ka realizuar. Pretendimet ishin të bëhet si Hasan Prishtina, realiteti është se është shndërruar në Neron që flet shqip, serbisht dhe anglisht. Mjedisin e ka të përshtatshëm, me kabinet qeveritar ku gara bëhet se kush është hajn më i madh dhe injorant më përfaqësues dhe më i pëlqyer për Diktatorin. Ka deputetë që përveç mercenarizmit dhe servilizmit, tjera kualitete nuk kanë, janë të padenjë edhe për Kuvendin e Hajkobillës.

Nderin intelektual dhe parlamentar ua shpëtojnë dy koka gjeniale të mendimit politik, Halil Thaçi dhe Dimal Basha të ndihmuar nga mentorët, Bajqinovci dhe akademik Dragoviqi, më falni, Bahtiri. Plus minus, aty diku janë. Si të pakorruptuar janë Hajnrullah Çeku, baca Martin Cubi, ekstazitë hajna të Perzerenit dhe dëshmitari i Hagës. Për trimëri janë të njohur Xhelal Culla, Lenka Quko dhe Faraoni i Mitrovicës. Po të kishte një opozitë, qoftë edhe vetëm simbolikisht aktive, Albin Kurti moti do t’i ruante irvasët fjordeve të Norvegjisë, Hekuran Pramilitari do të shiste tabela të shumëzimit para Universitetit të Prishtinës “Qerim Qerimi”, kjo nusja e Panxhabit do të punonte në ndonjë autoshkollë, Donika Katran Gërvalla do ta vazhdonte trajtimin e filluar shumë vite më parë, Besnik Bislimi do të certifikohej si rrenc dhe mashtrues dhe do të ligjëronte lëndën nga alkimia: “si rrenci dhe mashtruesi bëhet negociator i suksesshëm..”. Me këtë opozitë fantome Albin Kurti i fiton zgjedhjet, pa ndonjë problem ndonëse përqindja do të tkurret dukshëm. Do të martohet, a me LDK-në, a me PDK-në.

LDK-në e shkërdhen më lehtë, i dorëzohet vullnetarisht, PDK-ja ka dëshirë të mos jepet lehtë, por në fund edhe ajo i lëshon poturet. LDK-ja falë Sherife Osmanit që e përgjysmoi partinë për një bythë karrige dhe të qenit rrogëtare e Albinit do të forcohet dukshëm. Votat e humbura nga LV-ja do të shkojnë edhe te PDK, ndonëse më pak. AAK-ja nuk do ta ketë asnjë problem me pragun, ka ndryshuar arkitektura politike, me te edhe pragu. E forcuar me një njohëse të jashtëzakonshme të teorisë politike, më e fortë se Mario Adorno, Xheva Hizmaku, me një parashikues të proceseve integruese si Arbakër Namani, AAK-ja doli nga udhëkryqi i pragjeve. LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë bërë koalicione as me anëtarësinë e vet, lëre më me ndonjë parti tjetër. Në anën tjetër LV-ja ka bërë koalicion me prostitutat informative të RTK-së dhe me prostitutat politike të Lëvizjes Alternativa dhe Partisë “GUXO”. Prandaj edhe fiton.

Albin Kurti po luan ruletin rus në territorin e Kosovës, duke mos e rrezikuar me asgjë Serbinë dhe Rusinë dhe duke e rrezikuar me çdo gjë Kosovën dhe Serbinë. Urën e Ibrit kurrë nuk do ta hapte sepse: “kafshatë e pakërdishme është or vëlla pushteti…” dhe sikur që dikur komunistët jugosllavë thonin: “prst damo., Trst ne damo., gishtin e japim, Trieshtën nuk e japim…” edhe Albini do të thotë: “Kosovën dhe shqiptarinë e jap, pushtetin jo…”. Po, në fund do ta humbë pushtetin, pa iu dhimbur askujt, mësa që Donika Katran Shvarcit po i dhimbet Sherife Osmani.

A i sjellë veriu vota “sovranistit” Kurti?: Për votuesit që Albini i ka quajtur analfabetë funksionalë e që janë afërsisht 90 për qind të LV-së, pa asnjë dyshim se Kurti e ka çliruar veriun dhe se sovranitetin e ka shtrirë përmes ish-proserbit Atiq, Lulëzim Adidasit, Pecit dhe Zeqirit që janë të PDK-së, por të certifikuar nga LV-ja, Policisë së Kosovës. Krejt këta kërkojnë që këtë sovranitet ta mbrojë KFOR-i. Mendoj që pikërisht me veriun, lojën mjeshtërisht po e luan Aleksandër Vuçiq, që i ka vënuar serbët në gjumë për t’ i zgjuar atëherë kur i duhen. Dhe shpejt do t’ i duhen. Fijasko më e madhe politike e Kurtit është pikërisht veriu i Kosovës ku nuk ka as sovranitet e as integritet. Kurti ka rënë në kurth të kancelarit Sholc, që tani në Gjermani është lojtar rezervë. Albin Kurti po luan në karta të djegura të mbetjeve mortore politike si Sonja Biserko dhe Nenad Çanak që qartazi e dezinformojnë Kurtin… për një pjatë gullash dhe një sutliash. Kurti duhet të flasë me opozitën për Kosovën e jo me dinosaurët në zhdukje e sipër që vijnë nga Serbia apo Llapje Sello.

Duhet të bëjë kujdes se ika për lesh: Një hajn i dikurshëm i KEK-ut, plakarush në pubertet më ka sharë pse kam shkruar kundër Albin Kurtit, andartes greke Dejona Mihali dhe të panipuluarit me vullnet të tij, Avni Deharit. Besoj se do t’i kthej përgjigje pas së cilës nuk do ta gjejë rrugën as në oborrin e vet. Kështu do të veprojë edhe me Pozharnin, Kretenin, nipin e Arkanit, hajnit të parave të Bacë Adem Demaçit, Lenja Qukos dhe Vajit në Tepsi. Asgjë nuk mbetet për atë dynja!

Udbashët dhe pushteti: Asnjëri nga udbashët që kanë torturuar të burgosura dhe të burgosur politikë shqiptar e që po rrëfehen në “Debat Plus”, asnjëri nga prokurorët dhe gjykatësit që kanë dënuar me shekuj dhe shekuj burg, nuk kanë kërkuar falje. Madje as Veton Surroi nuk ka kërkuar falje, si udbash politik i Jugosllavisë dhe Serbisë. Janë vlerë e shtuar e demokracisë së Albin Kurtit, po mbrohen nga ai dhe pushteti, vet dhe me kotillën e tyre bastarde. Kanë gjetur ngrohtësinë nën bythët e majmura të Albin Kurtit. Në emër të flamurit dhe bashkimit kombëtar.

Avdi Latifi – Monolli, përmendore e amshueshme e shqiptarisë: Sa shpejtë po ikin vitet, sidomos për mbijetuesit josakrifikues. U bënë 33 vjet nga kalimi në përjetësi të atdhetarit të paepur, trimit sypatrembur, shokut të urtë, nacionalistit ekzemblar, ushtarit të Gjon Serreqit dhe Marie Shllakut, Jahja Fushës, Rifat Berishës dhe Shaban Polluzhës, Azem Bejtës dhe Kamer Loshit, Tahir dhe Nebih Mehës, Ahmet Delisë dhe Adem Jasharit sikur edhe kryekomandantit, Bacë Adem Demaçi, hyjnorit, Bacë Avdi Latifit – Monollit. Zë i lirisë në Llap dhe Gollak, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri, Luginë dhe Çamëri, gjithkund ku ka shqiptari, para 33 viteve, heshtur iku në parajsë dhe përjetësi. Në burg e hidhëronim, ai na deshte, në liri e respektonim, ai na admironte. Në burg iu bënim të tepërt, në liri na mungonte tepër. Ai e siguroi përjetësinë, ne as mbijetesën. Ishte idealist, iku si idealist, mirë që nuk e priti Kohën e Zhgënjimit të Madh. Zoti i nderon dhe shpërblen trimat dhe patriotët duke i kursyer nga zhgënjimet e mëdha, duke mos ua trazuar ëndrrat. Neve, mbijetuesve, me çdo kusht dhe në të gjitha rrethanat na ka dhënë atë që e meritojmë! Baca Avdi, më mirë e ke atje me ata shpirtrat që të shoqërojnë se ne në këtë moçal ku mbijetojmë. Respekt dhe përkulje!

 

Aksident mes dy çiklistëve në Prizren

0

Një aksident i rëndë mes dy çiklistëve ka ndodh mëngjesin e sotëm në Prizren.

Aksidenti ka ndodh saktësisht në rrugën “Vëllezërit Dehari”, dhe të përfshirë në të kanë qenë dy çiklistë.

 

Si pasojë e aksidentit njëri nga ta ka marrë lëndime të rënda, dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan  Gazeta Sinjali.

 

I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është ndalur për 48 orë.