Home Blog Page 914

“Për kokërr t`qefit”, nesër nis Hardh Fest në Rahovec

0

Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”.

“Një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në vend, por ka kaluar përmasat edhe jashtë kufijve duke sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore. Ndërsa qëllimi kryesor mbetet promovimi dhe përkrahja e prodhuesve vendor të rrushit”, thuhet në njoftim.

Këtë vit, festa fillon më 6 shtator e që do të zgjas deri më 8 shtator, n`Konak të Rahovecit (tek Shtëpia e Verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës nis me fillim nga ora 12:00 me adresimet zyrtare.

Edhe këtë vit “Hardh Fest” vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesëmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë Gipsy King, që për herë të parë vijnë në Kosovë.

Veç tyre në skenë do të ngjiten edhe emra e bende të njohura si; Dren Abazi, George Gakis, Shkumbin Ismaili, NRG Band, Grupi 403, Fisnikët, Nita Latifi, Arsi Bako & Band.

E një surprizë për publikun është edhe performanca e ish- udhëheqësit të grupit Guns N’ Roses, Bumblefoot.

Sakaq gjatë tri ditëve të festivali, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit./RTKlive

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kuvendi i Komunës së Prizrenit thërret mbledhje më 12 shtator

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 12 shtator 2024.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Bardhë” duke filluar nga ora 10:00.

‘Vjelja e Rrushit Kosova 2024’ në Suharekë, Shahini: Kosova ka nevojë për mbështetje të prodhimit

0

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe “Agro Kosova Holding” në Suharekë kanë mbajtur aktivitetin tradicional “Vjelja e rrushit Kosova 2024”.

Aktiviteti me moton: “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”, ka mbledhur kultivues të rrushit nga niveli lokal dhe përfaqësues të bizneseve vendore.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se tashmë ky është një event tradicional, me ç’rast i ka bërë thirrje qeverisë të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve për investime të huaja dhe për prodhuesit vendorë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të promovojmë produktet e Kosovës, t’i promovojmë prodhimet ‘Made in Kosova’, sepse ‘Agro Kosova Holding’ ka një asimetri të zgjeruara të prodhimeve agrare dhe finale duke përfshirë këtu rrush, qershi, dardhë, mollë e perime të ndryshme, por edhe si podrum i verës ‘Theranda’ e cila ka shumë produkte cilësore. Produktet e kësaj kompanie dhe prodhimet e Kosovës tashme janë në tavolinat e Kosovës por edhe në tërë Ballkanin dhe Evropën. Është një fakt i mirë që është një kompani e vetme që eksporton në disa vende të Ballkanit. Dhe  është një nga importuesit më të mëdhenj të këtij produkti nga Kosova. Vendi ynë ka nevojë për mbështetje të prodhimit. Shërbimet dhe prodhimet e Kosovës do të mund të ngritin cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës nëse qeveria do të krijojë hapësirë më të madhe për të mbështetur prodhuesit vendorë”, ka thënë Shahini.

Ndërsa pronari i “AgroKosova Holding”, Haziz Tafaj, ka bërë me dije se pavarësisht se ka qenë një vit i vështirë kanë arritur që të prodhojnë rrush të mirë dhe për të ruajtur traditën e zhvilluar që nga gjeneratat tona të hershme.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se komuna që udhëheq shquhet për prodhimtari dhe suksese në shumë fusha. “Jam i interesuar që bizneset e Suharekës të ecin përpara”, ka thënë ai.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjinekologu i Spitalit të Prizrenit, Sebajdin Gjini, po hetohet për korrupsion

0

Gjinekologu i Spitalit të Prizrenit, Sebajdin Gjini, është duke u hetuar për korrupsion nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“, Prokuroria ka bërë të ditur se Gjini po hetohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, tashmë ka inicuar aktvendim për fillimin e hetimeve për të pandehurin S.Gj., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Aktualisht, jemi në fazën e hershme të grumbullimit të informacioneve dhe provave të nevojshme lidhur me rastin”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, kishte liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të Repartit të Gjinekologjisë/Obsterikë në këtë Spital.

Lirimi i Gjinit nga kjo pozitë, kishte ndodhur pas hulumtimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” me titull “Referimet e pacientëve në klinika private”, ku tregohej se si doktori Gjini kishte referuar një paciente në spital privat, për të kryer lindje cezariane të parakohshme./Betimi për Drejtësi

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

“Avonet” shpreh dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur ligjin në aktivitetin e prokurimit për ndriçimin publik

0

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka shprehur dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat e Ligjit për prokurimin publik në tenderin për instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik për disa lagje e fshatra. Ky rrjet i ka bërë thirrje autoriteteve lokale që ta ndërpresin këtë kontratë, teksa nga organet e drejtësisë ka kërkuar hetim të rastit.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Në deklaratën për media të “Avonet” thuhet se gjatë hulumtimit të aktivitetit të prokurimit të Komunës së Prizrenit me titull “Instalimi dhe riparimi i ndriçimit publik në lagjet ‘Ortakoll’, ‘Bajram Curri’, ‘Tusuz’, ‘Arbanë’, ‘Jeta e re’, dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e qytetit e tjera lokalitete – Kontratë kornizë trevjeçare”, është identifikuar se në dosjen e tenderit ka pasur kritere diskriminuese dhe se të njëjtat janë vendosur edhe në paramasën e tenderit për auditim të punimeve.

“Po ashtu në paramasën e projektit është bërë vlerësimi në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik dhe në kundërshtim me Rregulloren nr. 001/2022 për Prokurimin Publik, ku Komisioni i vlerësimit të ofertave të Operatorëve Ekonomikë, kanë bërë vlerësimin e paramasës duke e tejkaluar sasinë e përqindjes në 110%”, thuhet në deklaratë.


AVONET ka bërë të ditur se ka identifikuar se si autoriteti kontraktues tek çmimi për poentim ka ndarë pjesët sipas përqindjes: pjesa 1 – 70%, pjesa 2 – 30% dhe Pjesa 3 – 10%, që në total rezulton të jetë 110%.

Ky rrjet ka theksuar se ka kërkuar sqarime edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, i cili në përgjigje ka bërë të ditur se “Autoriteti kontraktues që ka për qëllim dhënien e kontratës publike kornizë me “çmime njësi”, në përputhje me nenin 27.16 të Rregullores për Prokurim Publik, do të përcaktojë në Dosjen e Tenderit peshën e çmimeve të kategorisë specifike në bazë të rëndësisë dhe përqindja totale nuk duhet të kalojë 100%”.

Sipas Avonet, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën publike kornizë me datën 16.05.2024 me grupin e operatorëve ekonomikë, ani pse është dashur që të veprojë sipas legjislacionit në fuqi.

“Kërkojmë nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që urgjentisht të ndërpres këtë kontratë, që sipas hulumtimit të AVONET-it del se është në kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik dhe Rregulloren për prokurimin publik”, thuhet në deklaratë.

Aty gjithashtu është kërkuar nga organet e drejtësisë hetimin e këtij rasti.

Telegrafi, të mërkurën dhe të enjten, ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prizrenit lidhur me këto pretendime, por deri në momentin e raportimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare. /Telegrafi/

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë Bashkimi-Trepça luhet që në xhiron e parë

0

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt.

Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku kanë bërë hedhjen e shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve.

Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça në xhiron e parë do të ndeshet me Bashkimin, kurse në javën e parë do të ndeshen Vëllaznimi me Pejën, Proton Cable Prizreni me Sigal Prishtinën, si dhe Bora me Golden Eagle Yllin.

Finalistët e fundit të Play-offit Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin në xhiron e dytë, ku në këtë xhiro është derbi i parë prishtinas Sigal Prishtina-Bora, kurse në javën e tretë është derbi tjetër i qytetit Proton Cable Prizreni-Bashkimi.

Në xhiron e katërt është derbi Trepça – Sigal Prishtina, në të pestin Sigal Prishtina – Peja dhe të gjashtin Trepça – Peja.

Edicioni i ri do të fillojë më 14/15 shtator, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.

Orari

Java 1 14/15.09.2024

Bashkimi – Trepça

Vëllaznimi – Peja

Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina

Bora – Golden Eagle Ylli

Java 2 21/22.09.2024

Trepça – Golden Eagle Ylli

Sigal Prishtina – Bora

Peja – Proton Cable Prizreni

Bashkimi – Vëllaznimi

Java 3 28/29.09.2024

Vëllaznimi – Trepça

Proton Cable Prizreni – Bashkimi

Bora – Peja

Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Java 4 05/06.10.2024

Trepça – Sigal Prishtina

Peja – Golden Eagle Ylli

Bashkimi – Bora

Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

Java 5 12/13.10.2024

Proton Cable Prizreni – KB Trepça

Bora – Vëllaznimi

Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Sigal Prishtina – Peja

Java 6 19/20.10.2024

Trepça – Peja

Bashkimi – Sigal Prishtina

Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

Proton Cable Prizreni – Bora

Java 7 26/27.10.2024

Bora – Trepça

Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni

Sigal Prishtina – Vëllaznimi

Peja – Bashkimi

Java 8 02/03.11.2024

Trepça – Bashkimi

Peja – Vëllaznimi

Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli – Bora

Java 9  09/10.11.2024

Golden Eagle Ylli – Trepça

Bora – Sigal Prishtina

Proton Cable Prizreni – Peja

Vëllaznimi – Bashkimi

Java 10 30/01.12.2024

Trepça – Vëllaznimi

Bashkimi – Proton Cable Prizreni

Peja – Bora

Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Java 11 07/08.12.2024

Sigal Prishtina – Trepça

Golden Eagle Ylli – Peja

Bora – Bashkimi

Proton Cable Prizreni – Vëllaznimi

Java 12 14/15.12.2024

Trepça – Proton Cable Prizreni

Vëllaznimi – Bora

Bashkimi – Golden Eagle Ylli

Peja – Sigal Prishtina

Java 13 21/22.12.2024

Peja – Trepça

Sigal Prishtina – Bashkimi

Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

Bora – Proton Cable Prizreni

Java 14 28/29.12.2024

Trepça – Bora

Proton Cable Prizreni – Golden Eagle Ylli

Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Bashkimi – Peja

Akademi përkujtimore në nderim të Dr. Tyrhan Kosova

0

Në nderim të punës dhe veprës së Dr. Tyrhan Kosova, internist-endokrinolog , Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren organizon një Akademi Përkujtimore.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Detajet e Akademisë Përkujtimore janë si më poshtë:

Dita/data: E Premte, 06 shtator 2024
Vendi: Amfiteatër – ndërtesa e QRSHP (ish Enti Higjienik)
Ora: 11:00

Dr. Kosova u nda nga jeta në orët e vona të datës 2 Shtator 2024, në moshën 62 vjeçare.

Dr. Tyrhan Kosova lindi më 29 Nëntor 1962 në Prizren. Pas përfundimit të shkollimit fillor dhe të mesëm në Prizren, ai kreu Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1989, dhe më pas specializimin në mjekësi interne dhe endokrinologji në vitin 2000.

Pas diplomimit, Dr. Kosova filloi punën në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren si mjek i përgjithshëm. Në vitin 2008, ai udhëhoqi Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe ka punuar gjithashtu në EULEX dhe në Arabinë Saudite. Në vitin 2018, ai u rikthye në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe vazhdoi të shërbejë deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Dr. Kosova ka ndjekur dhe kryer shumë trajtime profesionale në fushën e mjekësisë interne dhe endokrinologjisë. Ai ishte i njohur për përkushtimin e tij në punë, ndershmërinë dhe përgjegjshmërinë, duke kontribuar në shërbimin e pacientëve me devotshmëri të madhe.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Latifi uron Mundon për detyrën e re në KFOR, diskutojnë për sigurinë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonel Rocco Mundo, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.

Kryetari Latifi e ka uruar Mundon për detyrën e re dhe diskutuan për sigurinë dhe për forcimin e bashkëpunimit, si dhe për përkrahjen në projekte për qytetarët tanë.

“Falënderova kolonelin Mundo për angazhimin në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Kosovë. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe për bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme”, ka thënë Latifi.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ragipi: Xhaka, krenari e madhe për mua dhe familjen

0

Futbollisti Granit Xhaka ka shënuar një sukses historik në karrierën personale.

Për herë të parë anëtari i Bayer Leverkusenit dhe kombëtares zvicerane është në garë në mesin e 30 futbollistëve për çmimin prestigjioz “Topi i artë”.

Pas këtij lajmi, ka reaguar babai i tij, Ragipi, i cili u shfaq tejet i lumtur me këtë arritje.

Ai e quajti këtë krenari të madhe.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar”.

“Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite”.

“Urime Granit, krenaria jonë”, u shpreh ai në reagim.

31 vjeçari pati një sezon fantastike me “farmacistët”.

Skuadra e Xabi Alonson, i rrëmbeu tri trofe të futbollit gjerman.

Për herën e parën në histori, Bayer Leverkusen u shpall kampione e Bundesligas, derisa mori edhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

Granit Xhaka, dha kontribut të jashtëzakonshëm në këtë sukses me lojën dhe golat e bukur të tij.

Bile, edhe në javën e parë kundër ish klubit të tij, Borussia Monchengladbach, Xhaka realizoi një gol briliant, duke lansuar nga larg një perlë ashtu siç ai di.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rahovec, digjen 350 trupa të kumbullave, 20 ari mal dhe një objekt – nisin hetimet

0

Një burrë ka raportuar në polici se nga një zjarr që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura në Rahovec, i janë djegur objekti përcjellës i shtëpisë, 350 trupa të kumbullave dhe rreth 20 ari mal.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është në hetime e sipër.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura i janë djegur: një objekt përcjellës i shtëpisë, 350 trupa të kumbullave dhe rreth 20 ari mal. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, njofton raporti i policisë.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri