Home Blog Page 918

Mot sot me diell dhe pjesërisht vranët

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot me diell dhe pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 -15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s.

Prizreni vazhdon aktivitetet për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Vërrinit

0

Të hënën kanë vazhduar aktivitetet përkujtimore për shënimin e 26-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, me vizita në lapidarët dhe varrezat e dëshmorëve në fshatin Jeshkovë dhe në vendet përkujtimore të kësaj Epopeje në Jeshkovë, Lybeçevë, Hoçë të Qytetit dhe tek obelisku i UÇK-së në Leskovec.

Në përkujtim të ngjarjeve dhe në nderim të dëshmorëve të rënë në fillim të shtatorit të vitit 1998 në zonën e Vërrinit, janë mbajtur homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve nga këto lokalitete.

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha-Bytyçi, tha se në këto ditë përkujtimore përkulemi para veprës sublime të atyre që flijuan jetën e tyre në kohërat më të vështira për popullin tonë dhe premtoi se amaneti i tyre do të jetësohet duke ndërtuar dhe zhvilluar vendin tonë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, foli për luftime heroike të Agim Shalës dhe shokëve të tij në Jeshkovë në fillim të shtatorit të vitit 1998.

Gjatë këtyre aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, janë vendosur lule pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve në Hoçë të Qytetit, Lybeçevë dhe tek obelisku i UÇK-së në Leskovec./tv prizreni

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Uroj që viti i ri shkollor të jetë i suksesshëm për të gjithë

0

Kryeministri Albin Kurti ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe i rrugëtimit të përbashkët të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve të shtetit drejt të ardhmes.

“Edhe këtë vit, po bëjmë subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për nxënësit nga klasa e parë (I) deri në klasën e nëntë (IX), ndërkohë që nga muaji gusht i kemi rritur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç përmes së cilave po ofrojmë mbështetje të vazhdueshme të shtetit ndaj fëmijëve dhe familjeve”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është angazhuar dhe kujdesur që ky vit i ri shkollor të fillojë mbarë, e unë uroj që ai të jetë i suksesshëm për të gjithë!”, ka thënë Kurti.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ilir Daja mbyll kapitullin me Ballkanin: Faleminderit kampion!

0

Pas më shumë se dy vjet e gjysmë bashkëpunimi të suksesshëm, FC Ballkani njofton se trajneri Ilir Daja ka vendosur të largohet nga pozita e tij. Gjatë kësaj periudhe, Daja ka kontribuar në shumë suksese dhe fitore të mëdha, shkruan PrizrenPress.

Në një deklaratë zyrtare, klubi shprehu mirënjohjen e tij:

“Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë. FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njëjtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”/PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

115 vite nga Kongresi i Elbasanit, ngjarja që shënoi kthesë në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare

0

Në 2 shtator 1909 nisi Kongresi Kombëtar i Elbasanit, një mbledhje mbarëshqiptare, që mori vendime të rëndësishme për përhapjen e shkollave shqipe dhe të shkrimit shqip.

U thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut. Morën pjesë si delegatë 35 përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare midis të cileve O. Pojani, Grigor Cilka, Gj. e S. Qirjazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Refik Toptani, A. Dakli, H. Ohri, Abdullah Koprëncka, Th. Papapano, N. Kaçori, S. Shuteriqi, Selman Blloshmi etj.

Kongresi vendosi të themelohej në Elbasan, një shkollë e mesme pedagogjike (normale) shqipe me gjashtë klasa, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe dhe do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare.

U vendos gjithashtu të ngrihej në Korçë shoqëria qendrore shkollore “Përparimi” e cila do të kujdesej për mbajtjen dhe administrimin e shkollës normale, do të punonte për hapjen e shkollave të tjera shqipe, për botimin e librave dhe teksteve shqipe. Në Kongres u kërkua që shoqëria “Përparimi” të njihej zyrtarisht prej qeverisë turke.

Vendimet e Kongresit të Elbasanit i dhanë një hov të mëtejshëm lëvizjes kombëtare./atsh/

Shkolla në Gexhë të Rahovecit, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”, paralelja e ndarë në Gexhë.

Latifi ka thënë se ky objekt shkollor duket si të jetë i ndërtuar tani.

“Aty janë krijuar kushte të mira për mësim për nxënësit dhe për mësimdhënësit. Punimet e jashtme të shkollës u realizuan muaj më parë (eficienca e energjisë), ndërsa brendësia e objektit është në nivelin e duhur për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Me këtë rast, i uruam mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të suksesshëm dhe plot arritje. Ky investim është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të ofruar arsim cilësor dhe për t’i ngritur standardet në mësimdhënie dhe në mësimnxënie”, ka thënë kryetari Latifi.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Viti i ri shkollor nis në Prizren, Totaj uron nxënësit dhe zotohet për investime

0

Me fillimin e vitit të ri shkollor në Komunën e Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, ka uruar sot nxënësit dhe stafin mësimor për një vit të suksesshëm.

“Urime dhe suksese të gjithë nxënësve, sidomos atyre të klasave të para, si dhe punë të mbarë për të gjithë personelin e shkollave,” deklaroi Totaj, përcjell PrizrePress.

Ai ka konfirmuar se Komuna e Prizrenit do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe në krijimin e kushteve optimale për mësimdhënie./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nagavci uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

0

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, u ka uruar vit të mbarë të gjithë nxënësve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci, po ashtu, ka uruar për një vit motivues me punë dhe përkushtim nga mësimdhënësit, për siç ka thënë ‘realizimin e misionit për një arsim cilësor.

“Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës, udhëheqës të shkollave e zyrtarë komunal. Urime dita e parë e vitit shkollor. Një urim i veçantë për fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore.Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja! Jam besimplotë për një vit motivues, frymëzues e punë me përkushtim nga mësimdhënësit, andaj dhe plot suksese për nxënësit tanë.Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor. Në bashkëpunim me shkollat, prindërit, mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar. Qoftë një vit i mbarë!”, ka shkruar Nagavci në  Facebook.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rashica e Muriqi nisen drejt Kosovës

0

Dy yjet e Kosovës, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi janë nisur drejt Kosovës për dy ndeshjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ata kanë postuar një fotografi së bashku në aeroplan në rrjetet sociale.

“Dardanët” nisin rrugëtimin në edicionin e ri të Ligës së Kombeve më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” me ballafaqimin kundër Rumanisë dhe pastaj sfidohen nga Qipro në udhëtim tri ditë më vonë, raporton KP.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, do të mbajë sot konferencë për media në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, kundër Rumanisë dhe kundër Qipros.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Tekstet shkollore në gjuhën turke në Prizren dalin në shitje prej të hënës në mesditë

0

Deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Enis Kervan ka bërë të ditur se tekstet shkollore në gjuhën turke do të vihen në shitje në libraritë e caktuara në Prizren nga dita e hënë.

Ai ka njoftuar prindërit dhe mësimdhënësit se bëhet fjalë për tekstet e aprovuara nga MASHTI, raporton Telegrafi.

“Tekstet shkollore në gjuhën turke, të shtypura nga Ministria e Arsimit në Kosovë për nxënësit tanë, si rezultat i angazhimeve tona, nga dita e hënë do të jenë në shitje në Prizren”, ka thënë Kervan.

Ai ka theksuar se këto tekste do të mund të blihen nga mesdita.

“Prindërit mund t’i blejnë tekstet shkollore në pikat e shitjes së teksteve në gjuhën turke në Prizren pas orës 12:00”, ka deklaruar Kervan, teksa ka uruar edhe fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Vitin e shkuar, me nismën e deputetëve nga radhët e komunitetit turk e atij boshnjak në formë donacioni nga shtëpitë botuese qenë siguruar librat falas për nxënësit që vijojnë mësimin në gjuhën turke e boshnjake. /Telegrafi/