Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj, Prokurori e ka cilësuar aksidentale.
Në krye të rrugës është hapur e pamja.

E të shumtë janë njerëzit që po vijnë për ngushëllime.
Kjo pasi në Bllacë të Suharekës vajza dy vjeçare, Dhurata Bajraktari dyshohet se u mbyt pasditen e së shtunës në një kovë me ujë.
Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren
E gjithë kjo dyshohet se ndodhi aksidentalisht në oborr.
Menjëherë familjarët e dërguan fëmijën në Emergjencë në Suharekë.
“Pacientja sillet nga familjarët në shërbimin e urgjencës rreth orës 18:45 minuta, ku gjendja e saj ishte tepër e rëndë. Ne si ekipë kemi filluar menjëherë me oksigjeno-terapi dhe adrenalinë dhe terapitë tjera që është e shkruar edhe në librin e protokollit. Dhe menjëherë e kemi dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit me veturë të ambulancës, ku edhe mjekët atje në spitalin e Prizrenit kanë konstatuar vdekjen e saj”, tha Arbërim Basha, doktor nga emergjenca në Suharekë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, thanë nga Policia e Kosovës.
Varrimi i së ndjerës u bë të dielën në varrezat e fshatit Bllacë./tëvë1
Marketing
“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren
“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes
“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Banesa në shitje nga Renelual Tahiri