Home Blog Page 917

Shuhet KF Opoja, një vit pasi u shpall kampion në Ligën e Tretë

0

Është shuar klubi futbollistik Opoja, nga Komuna e Dragashit.

Një vit më parë, KF Opoja u shpall kampion i Ligës së Tretë për të dytin vit radhazi, duke siguruar edhe inkuadrimin në Ligën e Dytë, shkruan IndeksOnline.

Sezonin e kaluar, skuadra nga Dragashi kishte probleme të ndryshme, e më së shumti financiare, që quan drejt shuarjes së klubit.

Futbollistët u përballen me mungesë të pagave gjë që pas përfundimit të sezonit, shumica prej tyre u larguan nga klubi.

Në shortin e hedhur për edicionin e ri të Ligës së Tretë, i cili fillon me 7 shtator, KF Opoja nuk është shortuar.

Tashmë Komuna e Dragashit ka mbetur pa asnjë klub, pasi KF Opoja ishte klubi i vetëm nga kjo komunë që garonte në futbollin kosovar./IndeksOnline/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qytetarët e Prizrenit diskutojnë prioritetet për buxhetin e vitit 2025

0

Nën përkujdesjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit u mbajt një dëgjim publik me qytetarët, ku u diskutua hartimi i buxhetit për vitin 2025.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha Bytyqi, përshëndeti dhe falënderoi të gjithë qytetarët e pranishëm për pjesëmarrjen e tyre dhe kontributin e dhënë me kërkesat e tyre për realizimin e projekteve nga Komuna gjatë vitit të ardhshëm.

Kërkesat e paraqitura nga qytetarët u fokusuan kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve, ndriçimin publik, rregullimin e hapësirave në disa shkolla dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Buxheti i vitit 2025 pritet të jetë një bashkëpunim ndërmjet qytetarëve dhe Komunës, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetesës në të gjitha fushat e jetës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Epopeja e Vërrinit” bashkon pehlivanët më të mirë nga rajoni në Lezë të Prizrenit

0

Federata e Mundjes së Kosovës, në bashkëpunim me Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha”, organizoi dje Turneun e Mundjes Popullore “Epopeja e Vërrinit”.

Aktiviteti, që u zhvillua në një atmosferë impozante dhe të mbushur me emocion në praninë e një numri të madh shikuesish, mblodhi mundës të njohur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, shkruan PrizrenPress.

Në këtë turne, Egzon Shala u shpall mundësi më i mirë në kategorinë e dorës së parë, duke treguar aftësi të shkëlqyera në mundje. Adriatik Berisha mori epitetin e mundësit më të mirë në kategorinë e dorës së dytë. Ibrahim Sula nga Shqipëria zuri vendin e tretë në kategorinë e dorës së tretë, ndërsa Amin Hoti triumfoi si mundësi më i mirë në kategorinë e dorës së katërt.

Federata e Mundjes së Kosovës falenderon Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha” për organizimin shembullor të këtij aktiviteti, i cili promovoi traditën e mundjes popullore dhe forcimin e lidhjeve sportive mes mundësve të rajonit./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Superkupa në Rahovec, i kushtohet Izet Gjinovcit

0
Të shtunën zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës në hendboll. Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshjet të zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. KH Rahoveci shfaqi interesim për të organizuar ndeshjet e Superkupës dhe Bordi të hënën konfirmoi “vreshtarët” si nikoqirë. 

Prej orës 15:30 zhvillohet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Istogu është kampion në fuqi, ndërsa Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës.

Prej orës 18:00 është ndeshja e hendbollistëve mes Rahovecit dhe Kastriotit të Ferizajt. Rahoveci është kampion, kurse Kastrioti fitues i Kupës. Bordi i FHK-së ka vendosur që ky edicion i Superkupës të njihet me emrin “Superkupa e Kosovës – edicioni Izet Gjinovci”.

Ky vendim u mor për të nderuar personalitetin dhe kontributin e ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci, që ndërroi jetë më 5 gusht. Gjinovci për mbi dy dekada e mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Në detyrë ishte deri në frymën e fundit, kurse kontributi i tij për hendbollin vlerësohet i madh. Pritet numër i madh i shikuesve në Rahovec dhe po ashtu spektakël hendbolli. Për trofe luftojnë katër skuadrat që arritën sukses të madh në edicionin e kaluar.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar 26-vjetorin e betejës për Zatriqin dhe rënien heroike të tre dëshmorëve nga ky fshat, së bashku me 15 martirët e vrarë në vitin 1999.

Kryetari Latifi ka thënë se Zatriqi ishte fshati që i dha strehë, bukë dhe shpirt luftës së UÇK-së e që kontribuoi shumë për çlirimin e atdheut.

“Vepra e dëshmorëve rron përjetësisht në kujtesën tonë dhe në histori! Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, u pavdekësuan me pushkë në dorë në betejën e 3 shtatorit 1998, duke i dhënë nder, kuptim dhe aromë të veçantë lirisë së këtij trualli, e cila u fitua me jetë dhe me gjak. Lufta dhe heroizmi i djemve më të përkushtuar të UÇK-së do të na bëjnë krenarë sot dhe në të ardhmen!”, ka theksuar Latifi.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Jam ende një aset”, Ronaldo i përgjigjet kritikëve: E shoh veten gjithnjë titullar

0

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. E gjithë vëmendja ishte te C.Ronaldo, me legjendën luzitane që përfundoi në qendër të kritikave për shkak të rendimentit të tij të dobët gjatë “Euro2024”.

Në konferencë për shtyp, Ronaldo theksoi edhe një herë se ndihet ende i vlefshëm për ekipin përfaqësues:

“Ajo që ndjej në këto momente është se e shoh veten sërish të vlefshëm për ekipin përfaqësues. Kur ta kuptoj se nuk jam më një aset, burim për këtë grup, për këtë përfaqësuese, atëherë do të tërhiqem. Unë e di se çfarë ndjej, se çfarë jam ende i aftë të bëj. Unë mendoj gjithnjë, se deri në ditën e fundit të karrierës se do të jem titullar. Gjithnjë i kam respektuar zgjedhjet e trajnerit, mbase jo gjithmonë, por kjo ka ndodhur kur ata janë sjell keq ndaj meje. Në çdo rast që do të ketë etike ndaj mese, sjellje profesionale, unë do t’i respektoj gjithnjë trajnerët”, u shpreh Ronaldo.

(BalkanWeb)

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërron jetë aktori James Darren

0

Aktori, këngëtari dhe regjisori James Darren ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Më i njohur për rolet e tij në filma klasikë dhe shfaqje televizive si “Gidget”, “The Guns of Navarone” dhe “T.J. Huker”, Darren ishte një vend në Hollywood për më shumë se gjashtëdhjetë vjet.

Ai vdiq të hënën në Spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles, sipas djalit të tij Jim Moret, i cili i tha TMZ se babai i tij po trajtohej për probleme me zemrën.

James Darren

I lindur James William Ercolani më 8 qershor 1936, në Philadelphia, Pennsylvania, Darren u zhvendos në Hollywood në të njëzetat e tij për të ndjekur aktrimin.

Ai bëri debutimin në film në “Rumble on the Docks” në 1956.

Darren gjithashtu hyri në regji në vitet ’80, duke drejtuar episode të shfaqjeve televizive të njohura si “Hunter”, “The A-Team” dhe “Melrose Place”.

Darren u martua me Evy Norlund në vitin 1960 dhe çifti kanë tre fëmijë. /Telegrafi

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2135 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 5 të tjerë janë dërguar në mbajtje.