Home Blog Page 920

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për lëndim trupor dhe kanosje

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ç.S., D.S., F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Po ashtu, e njëjta është kërkuar dhe për të dyshuarin – zyrtari policor I.S., për shkak të veprës penale “Kanosja”, transmeton Klankosova.tv.

“Të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., më datë 31.08.2024 rreth orës 15:50min, në Prizren, në rrugën “Wiliam Wolker”, pikërisht në parkingun e një Qendre Tregtare, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin  të dëmtuarit S.B.,  në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari ishte nisur për tek automjeti të cilin e kishte parkuar në oborrin e qendrës tregtare, është ndalur i pandehuri Ç.S., ku fillimisht kishte filluar konflikti verbal në mes tyre, pastaj Ç.S., e godet me kokë dhe aty ndërhyjnë edhe të pandehurit D.S., dhe F.B., të cilët me grushta e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore, të përshkruara si në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

“Me këto veprime të njëjtin, në bashkëkryerje ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

“Të pandehurit Ç. S. dhe D. S., pasi i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit, ku ndërhynë zyrtarët policorë për ta ndalur sulmin, në prani të zyrtarëve policorë, e kanosin të dëmtuarin me fjalët “s’ka me të nxan nata, kemi me të vra”, me ç’rast tek i njëjti kanë shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij”.

Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “kanosje”.

“Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit edhe ndaj të pandehurit I.S.,- zyrtar policor, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti më datë 31.08.2024 rreth orës 17:30min, paraqitet në stacion policor për t’u interesuar për djemtë e tij të cilët ishin të përfshirë në rrahje, i njëjti në prezencë të hetuesit – zyrtarit policor V.M., e kanos të dëmtuarin S.B., me fjalë se do ta privojë nga jeta. Me këto veprime për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 181 par.2 të KPRK- së”.

Prizreni përkujton dëshmorët dhe martirët në 26-vjetorin e Epopesë së Vërrinit

0

Sot, në 26-vjetorin e Epopesë së lavdishme të Vërrinit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar dëshmorët dhe martirët që ranë për lirinë e Kosovës. Aktivitetet përkujtimore u mbajtën në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe në fshatrat Kushnin dhe Lez, ku u vendosën kurora lulesh dhe u mbajtën homazhe në nderim të tyre, shkruan PrizrenPress.

Në këtë ceremoni morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për sakrificën e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe popullit shqiptar gjatë periudhave të vështira të historisë.

Gjatë ceremonisë, u theksua se sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve mbetet burim frymëzimi dhe kurajoje për gjeneratat e reja, duke forcuar përkushtimin për ndërtimin e një shteti të fortë e demokratik, themeluar mbi gjakun dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë! /PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Humb jetën 23 vjeçari i lënduar në aksidentin në Celinë të Rahovecit

0

Pas dhjetë ditësh trajtim intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë 23-vjeçari Arbër Shala, i cili u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur në fshatin Celinë të Rahovecit. Shala nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe sot u konfirmua vdekja e tij.

Aksidenti, që ndodhi dhjetë ditë më parë, rezultoi në lëndime të rënda për tre persona. Dy prej tyre ishin pasagjerë në veturë, ndërsa i treti, shoferi i një kamioni të përfshirë në aksident, gjithashtu mbeti i lënduar rëndë. Të gjithë të lënduarit u transferuan menjëherë në QKUK për trajtim, por për fat të keq, Arbër Shala nuk mundi të mbijetojë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e Arbër Shalës në këtë moment të vështirë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Himni i Kosovës intonohet në palestrën ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore

0

Xhudistët kosovarë kanë fituar pesë medalje në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Sarajevë në fundjavë. Mirëpo, më shumë bujë se sa medaljet e fituara ka bërë intonimi i himnit të Kosovës në këtë aktivitet, pasi ai u mbajt në pjesën e Sarajevës lindore, që është nën autoritetin e Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Në fakt, ky kampionati është zhvilluar në sallën “Serbia” në sheshin “Serbia” në Sarajevën Lindore.

“Çka do të thonë për këtë Dodiku e Kosharaci: Himni i Kosovës intonohet në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore”, është titulli i artikullit në gazetën “Slobodna Bosna”.

Sipas këtij mediumi pjesë e Këshillit Organizativ të Kampionatit Ballkanik ishin edhe kryetari i komunës së Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq dhe Miroslav Vujiçiq, deputet serb në Bosnjë-Hercegovinë.

Në këtë kampionat kanë garuar rreth 150 xhudistë nga Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Moldavia, Shqipëria e Kosova, derisa Serbia refuzoi pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.

Në videon e publikuar shihet se edhe të pranishmit në palestër e kanë respektuar himnin e Kosovës duke u ngritur në këmbë.

“Është interesant se pas garimit të garuesve kosovarë në sallën ‘Serbia’, në sheshin ‘Serbia’ në Sarajevën Lindore, është intonuar himni i Kosovës. Pasi pushteti në Republika Srpska dhe në Sarajevën Lindore nuk e njohin Kosovën si shtet, fillimisht do të mund të mendohej se është ndonjë lëshim i organizatorit. Por kjo është pak e besueshme duke ditur se kush ishte në këshillin organizativ. Mbetet  të shihet nëse Qosiqi dhe Vujiçiqi do të kenë pasoja politike për shkak të intonimit të himnit të Kosovës në mes të Sarajevës Lindore”, thuhet tutje në artikullin e këtij mediumi.

Në këtë kampionat me medalje të arta u stolisën Flaka Loxha, në kategorinë 57 kg dhe Debora Gjakova, në kategorinë 63 kg, me medalje të argjendta u stolisën Erza Muminoviqi, në kategorinë 52 kg e Dardan Cena, në kategorinë 73 kg, derisa medaljen e bronztë e fitoi Muhamedin Veseli, në kategorinë 66 kg./rtk

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Donaldi feston ditëlindjen, urimi i ëmbël i Bora Zemanit

0

Sot feston ditëlindjen aktori Donald Veshaj. Nuk mund të mungonte edhe urimi nga partnerja e Donaldit, Bora Zemani.

Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram disa foto me Donaldin, ndersa shkruan: “Unë do të të bëja një dhuratë, por më pas kuptova se ti tashmë ke gjithçka që mund të dëshiroje… UNË! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”

Grevist Bytyqi shkruan historinë, bëhet kosovari i parë që garon në Lojërat Paralimpike

0

Paraatleti Grevisti Bytyqi garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”, duke shkruar kështu kapitullin e parë dhe më të rëndësishëm të historisë së Kosovës në Lojëra Paralimpike – paraqitja jonë e parë ndërkombëtare.

Vetëm 200 metra pas fillimit të vrapit 1500-metërsh, në sportin e atletikës, në të cilin garoi Bytyqi, ndodhi një incident që ndikoi që paraatleti ynë të humb ritmin e garës duke u goditë në këmbë nga një atlet tjetër. Si rrjedhojë e kësaj, atleti që shkaktoi incidentin u diskualifikua.

Por, përkundër kësaj, Grevisti realizoi një paraqitje dinjitoze, e cila ka arritur të na bëjë krenarë.

Emocionet ishin të jashtëzakonshme teksa Grevisti u bë kosovari i parë që shkel stadionin “Stade de France”, si një paraatlet, i barabartë me të tjerët nga e gjithë bota.

Realizimi i këtij rrugëtimi madhor për parasportin kosovar do ishte i pamundur pa lidershipin e presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.

“Grevisti tregoi maturi dhe profesionalizëm. Ky është vetëm fillimi për të dhe për shumë parasportistë të tjerë. Ne, si Komitet, jemi shumë krenarë për paraqitjen e Grevistit dhe të delegacionit tonë, si dhe kontributin e dhënë për parasportistët dhe shtetin tonë në Paris”, tha Emini nga Parisi.

Komiteti Paralimpik i Kosovës i është mirënjohës të gjithë atyre që i kontribuuan paraqitjes së parë të Kosovës në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, si dhe që mbështesin parasportin kosovar, në veçanti falënderon Zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, për pjesëmarrjen e saj dhe mbështetjen e dhënë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe sponsorin gjeneral TEB Bank.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Driton Selmanaj dërgon telegram ngushëllimi për familjen e komandant Drinit pas vdekjes së nënës Qamile Rexha

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka dërguar  telegram ngushëllimi për familjen e komandant Ekrem Rexhës (Komandant Drinit) pas vdekjes së nënës së tij, Qamile Rexha.

Në telegram, Selmanaj shpreh pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të nënës Qamile, duke e cilësuar atë si një figurë qëndrestare, e cila do të mbahet mend për dashurinë ndaj atdheut dhe për edukimin që u dha djemve të saj, duke i mësuar se si të duan dhe të luftojnë për vendin e tyre.

“Pas luftës, nëna Qamile përjetoi rëndë vrasjen pas shpine të Komandant Drinit dhe jetoi me vite të tëra duke pritur drejtësinë për zbardhjen e rastit,” thuhet në telegramin e Selmanajt.

Në përfundim të telegramit, Selmanaj shpreh respektin e tij të thellë për nënën Qamile./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Anton Çehov: Në vilë

0

Përktheu nga origjinali Bujar Hudhri
“Unë ju dashuroj. Ju jeni jeta ime, lumturia ime, gjithçka! Ndjesë që po jua shpreh, por nuk kam më forcë të vuaj dhe të hesht. Nuk kërkoj të më dashuroni, por t’ju vijë keq. Kini mëshirë për mua. Ejani sonte në orën tetë të mbrëmjes, tek tenda e vjetër… E quaj të tepërt të shënoj emrin tim, por mos u trembni për letrën anonime. Jam e re, e mirë… ç’ju duhet më shumë?”

Pasi e lexoi letrën, Pavel Ivaniç Vihodcev, një njeri familjar dhe serioz, mblodhi supet dhe pa e ditur se ç’të bënte, filloi të fshijë ballin.

“Kush është kjo djallushe?” – mendoi. – “Jam burrë i martuar dhe papritur një letër e çuditshme… idiote! Kush ta ketë shkruar?”

Pavel Ivaniçi e shpalosi edhe një herë letrën, e lexoi dhe pështyu.

“Ju dashuroj”, – përqeshi ai. – “Kujton se ka gjetur ndonjë djalë të ri! Ja, po vij të të marr ty dhe drejt e tek tenda! Nënokja ime, i kam harruar prej kohësh këto romanca. Hëm, do të jetë ndonjë e rrugëve. Eh, ç’komb që janë gratë!”

Gjatë tetë viteve martesë, Pavel Ivaniçi i kishte harruar këto drithërima dhe s’kishte marrë ndonjë letër përveç atyre përshëndetëse dhe prandaj, sado që ai të përpiqej të tregohej trim para vetes, letra që mori e kishte vënë në siklet, e kishte tronditur.

Një orë pasi kishte marrë letrën, po rrinte shtrirë në divan dhe mendohej: “Natyrisht, nuk jam djalë i ri dhe s’kam ndër mend të vrapoj në takim tek ajo, por, megjithatë, interesante do të ishte që ta dija: kush e paskësh shkruar? Hëm… shkrimi pa dyshim është prej dore gruaje… Letra është shkruar me çiltërsi, me shpirt, prandaj zor se është shaka… Ka të ngjarë të jetë ndonjë psikopate apo ndonjë vejushë… Kush mund të jetë?”

Zgjidhjen e këtij problemi e vështirësonte edhe fakti se në të gjithë lagjen e vilave nuk njihte asnjë tjetër, përveç gruas së tij.

“E çuditshme”, – mendonte. – “Unë ju dashuroj. …po kur ka pasur mundësinë t’më dashurojë? Ç’grua e çuditshme! Më dashuruaka pa më njohur fare, pa e ditur se ç’njeri jam… Ndoshta është shumë e re dhe romantike, meqë mund të bjerë në dashuri me dy-tri shikime. Por… kush të jetë?”

Befas Pavel Ivaniçit iu kujtua që dje dhe para tri ditësh, kur po shëtiste përreth vilave, e takoi disa herë një biondinë e re, veshur me një fustan të kaltër, me hundë paksa me majë ngritur. Një e dy, kjo biondinë shikonte drejt tij dhe kur ai u ul në stol, ajo erdhi dhe u ul pranë tij…

“Ajo?” – mendonte Pavel Ivaniçi. – “S’ka mundësi! Një qenie e tillë, e brishtë, mund të dashuronte një plak si unë, vallë? Jo, kjo do të ishte e pamundur!”

Pas dreke Pavel Ivaniçi, ndërsa shikonte gruan, mendonte: “Më shkruan që është e re dhe e mirë… S’është plakë, domethënë… Hëm… Të flas sinqerisht, me ndërgjegje, s’jam dhe aq plak dhe i keq, që të mos më dashurojnë…”

– Ç’ke që mendohesh? – e pyeti gruaja.

– Po ja… më dhemb ca koka, – gënjeu Pavel Ivaniçi.

Është marrëzi t’i kushtosh vëmendje një vogëlime, sikundër ishte kjo letër dashurie, ia mbushi mendjen vetes. Filloi të qeshë me të dhe autoren e saj, por… eh! Armiku i njeriut është i fortë. Pas dreke Pavel Ivaniçi u shtri në krevat dhe në vend që të flinte, mendonte: “Por, ama, mbase ajo shpreson se do ta takoj! Ç’budallaçkë! Ja, e përfytyroj se si do të nervozohet kur nuk do të më gjejë në tendë!… Por unë s’kam për të shkuar… As që dua t’ia di për të!”

Por, po e përsëris, armiku i njeriut është i fortë.

“Megjithatë, po sikur të shkoja, për kuriozitet…” – mendoi pas një çerek ore. – “Ta shikoj nga larg se kush mund të jetë… Do të ishte interesante ta shikoj!”

U ngrit nga krevati dhe filloi të vishej.

– Për ku po zbukurohesh kështu? – e pyeti e shoqja, kur vuri re se ai po vishte këmishën e pastër dhe kravatën e modës.

– Po ja… desha të shëtis… koka më dhemb ca… hëm.

Pavel Ivaniçi u vesh dhe si priti orën tetë, doli nga shtëpia.

Kur para syve të tij, në sfondin e gjelbër të mbuluar me rrezet e diellit që perëndonte, filluan të duken figurat e burrave dhe grave, aty filloi t’i rrahë zemra.

“Cila prej tyre të jetë?” – mendonte. Por, biondinën sikur nuk po ia zinte syri… Hëm… Në qoftë se e ka shkruar ajo, atëherë ajo duhet të jetë ulur në tendë.

Pavel Ivaniçi u fut në rrugicën që të shpinte tek tenda e vjetër.

“Po e shikoj nga larg”, – mendonte, duke ecur përpara, me ndrojtje. – “Po pse të druhem? Unë po shkoj në takim! Eh, more budalla! Ec me guxim përpara! Po sikur të futem në tendë?”

Pavel Ivaniçit filloi t’i rrahë edhe më tepër zemra… Padashur, pa ditur as vetë, përfytyroi gjysmerrësirën e tendës… Në përfytyrimin e tij, doli trupi i hajthëm i biondinës, me fustan të kaltër dhe me atë hundën me majë përpjetë… Përfytyroi se si ajo, duke pasur turp për dashurinë e saj, me trupin që i dridhej kryekreje, po afrohet me ndrojtje drejt tij, merr frymë me zor dhe papritur i hidhet në qafë dhe e shtrëngon.

“S’do të kishte asgjë të keqe, po të mos isha martuar”, – thoshte me vete, duke përzënë mendimet mëkatare. – “Megjithatë… një herë në jetë nuk do të më pengonte ta provoja, se ja, do të vdesësh, pa e marrë vesh se çfarë ishte kjo shaka… Po gruaja… Ç’bëhet me të? Lavdi Zotit, tetë vjet nuk jam larguar një hap prej saj… Tetë vjet shërbim, i panjollosur!”

Me trupin që dridhej, duke mbajtur frymën, Pavel Ivaniçi iu afrua tendës së mbuluar me rrush të egër dhe hodhi vështrimin brenda saj… Vinte era lagështirë… “Siç duket, nuk ka njeri”, – mendoi kur po hynte në tendë dhe mu në qoshe, shqoi një siluetë njeriu.

Ishte një siluetë burri… Si e vështroi me vëmendje, njohu vëllain e gruas, studentin Mitja, që banonte po në vilën e tij.

– A, qenke ti?… – murmuriti i pakënaqur duke hequr kapelën dhe u ul.

– Po, unë… – u përgjigj Mitja.

Kaluan dy minuta në heshtje…

– Më falni mua, Pavel Ivaniç, – filloi Mitja, – por do t’ju lutesha të më linit vetëm… Kam për të bërë një hartim dhe prania e cilitdo qoftë do të më pengonte.

– Po ti shko në ndonjë rrugicë të errët… – vërejti me zë të butë Pavel Ivaniçi. – Në ajrin e freskët është më lehtë të mendosh. Pastaj, unë kisha dëshirë të merrja një sy gjumë këtu në stol… këtu nuk është edhe aq vapë…

– Ti do që të flesh, kurse unë duhet të mendoj për hartimin… – turfulloi Mitja. -Hartimi është më i rëndësishëm!

Pllakosi heshtja përsëri… Pavel Ivaniçi, i cili e shfrenoi plotësisht përfytyrimin e tij dhe një e dy u vinte veshin hapave që dëgjonte, befas kërceu përpjetë dhe zuri të fliste me një zë qaraman:

– Eh, unë të lutem ty, Mitja! Ti je më i vogël se unë dhe duhet të kesh respekt. Unë jam i sëmurë dhe… dua të fle… Largohu!

– Ky është egoizëm… Përse u dashka me domosdo të flesh pikërisht këtu? Unë nuk dal…

– Po unë po të lutem! Le të jem egoist, budalla, dhespot… por unë po të lutem! Hera e parë në jetë!

Mitja rrotulloi kokën.

“Çfarë kafshe…” – mendoi Pavel Ivaniçi. – “Nuk mund ta takoj në sy të tij! Në asnjë mënyrë!”

– Më dëgjo, Mitja, – tha ai, – po të lutem për herë të fundit… Tregoje veten që je njeri i mençur, i shkolluar…

– Nuk e kuptoj pse po këmbëngul, – mblodhi supet Mitja, – të thashë nuk dal që nuk dal prej këtu.

Ndërkohë, papritur, në tendë u duk një fytyrë gruaje me hundën me majë përpjetë.

Pasi vuri re Mitjan dhe Pavel Ivaniçin, ajo u vrenjt dhe sakaq u zhduk…

“Iku!” – mendoi Pavel Ivaniçi, duke shikuar gjithë inat Mitjan. – Pa këtë maskaranë dhe iku! U përmbys gjithçka!

Pasi priti edhe pak, Pavel Ivaniçi u ngrit, veshi kapelën dhe tha:

– Ti je një kafshë, je i poshtër, maskara! Po! Kafshë! I poshtër dhe… budalla! Midis nesh çdo gjë mbaroi!

– Shkëlqyeshëm! – murmuriti Mitja duke u ngritur dhe duke veshur kapelën. – Ta dini se ju, me praninë tuaj këtu, më keni bërë një dëm që s’kam për ta harruar derisa të vdes!

Pavel Ivaniçi doli nga tenda dhe pa qenë në vete nga inati, u drejtua te vila e tij… Atje nuk e qetësoi as pamja e tavolinës së shtruar për darkë.

“Të paraqitet një herë në jetë rasti, – mendonte, – dhe ja, të vjen dikush që të të pengojë! Tani ajo është e fyer… e vrarë!”

Gjatë darkës Pavel Ivaniçi dhe Mitja shikonin pjatat e tyre dhe heshtnin të mërzitur… Të dy e urrenin me gjithë shpirt njëri-tjetrin.

– Po ti, ç’ke që qesh? – iu vërsul Pavel Ivaniçi së shoqes. – Vetëm budallenjtë qeshin kot!

Gruaja shikoi fytyrën e inatosur të burrit dhe nuk u përmbajt…

– Çfarë letre ke marrë sot në mëngjes? – e pyeti ajo.

– Unë?… Unë, asnjë… – u hutua Pavel Ivaniçi. – Ç’po na trillon…

– Hë, hë, trego! Pranoje që ke marrë! Po, këtë letër ta kam dërguar unë! Për fjalë të nderit, unë! Ha-ha!

Pavel Ivaniçi u skuq nga inati dhe uli kokën e shikoi pjatën.

– Shaka prej budallai, – murmuriti ai.

– E po, ç’të bësh! Ja, gjyko vetë… Na duhej të lanim dyshemetë, por qysh të të nxirrja nga shtëpia? Vetëm me këtë mënyrë mund të dalësh… Por ti mos u nxeh, budalla. Që në tendë të mos mërziteshe, i dërgova edhe Mitjas një letër të tillë. Mitja, ti ishe në tendë?

Mitja zuri të qeshë dhe nuk e shikoi më me urrejtje rivalin e tij.