Home Blog Page 921

Vrasja e 19 vjeçares para 11 vjetësh në Prizren nga dy shtetas të Shqipërisë, si u arrestua dhe ekstradua i dyshuari i dytë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe është ekstraduar nga Britania një i dyshuar për vrasjen që kishte ndodhur para 11 vitesh në Prizren.

Më 4 qershor të vitit 2013 dy vëllezër dyshohet se e kanë vrarë një grua 19 vjeç.

Dy të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë, për një kohë kanë qenë në arrati. Njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe. Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet I dyshimti.”

Ai të premten është intervistuar nga hetuesit, i cili është mbrojtur në heshtje.

S.H është ndaluar për 48 orë.

“Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, I i dyshuari është mbrojt në heshtje. Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori.”

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Ligës Premier

0

 

 

Bamba ka qenë një punonjës në klubin turk Adanaspor, të cilët e bën të ditur lajmin për ndarjen e tij nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

“Drejtori ynë Souleymane Bamba, i cili u sëmur para ndeshjes ndaj Manisas, u dërgua në spital dhe fatkeqësisht e humbi betejën e tij për jetën atje. Ngushëllimet tona për familjen dhe komunitetin tonë”, thuhej në njoftimin e Adanaspor.

 

Bamba ishte diagnostifikuar me Non-Hodgkin lymphoma në vitin 2021 sa ishte pjesë e Cardiffit, një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar të trupit që lufton mikrobet, megjithëse ishte deklaruar se e tejkaloi këtë sëmundje pas kimioterapisë.

Karriera e tij gjithashtu e pa atë duke luajtur për klube të tjera si Hibernian dhe Dunfermline, ndërsa ka pasur 46 paraqitje edhe për Bregun e Fildishtë.

 

“Të gjithë tek Leeds United janë të shkatërruar pasi mësuan lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kapitenit Sol Bamba”.

“Mendimet tona dhe ngushëllimet janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë tragjike. Pusho në paqe, Sol, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, thuhej në njoftimin e Leedsit./Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Suharekë, humb aksidentalisht jetën një fëmijë

0
Më 31 gusht 2024, në Suharekë, rreth orës 19:45, një fëmijë e gjinisë femërore, ka humbur jetën aksidentalisht.

Viktima u dërgua menjëherë në emergjencë, por fatkeqësisht, mjeku kujdestar konstatoi se ajo kishte ndërruar jetë.

Pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzua familjarëve të saj.

“Viktima femër kosovare fëmijë, ka humbur jetën aksidentalisht. Viktima është dërguar në emergjencë, por mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve”, ka njoftuar policia.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

E futën me forcë në veturë dhe pastaj e rrahën në oborrin e shtëpisë – dy të arrestuar në Mamushë për rrëmbim dhe sulm fizik

0

Dy burra kosovarë janë arrestuar në Mamushë më 31 gusht 2024, rreth orës 15:30, pasi dyshohet se kanë rrëmbyer dhe sulmuar një tjetër burrë për shkak të një borxhi të pretenduar.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarit e kanë nxjerrë viktimën nga vetura e tij, e kanë futur me forcë në veturën e tyre dhe e kanë dërguar në oborrin e shtëpisë së tyre, ku më pas e kanë sulmuar fizikisht.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë polici kufitar i përfshirë në konfliktin e djemve në Prizren

0
Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren.
Polici i përfshirë në këtë rast ka përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtat burime thonë se polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në përleshje.

Ndaj tij, është urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetimi.

Lidhur me rastin, brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja./GazetaSinjali/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit

0

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi shtoi se në emergjencë, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992, u soll nga FSK-ja.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta”, tha Bytyqi

Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet. Ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti u inicua si “Hetim i Vdekjes”.

Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren. Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetuesit në koordinim me zyrtarin përgjegjës të FSK-se  kanë ndërmarr të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse  lidhur me ushtarin e ndjerë.

Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren./Kan Kosova/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dashuria e Aleksandër Vuçiq për armët që nuk i përdor dot

0

Ben Blushi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjithmonë e më shumë i ngjan një gjuetari që blen armë të shtrenjta duke e ditur që nuk do t’i përdorë dot. Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim. Në këtë mënyrë, ai beson se fjala në fshat është hapur dhe kaq mjafton që komshinjtë të tremben.

Ndoshta edhe për kaq pak çmimi ja ka vlejtur. Të gjithë flasin për armët e reja dhe gjuetari kënaqet se shtëpia e tij është e mbrojtur, aty askush nuk do afrohet dhe të tjerët do jetojnë me frikën se me këto armë ai është bërë njeriu më i fortë në fshat.

Duke menduar si gjuetar, Aleksandër Vuçiç bleu këto ditë, 12 avionë luftarakë francezë Rafale për 3 miliardë dollarë, një shifër sa dyfishi i buxhetit të tij vjetor të ushtrisë.

Nëse shumica e buxhetit prej 1.5 miliardë dollarë në vit shkon për paga, ushqime, armatime të lehta si dhe për të mbajtur të vajisur makinën e tij të luftës, kuptohet se sa të vështirë do ta ketë Serbia ta paguajë për disa vjet, faturën e lartë të avionëve francezë të cilët do t’i dorëzohen pas pesë vitesh, pra vetëm në vitin 2029.

Kjo do të thotë se Serbia do ta paguajë për pesë, deri në dhjetë vjet, faturën e avionëve luftarakë.

Nëse francezët janë treguar të mëshirshëm dhe pranojnë të paguhen për dhjetë vjet, atëherë Serbia duhet të harxhojë çdo vit 300 milion dollarë ose një të pestën e buxhetit vjetor, por nëse e paguan për pesë vite, deri në 2029 kur i dorëzohen avionët, atëherë i duhen 600 milionë dollarë cdo vit, që do të thotë afro 40 për qind të buxhetit vjetor të luftës ta çojë në Francë.

Në të dyja rastet stërmundimi financiar i Serbisë është shumë i madh. Siç thonë ekonomistët, buxheti i saj është gati të griset. Ndoshta ushtarëve serbë do t’u kufizohen ushqimet dhe rrobat në dimër, makinave do t’u shkurtohen lëvizjet dhe armatimet e lehta do numërohen me kujdes.

Atëherë për çfarë e bëri Serbia këtë sakrificë financiare?

Cilësia e avionëve francezë, çmimi, si dhe dhe data e dorëzimit shpjegojnë lëvizjen e Aleksandër Vuçiç, e cila është diplomatike më shumë se ushtarake.

Si lëvizje diplomatike ndoshta është e zgjuar, si manovër ushtarake nuk ka shumë vlerë.

Aleksandër Vuçiç zgjodhi t’i blejë avionët luftarakë në Francë dhe jo diku tjetër sepse për këtë shkak, Franca pranoi të bllokojë anëtarsimin e Kosovës në Këshilin e Evropës. Megjithëse asambleja e këtij Këshilli, përfshi edhe deputetët francezë, votoi me shumicë absolute votash pro Kosovës, Franca e bllokoi për një datë të panjohur antarësimin duke bindur edhe Gjermaninë dhe Italinë.

Një ditë pas ketij votimi, si një gjuetar që kishte humbur rrugën, Aleksandër Vuçiç shkoi në Paris, u mbyll tre orë në zyrë me Emanuel Macron dhe kur doli, e kishte fytyrën të qeshur por xhepat bosh. Sapo kishte dalë nga dyqani më i shtrenjtë i botës. Siç vepron me rrobat dhe parfumet Franca vepron dhe me armët. Ajo shet vetëm mallra lluksi.

Avionet Rafale janë lluksi i avionëve luftarakë.

Një Rafale bën pothuajse gjithshka : ai rrëzon avionë armiq, shkatërron anije në det, sulmon në tokë dhe konsiderohet si një nga shpendët më të fortë dhe më grabitqarë të ajrit. Në listën e dhjetë avionëve të ngjashëm, që prodhohen nga Kina deri në Suedi e Amerikë, Rafale mban vendin e dytë më të shtrentë. Një Rafele kushton mbi 115 milion dollarë, ndërsa një F16 amerikan, afro 60 milion apo gati gjysma.

Pra, megjithëse në vitrinën militare të botës kishte armë më të lira, që mund t’ia plotësonin gjuetarit nevojën për të trembur komshinjtë, Aleksandër Vuçiç zgjodhi Francën.

Në këtë mënyrë ai nuk bleu armë por bleu mbështetjen e Francës dhe deri diku edhe të Evropës që rreshtohet pas saj.

Pasi mori 3 miliardë dollarë, Macron tha dje në Beograd se Franca do jetë mbrojtësja më e madhe e të drejtave të serbëve në Kosovë. Macron nuk foli fare për Bosnjen dhe as për serbët aty. Që do të thotë se Kosova, ose të paktën edhe Kosova ishte arsyeja që Serbia pagoi kaq shtrenjtë.

Duket për të qeshur, por ndoshta ngujimi katër mujor i shqiptarit Lulzim Hetemi në zyrën e një komune serbe në Leposaviq të Kosovës ia ka rritur çmimin avionëve ushtarakë. Sikur kokëfortësia provinciale e Lulzim Hetemit të kishte mbaruar më herët, atëherë kur Franca dhe gjithë Evropa i bënin thirrje të dilte jashtë e të shkonte në shtëpi, ndoshta Aleksandër Vuçiç do kishte paguar më pak.

Është njëlloj sikur gjuetari të blejë armë më të shtenjta nga frika se një lepur i ka hyrë pa leje në shtëpi.

Kjo do të thotë se aventurat e Kosovës në Veri, e kanë një të mirë : ato shtojnë shpenzimet e lluksit në buxhetin e Serbisë.

Ky ngushëllim nuk justifikon çdo lëvizje të Kosovës në veri dhe nuk është arsye për të vazhduar, por siç ka arsye të frikësohesh kur armiku harxhon shumë, ka arsye të qeshësh kur ai harxhon kot.

Para Serbisë, në Ballkan, vetëm Kroacia dhe Greqia kishin blerë avionë kaq të shtrenjtë. Por Kroacia që ka një buxhet lufte të ngjashëm me Serbinë, afro 1.4 miliardë dollarë, bleu avionë francezë të përdorur dhe harxhoi gati 1 miiardë, pra tre herë më pak. Ndërsa Greqia, që ka një buxhet lufte shtatë herë më të madh se Serbia 8.2 miliardë, harxhoi 2,5 miiliardë për flotën e vet Rafale.

Por nuk është gara ushtarake me Greqinë apo me Kroacinë e vetmja arsye pse Aleksandër Vuçiç bleu avionët Rafale.

Pyetja atëherë nuk është vetëm pse i bleu por a i përdor dot Aleksandër Vuçiç këta avionë specialë ?

Nëse shikon hartën e Serbisë, të gjitha vendet me të cilat ajo kufizohet, janë antare të NATOs. Hungaria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, dhe Shqipëria pak më larg, janë antarësuar prej vitesh në aleancë dhe natyrisht Serbia nuk mund të përdorë armët kundër asnjë shteti antar të NATOs. Mund ta imagjinoj sesi Emanuel Macron, njëlloj si ai shitësi i vjetër, i ka thënë Alëksandër Vuçiç se armët që po blen janë perfekte por ato kanë vetëm një defekt : nuk përdoren dot kundër komshinjve.

Kjo është arsyeja pse gjuetari fle mirë shpeshherë, por jo përherë. Ai i di defektet e armëve lluksoze që ka blerë. Ato nuk i përdor dot jashtë oborrit të shtëpisë sepse kjo nuk i lejohet nga shitësi.

Atehërë nëse nuk i përdor dot kundër asnjë vendi fqinj, sepse jo vetëm nuk ka arsye, por ska as mundësi, kush është vendi ku mendon se mund t’i përdorë ?

I bije të jetë Kosova.

Kosova nuk është antare e NATOS, nuk mbrohet dot vetë, sepse nuk ka armë të këtij kalibri dhe është një territor i diskutueshëm që Serbia nuk pranon ta njohë.

Jam i bindur se Aleksandër Vuçiç ëndërrron gjithë natën të sulmojë Kosovën me Rafale, por ai e di se kjo është pothuajse e pamundur. As kjo nuk i lejohet.

Çfarëdo drejtimi të marrë çështja e Kosovës, çfarëdo fuqije kushtetuese dhe juridike të fitojnë serbët në veri, as Franca dhe aq më pak gjithë Bashkësia Ndërkombëtare nuk do lejonin kurrë që Kosova të kthehej aty ku ishte : në Serbi. Prandaj Aleksandër Vuçiç me 3 miliardë dollarë ka blerë kohën por jo avionët ushtarakë, të cilët do t’i mbajë përjetësisht në depo.

Aleksandër Vuçiç, që për hir të së vërtetës, ka arritur ta nxjerrë Serbinë nga gropa e luftës dhe izolimit ekonomik të viteve 1990, ka vetëm një siklet të cilin e tregon shpesh duke rënkuar në publik.

Ai nuk pranon dot të hyjë në histori si Presidenti që firmosi ikjen e Kosovës. Ai do ta shtyjë këtë datë mundësisht pas vdekjes së tij. Kjo është ëndrra e tij më e keqe. Ai refuzon të hyjë në historinë e Serbisë si një tradhtar. Si njeriu që shiti Kosovën për të hyrë në Evropë, sepse ky është çmimi që i është vënë përpara. Kur e mendon këtë është gati të bëjë gjithshka, përfshi blerjen e armëve që nuk do i përdorë dot kurrë, siç po bën.

Aleksandër Vuçiç i ngjan një njeriu që po shet gjithë pasuritë e shtëpisë për të mos firmosur një kontratë me komshiun. Një muaj më parë i dha Gjermanisë pasurinë më të madhe të vendit, litiumin. Kosova jashtë Serbisë po i kushton më shumë se kur ishte brenda. Megjithatë ai do ta paguajë këtë çmim dhe do paguajë edhe më tepër në të ardhmen, sepse kërkon të blejë kohën.

Ose më saktë shtyrjen e kohës.

Rafalet do vijnë në Serbi, atëherë kur atij mos i duhen më. Në vitin 2029. Deri atëherë nuk do i përdori dot askund, aq më pak në Kosovë. Por në deri në vitin 2029, bota dhe Ballkani mund të mos jenë ato që janë sot. Macron nuk do jetë më në pushtet, lufta në Ukrainë mund të ketë mbaruar dhe Amerika mund të ketë ndryshuar pikëpamje për botën.

Në vitin 2029, vetë Aleksandër Vuçiç mund të mos jetë më në pushtet. Ai mund të ketë ikur nga puna si njeriu që harxhoi më shumë për luftën por nuk bëri dot asnjë luftë. Ai sot është më i dobët se kurrë. Atij iu desh të trukonte zgjedhjet në Bashkinë e Beogradit, duke sjellë 40 mijë votues nga Bosnja. Kuotat elektorale janë të brishta dhe është e vështirë të parashikosh cfarë ndodh me të pesë vite me vonë, kur Rafalet të fluturojnë mbi Beograd si një letër dashurije.

Si një letër dashurije që mbërrin me vonesë, atëherë kur dashuria ka mbaruar.

Prandaj gjuetari hap letrat dhe kujton me mall, se dikur, në rininë e tij bleu disa armë të shtrenjta, të parfumosura dhe të shkëlqyeshme, të cilat erdhën atëherë kur nuk iu deshën më.

Për të kënaqur sytë dhe vizitorët, i ka vendosur mbi oxhakun e shtëpisë, aty ku tani po ngrohet duke lexuar letrat e vjetra të cilat të gjitha mbarojnë me dedikimin mallëngjyes:

Suhareka zyrtarizon Krasniqin

0

Mesfushori Endrit Krasniqi është përforcimi më i ri i Suharekës.

Ekipi që po debuton këtë sezon në Superligë, e ka prezantuar të shtunën Krasniqin.

Në njoftimin e klubit, thuhet se Krasniqi ka firmosur kontratë trevjeçare.

Ai te Suhareka është transferuar pas largimit nga Shkëndija e Tetovës ditë më parë.

Krasniqi e njeh mirë futbollin kosovar, pasi është shpallur kampion me Dritën e Prishtinën. Gjithashtu, ai ka të fituar edhe një Kupë e Superkupë të Kosovës.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prizren, ekstradohet nga Britania

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e të dyshuarit, shtetas i Shqipërisë, për veprën penale vrasje e rëndë nga Britania e Madhe në Prizren.

“Lidhur me rastin i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se ishte i kërkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me datën 30.08.2024 është ekstraduar nga Britania dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Bëhet fjalë për një vrasje në të cilën institucionet e sigurisë kanë punuar tash e disa vjet, ku në vitin 2013 në Prizren viktima është vrarë nga vëllai i saj, në bashkëpunim me dy të dyshuar të tjerë. Njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar vite më parë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie të pabanuar në Rahovec

0

Është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie të pabanuar në Rahovec.

Policia ka bërë të ditur se zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Është raportuar se është përfshi nga zjarri kulmi i një shtëpie të pabanuar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri