Home Blog Page 922

Grevist Bytyqi garon sot në Lojërat Paralimpike, të parat për Kosovën

0

Paralimpisti Grevist Bytyqi do të garojë sot në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të parat në historinë e shtetit të Kosovës.

Komiteti Paralimpik i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se sot, më fillim nga ora 11:11, paraatleti me të cilin Kosova përfaqësohet në këtë kompeticion, do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra.

“Më 28 gusht, në praninë e më shumë së 50 mijë spektatorëve, në Paris, nisën Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, të cilat shënuan debutimin e shtetit të Kosovës në këtë ngjarje madhështore të parasportit në botë. Ndërkaq sot, më fillim nga ora 11:11, paraatleti me të cilin Kosova përfaqësohet në këtë kompeticion, do të garojë në sportin e atletikës, në kategorinë T46, në disiplinën 1500 metra”.

“Bytyqi në këtë rrugëtim sfidues për Kosovën, është i shoqëruar nga presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, trajneri Adrian Mazreku, shefja e misionit, Arjeta Gashi dhe pjesëtarë të tjerë të lëvizjes paralimpike kosovare. Paraqitja e sotme e Grevistit në Paris vjen pas pranimit të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar”, thuhet tutje në komunikatë.

Fluks në Morinë, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

0

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh nga Kosova në Morinë.

Në afërsi të urës mbi Drin u krijuan kolona të gjata me mjete për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

Ngushtimi i rrugës nga katër në dy korsi dhe mosvënia në funksion e urës së re krijon këtë problematikë në një segment me të paktën 3-4 kilometra./abc

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Marrëveshje e kryer, Broja është i Evertonit

0

Klubi anglez ka njoftuar huazimin e sulmuesit kuqezi për një sezon, me opsionin për blerjen përfundimtare verën e ardhshme

Everton ka nënshkruar me sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Sulmuesi kuqezi vjen nga Chelsea në formë huazimi për një sezon. Marrëveshja përfshin opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm.

Një nga drejtuesit e skuadrës së Evertonit, Kevin Thelëell, tha: “Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, ne jemi shumë të kënaqur që ishim në gjendje ta sjellim atë në klub”.

“Armando është ende një lojtar i ri që ka krijuar tashmë një përvojë mbresëlënëse, por dikush që ne gjithashtu mendojmë se ka shumë më tepër potencial”.

Broja aktualisht ka një dëmtim në këmbë që nuk do ta shohë në fushë deri në tetor.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nesër fillojnë aktivitetet përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Vërrri të Prizrenit

0

Nesër, fillojnë aktivitetet përkujtimore në nderim të Epopesë së UÇK-së në Vërrri të Prizrenit, për të përkujtuar ngjarjet dhe kontributin e rëndësishëm të UÇK-së gjatë periudhës 1-5 Shtator 1998.

Programi i Aktiviteteve:

1 Shtator 2024:

  • 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.
  • 11:00 – Buqeta lulesh te lapidari në fshatin Kushtendil.
  • 11:30 – Buqeta lulesh te lapidari i UÇK-së në fshatin Lez dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në këtë fshat.
  • 12:00 – Nën patronazhin e Federatës së Mundjes dhe në bashkëpunim me Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha”, do të organizohen garat në sportin e “Pehlivanave”.

2 Shtator 2024:

Tagore: Nuk mund ta mbaj mend nënën time

0

Poezi nga Rabindranath Tagore
Në shqip: Irena Dono

Nuk mund ta mbaj mend nënën,
por nganjëherë në mes të lojës
një melodi duket sikur rri pezull mbi lodrat e mia:
Një melodi e harruar që ajo e kishte aq për zemër,
teksa tundte djepin.

Nuk mund ta mbaj mend nënën time,
por nganjëherë në një ag vjeshte
aroma e jaseminit më mbush dhomën,
si aroma e shërbesës së mëngjesit në tempull
dhe vërshon mbi mua si parfumi i nënës.

Nuk mund ta mbaj mend nënën time,
por ende nganjëherë nga dritarja e dhomës së gjumit,
kur ngre sytë drejt tendës së madhe blu të qiellit
dhe ndijoj në fytyrën time vështrimin e saj të qetë,
atëherë ndiej hirshmërinë e saj të pushtojë qiellin.

Ndizen 64 flakadanë në Krushë të Madhe

0

Krusha e Rahovecit mbetet një nga vendet ku dhimbja është e madhe, pasi akoma familjarët e të zhdukurve i kërkojnë ata. Në këtë ditë atje u ndezën 64 flakadanë në Kompleksin Memorial, në Krushë të Madhe.

Çdo flakadanë personifikon një person të zhdukur që nga 26 marsi i vitit 1999.

Krushianët për 25 vjet me radhë vazhdojnë të ngrenë zërin tek institucionet qendrore dhe ndërkombëtare  që të dinë për fatin e familjarëve të tyre.

Irfan Rmadani, përgjegjës i Muzeut të Luftës në Krushë të Madhe, tha se kjo ditë është një dhimbje e madhe, sepse janë vetëm gurët e varreve dhe flakadanët e 64 personave të zhdukur.

“Presim nga institucionet shtetërore që të zbardhet fati i tyre, që mos të vijnë të ndezin flakadanët por t’i kemi varret për të qarë”, tha ai.

Ramadani foli për muzeun, i cili përmban fotografitë  64 personave të zhdukur nga Krusha e Madhe, derisa në komunën e Rahovecit janë 103 persona të zhdukur.

Ai më tej tha se janë bërë 200 intervista nga 200 të mbijetuarve të masakrës prej 600 të tjerëve, të realizuar nga Universiteti i Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës. Këto intervista janë duke u përkthyer në tri gjuhë: shqip-anglisht-serbisht.

Ramadani tha se Muzeun janë duke e vizituar shumë vizitorë, vendor dhe të huaj, nga të katër kontinentet./RTK

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2362 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 27 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 53 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30gradë Celsius.  Do të fryjë erë  kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria kujton Përparim Thaçin në ditëlindjen e tij: Heroi që jeton përherë në zemrat tona

0

Klubi i futbollit FC Liria kujton sot me nder dhe respekt ditëlindjen e heroit dhe dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi, shkruan PrizrenPress.

“Ai jeton përherë në zemrat tona si simbol i guximit dhe sakrificës për liri,” thuhet në njoftimin e klubit. “Me veprën e tij të madhe, Përparimi na mëson se atdheu kërkon gjithmonë që ne të japim më të mirën tonë.”

Përparim Thaçi ka qenë një figurë e dashur për klubin dhe tifozët e tij.

“Klubi i futbollit Liria gjithmonë do të kujtojë figurën e tij të ndritur dhe është krenar që një figurë e tillë dikur vishte fanellën bardhezi,” shprehet klubi, duke nënvizuar rëndësinë e tij si një simbol frymëzimi dhe sakrifice për të gjithë.

Lavdi e përjetshme për Përparim Thaçin! /PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria e Prizrenit organizoi takim përshëndetës për Kryeprokurorin Admir Shala

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka organizuar takim përshëndetës për Kryeprokurorin Admir Shala, pasi që i njëjti ka përfunduar mandatin, pas miratimit të dorëheqjes së tij nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në këtë ceremoni, U.D. Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe anëtarja e KPK-së Arijana Shajkovci si dhe prokurorët dhe stafi i Prokurorisë Themelore në Prizren, falenderuan Kryeprokurorin Admir Shala për punën dhe kontributin e dhënë në sistemin prokurorial, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar përgjatë këtyre viteve.

Nga ana tjetër Kryeprokurori Shala, ka falenderuar të gjithë punonjësit e Prokurorisë Themelore në Prizren për respektin, mbështjetjen dhe bashkëpunimin që ka pasur me të gjithë, gjatë periudhës së punës në këtë prokurori.

Kryeprokurori Admir Shala, do të vazhdoj punën si Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Speciale.

Më herët, Kryeprokurori Shala, nga muaji tetor i vitit 2010 deri në nëntor të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren. Ndërsa, nga nëntori i vitit 2013 deri në dhjetor 2016 ka punuar si prokuror në Prokurorinë Speciale. Nga data 01 janar 2017, për dy mandate ka ushtruar funksionin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren.