Home Blog Page 925

“Mbylle gojën, se do ta hash edhe ti!”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Moisiu: Çfarë i tha Mehmet Shehu gjeneral Prodanit

0

Në mesin e dhjetorit të vitit 2012, Shtëpia Botuese “Toena”, nxori në qarkullim, vëllimin e dytë të librit me kujtime të Presidentit të Republikës, z. Alfred Moisiu, vëllim, ku përfshihet periudha kohore e shërbimit në Ushtrinë Shqiptare, pas kthimit nga studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga viti 1958, deri në janar 1985, që është dhe koha e daljes së tij në pension.

Në këtë periudhë, tregohet veprimtaria e tij, që nga detyra e instruktorit në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, deri si zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe më pas koha e vuajtjes së dënimit, pas uljes në detyrë, si shef Xhenio Brigade, në Burrel.

Jepen të dhëna gjatë punës si Komandant Brigade në Kavajë, për zhvillimet në Ushtrinë Shqiptare, pas daljes nga “Traktati i Varshavës”, mbi të ashtuquajturin “Puç Ushtarak” në vitin 1974-‘75, mbi fortifikimin, mbi periudhën e spastrimeve në ushtri, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, në dhjetorin e vitit 1981. Më tej, tregohet për kohën në pension, për zhvillimet demokratike, për punën si ministër i Mbrojtjes, në Qeverinë Teknike të vitit 1991-1992, vazhdimi i karrierës së mëtejshme në atë ministri pas fitores së Partisë Demokratike, në vitin 1992, deri në vitin 1997, përfshi edhe ngjarjet e atij viti të paharrueshëm. Flitet mbi organizimin dhe veprimtarinë e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, deri në qershor 2002, kohë ku ai zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë shkrim, është përzgjedhur kapitulli, ku flitet për ngjarjet e dhimbshme në Ushtrinë Shqiptare, gjatë viteve të diktaturës komuniste. Në pjesën e parë të materialit të përzgjedhur, flitet për akuzat e para dhe më tej dënimin e Beqir Ballukut, akuzat dhe mbledhjet e frikshme, dhe fillimi i spastrimit që depërtoi deri në themelet e Ushtrisë Shqiptare. Me shumë rëndësi është trajtimi i figurës së ish-kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehut, i cili në këtë pasazh, shfaq dyshimet e tij të para dhe pasigurinë, tek i thotë Muhamet Prodanit, “Mbylle gojën, se do ta hash edhe ti! Nuk e kupton që s’kam ç’të bëj…”!

NGJARJET E TË ASHTUQUAJTURIT “PUÇ USHTARAK”

Nga fundi i vitit 1972, në Teatrin Popullor u shfaq pjesa teatrale e Mirush Jeros, “Njollat e murrme”. Për këtë pjesë teatrale në shtyp, pati komente të ndryshme pozitive, por edhe në biseda, flitej se në art, po frynte një erë e re liberale, që premtonte diçka më ndryshe. Mehmet Shehu, kur e kishte parë, ngaqë e kishte pëlqyer, e kishte duartrokitur, kurse për Enver Hoxhën tregonin, se kur pas disa ditësh e pa, gjatë gjithë shfaqjes kishte qëndruar fytyrëngrysur, mandej, në fund e kishte anatemuar. Në mars të vitit 1973, në një mbledhje të aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha lëshoi ndaj Fadil Paçramit, akuzën që se priste kurrë, duke e quajtur atë; “Rrufjan politik”, shprehje ende e padëgjuar më parë, nga goja e tij.

Si me komandë, filloi ndjekja e shkrimtarëve të dramave, një nga të cilët ishte edhe Fadil Paçrami. Kur në mesin e vitit 1973, u zhvillua Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror të PPSh-së, u shpallën “armiq” dhe u dënuan; Todi Lubonja, Dashnor Mamaqi, Fadil Paçrami, si dhe disa kuadro të tjerë, të sektorit të edukimit dhe kulturës. Dukej qartë se, pavarësisht se si servireshin problemet, përpara do të kishim një furtunë, por asnjëherë nuk mund ta kishim menduar, atë që ndodhi më vonë. Ky plenum ishte shumë i ashpër, por kryesisht u përqendrua në sferën e kulturës dhe të ideologjisë. Vendimet e këtij plenumi, me kuadrot kryesorë të Ushtrisë, u punuan në Durrës.

“Juventus klubi më i rëndësishëm në Itali”, Koopmeiners flet për herë të parë si bardhezi: Dëshiroj të fitoj, ndaj jam këtu

0

Teun Koopmeiners është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Mesfushori holandez, priti shumë gjatë kësaj vere për transferimin e tij në Torino, me të dyja klubet Juve dhe Atalanta që arritën akordin mbi bazën e 52 mln euro + 6 mln euro bonuse.

Shumë i lumtur u shfaq Koopmeiners në ditën e tij të parë si futbollist bardh e zi teksa nuk ngurroi të përcjellë edhe mesazhet e para drejtuar popullit juventin, që i bëri një pritje speciale atij:

“Për mua kjo është një ëndërr, jam i lumtur, prej kohësh doja të vishja këtë fanellë. Për mua Juventusi është klubi më i rëndësishëm në Itali. Kam folur me Thiago Mottën rreth lëvizjeve taktike në fushën dhe mbi rolin që unë do të kem në mesin e fushës. Mua më pëlqen të shënoj, por edhe të dhuroj asiste. Dëshiroj të fitoj, ndaj jam këtu” e mbylli intervistën e tij Koopmeiners.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Kurti për të pagjeturit: Nevojitet mobilizim ndërkombëtar që kriminelët të mbahen përgjegjës

0

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave më Serbi. Ai u zotua se do të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për faktet e krimit. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarit e Millosheviçit ne Beograd. Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë informacionet nga hapja e arkivave”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Fatmir Krasniqi zgjidhet mbikëqyrës i gjykatës së Dragashit

0

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) në mbledhje e 331 të mbajtur të enjten, me nëntë vota për një kundër është vendosur që gjykatësi Fatmir Krasniqi të jetë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Prizren-dega në Dragash, mandati i të cilit do të fillojë më 1 shtator 2024 dhe do të zgjasë 5 vite.

Paraprakisht, anëtari i KGJK-së, Artan Abazi njoftoi se pas procedurave të shpallura sipas konkursit të KGJK-së ka aplikuar vetëm një kandidat për këtë pozitë dhe se kandidati Fatmir Krasniqi ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara për emërim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Video:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/2834363113381419

“Pas rekomandimit të komisionit vlerësues dhe zhvillimit të votimit, gjyqtari Fatmir Krasniqi është zgjedhur me shumicë votash, zgjodhën gjyqtarin Fatmir Krasniqi, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash,” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Mandati i gjyqtarit Krasniqi do të fillojë më 1 shtator 2024./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qytetari nga Malisheva gjen një granatë dore gjersa ishte duke groposur afër një peme, FSK merret me deminimin

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore).

Rasti ka ndodhur në Terpezë të Malishevës, të mërkurën në ora 19:30.

“Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së që e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

66 vite nga lindja e Michael Jackson-it, “Mbreti i Popit”

0

Sot janë bërë 66 vite nga lindja e legjendës së muzikës pop, Michael Jackson.

Michael Joseph Jackson, lindi më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana.Ai ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, valltar amerikan.

I pagëzuar si Mbreti i Popit, apo siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, King of Pop, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Kontributet e Jackson në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë një figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Michael Joseph Jackson vdiq më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos, Kaliforni.

“Kroi i lotëve”/ Historia e Gorozhupit të Hasit dhe pasojat e kufijve të hekurt

0

Babë Maliqi, nga brezi kufitar në Shqipëri, kishte shkuar në Prizren në pazar. Ai nuk dinte se atë ditë të vitit 1947 do të blindohej kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ai mbeti në Prizren dhe kurrë nuk mundi më të kthehej në shtëpinë e tij në lagjen “Pogaj”, ku i mbeti “jetim” për së gjalli i biri, Halili. Maliqi vdes në Prizren, ndërsa Halili kurrë nuk ia gjeti varrin.

Fshati malor Gorozhup, i Pashtrikut të Hasit, ka histori të dhimbshme. Në vitin 1912, fuqitë e mëdha copëtuan tokat shqiptare, duke e vendosur kufirin Kosovë-Shqipëri në mes të fshatit Gorozhup, e që u nda në dy fshatra: Gorozhupi i Shqipërisë, që mbeti në Shqipëri, dhe Gorozhupi i Kosovës, që mbeti në Jugosllavi. Kufijtë e hekurt dhe regjim totalitar shteti jugosllav vendosi në vitin 1947, duke vendosur aty karakollin dhe kazermat dhe duke i dhënë fund lidhjes tradicionale të Gorozhupit.

Kështu, pas vendosjes së kufirit të hekurt dhe dhunës ndaj popullatës, shteti komunist i Jugosllavisë vuri rend vdekjeprurës në tërë zonën kufitare të Gorozhupit, duke neutralizuar disa kilometra male dhe tokë pune, që u kishte shërbyer banorëve vendës, edhe pse ishte tokë kodrinore-malorë në mes të fshatit të ndarë Gorozhup.

HISTORIA E DHIMBJES…

Ndarja e Gorozhupit, megjithatë, e ka historinë e vet të dhimbjes. Historia nuk është shkruar e tëra te karakollët serbojugosllavë në krye të fshatit, por është shkruar pikërisht në luginën mes dy Gorozhupëve, aty ku ishte kroi i përbashkët i të dy lagjeve të fshatit, por që e ndante kufiri shtetëror. Kështu, kroi u bë i rëndë për të mbushur ujë, sepse edhe uji i pijes u mor nën diktaturën ushtarake të regjimit. Ishin mbi dy kilometra rrugë të vështira për ecje nga karakolli i ushtrisë jugosllave deri te kroi në luginë, rrugë që duhej kaluar për çdo ditë dhe, për më keq, kjo rrugë nuk do të mbetej vetëm një rrugë gurësh nëpër luginë, por ferr jete për banorët që duhej të merrnin ujë në krua, si burim jete të përditshme, meqë uji në Has ishte i pakët dhe vështirë gjendej.

Me vendosjen e kufirit ndërshqiptar, kullotat ishin kufizuar dhe reduktuar dhe me kilometra zonë rurale të shkurreve kodrinore-malore ishin braktisur nga urdhri dhe prania e ushtrisë serbo-sllave. E, kjo e vështirësoi tej mase jetën e fshatarëve të Gorozhupit, duke humbur shumicën e burimeve ekzistenciale të jetës së banorëve të fshatit.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

TELAT GJEMBORË TMERRONIN…

Më i moshuari i fshatit, Mehmet Tana, në kohën kur e vizituam fshatin Gorozhup, tregon më së miri historikun e këtij fshati. Ai për revistën tonë, “Kosovarja”, tha se atëbotë, për ta bërë edhe më të vështirë jetën e fshatarëve në të dy anët e kufirit, ndodhën shumë gjëra dramatike.

“Së pari, u vendosën tela gjemborë në kufi dhe ata u bën të pakalueshëm. Nja një kilometër e gjysmë nga shtëpia ime, e që është më e largëta në fshat, u ndërtua kazerma ushtarake dhe karakolli në kodër, prej nga vëzhgohej e tërë hapësira nga ana e Shqipërisë. Objektet ushtarake u ndërtuan në lagjen ‘Martinaj’, pronarët e të cilit vend janë pikërisht mjeshtrit e gatimit të njohur sot në Prishtinë me emrin ‘Furra e Qerimit’. Kemi vuajtur shumë sa nuk mund të shpjegohen të gjitha detajet. Këtu ka ndodhur aksioni për mbledhjen e pushkëve në vitin 1956, me çka u rëndua edhe më shumë jeta e fshatarëve të Gorozhupit. Kur filloi aksioni i armëve, porosia për ne u bë e qartë: Duhej ta braktisnim fshatin dhe të lenim hapësirë të lirë malore për forcat serbo-sllave. Duhej të iknim për të mos e parë lagjen ‘Pogaj’ të Gorozhupit që mbeti në Shqipëri, e që ishin vëllezërit tanë hasjanë.”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

VRASJET PA PARALAJMËRIM…

Kishim pasur një histori, çdo gjë të përbashkët. Por, me vënien e kufirit përmes Gorozhupit, çdo gjë u bë e huaj për ne. U pamundësua kalimi kah ta dhe këndej dhe kushdo që u kap në mes dy fshatrave u vra pa asnjë shpjegim. Edhe bagëtia që vinte nga mali po të depërtonte në anën tjetër vritej mizorisht, sepse kjo zonë kufitare mori epitetin “Zonë ushtarake rreptësisht e ndaluar!”.

Po ashtu, duke shpjeguar detajet dhe ngjarjet e rënda në mes dy kufijve, Mehmet Tana thotë: “Çdokush që kapej në mes dy kufijve vritej, ndërkohë që ne kishim miqësi me ta dhe ata me ne. Mbetëm të izoluar, duke mos e takuar më mikun-mikun, fqinjin-fqinjin dhe duke u parë nga largësia vetëm te kroi i fshatit. Aty mbushnim ujë kur e kishim orarin e caktuar në prani të ushtarakëve të të dy anëve kufitare. Një numër i madh vrasjesh të banorëve të këtushëm dhe të të tjerëve që nuk i njihnim, bëheshin në kufi sa herë që i duhej pushtetit të bënte vrasje politike ose të montuara, apo sa herë i duhej ta ekzekutonte dikë që e konsideronte armik të shtetit. I merrnin dhe i qonin te kufiri. I linin afër ndonjë torbë me gjëra, në mënyrë që të arsyetonin vrasjen kinse ka dashur ta kalojë kufirin ilegalisht.”

SI U LIKUIDUA NË KUFI SALIH TEJECI?

Nga fshati ynë njihet rasti i Salih Tejecit, të cilin e kanë likuiduar në kufi. Ishte 45 vjeç. Thanë se e kishin zënë duke dalë në Shqipëri. Ne e dinim se kjo nuk ishte e vërtetë, por nuk guxonim të flisnim, sepse na priste e njëjta gjë edhe neve… Po në këtë kufi është ekzekutuar edhe Rrustem Martinaj, nga i cili sot janë familjet e furrave të njohura “Qerimi” në Prishtinë. Ne jemi çliruar vetëm pas çlirimit të Kosovës, sepse shumëkush nuk e di se ç’është zullumi dhe si ishte të jetosh në kufi… Prandaj, ne i jemi gëzuar çlirimit të Kosovës më shumë se kushdo tjetër.”

KROI I LOTËVE

Kroi që me shekuj kishte ofruar banorëve të Gorozhupit, u bë kroi i ndarjes dhe i lotëve. U bë edhe mollë sherri ndërmjet dy ushtrive të dy shteteve në kufirin ndërshqiptar, ku vëllai me vëllanë nuk guxonte të fliste, madje nuk guxonin as të përshëndeteshin.

Mejdiu, mbi 40 vjeç, tregon se si e mban mend këtë rrugë të përditshme kur me vëllanë më të madh bartnin ujë me gomar. “Ishte rrugë e vështirë dhe e bënim përditë. Me ne ndodheshin ushtarët kufitarë edhe gjatë shkuarjes, por edhe gjatë kthimit,” thotë Mejdiu. Tutje ai tregon se si duhej t’i linin gomarët në lëndinë për të ngrënë bar, teksa u vinte radha të merrnin ujë. Kjo bëhej për të mbajtur rendin te kroi, ku mund të shkonin vetëm dy nga dy. Dhe, po të fliste kroi, do të tregonte çudira…

HALILI KURRË NUK IA GJETI VARRIN BABA MALIQIT

“Në ditën e mbylljes së kufirit, Maliq Morina kishte shkuar në treg në Prizren,” tregon Halil Morina, biri i Maliqit, i cili e la “jetim” për së gjalli. Halili tash është më i moshuari i Gorozhupit nga lagjja “Pogaj”. Ai, duke treguar historinë e ndarjes së fshatit, thotë se kufiri e ndau me babanë. Ai mbeti në Prizren, ndërsa babai në fshat, në pjesën e Shqipërisë. Halili u rrit pa baba që nga mosha pesë vjeçare.

“Babai mbeti në Prizren, meqë kishte shkuar në pazar. Po atë ditë u mbyll kufiri dhe ai mbeti atje. Kurrë më nuk e kam parë babanë tim, e as ai mua. Ka vdekur dhe nuk ia di as varrin. Për vdekjen e tij kemi mësuar nga një grua e fshatit Vlane. Te kroi, ajo u ka thënë grave që mbushnin ujë se kishte dëgjuar se kishte vdekur Maliq Morina,” thotë Halili.

Sidoqoftë, historia e Gorozhupit është e dhimbshme. Por, shyqyr Zotit, kjo tashmë i mbetët së kaluarës dhe sot endemi lirshëm këndej e andej kufirit..S. Krivaça

https://kosovarja-ks.com/revista/2024/Kosovarja_06.pdf

 

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rekord historik i shqiptarëve që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

0

Si asnjëherë më parë, kompeticioni më i madh evropian për klube, sivjet do të ketë numër rekord të futbollistëve shqiptarë.

Skuadrat e plot 15 prej tyre, kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

E duke qenë kështu si dhe marr parasysh pozicionet se ku luajnë këta lojtarë, Klankosova.tv ka paraqitur në formë të grafikuar yjet shqiptarë të sportit më të popullarizuar në botë, në një formacion 4-3-4.

Champions League: Ardian Bajarmi, Berat Gjimshiti, Adrian Bajrami, Enes Osmani, Qazim Laçi, Granit Xhaka, Kristjan Asllani, Ermal Krasniqi, Arbër Hoxha, Edon Zhegrova, Albion Rrahmani

Portier, 20 vjeçari i skuadrës zvicerane Young Boys, Ardian Bajrami.

Me Atalantan në UCL do të jetë qendër mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, kurse vend në mesin e më të mirëve të kontinentit, ka zënë edhe Benfica e Adrian Bajramit, që poashtu luan në qendër të mbrojtjes.

Edhe ekipi i anësorit të majtë, Enes Osmanit, pas 19 vjetësh është rikthyer në Champions League.

Me Spartën e Pragës në këtë garë do të jetë edhe mesfushori Qazim Laçi e anësori ofansiv, Ermal Krasniqi, derisa sa i përket mesfushës aty padyshim që do të jetë edhe ylli shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin, sikurse edhe Kristjan Allsani me Interin.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, me ekipin e tij Llille, do të luajë për herë të parë në një nivel të tillë, sikurse edhe lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i cili mbron ngjyrat e Dinamo Zagrebit. Kurse nga Sparta e Pragës është edhe qendërsulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.

Nuk përfundon me kaq, pasi edhe bashkëlojtari i tij te kampionët e Çekisë, Indrit Tuci, është pjesë e skuadrës që do të luaj në finalet e Ligës së Kampionëve, kurse atje do gjenden me ekipet e tyre edhe dy shqiptarët e Zvicrës, Ardon Jashari i Club Bruuge dhe Kastriot Imeri me Young Boys, njofton Klankosova.tv.

Ndonëse fare pak janë gjasat që të përfshihet në mesin e futbollistëve që do të jenë me Bayernin e Mynhenit në UCL, edhe prizrenasi Arijon Ibrahimoviq, tash për tash është në mesin e lojtarëve që skuadra të cilës i takon, gjendet në Champions League.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dalin në ankand objektet e Amy Winehouse

0

Artikujt nga arkivat e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, duke përfshirë tekste të shkruara me dorë dhe një këmishë të personalizuar bowling, po dalin në ankand nga Sotheby’s, si pjesë e ankandit të saj përurues të kulturës popullore, shkruajnë mediat e huaja.

Artikujt e Winehouse po nxirren në ankand nga këngëtari Tyler James, i cili ishte një nga miqtë e saj më të mirë. Tekstet e shkruara me dorë përfshijnë Cherry, një këngë e fshehur nga albumi i saj debutues Frank, dhe tekste të këngëve të papublikuara Like Smoke dhe Knights Before.

Ndarja e këtyre artikujve me fansat e Amy është fillimi i një udhëtimi të ri për mua dhe një kapitull i ri i jetës sime në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhuruar diçka”, tha Tyler James në një deklaratë. “Unë e di se Amy do ta mbështeste këtë nismë me gjithë zemër.” Bluza e kuqe u pa e veshur nga Winehouse pas një nate në Camden në vitin 2008, dhe është e qëndisur me “Amy Civil”, duke iu referuar martesës së saj 2007 – 2009 me Blake Fielder-Civil. Artikujt janë duke u shitur në ankandin e parë të kulturës pop Sotheby, ku shitja në internet do të fillojë nga e enjtja (29 gusht). Do të ketë një ekspozitë shoqëruese në galeritë e Sotheby’s New Bond Street, në Londër, nga 9 deri më 12 shtator.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Temperatura sot prek 31 gradë Celsius

0
Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 27-31 gradë.