Home Blog Page 926

Kryetari Totaj dhe deputetja Balje inspektojnë projektet infrastrukturore në rajonin e Podgorit

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, asamblistë dhe deputeten Duda Balje, vizituan sot një pjesë të rajonit të Podgorit për të inspektuar nga afër disa nga punimet infrastrukturore të përfunduara dhe ato që janë në zhvillim e sipër nga Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Gjatë vizitës, grupi inspektoi 8 akse rrugore në fshatin Lubizhdë dhe 7 akse të tjera në fshatin Gërnçar, ku po punohet për shtrimin e mbi 800 metrave kanalizim.

“Këto projekte janë të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës së përditshme të banorëve të kësaj zone”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit organizon dëgjim publik për buxhetin e vitit 2025

0

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Dragashit ka njoftuar organizimin e një dëgjimi publik me qytetarët për Buxhetin e vitit 2025. Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i këtij dëgjimi është përfshirja e qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal.

“Me qëllim të angazhimit aktiv dhe planifikimit të buxhetit të Komunës bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, Komiteti për Politikë dhe Financa ju fton në: Dëgjimin Buxhetor me qytetarë,” thuhet në njoftim.

Dëgjimi publik do të mbahet më 4 shtator 2024, në orën 11:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Dragash./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari i Malishevës takon rektorin e Universitetit të Pejës

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, sot kanë pritur në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Armand Krasniqi, me bashkëpunëtorë.

“Në këtë takim, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi, kanë biseduar për ecurinë e mirë të bashkëpunimit mes Komunës dhe Universitetit ‘Haxhi Zeka’, veçmas pas një Memorandumi që tashmë po implementohet, e që ka të bëjë me orientimin e studentëve të rinj, për profile që i përshtaten tregut të punës,” thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, kryetari Kastrati dhe rektori Krasniqi u shprehen të gatshëm për thellimin edhe më tej të bashkëpunimit të Komunës së Malishevës me Universitetin “Haxhi Zeka” edhe në çështje të tjera me interes të përbashkët./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shtëpi muze për Dritëro Agollin, në fshatin e tij të lindjes do jenë veprat e tij

0

Së shpejti shkrimtari i madh Dritëro Agolli do të ketë një shtëpi muze në fshatin e tij të lindjes në Menkulas të Devollit. Ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati, kërkesë e cila pritet që së shpejti të bëhet realitet.

Një projekti do të sjellë një shtëpi muze të denjë për gjeniun e letrave shqipe por edhe një atraksion të ri turistik në këtë zonë.

“Përfshin ndërtimin nga e para të shtëpisë muze, do të shërbejë për të shfaqur gjithë veprimtarinë e kolosit të veprave shqipe në Devoll dhe të shpresojmë që do jetë një atraksion turistik për Devollin. Implementimi i veprës kap shifrën e 31 milion lekëve të reja dhe 60% e financon këshilli i qarkut dhe 40% bashkia Devoll”, tha Eduart Duro, kryetar i Bashkisë Devoll.

Vitin që vjen pritet që ky muze të jetë i perfunduar dhe hape dyert për vizitorët ndërkohë që gjithë ndërtesa do të jetë multifinksionale, thotë kryetari i këshillit të qarkut Korçë.

“Është procedura e përgatitjes së tenderimit dhe shpresojmë që brenda këtij viti të kemi ecur me ndërtimin dhe brenda vitit tjetër të ketë përfunduar. Ndertesa është konceptuar të jetë multifinksionale, të ketë pjesën që i takon jetës së Dritëro Agolli, i cili është NDER i KOMBIT, ndërkohë do të ketë pjesë funksionale që do të shërbejnë për aktivitete kulturore artistike për rajonin”, tha Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë.

Qarku i Korçës ka numrin më të madh të muzeve në vend, fakt ky që ka tërhequr me mijëra turistë të huaj, kryesisht nga Europa Veriore./euronews.al

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari Muharremaj dhe drejtorët e shkollave diskutojnë për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj,  ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në këtë takim janë diskutuar përgatitjet dhe koordinimi i aktiviteteve kulturore, edukative dhe sportive që do të realizohen në muajt në vijim.

Muharremaj njoftoi pas takimit se përgatitjet për vitin e ri shkollor po vazhdojnë me intensitet.

Ai theksoi rëndësinë e periudhës për mësimdhënësit dhe nxënësit dhe siguroi se infrastruktura e hapësirave shkollore është në proces përmirësimi në të gjithë Komunën e Suharekës.

“Po punojmë intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në të gjithë Komunën e Suharekës,” ka shkruar Muharremaj .

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Ai gjithashtu njoftoi për koordinimin e aktiviteteve të ndryshme, duke përfshirë ato kulturore, edukative dhe sportive, për muajt në vijim.

Viti i ri shkollor do të fillojë javën e ardhshme, më 2 shtator./PP/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Janë definuar detajet e fundit për rrugën Tetovë – Prizren, Kasami: Edhe komuna do të ndajë buxhet

0

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave.

Kasami tha se ka opsion që fshati Vejcë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese.

“Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend. jeni të njoftuar që zv.ministrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderimit të projektimit të tunelit”.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Unë mund të garantoj që për një pjesë të kësaj rruge do të ndahet buxhet nga komuna e Tetovës, por edhe në bashkëpunim me Ndërmarrjen Shtetërore, do të shohim që ky buxhet të jetë më serioz”, theksoi mes tjerash Kasami.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot 9 vite nga vdekja e Mark Krasniqit

0

Mark Krasniqi lindi më 19 tetor të vitit 1920. Ai ishte profesor, shkrimtar e akademik.

Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-1949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor.

Mark Krasniqi ndër të tjera ishte edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Posta e porositur”.

Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993).

Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.

Akademik Mark Krasniqi ndrroi jetë më 28.08.2015 në Prishtinë./ KultPlus.com

82 vite nga lindja e poetit Ali Podrimja

0

Sot janë bërë 82 vite nga lindja e njërit ndër autorët më të shquar shqiptar, Ali Podrimja.

Autori Podrimja ka lindur në Gjakovë më 28 gusht 1942 dhe ka vdekur më 21 korrik 2012. Ai është  autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Periudha vendimtare për formimin shpirtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më dramatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi).

Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:

Qaj rrafshi im i dashur, qaj!

Diellin tënd verbuar e kanë tytat.

E vatrat shkimbur deri më një…

Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik Hija e tokës, të cilin Ali Podrimja e shkroi në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, Lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.

Në vitet ’80 e ’90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si ZariBuzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).

Poezia e Ali Podrimjës, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Publikimin e parë ai e bëri në vitin 1957 në revistën letrare Jeta e Re kur ishte në gjimnaz, gjë që e intrigoi përkrahësin e talenteve të reja, Esad Mekulin,të merrej me të dhe të ndihmonte formimin e tij si poet.

Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi me veprën më të bukur të tij gjer më sot, Lum Lumi.

Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.

Ali Podrimja ishte Anëtar i Qendrës Europiane të Artit (EUARCE) të Greqisë.

Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në Francë. Pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.

Ndër veprat më të njohura të tij janë :

  • “Thirrje” 1961,
  • “Dhimbë e bukur” 1967,
  • “Sampo” 1969 ,
  • “Torzo” 1971,
  • “Folja” 1973,
  • “Credo” 1976,
  • “Sampo 2” 1980,
  • “Drejtpeshimi” 1981,
  • “Lum Lumi” 1982,
  • “Fundi i Gëzuar” 1988,
  • “Zari” 1990,
  • “Në bisht të sorrës” 1994,
  • “Buzëqeshje në kafaz” 1995,
  • “Ishulli Albania”,
  • “Pikë e zezë në blu” 2005/KultPlus.com

Shtyhet deri më 31 dhjetor afati për regjistrimin e diasporës

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që regjistrimi për mërgatën të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi i njëjti përfundon në fund të këtij muaji.

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz, tha se kjo shtyrje është e domosdoshme pasi kohëve të fundit, ishin mbi tre mijë regjistrime në ditë.

“Regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në dekadën e fundit. Të dhënat e fundit do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës në të mirë të nevojave. Në ditët e fundit kemi pas një dinamik me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që këtë dinamik do të përpiqemi mos ta ndalim me përfundimin e afatit, ndaj kërkoj që të shtyhet deri në fund të vitit”, tha Gërvalla.

Murati: Niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor, teksa është shprehur se afati prej një muaji deri në zbatim është caktuar në mënyrë që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet te paga minimale.

Ai ka theksuar se Ministria e Financave do të sigurohet përmes mekanizmave të saj që ky vendim të zbatohet.

“Ishte vendimi për rritjen e pagës minimale pas më shumë se 13 vjetëve, kur ishte përcaktuar niveli prej 130, përkatësisht 170, për pagën minimale. Me vendimin e sotëm, bëhet përcaktimi për orë pune ashtu siç e parasheh Ligji i Punës”.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet”, ka thënë Murati.